….Ata kishin kryer 10 shekuj shkolle me 55 universitete te 10 shteteve te botes!.
….U shperblyen me nje shekull e gjyse hetuesi e tortura si dhe afro 13 shekuj burg nga Atdheu i tyre!
….Por, ata ishin te shperndare gjithandej per te perhapur dije, kulture e besim.
...Ata ishin edhe jashte Atdheut, ne trevat shqiptare, pa cka se padrejtesisht dhe per motive politike i ishin lene ne administrim shtetit Jugosllav. Kleriket katolike shqiptar kryenin gjithandej detyren e tyre. Famullite e tyre kishin te benin me shqiptare, katolike e muslimane, ndaj edhe ndjenja e atdhedashurise dhe diviza per “Fe -Atdhe“ ishte e pranishme kudo.
Shume prej tyre i kishte zene lufta andej por kishte mjerisht edhe te tille qe nga tmerri i diktatures ketej, iknin andej per te gjetur ndonje rregjim me te lehte e me te meshireshem...E binin nga shiu ne bresher…Ishte nje kohe e tille qe perjetesohej ne nje kenge kuptim plote e mjaft ndjellakeqe:
Enver, Koci ka pa anderr
Shqiperine nuse- Titon dhander
N’ nje shtepi te bukur, nje shtepi te gjane
Beograd e deri ne Tirane...
Per realizimin e kesaj “kenge kobndjellese…” qe percaktonte aspiraten me te shemtuar, detyrat kryheshin per te realizuar sa me mire e me shpejt kete te cmenduri. Te gjitha mjetet ishin vene ne dispozicion per kete qellim. Per te arritur kete, dhe vetem kete, qellimi justifikonte cdo mjet.
E, ne ate sistem te shemtuar diktature per cfare mjetesh mund te behej fjale? Sigurisht vetem per burgosje, tortura monstruose, pushkatime e vrasje rrugash e shtigjesh, duke arritur ne kulmet e tradhetise. Ishin dhene prova me kohe se e njihnin mire kete “zanat“ vrastar qe me At Shtjefen Gjecovin e At Lorenc Mazrrekun me shoke..
Tashti ata kishin ardhur te stervitnin e te mesonin edhe “sivellezerit” e tyre shqiptar ketej kufirit. Mjafton kjo deshmi e thjeshte
“Ndërsa rrinim në qeli, kujton ish e burgosura Terezina Zorba , erdhën disa ushtarakë me veshje karakteristike të veçanta, u futën në birucen e fratelit trim Gjon Pantalia nga Kosova dhe e pyeten: - Kako si ti Pope? E ai ju përgjigj në gjuhën e tyre qe e dinte dhe diçka folën mes tyre. Ata u larguan duke folur me njeri tjetrin dhe kur e pyeta fratelin per dialogun e zhvilluar më tha:
-Cilët jeni ju? kishte pyetur ai, njerin prej tyre dhe ai i ishte përgjigur:
-Do ta marrësh vesh në darkë…Ishin ata që kishin ardhur per të stërvitur shqiptarët për të tilla tortura…dhe arkivoli i mbyllur me vetem disa vrima të vogla per marrje fryme do ta priste me vone edhe ate me jave të tana.”
Pra, kur ketej kufirit, kishin ardhur specialistet e torturave e te pushkatimeve te japin “ndihmesen“ e tyre, mund te merret lehte me mend se cfare ndodhte andej kufijeve, ne trevat shqiptare te Jugosllavise, nen pushtetin e eger te komunizmit jugosllav.
Ja nje tjeter deshmi e koheve te fundit, dhene nga Ipeshkvi i Cetines, Mons. Petar Perkolic, vdekur kohet e fundit: “Rastesisht keto dite me ka rene ne dore nje leter e Motrave franceskane qe punonin ne shenjetoren e Cetines. Kjo leter i drejtohej arqipeshkvit te Tivarit, Mons. Dobrecic dhe ka daten 2 mars 1949. Ne ate leter ata e informojne se, pervec famullitarit te Cetines, ndodhen ne burg edhe dy meshtar shqiptar. Njeri quhet P. Bernard Serreqi. Ne ate leter citoj se eshte shkruar sllavisht: “....jane te burgosur edhe dy meshtar shqiptar qe ndodhen ne burgun e Cetines. Ai gjendet ne burgun inferior (ne Cetine asokohe kishte dy burgje, ai me i rrepti ne te cilin ishte dikur edhe D. Nikoll Tusha e qe quhej “Bogdanoj kraj“ si dhe nje tjeter qe e kam degjuar por nuk e di ku ka qene). Pra, P. Bernard Serreqi na eshte lutur qe te nderhyjme per te, qe ju te interesoheni per te, mbasi kapiteni i UDB, Gregovic, i ka premtuar, se neqoftese Ju ose permes dikujt tjeter, do te interesoheshit per te, ose do te beni dicka per te, do ta lironin. Quhet P. Bernard Serreqi, emri i pagezimit Mark Serreqi, nga Shkodra, franceskan. Kemi mundur te flasim disa here me te, por nuk e kuptojme, sepse ai nuk di sllavisht. Kemi dhimbje per te dhe e kemi vizituar disa heresh.”
Keshtu shkruajne Motrat. Kush mund te ishte ai meshtari tjeter…ndoshta D. Zef Shllaku qe ka ikur ate kohe nga Shqiperia (Shiroka) dhe qe gjithashtu ka qene per disa kohe ne Cetine. Ku ka perfunduar dhe si e ka pase fatin P. Bernard Serreqi, nuk e di. Ndoshta , duke kerkuar neper arkiva mund te gjendet dicka, por nuk i kam tashme forcat e mundesite te kerkoj ne kete drejtim” .
Sigurisht, duke kerkuar ne e kemi gjetur edhe sa kane vuajtur, sa jane torturuar e masakruar shume prej klerikeve katolike shqiptar te asaj periudhe, por ne e pame te aresyshme te ndalemi kete radhe vetem ne tre rastet me flagrante te pushkatimit te tyre.
Jane pushkatuar sigurisht “per motive politike“, pra, sigurisht, vetem sepse e deshen atdheun e tyre, Shqiperine dhe idealin e tyre besimin te cilit i sherbenin me devocion.
Le te ndalemi ne vetem keta tre raste:

4 shkurt 1945, Vritet ne Traboin, P.Leonard Tagaj, 35 vjeç
Ka lindur në fshatin shqiptar Ljarje te Tivarit të Malit të Zi- dioqezi Tivarit - më 16 nëntor 1910. Ndjek shkollën famullitare në vendlindje e më pas vjen në Shqipëri ne Seminarin Françeskan, në Troshan të Shkodres. Vesh rroben per meshtari me 15 nentor 1928 dhe me 17 nentor 1929 kryen urdherat e para, me 21 janar 1933 ato te mbramet. Në prag të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, Leonard Tagaj dërgohet për të kryer studimet teologjike në kolegjin Shën Antonit në Romë e prej aty në Innsbruck (Austri). Me mbarimin e studimeve teologjike e filozofike në Austri, shugurohet meshtar më 19 korrik 1936 dhe këthen në Atdhe e sherben fillimisht famullitar në Traboin (Jugosllavi) e më pas në vise të ndryshme të Kosovës, Malit të Zi, dhe në Malësinë e Madhe. Gjithkund me te jetonte e jema dhe e mbesa Marija, e cila ishte me te kur partizanet u futen dhe qelluan mbi te. Meshtar i dashtun prej popullit të krahinave ku sherbeu, por edhe atdhetar i flaktë i Shqipërisë së cilës i dedikoi shumë vepra atdhetare. Për këte ra në sy të komunistëve serbë të cilët e morën një natë prej qelet dhe e vranë barbarisht me 4 shkurt1945 në Traboin, duke shtuar një martir më shumë fesë katolike.
Ne trevat shqiptare te andej kufirit ai mbahet si nje martir i fese se krishtere. Po punohet drejte pergatitjes se nje libri, i cili pritet te dale se shpejti, me te gjitha hollesite, opinionet, kujtimet lidhur me jeten, vepren dhe vdekjen e ketij martiri nga av. Kole Camaj. Gjate takimit tone me P. Pashko Gojcaj, famullitari aktual i Kishes se Shna Ndout ne Tuz dhe avokatit ne fjale, morem premtimin qe se shpejti do te kemi edhe te tjera detaje lidhur me jeten, vepren e sidomos vdekjen e tij ne Traboin (Hot).
Mons. Petar Perkoliq kujton:
P. Leonard Tagaj (alias: Tagiq), emri i pagezimit Zef, ka lindur ne Ljarje. E kam takuar vetem njehere ne jete, perpara nisjes sime per ne Rome, 1937. Mendoj qe te kete studjuar ne Rome. Ishte nje tip gaztor dhe imitues i mire. Ishte famullitar ne Hot - Traboin. Jetonte me te nena e tij dhe mbesa Marija, e cila, mendoj, qe eshte ende gjalle, e martuar ne Ljarje. Kjo ka qene prane tij kur partizanet e kane marre dhe e kane pushkatuar ne vitin 1945. Franceskanet e Tuzit kete vit, sic kam degjuar, pergatiten per cvendosjen e eshtrave, me rastin e 60 vjetorit te pushkatimit, nga sakristia, ku ishte varrosur fillimisht ne kapelen speciale.
Prej Traboinit le te shkojme ne Peje:

25 nentor 1946 pushkatohet ne Peje P. Bernard Llupi
Rrjedh nga një familje e vjetër fisnike (markezat). Ka lindur me 7 shkurt 1886 ne nje familje shkodrane. Nana e tij, shumë fetare, ndikoi te Matia (që ishte ma i vogli) te ndjekë rrugën e meshtarisë. Shkollën fillore e kreu pranë shkollës Françeskane në Shkodër, ndërsa të lartat në Grac e Innsbruck të Austrisë. U dallua për rezultate të mira në mësime, gjë që shprehet me dekorimin e tij me medalje nderi në përfundim të studimeve.
Meshën e parë e tha në Romë. Pastaj filloi detyrën si famulltar, fillimisht në Nikaj-Merturë, më vonë në Hot, Bizë dhe nji pjesë të madhe të kohës në Vlorë. Në vitet 1914–1916 ka marrë pjesë në luftërat kundër malazezëve, sidomos në Qafën e Kolçit. Për këto ngjarje, At Bernardini kishte shkruar edhe një dorëshkrim, që ekzistonte sipas At Z. Pllumit, deri më 1958.
Eshte famullitar ne Iballe-Puke prej dhjetor 1931 deri ne shkurt 1932. Sherben si famullitar ne Palc, Rapshe, Vlore ( 1935-1937), Peje dhe si Ekonom i kuvendit, drejtor i Urdherit te trete, ne Troshan dhe ne Shkoder. Perveç sherbimeve fetare që kryente, ai dallohej edhe për ndihmat që u jepte besimtarve të vobeket. Pushtimi italian e gjeti At Bernardin Llupin meshtar në Vlorë, ku kishte shumë vite që i shërbente kishës katolike të atij qyteti.
Ashtu si shumë kuadro nënpunësish që shkuan më 1941 në Kosovë-Metohi, ashtu edhe kleri shkoi për të shërbyer në këto vise. Dhe një nga këta ishte dhe At Llupi. Në Pejë At Bernardini shërben nga viti 1941–1946, kur e arreston UDB–ja si nje nga organizatoret e “Katoliceskaja Banda” (Banda Katolike). Torturohet barbarisht dhe pushkatohet po në këtë vit, në këtë qytet shqiptar të Kosovës. Si klerik, duhet permendë puna e tij për t'i dhanë mbështetje grave të cilat kerkonin të drejtat e liritë njerzore, por që ndiqeshin nga serbo-komunistët. Mban qendrim burreror si ne hetuesi dhe ne gjyqin qe zhvillohet, ku prokuror eshte Ali Shukriu. Fliste disa gjuhe. Nder to: anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht.
Linte jeten per Shqiperine duke thene fjalet lapidar para pushkatimit: “Vdekje si kjo, vdekje per shqiptarizem, kupe e arte.. Rrofte Shqiperia..”
Ja pra, dënimet drakonike dhe metodat torturuese ndaj të burgosurve politikë, klerikëve e katolikëve do të bëheshin edhe atje ku fillonte rregjia e gjithë këtij tmerri shqiptar, pra në Jugosllavinë nënë:
Le te ndalemi disi me ne vecanti tek ky rast per te pare sa te ngjashme jane ngjarjet qe zhvillohen, arrestimet e torturat , denimet e pushkatimet ne dy vendet fqinje por qe kane te njejtin sistem politik.
Dr. Sabile Keçmezi-Basha, ne “ Rilindja”, 24 qershor 1999 shkruan:
“Pas zbulimeve të shumta që u bënë ndaj anëtarëve të organizatava ilegale në Kosovë e në viset tjera të banuara me shqiptarët në Jugosllavi, pasonin proçeset e gjata gjyqësore dhe dënimet fort të mëdha që u shqiptonin anëtarëve të tyre. Ndërsa për dhunën e torturat që u përdorën ndaj tyre në lokalet e hetuesisë, do të jetë një histori e veçantë. Viti 1946 në Kosovë fillon më një valë të paparë ndjekjesh e arrestimesh. Hijet e zeza të UDB-ës e të OZN-ës, shpërndahen dhe trokasin shtëpi në shtëpi, zënë pritat. Fillojnë raprezaljet që do të mbetën kujtimi më i hidhur në histori. Kosova jetonte natën e shën Bartolomeut pas së cilës do të lindin shumë proçese gjyqësore historike, dëshmi e dhëmbëshme e kohës nën robërinë Jugosllave. Jemi në qershorin e vitit 1946, memzi që kishte ecur një vit i “Çlirimit“ nga fashizmi. Në Prizrenin legjendar përgatitej kontigjenti prej 27 vetave pët të dalë në bankën e të akuzuarve dhe në emër të popullit, në të ashtuquajturin “gjyqin e popullit“, të marrin dënimin. E duhet theksuar se pas këtij kontigjenti, që kryesisht përbehej prej nxënësve e intelektualëve, më vonë do të pasohet edhe nga dhjetëra e qindra të tjerë, po ashtu shqiptarë te shkolluar e liridashës, që grupe grupe do t’ i nënshtrohen “vëllazërim-bashkimit“ jugosllav.
Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim eshtë “proçesi i At Bernard Llupit”, siq u quajt ndryshej proçesi i At Bernard Llupit, Kol Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpuntorët e ngushtë të prof. Ymer Berishës. Marije Shllaku ishte bashkëpuntore e profesorit, me te doli në mal dhe kur u formua organizata patriotike ilegale “Besa kombëtare“ në Kuvendin e Dobërdolit ajo mbajti proçes-vërbalin. Para Trupit të lartpërmendur gjykues u dënuen 27 veta e morën dënimet:
-Marie Shllaku, 24 vjeçe, studente, Shkodër, me vdekje pushkatim*).
-Bernard Llupi, frat, 60 vjeç, Shkodër, me vdekje pushkatim (pushkatohet me 25 nentor 1946).
-Kolë Parubi, profesor, 41 vjeç, Shkodër, me vdekje pushkatim.
-Gjergj Martini, mësues, 29 vjeç, Shkodër, me vdekje pushkatim.
…etj. me 12 vjet e poshtë…
Le te kalojme ne Tuz-Mali i Zi:

14 nentor 1946, pushkatohet ne Tuz, Imz. Nikoll Tusha,50 vjeç.
Ka lindur buze liqenit te Shkodres në Shirokë në vitin 1895. Mbasi kryen shkollën fillore në vendlindje, shkon në Sarzana, Itali, ku kryen gjimnazin dhe filozofinë, dhe me vonë në Gjenova teologjinë. Shugurohet meshtar në vitin 1919.
Ne shenje nderimi ndaj figures se “Zojes se Keshillit te Mire“, e cila qe nga viti 1896 njihet si Pajtorja e mprojtesja e gjithe shqipetareve, meshën e parë e thote në Gjenacane tek shenjtorja e Zojës. Vjen në Shqiperi dhe emrohet Famullitar ne Dush (Pukë) dhe me pas në Qelëz. Këtu, së bashku me Dom Gjon Gazullin, organizojne Opozitën popullore per rrethin e Pukës. I ndjekur kemba-kembës nga xhendarmaria e Zogut lë vendin e tij dhe strehohet në Mal te Zi , ne argjipeshkvinë e Tivarit, tek arqipeshkvi Nikolla Dobreciq (Nikoll Dobreci, 1912- 1955), i cili ne vitin 1927 e emeron famullitar ne Kellezen, ku qendron deri ne vitin 1933.(nderkaq dom Gjon Gazulli, miku e bashkepuntori i tij kapet nga xhandarmeria e Zogut dhe varet ne pazarin e Shkodres.) Sherben si famullitar në Kllezën, Shën Gjergj, Selcë dhe së fundi, në Ulqin. Gjate qendrimit te tij ne Kellezen, per shkak te mungeses se prifterinjeve ne vitet 1931-1934, administron edhe famulline e Shen Gjergjit, buze Lumit Buna. Per kontributin e dhene si meshtar i zellshem, ne vitin 1933, Selia e Shenjte e nderon me titullin “Imzot“ (lat. “Monsinjor”) qe do te thote, kapelan i Papes. Ne kohen kur rreth e perqark behej gati te ndizej zjarri i luftes se dyte boterore, Imz. Nikoll Tusha sherben ne Salc. Ne vitet 1940-1945, kur tashme lufta kishte shperthyer gjithandej, Ai sherben ne Kishen e Ulqinit.
Me daljen ne skenen politike te Partise komuniste, e cila si ideologji kishte ateizmin, copetimin apo shuarjen e popujve te vegjel dhe internacionalizmin proletar, ne vitin 1940, ne krye të më se pese mije malësorëve të krahinave të Ulqinit, se bashku me Cafo Beg Ulqinin, merr pjese ne luftime dhe se bashku me Popin vetshpallin autonomine e Ulqinit dhe të Tivarit nga Jugosllavia, duke ngritur flamurin shqiptar mbi kompanjelin e Kishës së Ulqinit.
Në atë periudhë eshtë pastor i asaj pjese katolike shqiptare te mbetur pertej Adriatikut, dhënë Malit të Zi nga Traktati i Paqës. Me vone, me 24 nentor 1944, te gjithe aktivistet u shperndane dhe pas qindra kërcënimesh per vdekje nga komunistët malazeze, detyrohet te ike nga Ulqini dhe te strehohet tek kushuriri i tij D. Pjeter Tusha në Juban e me pas ne qelen e Gajtanit, afer Shkodres. Tradhetisht arrestohet nga sigurimi shqiptar dhe i dorëzohet komunisteve serbë, të cilët e nxjerrin në “gjyqin e popullit” ne Ulqin, së bashku me Kryemyftine dhe Popin e vendit, me Vaso Filipin nga Pistulli, Ali Beqirin nga Krytha, Leke Macin e Koles nga Shestani etj. Pas qendrimit ne burgun Bogdanovekraj, me 4 nentor 1946, ne Bijelashka papretima (Fier Bardh), behet ekzekutimi i tij se bashku me te lartpermendurit duke dhene nje tjeter fakt qe flet qarte per bashkepunimin ne krimin e shemtuar te diktatures dhe provat qe jepeshin si shenje njemendesie e besnikerie ndaj mesusit e padronit Josif Broz Tito ku merreshin keshillat e udhezimet.
Kjo do te vazhdonte gjate, mjerisht edhe pas prishjes se mardhenjeve mes dy Sigurimeve te shemtuara. Eshtrat e tij, megjithe kerkimet e familjareve, nuk gjenden.
Mons. Pjeter Perkoliq- kujton:
“Mons. Nikollë Tusha ose Nogaj, ka emigruar (ikur) nga Shqiperia rreth vitit 1927. Ate vit, arqipeshkvi Dobreqiq e emron famullitar ne Kellezen. Me vone do te jete famullitar ne Salc e se fundi ne Ulqin. Nuk di shkakun e emigrimit, por ne vitin 1927 ate dhe te gjithe famullitaret e huej qe ishin ne famullite kufitare me Shqiperine, autoritetet krahinore te Tivarit donin t’i perjashtonin si armiq (spiune) te Mbreterise. Behej fjale per misionaret franceskane italiane dhe ata shqiptare. Arqipeshkvi Dobreqiq nderhyri qe kjo mos te ndodh mbasi nuk kishte se me ke t’i zevendesonte. I merr ata nen mprojtje dhe ata mbeten ne vendet e tyre. Me kalimin e kohes, franceskanet italiane u terhoqen ne vendet e tyre; me te fundit rreth vitit 1940, para fillimit te Luftes se dyte boterore. Dom Nikoll Tusha qendron aty. Nuk e di se ne cfare titulli e ka marre monsinjoratin por arqipeshkvi Dobreqiq e kishte si zakon qe te emeronte monsinjore te gjithe ata qe kishin dhene 10 vjet sherbim ne arkidioqeze.
…Dom Nikolli u denua me pushkatim dhe eshte pushkatuar me 14 nentor 1946. Eshte varrosur ne nje grope te perbashket, sic e kam degjuar, me 17 a 18 te denuar tjere ne vendin Bjeloska papratine ne rreze te malit Lovcen. Identifikimi nuk ishte i mundur. Sa per nji varrim special ( si atehere ashtu edhe me pas ), ajo as qe lejohej. Si prove eshte fakti qe, djali me i vogel i burrit te kushurires sime nga nena (i pushkatuar edhe ai me Shestanet mbas dy ditesh dhe varrosur ne nje grope te perbashket) kerkonte me vite te tera ne drejtime te ndyshme qeveritare qe te mund te trasportonte eshtrat e babait dhe t’i varroste ne varrezat e origjines, ne Shestan por nuk mirrte asnje pergjigje. Vetem para tre vjetesh nga kerkesa, pra mbas 56 vjetesh, ne saje te presidentit Gjukanoviq (i jati apo gjyshi i te cilit kishte qene gjykates ne gjyqin qe i denoi), u be e mundur te cvendosen eshtrat e te jatit dhe te shokeve te tij shestanas dhe t’i varroste ne varr te perbashket, mbasi nuk ishte e mundur te behej identifikimi i tyre nje per nje. Keta tonet jane denuar se “kane dashur te shkepusin nje pjese te territorit kombetar t’ja kalonin Shqiperise dhe mendoj se po per kete aresye eshte denuar edhe Dom Nikoll Tusha i cili ka ngritur flamurin shqiptar mbi kompanjelin e kishes famullitare te Ulqinit. Ai mund te konsiderohet patriot, por si martir ( i pushkatuar in “ odium fidei “), duhet provuar. Qendrimi i tij i krishtere ne fund te jetes, sic tregon famullitari i Cetines se asaj kohe, (denuar edhe ai me vone dhe kaluar disa vite ne burg), mund te merret ne konsiderate si virtyt. Bashkangjis edhe disa dokumenta fotokopie qe i perkasin don Tushes nga arkivi arqipeshkvnor i Tivarit.
Le ti referohemi per nje moment arkivit:
.....