"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shën Elunteri

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Shën Elunteri

#1

Post by Arbëri » Mon Jun 07, 2010 9:48 pm

Shën Elunteri: Papa i Parë Shqiptar ??



Shqiptarët në shekuj janë shquar për trimëri, bujari e mençuri, dhe kontributi i tyre në zhvillimin e qytetërimit evropian padyshim ka lënë gjurmë të pashyleshme. Eshtë më se e qartë se njohja e historisë, e figurave dhe personaliteve të të shquara të një kombi, ndikon fuqishëm në forcimin e indentitetit kombëtar. Shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, e pranuan krishtërimin ndër popujt e parë të këtij kontinenti. Ata dhanë personalitete të shentja si Shën Eleuterin, Papa Klementin, Shën Dardanin, Shën Jeronimin, Shën Ashtin e të tjerë, të cilët popuj të ndryshëm janë përpjekur t'i përvetësojnë.

Bie fjala, sllavët e mbajnë Shën Jeronimin për kroat dhe janë mburrur me të. Lind pyetja, nga ishte Shën Jeronimi? A kishte kroatë në atë kohë në Dalmaci? Cili popull jetonte në Dalmaci? Ishin ilirët ata që e banonin Dalmacinë, dhe nga në fakt i tillë historik qëllon që edhe Shën Jeronimi të ishte ilir.

Por midis shumë shejtorëve tanë, për të cilët nuk është folur aq sa duhet, është Shën Eleuteri, një ndër pararendësit e papëve shqiptarë e atyre personalitetive të shquara që kontribuan në përhapjen e krishtërimit jo vetëm ndër shqiptarë, por në mbarë kontinentin tonë.

Në sinodën e parë të Romës që është bërë në vitin 130, kanë marrë pjesë me qindra peshkopë nga Iliriku, kjo do të thotë se në shekullin e dytë në Ilirikum ka qenë një administratë kishtare e organizuar shumë mirë. Elementet e para të kishës të cilët i kanë vëne themelet doktrinës së krishtërimit, në shtatë Konçilet e para ekumenike e dikur, janë nga tokat ilirike e dikur Iliriku është quajtur "Ishulli i Shejtorëve." Ky është treguesi mê i mirë se ç'kontribut dhanë shqiptarët për qytetërimin dhe civilizimin evropian.

Shën Elunteri ka lindur 100 vite pas Krishtit në qytetin Nikopoli, qytet i njohur ky i Epirit, që sipas disa arkeologëve mendohet të jetë vetë qyteti i Prevezës. Studimet i vazhdoi në Romë, ku në periudhën e Papës Shën Ançiteti, i cili qëndroi në fronin e papës për rreth 11 vite (157-168), mori urdhërin e Meshtarisë. Në vitin 177 Shën Eluntari emërohet Papë dhe ulet në fronin e Shën Pjetrit. Gjatë periudhës së papnimit të tij ai përhapi Ungjillin në shumë vende të Mbretërisë Romake. Sipas disa të dhënave, mbas lutjes së Luçit i cili në atë kohë mbante fronin e mbretërisë së Anglisë, Shën Elunteri dërgoi misionarët e krishtërimit që të predikonin në Anglifenë e Krishtit, besim ky cili qytetërojë popujt e Evropës, qytetërim i cili mbizotëron edhe sot.

Shën Elunteri, mbas qëndrimit të tij në fronin e papës për më si 15 vite, u martirizua nga idhujtarët e Romës në vitin 192. Prirjet për ta përvetësuar Shën Elunterin, ashtu si Shën Jeronimin, nuk janë të pakta. Por në të vërtetë Shën Eluntari nuk është as grek as romak siç përpiqen ta paraqesin disa historiane. Ai s'është gjë tjetër veçse një ilir paraardhës i shqiptarëve, lindur dhe rritur në Epir, vend që shtrihej nga lumi i Vjosës deri në gjirin e Ambrakisë në jug, prej maleve të Pindit në lindje, deri në brigjet e Jonit në perëndim e që sundohej nga mbreti Pirro i cili erdhi në fron në vitin 277 para Krishtit. Në një nga letërkëmbimet e Skënderbeut, shkruar nga Kruja në vitin 1460, e që i është drejtuar princit të Torontos, midis të tjerave shkruhet: "Ne shqiptarëve na thonë Epirotë..."

Vazhdimësia e trungut të Arbërit është ruajtur më së miri në kishën katolike, por sa është bërë për ta pasqyruar këtë të vërtetë është diçka tjetër. E them këtë pasi ne shqiptarët kemi mjerisht mungesa të theksuara në këtë drejtim, pasi shenjtorëve tanë nuk i kemi dhënë vendin e duhur në histori, duke i lënë në harresë, përkundër perëndimit që i ka ruajtur me një besim dhe fanatizëm të madh.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”