"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pasojat shkatërrimtare të abrahamizmit ndaj ilirizmit

Flisni për besime të tjera, mungesën e besimit ose paaftësinë për të kuptuar realitetin.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Pasojat shkatërrimtare të abrahamizmit ndaj ilirizmit

#1

Post by rrëqebull » Wed Jul 30, 2014 7:03 pm

Image


[quote2="'"]Si për gjithçka tjetër, edhe në fushën shkencore, themelet janë vendosur nga katragjyshat tanë ilirë — siç lë të kuptohet edhe grafiku: shumë kohë përpara 1000-shit p.e.sonë.

Që nga shtazë-zbutnimi e kultivimi
[1] e deri tek shkrimi, ndërtimi e lundrimi — të cilat janë veprimtari të ndryshme të lidhura me matjen [2] — janë menduar, shpikur e nistuar që të gjitha nga ne.

Nëse vini re grafikun
[3], periudha romake tregohet se fillon aty nga viti 1.
Ndonëse ky mund të duket një thjeshtësim i pasaktë për ata që nuk kanë mësuar të mendojnë lirshëm pa u ndikuar nga dogmat me të cilat janë "arsimuar", në të kundërt, pasqyron më së miri faktin se, ai që gati gjithmonë quhet 'qytetërim romak', të paktën që nga themelimi i Romës [Alba e N'altë; Altin-Latin] e deri tek shekujt e III-II p.e.s., ishte veçse qytetërim ilir
[4].

Nga shekulli i III e i II p.e.s. e këndej, fillon të zhvillohet jashtë mase ajo prirje zgjerimore që do të shpjerë tek perandoria e mirëfilltë romake e cila në një farë mënyre mund të gjurmohet mu me anë të shfaqjes së profesionit të gramatikanëve, të cilët me kalimin e kohës do t'i japin perandorisë atë gjuhë të njehsuar që sot quajmë latinisht, e cila është e përbërë nga rrënjë fjalësh ilire, por e 'shtuar', e përpunuar dhe e rregullatuar në mënyrë gati matematikore [5], dhe e cila do të shërbejë siç shërben anglishtja sot, për të komunikuar nga njëri cep, në cepin tjetër të perandorisë.

Grafiku është më se i qartë, mirëpo duhet edhe një vërejtje rreth fjalës 'fe', e cila, bashkë me 'fetar, be, besim e besimtar', është një fjalë aq e bukur Shqipe sa që duhet bërë diçka për të mos e ndotur duke e shpërdoruar në lidhje me ideologjitë abrahamike të lindjes së mesme, apo me cilëndo tjetër ideologji të huaj dhe kundra-kombëtare [sepse edhe bolshevizmi është religjion!].

Fe, por edhe kuptimi më i thellë i fjalës besim, duhen përdorur vetëm në lidhje me Shqipninë dhe Kulturën Shqiptare, siç na mëson për shembull fjala 'fejesë', e cila ruan plotësisht kuptimin e përkryer burimor të fjalës 'fe'. Edhe fjala ‘besimtar’, mund të përdoret fare mirë për të zëvendësuar huazimin “optimist”.
[/quote2]

⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊰⊱⊱⊰⊱⊰⊱
[1] Siç tregon edhe vet fjala, nga ilirishto•Shqipja: `kulë`, trajtë dialektore e foljes 'ngulë', pra në kuptimin 'mbjellë', i cili pasandaj ka përfshirë gjithë veprimtarinë bujqësore.

[2] Tjetër fjalë ilirishto•Shqipe e cila përbën fjalën 'matematikë'.

[3] Tjetër fjalë me rrënjë ilirishto•Shqipe: `gërfisht, gërvisht, grafcoj, etn` janë fjalë tingullçinuese, të cilat çinojnë zhurmën që bëhej kur dikush shkruante me mjetet e lashta, në gur a në dru, duke gërvishtur sipërfaqen me një gur tjetër a me një majucë metalike. Në mënyrë të njënjëshme ka lindur edhe fjala ‘gërmë’ e cila vjen nga folja Shqipe ‘gërmoj’, që tregon teknikën e të shkruarit në gur, duke e gërmuar e skalitur me sende të forta. Fjala Shqipe 'gërmë' është rrënjë e fjalës ‘gramatikë’.

[4] Siç thotë edhe Uadham Pikoku, për mbretëriçkat (“petty kingdoms”) e Siujdhesës Ilirike, ato ishin veçse ndasi përbrenda një race të njëjtë. Dhe këtu duhen përfshirë edhe mbretëriçkat e Italisë, ndonëse në fjalinë e tij, nuk është shumë e qartë: «A little later Alexander, the King of the Molossi, in South Albania, made an expedition into Italy, and so brought Rome into contact with the opposite shores of the Adriatic. All these petty kingdoms were evidently merely subdivisions of the same race, and were closely connected with one another.»
Pra, zanafilltas, mendësia zgjerimore albano-altine, mund ë shihet si një shtysë përbashkimi midis fiseve të së një gjaku zeusjan e herkulian. Shkarja e shkatërrimi multiracor e multi-kulturor i mëpasshëm, për të cilin mbanë përgjegjësi edhe kristianizmi (që duhet parë veçse si proto-bolshevizëm, sepse është vala e parë "bolshevike", ndonëse nga elita perandorake mund të shihej edhe si "ngjitës" për ta mbajtur së bashku një perandori gjithnjë e më të madhe dhe të pa-mbikqyrëshme), janë çështje më vete.

[5] Prandaj dhe thuhet gjithnjë që kush njeh matematikën, e ka shumë të thjeshtë të mësojë latinishten, sepse struktura e latinishtes, pas gjithë përpunimeve që i janë bërë nëpër shekuj, është gati arithmetike. Pokështu, të njëjtat vërejtje vlejnë edhe për greqishten, e cila filloi të përpunohej nga gramatikanët aleksandrinë aty nga shekulli i III p.e.s., duke u zhvilluar mbi një lëndë gjuhësore ilirike, e cila, duke zhveshur lëvozhgat artifiqore të “greqishtes”, ende mund të gjurmohet dhe dallohet fare mirë.
Thënë kjo, ata që vazhdojnë të gënjehen e të përhapin broçkullën “Shqipja ka përqindje të lartë huazimesh nga latinishtja”, janë gjithnjë e më qesharakë.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Pasojat shkatërrimtare të abrahamizmit ndaj ilirizmit

#2

Post by rrëqebull » Sun Jan 25, 2015 7:28 pm

Sulmi abrahamik shkombëtarizues ndaj Shqiptarësísë vazhdon, i nxitur dhe mbështetur me financime miliardëshe nga organizatat nacional-perandorake abrahamike, po aq sa i mbështetur e përkrahur nga etnomazokistët me trushpëlarjen e tyre ultra-liberale, majtiste, pseudo-djathtiste, fataliste, pushtueso-file, ksenofile, arsyetofobe, multikulturaliste e nënshtrimiste.
Shqiptarja e re në mbrojtje të islamit radikal
Fitore Sinanaj sipas shtypit zviceran "konsiderohet të jetë" bashkëshortja e dytë e kryetarit të Këshillit Qendror Islam të Zvicrës (IZSR), Nicolas Blancho
Image
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Lufta semantike abrahamike në funksion të pushtimit të Trevave Tona dhe përvetësimit (asimilimit) të Bashkëkombësve Tanë

#3

Post by rrëqebull » Fri Jun 12, 2015 2:15 pm

Kjo do të thotë ta shqyrtosh çdo dukuri me syshqiponjësí e ta kuptosh botën me shqiptarësí, duke dalluar dhe quajtur gjithçka me emrin e vet të vërtetë — në këtë rast, luftën semantike abrahamike për zvetënimin dhe zëvendësimin e Kulturës Sonë (me anë të ndryshimit terminologjik, ndrydhjes mendimore dhe shtrembërimit botëkuptimor) në funksion të pushtimit të Trevave Tona me bunkerë abrahamikë (që janë në vetvete veçse ndërtesa institucionesh jo-shqiptare kundrashqiptare kripto-administrative që i mbivendosen shtetit tonë dhe institucioneve tona) dhe sidomos në funksion të përvetësimit (asimilimit) të Bashkëkombësve Tanë, pa trushpëlarjen, shkombëtarizimin, shkulturimin dhe sëmurjen botëkuptimore të të cilëve, ky (dhe çdo) pushtim do të ishte i pamundur.
Sot ka nisur pelegrinazhi i paganëve... më fal "i besimtarëve në kishën e Shna-Ndout", se ka ndryshuar terminologjia dhe java e festës që kur erdhi një portugez dhe ngriti një kishë në kodër. Është një lajm që çdo vit përmendet edhe në shtypin e huaj (në kuadrin e lajmeve nga vende ekzotike, të çuditshme dhe misterioze si Shqipëria) sa tashmë vendi është kthyer në atraksion turistik ndërkombëtar. Faltorja abrahamike në fjalë, i është mbivendosur vendit "të mirë" pagan në majën më të afërt shkëmbore për banorët që nga lashtësia përdorej për festimet e solsticit me sfond Malin e Bardhë.

Është interesant fakti që njerëzia që shkon atje vazhdon t'u falet gurëve, shkëmbinjve etj. elementeve të natyrës njësoj si para ardhjes së feve abrahamike. Dukuria shpjegohet në psikologji me forcën e vetësugjestionimit, që në kontekstin pagan u drejtohet forcave të natyrës dhe i jep njeriut besim për t'ia dalë vështirësive që has në jetë. Synimi është rritja e nivelit të dopaminës në tru.

Në thelb këtu kemi paganizëm të ripaketuar me emrin e një abrahamiku portugez që ngriti një kishë në kodër që të dukej se njerëzia nuk e kishin me elementet e natyrës, po me hiçin e shenjtë nga Nazareti... Luftë semantike kulturash për njerëz e territor. Shqiptarët në shek. XXI duhet më së paku të rivendikojnë terrenin e pushtuar nga varietetet e abrahamizmit se
s'ka më kuptim të njihen festat e lashta shqiptare si keqkuptime dhe lajthitje abrahamike.


Image
https://www.facebook.com/ateistet/photo ... 5414649833

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Pasojat shkatërrimtare të abrahamizmit ndaj ilirizmit

#4

Post by rrëqebull » Fri Jul 03, 2015 7:31 pm

Vijimësi...
Image
Nga të gjitha pikëpamjet, kjo organizatë "e re" abrahamike, me veprimet e veta, po na tregon dhe po na bën që të kuptojmë në një mënyrë të përsosur, porsikur të kishim një makinë kohëudhëtuese, se si janë shpifur, prej kujt janë shpifur dhe për çfarë janë shpifur asokohe viruset abrahamike kristianiste e muhamediste.

Një ndër qëllimet kryesore ka qenë dhe është zhdukja e çdo gjurmeje evropiane nga faqja e dheut; spastrimi i Evropës, dhe jo vetëm, nga kombet, kulturat e regjimet vendase.

Post Reply

Return to “Ateizëm, agnosticizëm, besime të tjera.”