"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mbrojtja e kafshëve dhe liria fetare

Flisni për besime të tjera, mungesën e besimit ose paaftësinë për të kuptuar realitetin.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Mbrojtja e kafshëve dhe liria fetare

#1

Post by Adriana » Fri Jul 29, 2011 9:45 am

Mbrojtja e kafshëve dhe liria fetare- Hebrejtë dhe muslimanët dhe therja e kafshëve






Therja rituale me derdhje gjakuNë Hollandë u ndalua therja rituale e kafshëve. Në rradhë të parë hebrejtë janë të zemëruar, që therja rituale nuk lejohet më.

Therja rituale kosher e kafshëve kryhet sidomos në judaizëm dhe në fenë islame. Kafshët në judaizëm vriten pa i trullosur më parë. Në fenë islame lejohet një mpirje elektrike sipas shkollave të veçanta. Kafshët, si për shembull pulat dhe delet theren me një prerje të qafës. Pastaj ata lihen t'u rrjedhë gjaku, meqë ngrënia e gjakut është e ndaluar në të dyja fetë. Partia për kafshët (PvdD) në Holandë e cilëson vrasjen rituale të kafshëve si mizori. Dhe ka vepruar kundër saj. Me sukses.

Marianne Thieme, kryetarja e grupit parlamentar e "Partisë për kafshët", PvdD shprehet kështu lidhur me fitoren e parë të madhe të tyre në Parlamentin holandez: "Jam shumë e lumtur. Ne kemi punuar shumë për këtë ligj tre vjet dhe është një mrekulli, që në fund, 80% e të gjithë deputetëve mbështesim këtë ligj! "

Me 116 vota pro dhe vetëm 30 kundër u ndalua në fund të qershorit të këtij viti therja rituale e kafshëve pa mpirje. Kafsha pritet në fyt, ndërsa ajo është në gjendje plotësisht të vetëdijshme. Sepse, sipas rregullave çifute dhe muslimane, vetëm atëherë mishi është kosher, apo hallall.




PvdD partia e parë për kafshët në botë, që ka hyrë në një parlament kombëtar

Marianne Thieme, kryetarja e grupit parlamentar të "Partisë për kafshët", PvdD
Që nga viti 2006 ajo ka dy nga gjithsej 150 vendet në Dhomën hollandeze të Përfaqësuesve dhe angazhohet për mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve. Ndalimi i therjes rituale ka qenë një nga qëllimet e saj të para të mëdha. Mariannne Thieme: “Të gjitha raportet nga shkencëtarët e pavarur vërtetojnë se kafshët në luftën e tyre me vdekjen përjetojnë gjithçka në gjendje të vetëdijshme, deri në katër minuta zgjat vdekja e tyre. Katër minuta gjithë dhimbje dhe frikë. Ne nuk duam të ndalojmë therjen rituale, por duam që këto kafshë më parë të trullosen. Çdo kafshë është e rëndësishme! "


Për mishin hallall, apo kosher ligji bënte përjashtim

Deri tani ligji holandez - si në shumicën e vendeve perëndimore – ka kërkuar në fakt, që kafshët duhet të trulloseshin para therjes. Por, për mish hallall, apo kosher bëhej një përjashtim: Këtyre kafshëve lejohej t'u pritej qafa, ndërsa ndodheshin plotësisht në gjendje të vetëdijshme.

Kjo ka ndryshuar tani: Që tani e tutje, të gjithë kasapët muslimanë dhe hebrej duhet t'i trullosin më parë kafshët – me përjashtim, nëse ata mund të japin prova shkencore se kjo lloj vrasjeje nuk i lë kafshët të vuajnë më shumë se vrasja konvencionale me trullosje. Vetëm atëherë, kështu kërkon shumica e deputetëve, mund të bëhet një përjashtim. Por ky ndalim është shumë i diskutueshëm.

Argumentat e kundërshtarëve të ndalimit të therjes

Pranë Jose Manuel Barrosos kryerabini britanik, Jonathan Sacks.
Deri kohët e fundit është demonstruar para parlamentit në Hagë. Aktivistë të të drejtave të kafshëve i paraqitën deputetëve dhjetëramijëra nënshkrime, kundërshtarë të ndalimit të therjes dërguan në garë rabinë, të cilat erdhën nga e gjithë Evropa për seanca dëgjimore në parlament: "Gjeni një zgjidhje tjetër - për hir të vendit tuaj dhe të lirisë", bëri thirrje për shëmbull kryerabini britanik, Jonathan Sacks.

Për kundërshtarët ndalimi i therjes rituale është diskriminues dhe disproporcional: Shkalla e kushteve të vështira në thertore është shumë më e madhe. Ndalimi do të shkaktonte vetëm që mishi hallall dhe kosher të importohej nga jashtë. Për më tepër, ndalimi shkel të drejtën themelore të lirisë fetare. Këtë e thekson, për shembull, Henk Jan Ormel nga Demokratët e krishterë. Ata, si dhe partitë e vogla kalviniste dhe shoqatat muslimane dhe hebreje kanë qenë kundër ndalimit.
Komuniteti musliman në Holandë nuk i ka bashkuar forcat ende dhe është shumë i përçarë. Kështu ai mungonte në debat dhe nuk kishte as lobi për të protestuar kundër ndalimit.

Kundërshtim nga përfaqësuesit hebrej

Lobi çifut nga ana tjetër u aktivizua menjëherë. Komuniteti hebre në Hollandë e krahason biles ndalimin e therjes rituale me kohën gjatë pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Ndalimi do t'i sillte qytetarëve të vjetër hebre stres dhe netë pa gjumë. Dhe stresi i njerëzve është më i rëndësishëm se ai i kafshëve, thotë i indinjuar Loonstein Herman, një avokat i njohur hebre nga Amsterdami. Ai më tej thotë: “Shumë hebrej të vjetër më thonë: Kështu ka filluar edhe atëherë! (pushtimi) dhe unë duhet të them, nuk jam i sigurt, nëse mbetet me kaq! "

Si vazhdim mund të ndalohej syneti, ose varrosja e të vdekurve në varrezat hebreje, të cilët duhet të mbeten atje përgjithmonë.
Ajo, që i jep shpresë kundërshtarëve të therjes rituale: Në vjeshtë të këtij viti ligji i ri duhet të miratohet edhe nga senati holandez, dhe aty argumente të tilla si shkelja e të drejtave themelore zakonisht zënë më shumë peshë se në Dhomën e Përfaqësuesve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ateizëm, agnosticizëm, besime të tjera.”