"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Besimi i krishtere: lajme te ndryshme

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Bylliones
Member
Member
Posts: 10
Joined: Tue Jul 28, 2015 7:59 pm
Gender: Male

Re: Besimi i krishtere: lajme te ndryshme

#16

Post by Bylliones » Sun Feb 28, 2016 10:57 am

Zyrtari i Kishes Ortodokse: Harry Potter", joshje e djallit per femijet!


Image
...

Duke u ngritur me nge prej gjumit te kesaj te diele, si çdo te diel te zakonshme, nisa te shfletoj shtypin elektronik (shqiptar dhe jo) ne rrjet. U ndala ne nje artikull me titullin sa bombastik ashtu edhe terheqes ne te njejten kohe. Artikulli ne fjale eshte shkruar pikerisht prej nje zyrtari te KOASH, z. Miron Cako. Vendosa ta lexoj dhe rilexoj artikullin ku me nisen te me kapnin disa emocione te ndryshme. Zoteria ne fjale nis dhe perfundon kete shkrim te tij duke perdorur "shpaten e Zotit" dhe vret e pret majtas e djathtas pa pare asnje dhe asgje ne sy!

Por, le te nisim ta analizojme me aq sa kemi mundesite, kuptohet, pikerisht sepse ne nuk mund te kundershtojme nje tellall te Zotit mbi qiell, pasi do na perpinin flaket e Ferrit dhe vendi yne do ishte pikerisht me Djallin ne atebote.
Z. Cako, kur merret me zberthime etimologjike te fjaleve te cilat kane lidhje me Satana, nder te tjera shkruan (citojme) :
"...Satanai ishte nje kryeengjell qe u rrezua nga qielli. Ai u krijua nga perendia si nje krijese shpirterore me emrin Eusfor (engjell i agimit), por ai nuk qendroi ne vendin qe e vendosi Zoti, u krenua ne veten e tij se donte te ishte i njellojte me Perendine. Ne Bibel na thuhet qarte per marrezine e tij krenare dhe per renien e tij te tmerrshme nga vendi i lavdishem, ku e kishte vendosur Perendia. Nga Eusfor u quajt Lucifer (engjell i erresires), nga mik i Perendise, u quajt Satana (armik) dhe djall (genjeshtar)..."

Deri ne njefare pike autori i shkrimit na sjell ato qe njihen si rrefenja biblike (pra jo historike) por kjo qe me habiti personalisht eshte fakti perse etimologjikisht autori shtremberon emrin e Luciferit kur e quan engjell i erresires? Ne se do kerkonim zberthimin e ketij emri shkruhet qarte ne gjithe tekstet e gjithe botes kjo si me poshte: " Lucifero= lat. LUCIFERUS, perbere prej LUC-EM= DRITE dhe fjala tjeter FER-RE= sjell. Pra, ' Ai QE SJELL DRITEN'. Jo vetem kaq, por sipas "Enciclopedia Italiana (1934) shkruhet diçka edhe me interesante ku me termin "ϕωσϕόρος/fosforos" Greket e lashte paraqisnin planetein Venere (Aferditen=ajo qe sjell Diten/Driten) e cila shquhet per shkelqimin e saj ku edhe vet termi "ἑωσϕόρος/eusforos" do te thote pikerisht "ajo qe sjell driten".

Por vazhdojme me tej. Autori nuk ndalet me kaq me "shpaten e Zotit", por merret edhe me mitologjine shqiptare ku nder te tjera citojme si me poshte:

"Zanat/shtojzovallet jane figure mitologjike sidomos ne Ballkan, rrine neper ujera dhe pyje, kane fuqi magjike te bejne mire ose te murosin, briret e dhive jane mbrojtja dhe dobesia e zanave, ato jane dhe simbol i pjellorise, prandaj nga kjo vjen dhe etimologjia e fjales shtate-zane (trup i bukur)..."

Personalisht nuk di ku eshte mbeshtetur autori ne kete zberthim etimologjik, pra per "shtatezane" te cilen si fjale e lidh me zanat (jo se grate shtatezane nuk jane te hijshme dhe te bukura si zanat kur ato jane gjate asaj periudhe qe njihet si "pritje e embel"), por dua ti theksoj autorit se kjo fjale ka lidhje me nje grua kur shtati i saj (trupi) eshte i zene (per jeten e re qe mban ne mitren e saj).

Autori, duke prere majtas e djathtas, keput kokat e Harry Potter, Peter Pan dhe vetem Zoti ( i tij) di se cilen koke tjeter ka nder mend te veje ne altarin Hyjnor. Sigurisht nuk mund te mungonte edhe "profecia" e Kozmait te Etolise per televizorin si "kutia prej nga do flase djalli" dhe do helmoje shpirtrat e femijeve tane.

Kjo lloj propagande e cila vjen prej nje perfaqesuesi te KOASH, kujton jo vetem nje lloj protokrishterimi primitiv, por me teper, kujton disa perfaqesues Ajatollah Iranian, apo Taleban Afganistan, sikurse radikale te tjere fetar. Autori ngaterron mitologjine biblike apo te librave te shenjte enkas, pikerisht sepse ne se nuk do ekzistonte Djalli, Luciferi apo Shejtani, ne te vertet nuk do ekzistonte vet Zoti i tij arrogant dhe dikator. Ne se Zoti i tij nuk do kishte nje opozitar, kundershtar, apo dike qe kundershton rregullat dhe ligjet e tipit diktatorial te Perendise, atehere bota do rizhytej ne nje erresire tjeter e tipit mesjetar, erresire qe zoteria kerkon te himnizoje me ato çka shkruan.

Asnje perfaqesues tjeter i Kishave Perendimore nuk do kishte guxuar me deklarata te tilla, pasi do ishte i vetedijshem qe me keto deklarata ne vend te afronte njerezit me Zotin, do kishte patur efektin e kundert. Kete lloj propagande me baza fetare dhe primitive Perendimi ka qindra vite qe e ka lene mbas shpine!

(Titulli dhe imazhi jane marr nga Balkaweb.com)

Nje pergjigje sa shkencore po aq erudite prej Hipokratit lidhur epilepsise e cila ne lashtesi konsiderohej si "semundje e shenjte" ku trupi i njeriut ishte i poseduar prej nje Hyu apo Zoti: "Njerez qe nuk dine si te nxjerrin fitime per te jetuar shpikin dhe ndertojne rrefenja te çdo lloji lidhur kesaj semundje, duke e lidhur me nje zot çdo shfaqje dhe vazhdojne te perserisin nje mije here te njejtat gjera...[...] ...Te paret qe kane percaktuar kete semundje si diçka e shenjte, sipas meje, jane njerez te cilet shihen edhe sot: magjistare, sharlatane, genjeshtare, njerez qe bejne gjoja te jene maja e diturise dhe te dine me teper se te tjeret. kane qene pikerisht keta njerez,..." Hip.4 & 2, Mbi semundjen e shenjte. (Pra siç shohim Hipokrati, qe ne shek. V-IV p. Kr., pati njohurite e duhura, shume me teper se çiarlatanizmi i tipit "ekzorçist" i asaj dhe kesaj periudhe)

E. Canaj.

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”