"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Flisni për besime të tjera, mungesën e besimit ose paaftësinë për të kuptuar realitetin.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

#1

Post by rrëqebull » Sun Nov 15, 2015 11:21 pm

Image

Ne Shqiptarët besojmë në Diell!

Ne besojmë në Ata që na mundësuan që ta shohim Diellin!:
Ne besojmë në të Parët Tanë, sepse vetëm falë 'Tyre ne e kemi Diellin dhe prandaj vetëm Atyre mund t'u besojmë!:
Atyre që e kanë ruajtur Diellin për ne, që ta duam ashtu siç Ata e kanë dashur!

Ne besojmë në Gjakun Tonë sepse vetëm kështu mund ta trashëgojmë Diellin tek Pasardhësit Tanë, duke pasur besim tek Ta, ashtu siç Paraardhësit Tanë na e trashëguan neve, duke pasur besim tek Ne!

Ne besojmë në Shqiptari sepse e duam Diellin!
Ne besojmë në Diell sepse e duam Shqiptarinë!

‪#‎DielliDiell‬ ‪#‎ShqiptariShqiptar‬ ‪#‎BesaBesë‬ e

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

#2

Post by rrëqebull » Mon Sep 05, 2016 5:14 pm

Gazmendi i papërmbajtshëm i Shqiptarëve për statusin ``maskotë zyrtare e selisë së globalizmit kundraevropian të nëndegës abrahamike kristianiste`` që iu dha Gonxhe Bojaxhiut, ndryshe nga sa mund të interpretohet cektësisht — kinse na i përlau Bashkëkombasit ndonjë pandemí botëkuptimkalbëse rraberr-katoliciste — është në të vërtetë një ndër dëshmimet kolektive më të fuqishme që kemi dhënë si Komb përgjatë 25 vjetëve të fundit se FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!

Pse?
Sepse burimi, thelbi dhe 'tuli' i gjithë kësaj hareje e katraloje që baticói ndër Bashkëkombasit Tanë është vetëm dhe vetëm fakti që «bëhet fjalë për një Shqiptare»!
° ° °
…Se a ishte me gjithë mend (siç e propagandojnë hallkat e regjimit globalistokratik të interesuara drejtpërsëdrejti):
  • - "humaniste"
apo mos në të vërtetë (siç e quan një tjetër pjesë e botës, ajo opozitare ndaj hallkës abrahamike kristianiste por jo domosdoshmërisht e jashtme ndaj regjimit globalistokratik):
  • - "shtrigë e kapitalizmit" që mbushte arkat e gonglës globaliste me seli në Vatikan "duke shfrytëzuar e kapitalizuar vuajtjet dhe varfërinë" [çka do ta bënte atë përfaqësuese të shkallës më të 'lartë' (sa i përket gradacionit) dhe më të 'ulët' (sa i përket moralit) të parazitizmit (sepse lloji më i pështirë i parazitit është ai që nxjerr përfitime nëpërmjet nxjerrjes në treg të varfërisë së të tjerëve, dhe që për këtë arsye është i interesuar që t'i mbajë të varfrit në gjendje mjerimi pra që paraziton duke bërë gjoja sikur “lufton parazitizmin”!)]
dhe, se a ishte mirëfilli:
  • - Shqiptare
apo në të vërtetë:
  • - gabele…
të gjitha këto janë çështje që nuk u shkojnë ndërmend as për së largëti Shqiptarëve të gazmuar të cilët me frymëzimin e këtyre ditëve dhe orëve veçse shfaqën e rishpallën fuqishëm Sakralitetin dhe Shenjtërimin e Shqiptarísë.

Dhe kjo është gjëja vërtet e rëndësishme: rikthimi tek Shqiptarët i besimit në Vetvete, në Shqiptarí!
  • [Që do të thotë rikthim-në-natyrë, rikthim-në-arsye, rikthim-në-drejtësi-e-vërtetësi dhe që kurrsesi nuk ka të bëjë me llojin e zvetënuar dhe zvetënues të "besimit", atë abrahamik, që është veçse vetëmohim, nënshtrim, shkombëtarizim e botëkuptimkalbëzim, braktisje dhe rrokullisje e vetvetes në humnerën e natyrëfobisë, arsyefobisë, padrejtësisë, kundravërtetësisë dhe skllavërisë zhdukëse.]
…Pa harruar për asnjë çast që SIGURISHT: çdo Shqiptar Syshqiponjë duhet të punojë për të bërë të mundur që Bashkëkombasit Tanë mos ta shuajnë, ushqejnë dhe kënaqin 'etjen', 'urinë' dhe ëndën e tyre për Shqiptarësí me kundravlera të përcjella nga pseudoshqiptarë në shërbim të kundrashqiptarëve por me Vlera, Tradita, Gazmende, Art dhe Rite autentikisht Shqiptare dhe duke përkujtuar, lavdëruar dhe lartësuar në Panteonin Kombëtar vetëm dhe vetëm Ata Shqiptarë (me Gjak e Kulturë Shqiptare) që me të vërtetë kanë menduar, vepruar, punuar e luftuar për Shqiptarínë!
  • Sepse, edhe sikur Gonxhe Bojaxhiu të kishte qenë me të vërtetë "humaniste", apo sikur Jevgita Jevgora të kishte qenë me të vërtetë Shqiptare, prapësëprapë veprimtaria e tyre nuk ka të bëjë asgjë me Shqiptarínë por është kryekëput në shërbim të globalizmit pra, përkundrazi, e pavlerë, e dëmshme, shkombëtarizuese dhe turpëruese për ne (sepse ajo që bën Jevgita Jevgora — krahas përçarjes dhe luftës kundra Identitetit Shqiptar nëpërmjet "diplomacisë kosovariste" — nuk është Art por prodhim industrial trushpëlarjeje kundraartistike dhe sepse "humanizëm", brenda sistemit globalistokratik, do të thotë veçse pseudobamirësi ultrahipokritike (porsi pseudo-"socializmi" marksist!) me mision gllabërimin e kombeve (indianëve në rastin e G.B.) brenda globalizmit (e posaçërisht sektit kristianist)! Dhe misionare e maskota të globalizmit komb'zhdukës si Gonxhe Bojaxhiu apo si Jevgita Jevgora, nuk mund të na nderojnë si Komb e as të na bëjnë krenarë, përkundrazi!! Krenaria që shfaqin Shqiptarët për to është vetëm tregues i faktit që Kombi Ynë vlon nga dëshira e zjarrshme për me u rikthy në gjendjen e vet të natyrshme, atë të Besimit në Vetvete dhe të shkëlqimit në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, në një kohë kur regjimi kundrashqiptarokratik na e ka bërë prej më se 70 vjetësh të pamundur duke na shkretuar në çdo fushë.
    • Nga kjo pikëpamje krenaria për to është porsi mbështetja për ndonjë prej atyre organizatave partiake pseudonacionaliste të mbira apo të stisura në sajë të vet këtij regjimi gliobalistokratik kundrakombëtarokratik për t'i mashtruar Shqiptarët duke 'i ushqyer me fotografi gatimesh të shijshme' dhe jo me Nacionalizmin e mirëfilltë Shqiptar që Kombi Ynë do. Dhe nuk është diçka e papritur që, në mungesë të lëndës ushqyese që ia kërkon organizmi i uritur prej më se 70 vjetësh, një pjesë e madhe e Shqiptarëve tërhiqen e gënjehen prej këtyre vegimeve (mirazheve) të cilat projektohen nga regjimi për të valvolizuar, ndrydhur, keqdrejtuar e kontrolluar shtysat e natyrshme të Kombit Tonë në mënyrë të tillë që ato mos të arrijnë të përmbushen e mishërohen në një organizatë të mirëfilltë organike Komb'bashkuese e Shtet'ndërtuese që do ta përmbyste këtë regjim shqiptarí'vrasës për të vendosur REGJIMIN SHQIPTAROKRATIK, regjimin më të mirë për Kombin Tonë, atë të menduar, ndërtuar dhe përmbushur në plotëpërputhshmëri me Natyrën dhe Arsyen Tonë, me Gjakun dhe Kulturën Tonë, me Organizmin Tonë Kombëtar!
Prandaj Detyra* e Shqiptarëve Syshqiponjë (*që është veçse mbërritja në shkallën e 'pjekjes së plotë dhe të shijshme' të atij Instinkti të vetvetishëm të brumuar e gatuar me Dashuri dhe Respekt për Vetveten, për Kombin) — ashtu siç edhe vet Kombi na e kërkon duke na e dëshmuar për të satën herë këto ditë me pohimin e gjithmendshëm dhe të njëzëshëm se Feja e Shqiptarit është Shqiptaría — është që:

■ ta mbrojmë Shqiptarínë! (të sigurojmë vazhdimësinë e Gjakut Tonë)!,
■ ta (ri)njohim dhe (ri)arsimojmë Atë me Shqiptarësí! (me Gjuhën e Vet, me Kulturën e Vet, me Arketipat dhe Botëkuptimin e Vet, me Fenë e Vet)! dhe
■ të vendosim Shqiptarokracinë! (regjimin ku Shteti Kombëtar është në funksion të mbrojtjes, mirëqenies, trashëgimímit dhe përjetësimit të Shqiptarísë dhe Shqiptarësísë)!
Image

#NDER #BESË #VULLNET
#PUNË #ARSIM #FITORE
#DREJTËSI #VËRTETËSI #VAZHDIMËSI


#SHQIPTARÍ!
#SHQIPTARËSÍ!
#SHQIPTAROKRACÍ!

Post Reply

Return to “Ateizëm, agnosticizëm, besime të tjera.”