Page 1 of 1

Komuniteti pagan

Posted: Thu Jul 31, 2014 1:47 pm
by Kolivilor
Ka të paktën një forum që e sheh paganizmin, jo thjesht si kulturë apo praktikë festive, por edhe si besim, filozofi dhe mënyrë jetese.


Re: Komuniteti pagan

Posted: Thu Jul 31, 2014 5:03 pm
by binu
Kolivilor wrote:Ka të paktën një forum që e sheh paganizmin, jo thjesht si kulturë apo praktikë festive, por edhe si besim, filozofi dhe mënyrë jetese.

Akoma me forume free ju ?

Po bli nje domain se ste kushton gje dhe instalo nje script xenforo, vbulletin, phpbb etje etje

Re: Komuniteti pagan

Posted: Tue Mar 10, 2015 11:09 pm
by Kolivilor
Vëllezër, motra, është koha që të flasim për rëndësinë që ka një fe kombëtare!

Një fe kombëtare për shqiptarët, do të thotë t'a ruajnë gjuhën shqipe, kudo që janë. Edhe nëse shpërngulen në Gjermani, Francë, Zvicër, ose edhe në vise të largëta, Australi e Amerikë, feja kombëtare do t'u ruante identitetin dhe gjuhën. Kështu patën fatin e mirë ata popuj që patën fetë e veta, dhe ndonëse kaluan shekuj, pa shtet e pa shkollë, e ruajtën gjuhën. Ne kemi pasur fatin e keq të ndahemi e shpërndahemi e përçahemi nëpër fe të huaja, duke na tërhequr secila anë me litarin e vet duke na shqyer trupin. Shumë fise shqiptare u asimiluan në Epir, Greqi, Maqedoni, Malësi, Bosnje, etj. Feja kombëtare na e ruan gjuhën shqipe. gjuhën e zotave të Dodonës.

Feja kombëtare është ajo që nuk lejon martesat me të huaj dhe kështu e ruan gjakun ilir të paprekur. Dikush që gjendet në trojet e sotme të banuara me shqiptarë, ka fatin që të martohet brenda kombësisë, por ka edhe të atillë që në kontakt me të huaj, si këtu ashtu edhe në vendet ku ka pak shqiptarë, marrin një të huaj për martesë. Feja kombëtare duke ruajtur martesat brenda kombësisë, bën që të ruhet komuniteti shqiptar gjithandej nëpër Evropë e nëpër Botë i paprekur jo vetëm nga gjaku i huaj por edhe nga asimilimi.

Feja kombëtare ruan kulturën tonë mijëravjeçare. Në të vërtetë vetë feja kombëtare e shqiptarëve, është tërësia e atyre praktikave dhe besimeve të lashta që për fat të mirë janë ruajtur deri në ditët tona, sa përmes trashëgimit kulturor brez pas brezi, po aq edhe përmes shkrimeve që na i kanë lënë shkrimtarët e lashtë ose edhe përmes gjetjeve të nëndheshme. Feja kombëtare është kultura kombëtare, duke e mbajtur këtë fe mbajmë kulturën tonë. Dhe kultura jonë nuk është variant i asnjë kulture tjetër, por është kulturë unike që s'ka të ngjashme në botë.

Feja kombëtare na mëson si të ndihmojmë njëri tjetrin. Njerëzit nuk janë gjithnjë në të njëjtën gjendje, dhe nuk janë gjithnjë në gjendje të mirë. Dhe fatet ndërrohen, "sot ti e nesër ai tjetri". Feja shqiptare mëson se si të ndihmohet ai të cilit i digjet shtëpia, atij që s'ka mjaft për të ngopur veten dhe fëmijët, atij që ka prirje për tu arsimuar por jo edhe mundësi të mjaftueshme, atij që është i sëmurë, atyre që kanë mbetur pa prindër. Teprica e parave që dikush i ka, është njësoj sikur dhjami që është tepricë e trupit. Feja shqiptare na mëson që të heqim këtë dhjamë nga paratë tona, duke ndihmuar vëllezërit. Feja na mëson të ndihmojmë edhe në mënyra tjera: të ndihmojmë njëri tjetrin në luftë, me armë, municion, ushqim, e krah lufte, të ndihmojmë me strehim; ata që janë në një vend të sunduar nga të huajt të ndihmojnë shqiptarët e posa ardhur për t'u vendosur e për të gjetur bukën e vet me punë, etj.

Feja kombëtare na mëson si të lindim shumë fëmijë, për t'u shtuar numri i shqiptarëve; si t'i ndihmojmë ata që kanë fëmijë sa ne, ose më shumë se ne, por që janë më të varfër, në mënyrë që askujt të mos i vje fatkeqësia prej fikës; si t'u lëmë fëmijëve emra shqip, etj.

Feja kombëtare, mundëson edhe mbajtjen e një politike kombëtare. Ashtu sikur prijësit e vendeve arabe kanë qëndrime islamike, prijësit e vendeve evropiane kanë qëndrime krishtera edhe prijësit e vendeve tona mund të kenë qëndrime pellazgo-ilire në politikë.

Me fenë kombëtare, ne krijojmë një komunitet të fortë fetar dhe kombëtar nga Londoni në Kurdistan, shumë më të fuqishëm se sa komunitetet hinduse, muslimane, ose afrikane.

Dhe në fund, feja jonë kombëtare është zëri i zotave të lashtë, që na thërret për të besuar.
Linku në forum: http://zojsi.albanianforum.net/t160-doktrina-beselashte

Faqja në facebook: https://www.facebook.com/zojsi.albanian

Re: Komuniteti pagan

Posted: Wed Jun 10, 2015 10:33 pm
by rrëqebull
Image
Kryetari i ``Partisë për Europianizim dhe Integrim``, magjypi Rivelino Çuno, në një shkrim ku shfryn mllefin e tij për faktin se Shqiptarët e kanë bërë gjithnjë dallimin midis vetes dhe evgjitëve, gabelëve, ciganëve dhe çdo të huaji tjetër, shkruan ndër të tjerash se «para Zotit dhe ligjit jemi të gjithë, çdo qenie njerëzore, e cilësdo ngjyrë, etni apo racë, të barabartë që ngrohemi nën të njëjtin diell e thithim të njëjtin ajër, e bekohemi nga Krijuesi ynë njëlloj».

Pavarësisht ironisë që një jo-evropian është kryetar i një partie për "europianizim" (që në vetvete veçse nxjerr në shesh taktikat globaliste neobolshevike të BE-së për të shfrytëzuar pakicat si pykë për të përçarë kombet vendase), ajo që bie në sy është shfrytëzimi i dogmës abrahamike të "barazisë para allahut/jahveut" për të përligjur zaptimin e Hapësirës Sonë publiko-politike nga jo-shqiptarët. Meqenëse "përpara zotit abrahamik" të gjithë jemi njësoj, atëherë "nuk prish punë" nëse Shqiptarët zhduken dhe zëvendësohen nga ardhacakët**. < Ky është 'arsyetimi' që qëndron në themel të shkrimit të tij, i mirëfshehur me retorikë prej "avokat populli" që ka për synim të mallëngjejë ata me mendjeshkurtësi prej "ministreje integrimi".

** (s'ka rëndësi se sa vite më parë kanë ardhur, përderisa kemi ditur gjithnjë t'i dallojmë nga vetvetja, pa u përzierë me ta, ardhacakë mbeten. Vendasit e vetëm jemi vetëm ne.)

Jo-shqiptari i ngarkuar nga globalistët me misionin për të zaptuar hapësirën publiko-politike të Shqiptarëve (dhe nga etnomazokistët vendas për të mbledhur votat e pakicave për t'ua dorëzuar atyre duke i mbajtur sa më shumë në pushtet), vazhdon e shkruan: «Kot nuk është ai proverbi i lashtë shqiptar që thotë se: ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. Kemi bërë shumë martesa, kulturë, këngë, art me shqiptarët». Po more vegël e BE-së për prishjen e solidaritetit tonë kombëtar, mund të ketë pasur familje orëshuara të shkatërruara që i kanë "martuar" vajzat apo djemtë e tyre me evgjitër dhe ciganër, por nga këto "martesa" nuk kanë lindur shqiptarë por evgjitër dhe ciganër. Ata shqiptarë që janë "martuar" me ju, janë kthyer në ju, e kanë vetëvrarë shqiptarësínë e tyre. Dhe për sa i përket ndikimit të artit dhe kulturës suaj tek Kultura Shqiptare, mjafton të dëgjosh 30 sekonda tallavaje, nëse t'i mbajnë veshët, për të kuptuar se çfarë zvetënimi dhe shpartallimi është në gjendje që t'i shkaktojë Kulturës Shqiptare kultura evgjito-cigane (apo kultura sllave apo çdo kulturë tjetër e huaj).

Por jo-shqiptari kandidat për Këshilltar në Bashkinë e Tiranës, nuk mjaftohet me kaq dhe e vazhdon fjalimin e tij prej "avokat populli", duke i mëshuar përsëri retorikës abrahamike:
«Ajo që kemi pasur nevojë ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, është barazia si qënie njerëzore, para Zotit […] Llogari para Zotit do të japim të gjithë njëlloj kur të shkojmë në at’botë».

Kushdo pastë aftësi bazike arsyetimi, e ka fare të thjeshtë të kuptojë se çfarë shërbimi të përkryer u bën globalistëve dhe veglave të tyre komb-përçarëse, feja abrahamike me dogmat e veta për "barazi", kaq shumë të ngjashme me dogmat e religjionit liberal-bolshevik që, në emër të kësaj "barazie", po kërkon që t'i kolonizojë vendet evropiane me jo-evropianë duke propaganduar e reklamuar përzierjen racore (lexo: zhdukjen e racave), zhdukjen e kombeve dhe shkrumbjen e shteteve të tyre si arritje të madhe "civilizuese".

Sa më shumë ndeshemi me retorikat kombvrasje-nxitëse globaliste abrahamike/ bolshevike/ neobolshevike e kriptobolshevike liberale, aq më shumë e kuptojmë se çfarë bekimi ka qenë për Kombin Tonë Rilindja Kombëtare. E vërteta se «Feja e Shqiptarit është Shqiptarësía» na mbron prej çdo virusi botëkuptimor kundrakombëtar. Dhe këtu qëndron edhe bukuria e Fesë Shqiptare: Feja Jonë ka për Zot vet Kombin Tonë. Secili prej nesh, është i lirë që ta lexojë këtë si shprehje poetike, metaforike, alegorike apo mirëfilli fetare, por thelbi nuk ndryshon: të thuash se Kombi Ynë ka perënditë e veta nuk ka asnjë dallim nga të thënurit se Kombi Ynë ka cilësitë, tiparet, trashëgimin kulturore dhe racore, virtytet dhe vullnetin e vet për ta mbrojtur dhe trashëguar vetveten.

Nuk ka rëndësi nëse Shqiptari që është °me-Gjak-e-me-Fe Shqiptar° ka një interpretimim 'laik' apo 'fetar' (d.m.th. nuk ka rëndësi nëse i quajmë `fe` apo `ideologji kriptopolitike`; nuk ka rëndësi nëse allahrat/jahverat e tyre i quajmë `demonë të errët` apo `viruse botëkuptimore mendjendryshkëse e vullnetfikëse`) thelbi nuk ndryshon: kulturat e sistemet politike kundrashqiptare të prura nga pushtuesit janë, kanë qenë prej fillimit dhe kanë për të qenë përherë derisa do të jenë mes nesh në sulm dhe në luftë të hapur kundra identitetit kulturor e racor të Kombit Tonë, kundra të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kombit Tonë!


Nuk ka rëndësi nëse Shqiptari që është °me-Gjak-e-me-Fe Shqiptar° ka një interpretimim 'laik' apo 'fetar' (d.m.th. nuk ka rëndësi nëse quan Zot mishërimin e Shpirtit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin, apo nëse e shpie shikimin edhe më larg në kohë, duke e rizbuluar parardhësin e Kastriotit tek Medauri) thelbi nuk ndryshon: Zotat Tanë janë si Ne e prej-Nesh, sepse Ne jemi si Ta e prej-Tyre, Gjak nga i njëjti Gjak, Farë nga e njëjta Farë, Vullnet nga i njëjti Vullnet!

Ne-jemi-Shqipnia, Shqipnia-është-Ne.
Ne jemi një me natyrën, lëndinat, lumenjtë, pyjet, malet ku kemi lindur, dhe natyra, lëndinat, lumenjtë, pyjet, malet që na kanë farkëtuar, ushqyer e skalitur janë një me ne. Vetëm ne mund të lindnim nga kjo natyrë, nga ky mjedis, nga kjo Shqipni… dhe kjo natyrë, ky mjedis, kjo Shqipni mund të lindte vetëm ne.

Ne nuk jemi si askush tjetër dhe askush tjetër nuk është e nuk mund të bëhet si ne. Jemi të barabartë me gjithë kombet e tjera vetëm në të qenurin të ndryshëm nga gjithë të tjerët.