"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#1

Post by alfeko sukaraku » Fri Dec 11, 2009 9:25 pm

Ne historin e Shqiptarve jane te njohura bemat e Kozma Etolianit.Kozma Etoliani ju bente thirrje shqiptarve te mos flisnin shqip edhe te mesonin greqishten.A nuk do te thote kjo mashtrim ne deme te shqiptarve edhe ne dobi te grekezimit te shqiptarve "me urimin e zotit"?

Cili eshte mendimi i te krishterve shqiptare-ortodoksve- per shenjtorin e tyre?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Last edited by alfeko sukaraku on Fri Dec 11, 2009 9:37 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#2

Post by alfeko sukaraku » Fri Dec 11, 2009 9:35 pm

ja c ju predikonte shqiptarve te epirit Kozma etoliani
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Artin
Member
Member
Posts: 17
Joined: Fri Dec 11, 2009 3:15 pm
Gender: Male

Re: Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#3

Post by Artin » Fri Dec 11, 2009 10:30 pm

Greqizmi ose ortodoksizmi eshte ideologjia qe ka krijuar popullin grek dhe jo e kunderta. Eshte si semundje, nuk shkulet po se hoqe me thike pjesen e semure.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#4

Post by Arbëri » Sat Dec 19, 2009 10:41 pm

Përçarja që mbolli Kisha Ortodokse midis shqiptarëve

Roli që ka luajtur Kisha Ortodokse greke dhe serbe ndaj shqiptarëve në momente historike, ka qenë tepër negativ.Klerikët ortodoksë, në mënyrë të hapur apo të fshehtë, kanë bërë thirrje për të zhdukur shqiptarët.

Për klerikët serbë, shqiptarët ishin gjarpërinj helmues që duheshin zhdukur, mbytur, ose i duhej shtypur koka. (Muhamet Shatri, LNÇ në Prizëren dhe rrethinë 1941-45, Prishtinë 1987, fq.186.)

Institucioni më i lartë shpirtëror serb, gjatë gjithë luftës së 1999-ës, u bënte thirrje të gjithë serbëve, që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Kjo duhej të bëhej në emër të Zotit serb, me arsyetimin se shqiptarët janë të pafe dhe se ai që është serb i vërtetë nuk mund të ngurojë që të ketë mëshirë në këtë drejtim.
Image
Pra me një fjalë, kisha e Zotit mëshirëplotë, të mirë dhe të drejtë, bën thirrje për vrasje makabre ndaj njerëzve. Nuk dihet se punën e kujt ka bërë kjo kishë, pasi Zoti nuk e urdhëron vrasjen, madje e dënon ashpër një gjë të tillë.
Kisha ortodokse greko-serbe i urren shqiptarët vetëm ngaqë janë të tillë dhe nuk duan të shndërrohen në grekë dhe në serbë.
Priftërinjtë ortodoksë kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serb dhe të masakrave që janë ndërmarrë ndaj shqiptarëve. Në vend që roli i kishës të ishte paqësor, ka qenë antihuman dhe kjo tregon qartë se ajo është e përzierë me politikën.
Kisha ortodokse ka pasur si qëllim ti dëbonte shqiptarët, sepse ajo ka qenë përfituesja më e madhe e tokave që lanë pas ata. Kjo kuptohet qartë, pasi kisha greke është pronarja më e madhe e tokave në Greqi edhe sot.
Kisha ortodokse i përçau shqiptarët ortodoksë dhe muslimanë, duke i quajtur ortodoksët si greko-serbë dhe muslimanët si shqiptarë. Shqiptarët ortodoksë që u vunë në shërbim të kishës, u përdorën prej saj, kundër shqiptarëve të tjerë.
Proçesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke. Këtë e kanë realizuar shumë mirë priftërinjtë e kësaj kishe. Një prift që mbahet si shenjtor, i quajtur Shën Kozma, ka qenë më aktivi në proçesin e asimilimit të shqiptarëve. Ai u predikonte epirotëve që të mësonin greqishten dhe ndër të tjera u thoshte :
"Dërgojini fëmijët tuaj të mësojnë greqisht sepse kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund ti kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua qoftë, që më premton se nuk do të flasë shqip në shtëpi, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do ti marr të gjitha mëkatet e tij me vete, që nga dita e lindjes së tij e deri mësot, do t'i porosit të gjithë të krishterët që ti flasin dhe do t'ia shlyej të gjitha mëkatet. Atij s'do ti jepet kjo mundësi edhe sikur të japë para me thasë." (Predikimi 7, drejtuar shqiptarëve të Epirit)
Kuptohet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët, apo të rinjtë e tyre ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse sipas tij ishte greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare. Ai u impononte lënien e gjuhës së tyre, shqipen, për të folur në shtëpi greqisht, me qëllim që të asimiloheshin në grekë.
Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllahe. Në një fjalim që ka mbajtur kundër gjuhës së tyre, Kozma Etoliani ka thënë para tyre gjërat më qesharake që mund të dalin nga goja e një prifti. Kështu u tha:
"Perëndia e konsideron veten të fyer kur dëgjon lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që perëndia të dëgjojë lutjet e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t'ia bëjnë ato në greqisht. Kur u flet engjëjve, Perëndia u flet greqisht, kur i shfryn Djallit, përdor gjuhën vllahe."
Në predikimit e tij ai thoshte:"Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë" (Predikimi 1)
Për shenjtorin e lartpërmendur, Kristo Frashëri shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë edhe historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha ishte një flamurtar i helenizimit." (Gazeta Korrieri nr. 292 8 Dhjetor 2004)
Kozma Etoliani ndërmori një mision në Epir me ferman të sulltan Hamidit I-rë, që kishte si qëllim helenizimin e shqiptarëve të jugut. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, e cila në atë kohë donte të krijonte Perandorinë Bizantine. E përbashkëta midis Kozmait dhe Rusisë, ishte krijimi i një perandorie ortodokse.

Historianë grekë si Sakelariu, e quajnë Kozmain "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke" ("Epirus, 4000 year of greek history and civilisation", Athens 2007)
Shën Kozmai punoi në të vërtetë për helenizimin e Shqipërisë jugore dhe ka dhënë kontributin e vet, që një pjesë e shqiptarëve ortodoksë të mësonin gjuhën greke të kishës dhe të merrnin emrinminoritet grek, ose më mirë grekofonë, pasi këta nuk janë aspak grekë, por shqiptarë që flasin greqisht.

Pra, Kisha Ortodokse greko-serbe, ka luajtur një rol të madh në orientimin e politikave nacionaliste dhe antishqiptare në Ballkan. Kisha ka qenë një nga shkaktarët e vuajtjeve të shqitparëve.
Shqiptarët nga natyra janë tolerantë për çështjet fetare. Ata as kanë vrarë dhe as nuk vrasin për shkak të fesë, popuj të tjerë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#5

Post by Aulona » Sat Dec 19, 2009 10:45 pm

Katedralja e Gjirokastrës i më në fund fitojnë çati!

Thu, 17/12/2009 - 19:10

Pas disa vitesh të procesit gjyqësor, kryetari socialist i Gjirokastrës, u detyrua të nënshkruante (dy ditë më parë) Metropolitan leje për ndërtim, Qendra Kulturore dhe Kopshti i fëmijëve në një komplot privat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në hyrje të Gjirokastrës dhe pranë rrugës Gjirokastër -- Kakavia.
Siç e dimë kryetari kryeneçësi nuk pranoi të japë leje, duke argumentuar se ajo dëshiron të kthehet në një park site rekreative.
Por zona ishte blerë me procedurat e ligjshme nga Kryepeshkopi Anastasios.
Megjithatë, madje edhe duke injoruar me ftesë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, kryetari i bashkisë nuk pranoi të lëshojë leje ndërtimi.
Z. Berisha të bëri presion tek kryetar bashkis, duke marrë parasysh të personit dhe punën e Kryepeshkopit Anastasios.
Refuzimi paarsyeshme dhe e pajustifikueshme të Kryetarit të Gjirokastrës ka denoncuar shpesh nga Demetrios Kryepeshkopi, i cili kishte shprehur zemërim në këmbëngulja e kryetarit ....
Ky zhvillim është pozitiv, pasi, përveç faktit se Dioqeza do të ketë strehim Gjirokastër, filloni një provë e kërkesave fetare dhe çështje të tjera.
Demetrios Mitropolit të Gjirokastrës thanë se edhe me një vonesë prej kaq shumë vitesh, është koha për të zbatuar një nga vizionet e Kryepeshkopit Anastasios.




Ja pra kush i lejet e ndertimeve qe duhet vertet te kundershtohen!


Këtë herë lajmi vjen nga Gjirokastra, ku do ndërtohet metropolë e re dhe kopësht fetar ortodoks në të cilin do përdoret gjuha greke. Ky plan u krijua para rreth 5-7 vjetësh por leja e ndërtimit u dha nga kryebashkiaku i Gjirokastrës më 15/12/2009, sepse Anastasios Janullatos, kryepeshkopi grek i kishës ortodokse shqiptare kishte blerë pronën me mënyra të dyshimta. Pra, sipas ligjeve bashkia nuk mund të jepte lejen e ndërtimit dhe çdo herë që Janullatos kërkonte lejen kryebashkiaku refuzonte jepjen e saj.

Këtu fillon lajmi. Z. Sali Berisha, kryeministër i shtetit Shqiptar(një fakt që ai harron shpesh), ndërhyi dhe me presion personal kundër bashkisë së Gjirokastrës, arriti marrjen e lejes së ndërtimit të metropolesë të re, dhe kopshtit grekofon fetar.

Pse ndërhyri z.Berisha në një çeshtje ligjore?

Image
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Janullato: Kozma Etoliani zbulon qellimet tuaja

#6

Post by ALBPelasgian » Sun Dec 20, 2009 11:24 pm

"Shen" Kozma budallain, Suliotet trima e perzune shqelma prej krahines se tyre. Ata nuk e canin koken per gomarlleqet qe i fliste ky ne te mire te bizantizimit!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”