"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Papa Kristo Negovani(1875-1905)

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#1

Post by Arbëri » Sun Jun 06, 2010 6:56 pm

Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi patriot dhe klerik shqiptar

Image

„Ai popull qe nuk e gezon lirine, ai nuk e gezon as jeten!“…

Klerik dhe krijues i denje, atdhetar i admiruar, perparimtar i kohes, Papa Kristo Negovani i cili me veprimtarine e vet patriotike la gjurmet e veta prej krijuesi dhe intelektuali te mirefillte. Nderkaq ne stadin kulturor e letrar, Negovani me tere qenien e vet kontribuoi per ngritjen dhe perhapjen e shkrimit shqip ne tere hapesirat shqiptare. Ai la pas veti pasurine me te çmuar te jetes se tij, krijimet letrare te permbledhur ne kater vepra, dhe pa dyshim qendrimin e tij prej nje atdhetari te devotshem.

Papa Kristo u lind ne fshatin Negovan me 1875, familja e tij, qysh ate kohe ishte e mekembur dhe e ngritur, prandaj kishte mundesite qe te shkollonte e ngritet bijte e saj ne menyre qe neser ata te ishin te armatosur me dituri per t’i dale atdheut zot. Kristo, qysh si femije tregoi aftesite dhe shkathtesite e tij per te zene dituri dhe kulture, ishte nxenes i zellshem dhe shume i zgjuar. Kjo edhe e ndihmoi Kriston qe me lehtesi te mbaroi shkollimin perkates, ku me vone filloi pune ne sherbim te kishes. Papa Kristo nuk u kufizua vetem me sherbesat e Kishes, ai shpertheu me larg nga te tjeret, duke e kuptuar me se çarte se vetem çlirimi i plote i atdheut do t’i shpaguaj te gjitha, madje edhe sherbimet fetare do te kane lirine e tyre me te plote e cila do te kontribuojne ne sherbim te edukimit te popullates. Ai zoteronte disa gjuhe te huaja si: Greqishten e re dhe te vjeter, Latinishten, Italishten si dhe Frengjishten. Papa Kristo mu ne saje te ketyre aftesive qe kishte mbi gjuhet e huaja, shfrytezoi mundesite qe te njihet me literaturen me perparimtare te kohes, duke forcuar edhe me shume percaktimin e tij: liria mbi te gjitha, me idene se “ Ai popull qe nuk e gezon lirine, ai nuk e gezon as jeten!”...

Papa Kristo, me tere qenien e tij iu perkushtua çeshtjes kombetare duke i kundershtuar e luftuar hapur synimet shkombetarizuese te Kishes dhe çarqeve shoviniste Greke. Jo pak here Kisha Greke, mbi baza te shovinizmit, kishte anatemuar dhe luftuar me çdo kusht gjuhen dhe shkronjat shqipe, duke e quajtur ate si “gjuhe djalli dhe te mallkuar!”... Tempulli i “shenjte grek”, nuk u ndal vetem me kaq, duke u treguar i gatshem qe te asgjesoi edhe fizikisht te gjithe ata qe do te perhapnin gjuhen shqipe! Mbi baza te kesaj urrejtje patologjike kunder shqiptareve dhe gjuhes sone, Kisha Greke vrau ne menyren me te ulet dhe me mizore: Dhaskal Todhrin, Petro Nino Luarasin, Papa Kristo Negovanin e te tjere. Fatkeqesisht, qendrimi i shtetit Grek, karshi shqiptareve edhe sot ushqen dhe ysht pasione te te njejtit nivel, kryesisht mbi baza urrejtjeje! Negovani, duke e verejtur per dite e me shume disponimin antishqiptar te klerikeve dhe te çarqeve shoviniste greke, u thellua edhe me shume ne sherbim te çeshtjes kombetare. Ai propagandoi pa pushim idene e bashkimit te te gjitha forcave patriotike te kohes ne lufte kunder lakmive te shteteve fqinje.

Veprat qe Negovani i la te shkruara, jane kryesisht te shkruara ne vargje lirike, krijime didaskalike per femije etj. Veprat e tij jane: “Vjersha shkresetorje”, qe u botua me 1899, “Prishja e Hormoves” botuar me 1904, “I drunjti kryq” botuar me 1905 dhe “I vogli Donat Argjendi”, qe u botua pas vdekjes se tij me 1908. Veç kesaj, Negovani pershtati edhe disa fabula te La Fontenit me qellim te pasurimit te letrave tona shqipe etj.

Papa Kristo Negovani, para se gjithash si preokupim i tij ishte dhe mbeti qellimi i ngritjes dhe perhapjes se shkolles shqipe, forcimin e bazes se saj e cila do te permbushte nevojat e nje gjuhe standarde per kohen kur ai jetoi. Ne fakt, roli i tij ne levrimin e gjuhes shqipe, ne qasjen e tij te guximshme, pa varesisht pasojave, ne idete e tija per bashkimin e forcave reale per te mbijetuar gjuha, tradita dhe kultura jone, flasin shume, flasin per nje koke intelektuale te kohes, per nje koke te guximshme me permasa te shndritshme patriotike, qe ishte i gatshem te paguaj koston e lirise se fjales, gjuhes, kultures dhe lirise sone kombetare edhe me çmimin e jetes, dhe kete e pagoi i madhi Negovani! Ai nuk u luhat, dhe nuk ndali per as nje çast veprimtarin e vet kombetare, ai nuk u nenshtrua as para kercenimeve te hapura dhe shantazheve te vazhdueshme qe i beheshin nga kleriket e kishes greke te cilet provuan qe Negovanin ta frikojne me qellim qe ai te heq dore nga veprimtaria kombetare, provuan qe ta blejne me flori, as kjo nuk e ktheu mbrapsht, nga rruga e tij Negovanin e madh, dhe krejt ne fund vendosen ta likuidojne ne menyren me barbare e te çmendur nga verberia shoviniste! Andaret shoven Grek, vrane Papa Kristo Negovanin, duke e masakruar barbarisht me hanxhare e bajoneta Kriston e madh, duke ia prere jeten ne mes, pra atehere kur ai kishte vetem 30 pranvera, pikerisht me 12 shkurt 1905!


Por, pranverat e diturise dhe te gjuhes sone te bukur, perhapjen e te cilave e beri Negovani u misheruan me shperthimin e tyre ne njemije ngjyra qe nuk do te vdesin kurre, ato do te jetojne gjate se bashku me kujtimin e martireve tane, perhapes te flakes se diturise, te kultures dhe te perparimit kombetare e njerezor, ne mesin e te cileve ne qiellin shqiptare fluturon hapesirave te perjetesise edhe emri i madh i Papa Kristo Negovanit- perhapes dhe mbrojtes i diturise dhe i gjuhes sone shqiptare!

Burimi i të dhënave

* Robert Elsie : Histori e Letërsisë Shqiptare. Botim i dytë. Përktheu nga anglishtja : Abdyrrahim Myftia. Pejë : Dukagjini 2001, Fq. 211 - 212.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#2

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 06, 2010 7:00 pm

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#3

Post by Arbëri » Sun Jun 06, 2010 7:08 pm

Bravo derman .
Me sa di une ky ishte i pari që futi gjuhen shqipe në kisha ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#4

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 06, 2010 7:11 pm

Arbëri wrote:Bravo derman .
Me sa di une ky ishte i pari që futi gjuhen shqipe në kisha ?
Po Negovani ka qen i pari qe futi gjuhen shqipe ne kisha---meshat i mbante ne shqip.

Mendohet se ai qe hoqi qafe derguesin e vrasesve te Papa Kristo Negovanit,dhespot Foti Kalpidhis.....ishte Bajram Shefit Ligu-Prongjia.Po ai qe qelloi Bimbashin turk ne Gjirokaster, bashke me Hito Lekdushin.
Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#5

Post by alfeko sukaraku » Sun Jun 06, 2010 7:13 pm

at gjergj fishta edhe papa kristo negovani jane shenjtoret e vertet te krishterimit te shqiptarve...at zef pellumbi eci ne rrugen e tyre deri sa e detyroj presidentin e republikes te zgjuhej nga gjumi..edhe perse me shume vones.

eshte fatkeqsi qe anastas janullato eshte kryepeshkopi i ortodoksis shqiptare, ai spiun i flliqur ka ndikuar shume ne percarjen e shqiptarve edhe ne greqizimin e shkollave e kishave shqipe.

eshte per tu mbeshtyjtur ne fytyre i gjithe parlamenti shqiptare edhe te gjithe politikanet shqiptar qe risollen fene ne shqiperi pa as me te voglin kushte kombetare.

Turpe per c do ortodoks shqiptar qe krenohet me fene e vete edhe i falet nje shenjtori si Kozma Etoliani.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#6

Post by alfeko sukaraku » Sun Jun 06, 2010 7:17 pm

Mallakastrioti wrote:
Arbëri wrote:Bravo derman .
Me sa di une ky ishte i pari që futi gjuhen shqipe në kisha ?
Po Negovani ka qen i pari qe futi gjuhen shqipe ne kisha---meshat i mbante ne shqip.

Mendohet se ai qe hoqi qafe derguesin e vrasesve te Papa Kristo Negovanit,dhespot Foti Kalpidhis.....ishte Bajram Shefit Ligu-Prongjia.Po ai qe qelloi Bimbashin turk ne Gjirokaster, bashke me Hito Lekdushin.
kujdes se po bene propogand antishkencore shqiptare -haha-

shkenca jone serbogreke keta i quan nacionalista romantik edhe periudhen e quan si periudha e nacionalizmit romantik..edhe po ta mbajti dile e kundershtoj genc pollot e artan putot me mark markun e ismai kadaret.....gamo ton ikogjeniako vivliario tus gomo
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#7

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 06, 2010 7:24 pm

alfeko sukaraku wrote:
Mallakastrioti wrote:
Arbëri wrote:Bravo derman .
Me sa di une ky ishte i pari që futi gjuhen shqipe në kisha ?
Po Negovani ka qen i pari qe futi gjuhen shqipe ne kisha---meshat i mbante ne shqip.

Mendohet se ai qe hoqi qafe derguesin e vrasesve te Papa Kristo Negovanit,dhespot Foti Kalpidhis.....ishte Bajram Shefit Ligu-Prongjia.Po ai qe qelloi Bimbashin turk ne Gjirokaster, bashke me Hito Lekdushin.
kujdes se po bene propogand antishkencore shqiptare -haha-

shkenca jone serbogreke keta i quan nacionalista romantik edhe periudhen e quan si periudha e nacionalizmit romantik..edhe po ta mbajti dile e kundershtoj genc pollot e artan putot me mark markun e ismai kadaret.....gamo ton ikogjeniako vivliario tus gomo

Mo na i prish temen derman...pash Zotin ne beson ne Bibel,Kuran a Hekuran e Xhemal e ku di une te gjithe me radhe.
Qellimi yne eshte te ndjekim rrugen e tyre e punen qe bene ta nxene jo vetem ne,por edhe te tjeret dhe brezat e ardhshem...
Sa per kodoshet qe kerkojne te hedhin balte mbi ta...ashtu si u ngjiten do rrezohen,por do jete me oshetime rrezimi i tyre,kur njerezit te kene hapur syte dhe drita e dijes ti shoqeroje ne cdo hap.
Leri menjane te pakten ne disa tema krimbat e verdhe,siç i quante Noli.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#8

Post by Arbëri » Sun Jun 06, 2010 7:25 pm

Për fat të keq që ka pak sikurse ky nga feja Orthodoxe , po e them haptas pa dashur te sulmoj njërën apo tjetrën fe por . sa isha aktiv te ''forumi anti shqipatar '' me bëri të mar bindje tjetër , sikur këta punonin vetëm kundër kombit ..
Por mirë që më larguan se me lëshuan nervat , dhe pasi jam larg atij forumi e shofi më mirë qe nuk është ashtu realiteti , përkundrazi ka atdhetar sikurse ne të gjitha përkatësit tjera fetare . Dëshiroj te marin rrugën e Papa Kristo Negovani e ti shmangen Janatullës .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#9

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 06, 2010 7:32 pm

Arbëri wrote:Për fat të keq që ka pak sikurse ky nga feja Orthodoxe , po e them haptas pa dashur te sulmoj njërën apo tjetrën fe por . sa isha aktiv te ''forumi anti shqipatar '' me bëri të mar bindje tjetër , sikur këta punonin vetëm kundër kombit ..
Por mirë që më larguan se me lëshuan nervat , dhe pasi jam larg atij forumi e shofi më mirë qe nuk është ashtu realiteti , përkundrazi ka atdhetar sikurse ne të gjitha përkatësit tjera fetare . Dëshiroj te marin rrugën e Papa Kristo Negovani e ti shmangen Janatullës .
Nipit te regenatit Permetar---pseudo Albo. permetarit qe drejton forumin antishqiptar,mjafton tregoji kete foto te nje atdhetari tjeter prift Permetar qe mori pushken ne dore e ju bashkua atdhetareve Permetar kunder andarteve greke:

At Stath Melani nga Permeti!
Image

Diku aty(ne videon me poshte) permendet edhe emri i stergjyshit te Albo pallekarit se per ke punoi dhe kunder kujt:

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#10

Post by Arbëri » Sun Jun 06, 2010 7:47 pm

Edhe une mendoj ashtu derman , se ai kishte perkrahje vetëm nga 3-4 aty e jo më shumë ...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#11

Post by Arbëri » Sun Nov 07, 2010 11:52 pm

The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present
By Edwin E. Jacques

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#12

Post by Arbëri » Tue Sep 20, 2011 12:44 am

Negovani, një histori e harruar

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Papa Kristo Negovani(1875-1905)

#13

Post by Mallakastrioti » Sun Nov 04, 2012 9:47 pm

Prifti që luftoi greqizimin e Shqipërisë.

Image

Prof. Dr. Kiço Negovani

Në kuadrin e 100–vjetorit të Pavarësisë sonë Kombëtare, mbarë populli shqiptar kudo që është, për asnjë çast nuk do të harrojë që në themelet e kësaj Pavarësie qëndron kontributi i përpjekjeve dhe punës titanike të rilindësve të botës shqiptare.

Puna e madhe dhe vetëmohuese e tyre ishte për të zhvilluar e mbajtur gjithmonë të gjallë gjuhën tonë kombëtare dhe idenë e atdhedashurisë, që është kryer me sukses në sajë të një ndërgjegjeje të lartë patriotike dhe të punës së madhe, pa marrë parasysh edhe sakrificën e jetës së tyre.

Në vigjilje të Pavarësisë, historikisht dihet se në prag të fillimshekullit që kemi lënë pas, gadishulli i Ballkanit po përjetonte momentet nga më të ndërlikuarat dhe populli shqiptar e njohu shumë më mirë fytyrën ë shëmtuar antinjerëzore të shovinizmit ballkanas.

Mbretërit dhe kralët, ministrat dhe gjeneralët e shteteve të gadishullit, që në këtë kohë e kishin fituar pavarësinë nga okupimi i Perandorisë Osmane përpara Shqipërisë, ëndërronin për një Greqi të madhe, Serbi të madhe, Bullgari të madhe, duke synuar për të aneksuar pjesën Jugore dhe Veriore të Shqipërisë. Kjo ishte periudha kur gjithçka digjej dhe përvëlohej, periudhë kur vriteshin e masakroheshin burra e gra, fëmijë e pleq nëpër trevat tona nga këta shovinistë të tërbuar fqinjë, të cilët përpos aneksimeve territoriale synonin që të asimilonin mbarë kombin shqiptar, duke i mohuar edhe shkollat e gjuhën tonë amtare.

T’i biem shqiptarizmit kokës kudo që të shfaqet, në kishë, xhami e në shkollë, në familje e në pazar, kudo, kudo në qytet e në fshat, sepse ai i ka rrënjët ndër shekuj në thellësi të tokës shqiptare, në gjakun e vet, në zemrën e vet; ishte propaganda shfrenuese e fondamentalistëve të megaloidhesë të asaj kohe.

Në këtë periudhë, të dilje përpara shovinizmit grek me kaq bindje dhe vetëmohim, si Ata Kristo Negovani, ishte njësoj si të hidheshe në grykën e mitralozit të armikut. Prandaj, rilindësit tanë dhe shtypi i asaj periudhe që botohej nga patriotët shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë në Sofje e Bukuresht, e çmuan aq shumë gjestin e mësuesit e të priftit Negovani, si dëshmor e martir për shkollën e gjuhën shqipe që mbeti deri në ditët e sotme si një nga pishtarët e pavdekshëm të botës shqiptare.

Image Image Image

Kristoja lindi në Negovan më 1873. Mbas mbarimit të shkollës fillore greke të fshatit, i ati Harallambi e regjistroi në Liceun e Athinës, pasi në atë kohë merrej me karvanët e tregtisë Athinë – Selanik – Follorinë. Mirëpo në vitin e fundit ai ndërpret mësimet, pasi babanë ia vranë kusarët gjatë një prite të karvanit, në këto rrethana fillon punën si mësues për shkollat greke Negovan, Ballkamen, Leskovec, Kotor.

Fshati Negovan në atë kohë, tregon gjyshja jonë Efrosina Papakristo Negovani, ishte shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë dhe mësuesi, dhaskali Kristo, krahas klasave në gjuhën greke, hapi edhe klasat e para e të dyta të fillores në gjuhën shqipe. Kjo i shqetësoi shumë qeveritarët në Kozanë të Follorinës dhe i erdhën për kontroll. Raporti i kontrollit, theksonte gjyshja, e vlerësonte shumë nivelin e mësimdhënies nga ana metodike e pedagogjike, por e kritikonte ashpër për klasat që kishte hapur në gjuhën shqipe, megjithëse ai e mbronte për arsye se fëmijët e klasave të para të shkollës fillore nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht dhe se ata dinë vetëm gjuhën e nënave të tyre shqip.

Komisioni insistoi që të mbyllen edhe në vitin e ardhshëm shkollor, të mos ketë mësimdhënie në gjuhën shqipe, kjo e shqetësoi mjaft gjyshin. Si rezultat i moszbatimit të këtij vendimi, pavarësisht nga niveli i lartë i mësimdhënies dhe pa marrë mendimin e kryesisë të pleqësisë së fshatit që e përkrahte dhaskal Kriston, i vjen mandati i pushimit nga puna dhe urgjentisht në vend të tij erdhi një dhaskalicë dhe një dhaskal nga Selaniku që nuk dinin asnjë fjalë shqip.

Në këto rrethana, për të mbajtur ekonomikisht familjen largohet nga fshati dhe emigron në Rumani, duke punuar si marangoz nëpër kantieret e ndërtimeve në Bukuresht dhe Kostancë. Në këtë kohë ai i gjeti shqiptarët atje shumë të organizuar në shoqëri të mirëfillta patriotike dhe Negovanasit e Ballkamenasit kishin ngritur shoqërinë e tyre “DJALËRIA”, ndërsa kushëriri i tij, Mihal Xoxe, kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike.

Librat e Frashëllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, që botoheshin në këtë shtypshkronjë, ndezën akoma më shumë ndjenjat patriotike të mësuesit Kristo. Ato tre vjet që punoi Kristoja në Rumani, qenë për të një shkollë e madhe që solli një ndryshim të thellë në ndërgjegjen e tij, mbasi ato e bënë nga një njeri me arsim dhe edukatë greke, në një militant të shquar të lëvizjes sonë patriotike.

Ishte koha kur shovinizmi grek filloi të veprojë lirisht kundër të gjitha vendeve të tjera fqinje, që pengonin helenizmin mbi këtë zonë të okupuar nga Turqia në Ballkan. Ishte koha kur edhe lëvizja e jonë nacionale, nga një lëvizje propagandimi për gjuhën, shkollën dhe kulturën kombëtare po kthehej gradualisht në një lëvizje të armatosur kundër Turqisë dhe synimeve të shovinizmave fqinj, sidomos atij grek, që ishte lëshuar me egërsi për helenizimin edhe të banorëve të pjesës Jugore të Shqipërisë.

Pas tre vjet emigrim dhe në kontakt gjithmonë me rilindësit e Bukureshtit dhe të Sofjes, në vitin 1897, tregon gjyshja Efrosia, Kristoja kthehet në fshat dhe me guxim të madh rifillon luftën kundër propagandës shoviniste greke. Kjo ishte një punë shumë e rrezikshme, se në atë kohë, krahas zhvillimit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe me frymë patriotike dhe fillimit të lëvizjes sonë të armatosur, shovinizmi grek ishte tmerrësisht i egërsuar dhe Negovani, Ballkameni shkeleshin vazhdimisht si nga çetat bullgare, ashtu edhe nga andartet grekë.

Kristoja, duke qenë i sigurt se nga pozitat e fesë do ta luftonte me më sukses propagandën greke me platformë fetare, me ndihmën e rilindësve shqiptarë të Stambollit, siguroi dokumentin nga Patriarkana Ortodokse Botërore e Stambollit që shugurohet si prift i kishës në Negovan e Ballkamen; me të cilin mbasi e paraqiti në organet qeveritare të Follorinës dhe në kryesinë e pleqësisë së fshatit, filloi ceremonitë fetare, duke e dhënë meshën në gjuhën shqipe.

Kjo u mirëprit nga të gjithë banorët shqiptarë të Kazasë Manastir – Follorinë – Kostur, por trishtoi mjaft dhespotin e Kosturit Karavangjelis, i cili vinte në dyshim për gjuhën që do të përdorej gjatë predikimeve fetare.

Ardhja e gjyshit me katër mushka të ngarkuara, tregon Efrosina, bënë shumë përshtypje në fshat dhe flitej poshtë e përpjetë që do hapë punishte për përpunimin e drurit. Mirëpo kur ato ngarkesa u hapën, doli që ato ishin vetëm libra; gjysmat i nisi menjëherë për në Korçë, ndërsa me gjysmën tjetër ai hapi në katin e dytë të shtëpisë shkollën në gjuhën shqipe, ku filluan të mësojnë më shumë se 180 fëmijë e të rritur nga fshati Negovan e Ballkamen. Fëmijët vinin ditën, ndërsa të rriturit kur ktheheshin nga puna deri në orët e vona të natës.

Kjo shkollë n′atë kohë u vlerësua shumë nga rilindësit, pasi nuk ishte vetëm një institucion për arsimin në gjuhën shqipe, por ishte edhe si një vatër që ngrohu ndjenjat patriotike të bashkëfshatarëve për të gjithë trevën.

Duke filluar nga viti 1899, ai filloi të botojë librat e tij shkollorë dhe kishtarë në shtypshkronjat e shoqërive të Bukureshtit dhe të Sofjes. Me artikujt e poezitë që botonte nëpër organet e shtypit të asaj periudhe, ai u bë shpejt i njohur si një nga propagandistët e flaktë të çështjes kombëtare, me anën e të cilave kërkonte forcimin e lëvizjes sonë mbarë shqiptare, lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe përhapjen e shkrim leximit shqip në masë.

“Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb”, thoshte ai dhe vazhdonte: “Po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohet me fjala shqipëtar e shqip”.

Këto kërkesa kulturore Atë Kristoja i lidhte ngushtë me detyrën e madhe që kishte Rilindja jonë në atë kohë, me bashkimin në luftë kundër Turqisë, për sigurimin e lirisë dhe të pavarësisë së Atdheut dhe në këtë kuadër predikonte: “Vallë cila na ndalon të mos mësojmë gjuhën tonë, e të mos kemi shkollat tona kudo e në gjuhën tonë në Shqipëri? Qeveria otomane, e cila nuk do bashkime të shqiptarëve, ka frikë se bashkimi bën fuqinë, fuqia dëbon armiknë lark vatrës, e shkund dhe e hedh tej zgjedhën”.

Propagandën shoviniste greke, me dukje fetare, Atë Kristoja e luftoi po nga pozitat e ortodoksisë, për të na bërë të qartë dallimin midis fesë dhe kombësisë, se ortodoksizmi s′është i lidhur vetëm me gjuhën greke; për të qenë ortodoks i mirë, predikonte ai, duhet kuptuar se çfarë thuhet në kishë, prandaj kisha në gjuhën greke nuk i shërben ortodoksisë shqiptare.

Ai kritikonte çdo akt e veprim që pengonte zhvillimin e lëvizjes sonë kombëtare. Mirëpo një propagandë e tillë kundër shovinizmit të egërsuar grek që në atë kohë ndiqte me reprezalje në masë elementin shqiptar, ishte një punë mjaft e rrezikshme. Megjithatë puna e tij si mësues dhe njeriu i fesë, predikues i ideve kombëtare dhe sidomos vendosmëria e tij për të mos u lëkundur edhe në çastet më të vështira, e bënë Papa Kriston njeriun më të dashur të shqiptarëve kudo ku ishin.

Sipas kronistëve në këtë kohë, atë Papa Kristoja ishte i lidhur ngushtë me organizatorët kryesorë të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ishte anëtar i komitetit të fshehtë të Manastirit, që u ngrit që më 1903-shin dhe më 1904-n Papa Kriston e zuri dhe e burgosi 2 muaj qeveria turke në Manastir, ku kishte vajtur të bënte takim me shokët.

Shovinistët grekë bënë çmos sa me të mirë dhe me shumë kërcënime, që ta largonin nga rruga e tij e shqiptarizmit, ose ta bënin njeriun e tyre për Elladhen: por ai s′u përkul për asnjë rast. Gjyshja Efrosina tregonte se komandanti i operacioneve të andartëve të trevës Manastir – Follorinë – Kostur, Pavllo Mellai na erdhi tri herë në shtëpi për ta bindur që të ndërrojë rrugën dhe për të pranuar se çfarë mund të bënte me të. Herën e parë për të mos hapur shkolla shqipe, duke i thënë se edhe Perandoria Turke e ka të ndaluar gjuhën e shkollën shqipe; herën e dytë për predikimet shqip në kishë, duke e lidhur çështjen e fesë ortodokse me Greqinë dhe herën e tretë, i bënë thirrje të merrte gruan e fëmijët dhe të shkonte në Athinë, atje do të punësohej si mësues, fëmijët do i fusnin në shkollë dhe do të sistemoheshin shumë mirë. Mirëpo gjyshi yt, për asnjë rast nuk u dha miratim dhe iu kundërvu, duke i thënë: “Zoti komandant, më thuaj të lutem se çfarë ju shtyn juve që vini nga Athina deri këtu për këto që thua?” Ai iu përgjigj: “Vi për patriadhën Elladhën!” “Sa mirë komandant, por ja edhe unë këtë jam duke bërë”, duke ia thënë haptazi se ishte një propagandist i lëvizjes shqiptare dhe se kishte marrë parasysh edhe vdekjen për Atdheun e Kombin Shqiptar; “Ti për Greqinë si grek dhe unë për Shqipërinë si shqiptar që jam!” Unë, tregon gjyshja, në moment u shtanga, sepse u tremba aq shumë sa u çudita se si s′më ra të fikët, sepse komandanti ishte i armatosur me një kobure të madhe në brez dhe u frikësova se mos më vriste burrin. Por jo, ai mbasi ndenji pak i menduar, m’u drejtua mua dhe më tha: “Priftëreshë erdha t′ju ndihmoj si familje, që burri i juaj të heqë dorë se këto gjëra në këto vahte janë me zarar dhe të sekëlldisura. Sidoqoftë ju falënderoj për mikpritjen dhe darkën e mirë që kishe gatuar dhe të them të drejtën qëndrimi i dhaskal Kristos më habiti, por edhe më impresionoi, mbasi u tregua dhe më foli hapur me sinqeritet, guximtar dhe shumë i zgjuar!” Po atëherë e pyeta: Kush e vrau gjyshin?

Vrasjen e ka organizuar dhe e ka bërë dhespoti i Kosturit, Karavangjelisi, m′u përgjigj; më 10 shkurt të motit 1905, ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, ai u nevrikos dhe si i tërbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thënë: “Mos e zëntë gjallë viti i ardhshëm”; dhe madje, para se të largohej, iu dha edhe urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë 25 patriotë shqiptarë, me në krye dhaskal Kriston dhe vëllain e tij Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve më 12 shkurt 1905 me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë siç u fol nga fshatarët nga Kreta dhe të maskuar në pyllin afër fshatit.

Sipas kronistëve të asaj kohe, vrasja e mësuesit Atë Papa Kristo Negovani, preku përvajshëm gjithë kombin shqiptar dhe sidomos djalërinë kryengritëse të saj dhe gjithë poetët tanë të kohës, si Loni Logori, Asdreni, Çajupi, Siliqi etj. I kushtuan nga një elegji plot shpirt e zemër këtij martiri, që edhe sot kujtohen vargjet e tyre antologjike.



Papakristonë e vranë

Dhe s′ra për të një kambanë

Dhe mallet e Shqipërisë

Dhe shpellat e malësisë

Thërrisnin anembanë

Papakristonë e vranë!



Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto vrasje që ndodhën në fshatin Negovan dhe vrasja e Papa Kristos u bë kushtrim për lëvizjen tonë patriotike n′atë kohë, kur çetat e para si ajo e Bajo Topullit, Spiro Ballkamenit etj., ishin duke u hedhur në luftë për çlirimin e vendit. Çeta e Bajo Topullit, për të marrë gjakun e këtij heroi fill pas një viti të ngjarjes së Negovanit për nder e përfitim të të gjithë kombit, vrau me një plumb dhespotin grek të Korçës, Fotin. Mësuesi Atë Papa Kristo botoi 6 vëllime të veçanta, përkthime, adaptime dhe origjinale në prozë e vjershë. Veç këtyre ai botoi te kalendari kombëtar 46 fabula dhe 50 vjersha didaskolike. Punonjësit shkencorë, në fushën e gjuhës dhe të historisë, e cilësojnë se duke ecur në rrugën e Naimit veprat që ai ka botuar i përgjigjen kryesisht qëllimit të tij si mësues dhe edukator patriot. Në fabulat e tij synon të edukojë veti të mira te bashkatdhetarët e vet; lufton intrigën, mendjemadhësinë, dembelizmin, gënjeshtrën, pabesinë dhe edukon drejtësinë, ndershmërinë, zellin për punë, vigjilencën etj. Te fabula p.sh. “Pula dhe Dallëndyshja” ai paraqet urrejtje kundër shovinizmit grek:



Gjer më sot, o të uruar

Për ata kemi punuar

Ndë luftë jemi përpjekur

Me barut edhe me hekur

Ne nga zgjedha i shpëtuar

Për vete gjë s′trashëguam

Ata gjuhën na shkretojnë

Shqip nuk duan të dëgjojnë



Ose predikimet për të rinjtë e bashkëfshatarët e vet për dashurinë e vërtetë ndaj mëmëdheut.



O djem o vasha vraponi

Nd′ i bekuar mësim!

Gjuhën e mëmës mësoni

Me dëshirë e mallëngjim!

Sepse: mësimi do t′shpëtojë

Të varfrën Shqipëri



Vjershat e Papa Kristos për të vegjlit kanë karakter didaskolik – edukonjës.



Sa jam zemërgëzuar

Mësimet q′i kam mësuar

Gjithnjë do të përpiqem

Nga shkolla të mos hiqem



Sikurse Naimi, edhe Papa Kristoja futi midis vjershave fabula e fjalë të urta.

“Secili lind jo vetëm për lindëtorët (prindërit), por edhe për mëmëdhenë e për mëmëdhetarët.” Ose “Çdo njeri i pamësuar është dru i papunuar”

Të shumtat janë mbi dashurinë për atdhe, për prindërit, për punën, modestinë, miqësinë etj. Ato janë thurur me sentencën popullore, madje kanë dalë mjaft të qëlluara: si p.sh. luani.

“Dhelprën e pabesë e bëri një qind thërrime, pastaj i vajti gomarit, e hëngri me gjithë qime.”

Ose për ujkun, “Ulkne e qethnin, që të ndronte mentë. Po ay thoshte: Shpejt se m′iknë dhentë.”

Me punën e tij, Atë Papa Kristo Negovani, thoshin rilindësit, krijoi një traditë të shkëlqyer, mbasi luftën e tij në Negovan për arsimin dhe kulturën shqiptare e vazhdoi pak më vonë, po me atë heroizëm, një tjetër dëshmor i shquar i Rilindjes, Petro Nini Luarasi, dhe në fshatin Ballkamen, Spiro Ballkameni me çetat tona la mbresa të thella me trimërinë e tij.

Papa Kristoja iu kushtua punës për futjen e gjuhës shqipe në masë, në një kohë kur mjetet mësimore dhe edukative ishin aq të pakta, sa “edhe një abetare e vetme, siç thoshte ai, shëtiste në njëzet vetë, sa grisej e bëhej lëvere”. “Është e madhe nevoja, theksonte gjithmonë, të përkthehen e të shtypen vivlla të shkruhet historia kombëtare, të lëçitet gjuha shqipe kudo. Ata që dinë të këndojnë (të lexojnë) shqip, të stërvitin e të mësojnë të paditurit jo vetëm në shkolla, por edhe nëpër shtëpi njeri-tjatrin gjersa të vijë koha që të këndohet liruar gjuha e jonë shqip. Atëherë, sikundër janë dëgjuar stërgjyshërit tanë, përsëri edhe neve do të dëgjohemi e do të lulëzojmë, do të bashkohemi dhe do të kemi fuqi të madhe”.

Në studimin monografik për analizën e veprës së Atë Papa Kristo Negovani historiani dhe shkrimtari i nderuar Dhimitër Fullani, e cilëson këtë dëshmor dhe martir të gjuhës e shkollës shqipe, si një nga figurat më të bukura të historisë së Rilindjes sonë kombëtare që me shkrimet e tij zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqipe, dhe më tej vazhdon: “Tek e shohim, ndofta i nënvleftësojmë këto shkrime, sepse pa dashur, i gjykojmë duke i matur me nivelin që ka arritur letërsia jonë artistike sot. Por, po të vlerësohen këto shkrime në konditat historiko–letrare të kohës, do të shihet qartë kontributi qoftë dhe modest, që dha ky autor në traditën tonë letrare, sepse letërsia jonë artistike atëherë, me gjithë përparimin e madh që kish bërë, veçanërisht me De Radën e Naimin, në disa anë ajo ishte ende në hapat e nisjes, ajo gjendej ende në formë embrionale në disa gjini e lloje letrare.

Para së gjithash, në procesin historik të zhvillimit të letërsisë sonë fëminore nuk mund të mos ndalesh mirë te Papa Kristoja. Shkrimtari i mirënjohur për fëmijë, prof. Bedri Dedja, në përpunimin e novelës të Papa Kristo Negovanit “I vogli Donat Argjendi” dhe i ritreguar për fëmijë, shprehet: Midis patriotëve rilindës të penës ishte edhe martiri i gjuhës shqipe, Papa Kristo Negovani, i cili luftoi gjatë jetës së tij të shkurtër (32-vjeçare K. N.) për të përhapur gjuhën shqipe dhe për të zgjeruar fondin e leximeve për të vegjlit shqiptarë. Në gjininë e prozës, ai ka një meritë, sepse është i pari që krijoi tregimin e gjatë (novelë) në letërsinë tonë për fëmijë. Ndërsa i nderuari profesor i Universitetit të Prishtinës, dr. Begzat Balliu, në kumtesën shkencore që mbajti në vjeshtën e vitit 2011 në Universitetin “Fan Noli” në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, shprehet: “Negovani ishte më shumë se kaq, ishte patriot i kthyer në simbol të Atdheut, Kombit dhe gjuhës së tij. Një shenjë historike që mbante gjallë lëvizjen kombëtare të kohës, një personalitet, vrasja e të cilit preku përvajshëm gjithë kombin shqiptar, e veçanërisht djalërinë kryengritëse shqiptare, e cila në këto kohë të vështira, në kapërcyellin e shekullit XX, i kishte marrë fatet e Atdheut në duart e saja”.

Si propagandist e agjitator i palëkundur dhe si një nga organizatorët e shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Atë Papa Kristo Negovani ka lënë një emër, që do të nderohet brez pas brezi. Te figura e tij si dëshmor i ndritur pasqyrohen qartë të gjitha përpjekjet dhe lufta vetëmohuese që bënë stërgjyshërit tanë, veçanërisht mësuesit si: Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi e shumë të tjerë që dhanë jetën për triumfin e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare. Me këta dëshmorë, midis të cilëve edhe Atë Papa Kristo Negovani, populli ynë ka të drejtë të krenohet për traditat tona luftarake në fushën e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, që gjatë një shekulli të pavarësisë, me punë e përpjekjeje të mëdha, sot e kemi masive dhe cilësore, ashtu si e ëndërruan të gjithë rilindësit tanë të mëdhenj.

Kristo, krahas klasave në gjuhën greke, hapi edhe klasat e para dhe të dyta të fillores në gjuhën shqipe. Kjo i shqetësoi shumë qeveritarët në Kozanë të Follorinës dhe i erdhën për kontroll

Pas tre vjet emigrim dhe në kontakt gjithmonë me rilindësit e Bukureshtit dhe të Sofjes, në vitin 1897, tregon gjyshja Efrosia, Kristoja kthehet në fshat dhe me guxim të madh rifillon luftën kundër propagandës shoviniste greke

Sipas kronistëve të asaj kohe, vrasja e mësuesit Atë Papa Kristo Negovani, preku përvajshëm të gjithë kombin shqiptar dhe sidomos djalërinë kryengritëse të saj dhe të gjithë poetët tanë të kohës, si Loni Logori, Asdreni, Çajupi, Siliqi etj.
(Gazeta shqip)

---



Image

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”