Page 1 of 1

2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekziston”

Posted: Fri Jun 15, 2012 6:48 pm
by Adriana
Një person nga Indonezia është dënuar me 2.5 vjet burg pse shkroi në faqen e tij në Facebook “Zoti nuk ekziston”.

Alexander Aan, 30 vjeç, u burgos të enjten pse kishte hapur një faqe ateistësh në Facebook.

Aan u rrah nga një turmë dhe u arrestua nga policia në qytetin e tij.

Akuzat ndaj tij janë blasfemi dhe përpjekje për të bindur të tjerët për të përqafuar ateizmin.

Prokuroria kishte kërkuar 3.5 vite burg.


Image

Image

( artikulli eshte nga mediat shqiptare, por jane vonuar pak per kete artikull sepse kjo ngjarje ka ndodh ne janar )

Re: 2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekzis

Posted: Fri Jun 15, 2012 6:57 pm
by Adriana
Nuk arrij te kuptoj cfare fituan me kete?!
Ne radhe te pare arrestuan ate dhe jo mendimin e tij, dhe e dyta me arrestimin e tij ata vet e perhapen me shume mesazhin
:)

Re: 2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekzis

Posted: Sat Jun 16, 2012 3:03 pm
by erix77
injorantet dhe fanatiket nuk humbasin kurre rastin per te treguar idiotesine e tyre.

per fat te keq mendimi i lire sulmohet kudo.

Re: 2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekzis

Posted: Mon Mar 11, 2013 12:42 pm
by drague
une do isha kalb ne burg -haha-
mire e paska pas ingrati.ku ishte zoti kur ra cunami?

Re: 2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekziston”

Posted: Thu Aug 13, 2015 9:42 pm
by GEORGIVS CASTRIOTTVS
Ateizmi nuk eshte mohim i ekzistences se ndonje perendie, por status neutral. Shume njerez e ngaterrojne ateizmin me antiteizmin, ky i fundit eshte kunder ekzistences se perendive. A+teizem, pa+zot. Anti+teizem, kunder+zotit. Ky njeri ka ber gabim qe e ka quajtur veten ateist, gjithashtu eshte gabim qe eshte postuar ne kete forum sikur te ishte ateist. Nuk e kuptoj pse nje person qe jeton ne nje vend tiranik pa te drejta te njeriut duhet ta rrezikoje veten ashtu per nje popstim pa kuptim ne Facebook.

Re: 2.5 vjet burg pse shkruajti në Facebook: “Zoti nuk ekziston”

Posted: Thu Aug 13, 2015 11:55 pm
by Zeus10
GEORGIVS CASTRIOTTVS wrote:Ateizmi nuk eshte mohim i ekzistences se ndonje perendie, por status neutral. Shume njerez e ngaterrojne ateizmin me antiteizmin, ky i fundit eshte kunder ekzistences se perendive. A+teizem, pa+zot. Anti+teizem, kunder+zotit. Ky njeri ka ber gabim qe e ka quajtur veten ateist, gjithashtu eshte gabim qe eshte postuar ne kete forum sikur te ishte ateist. Nuk e kuptoj pse nje person qe jeton ne nje vend tiranik pa te drejta te njeriut duhet ta rrezikoje veten ashtu per nje popstim pa kuptim ne Facebook.
Eshte e vertete qe ateistet jane me neutrale se antiteistet, por ndoshta me e sakte do te ishte, te thoshim qe agnosticistet jane ata, qe jane vertete neutrale ne qendrimin ndaj fese. Eshte ceshtje definicioni, por per njerezit religjioze, ateisti eshte po aq i urryer sa antiteisti.