"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shtjefën Gjeçovi

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Shtjefën Gjeçovi

#1

Post by Arbëri » Mon Sep 27, 2010 9:02 pm

Shtjefën Gjeçovi
Image
Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu 1873 - 1929) veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf (kombpërshkrues), arkeolog dhe shkrimtar. Lindi në Janjevë të Kosovës, në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës. Vazhdoi mësimet në kolegjin fetar të Troshanit (Lezhë) e më pas në Bosnjë. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, kur shërbente në Gomsiqe të Mirditës, më 1909-1912 mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes antiosmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye e vranë serbomëdhenjtë në Zym të Gjakovës. Shkrimet letrare e shkencore të Shtjefën Gjeçovit i përshkojnë ndjenjat e atdhetarisë, idetë e përparimit të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike "Agimi i Gjytetnisë". Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore.(Shqiptari ngadhnjyes 1904, Princi i Dibrave apo Mojs Golemi 1904, Mënera e Prezës 1902, Përkrenarja e Skënderbeut, etj).

Ndihmesën më të rëndësishme Shtjefën Gjeçovi e dha në fushën e etnografisë. Me një punë shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (Shkodër, 1933), që e bëri të njohur në botën shkencore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjëmën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por më së shumti u mor me të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge.
Image
Jeta

Gjeçovi i takon gjeneratës së veprimtarëve të çerekut të fundit të shekullit XIX. Gjeneratë në të cilën si fëmijë ka ndikuar lëvizja kombëtare shqiptare e cila arrin kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit. Ndikimi i këtyre rrethanave në të cilat u rritë Gjeçovi shkaktoi që më vonë ai të kapërcente caqet e ideologjisë fetare sa që edhe të mburrej me angazhimet e tij kundër ndasive mesjetare.
[redakto] Hila
Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë[1]

Gjeçovi u lind në Janjevën e varfër me kujtesë si qytezë e pasur e shekullit XVI, me shkolla, miniera e shtëpi të zotit. Të parët e Gjeçovit, të larguar nga malësia e Pukës, kishin zënë vend në Janjevë. Siç ishte zakon, edhe të parët e Mëhillit thirreshin sipas emrit të fshatit "Kryeziu" apo fisit të tyre "Gjeçi".

Në atë kohë, në rrugët e Janjevës fliteshin shqipja, serbishtja dhe turqishtja. Në familjen e Gjeçovit flitej shqipja, dhe vendosën që djalin e lindur në mesin e tyre më 12 korrik 1874 ta pagëzojë Mëhill. Mirëpo shpejt filluan ta thërrasin shkurt Hilë. Duket që sjellët aktive të Hilës shkaktuan që prindërit ta dërgojnë atë në shkollën e fshatit për të mësuar shkrim, këndim e njehsim. Në shkollë i bije në sy priftit të Janjevës. Ky u propozojë prindërve të Hilës që ta dërgojnë në një shkollë më të mirë siç ishte kolegji fetar. Më 1844 prindërit vendosën që Hilën 10 vjeçarë ta nisin për Shkodër.

Në Shkodër, Hila u paraqit para kolegjit françeskan. Nga aty e dërguan për mësime në kolegjin e Troshanit që gjendej në afërsi të qytetit të Lezhës. Sipas shënimeve të tij, duket që mërgimi nga fshati në kolegji, ta ketë munduar shpirtërishtë aq shumë sa që kjo thyemje do ta përcjellë tërë jetenë e tij. Si do që të ketë qenë, në Troshanë, Hilës ju deshtë të mësonte dije në gjuhë të huaja.

Kolegjin françeskan të Troshanit Hila e mbaroi në vitin 1888 dhe po këtë vitë, për studime të mëtejshme, shkoi në Bosnje. Në Bosnje më 15 gusht 1892, Hila hyri në urdherin françeskan në kuvendin e Fojnicës, dhe mbas vitit të provës, vazhdoi mësimet liceale e filozofike në kuvendin e Derventës e të Banja Lukës.

Gjatë periudhës së mësimeve në këto shkolla, Hila si hobi kishte të merrej me zhvllimet e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai interesohej më tepër për gjuhën dhe letërsinë shqipe të kohës. Si duket për këtë arsye, përderisa ishte në Banja Lukë, herë pas here shkonte në Kreshevë për të dëgjuar leksionet e Tolotcit mbi origjinën e lashtësinë e gjuhës shqipe.[2] Gjatë kësaj kohe Gjeçovi filloj të ndiej vetën në gjendje të provonte të shkruante si poet. Si rezulltat i kësaj prove, punoi një përmbledhje me vëllim prej 350 faqesh. Duket që kjo përmbledhje të jetë e ruajtur edhe më tej në manastirin françekan të Kreshevës. Në monografin e Gjeçovit thuhet të jetë e titulluar diçka si Metropolis Antibarensis Ecclisiarum Epsiscopalium subiecta e guerunt Historia.... Sido që të jetë, ky dorëshkrim duket të jetë paralajmërues për suksesin në karieren e tij edhe si teologë.

Rreth përzgjedhjes së shkollimit, me dëshirë apo si nevojë, në qarqet e studiuesve të historisë shqiptare ka ende mendime se më shumë ka qenë një përzgjedhje : pasojë e nevojës. Sido që të jetë tregu i shkollimt në kohën në fjalë ishte i ngjasjshëm me atë të sotit, por pa konkurencën e gjuhës dhe frymës shqipe. Për krijimin e kësaj konkurence kontriboj vetë Hila me shkollimin dhe vepren e tij. Hila i kishte hyrë mësimeve 12 vjeçare, si një djal me trup të shkathtë, të lidhur e mesatar, me një fytyrë zeshkane, me flokë të zi dhe doli me një emër të ri Shtjefën Konstatin Gjeçovi. Pas mbarimit të studimeve të larta teolojike, më 29 qershor të vitit 1896 vije deri tek emrimi i Shtjefën Konstatin Gjeçovit meshtar françeskan.
Image
Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zymë të Hasit
Tituj të veprave

* Dashtunia e Atdheut (1901 - dram)
* Shqiptari ngadhnjyes (1904)
* Princi i Dibrave apo Mojs Golemi (1904)
* Mënera e Prezës (1902)
* Përkrenarja e Skënderbeut
* Kanuni i Lekë Dukagjinit (Shkodër, 1933)

Mirënjohjet

* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
* Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”