"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

...FAKT... Autoqefalia Ortodokse Shqiptare

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

...FAKT... Autoqefalia Ortodokse Shqiptare

#1

Post by Adriana » Sun Oct 02, 2011 6:43 pm

Autoqefalia Ortodokse Shqiptare, shprehje e lartë e atdhedashurisë
...FAKT...



Publikuar te Dielen, 02 Tetor 2011 03:00Shkruar nga SOT NEWS
Nga Daniela BONI ( gjithashtu anetare dhe ne forumin tone )



(Zbulohet dokumenti autentik i tradicionalizmit ortodoks shqiptar) Dekreti që kemi pasqyruar në këtë faqe është një dokument autentik që shpreh dhe pranon pavarësinë e ortodoksisë shqiptare autoqefale, si një institucion i shkëputur nga Partriarkana e kishës greke, sepse para autoqefalisë Kisha Ortodokse Shqiptare ka qenë e ndërvarur prej saj. Atdhetarët klerikë ortodoksë shqiptarë janë vrarë për ta mbrojtur autoqefalinë dhe nëpërmjet saj, çështjen kombëtare shqiptare.

Mëmëdhetarët e besimit ortodoks të qytetit të Beratit kanë vepruar me kurajo, duke shpallur hapur autoqefalinë që prej vitit 1922. Prej kësaj periudhe ata kanë vepruar në emër të saj dhe i kanë dhënë kuptim besimit Ortodoks në Shqipëri.Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një demonstrim i institucionalizuar i besimit ortodoks tradicional shqiptar, i cili erdhi si nevojë e kohës, për shkak të presionit të kishës ortodokse greke, e cila edhe sot e kësaj dite mban të mbyllur në sirtarët e saj Statutin e Shenjtë të miratuar që në vitin 1922 nga patriotët ortodoksë shqiptarë në inagurimin e saj në qytetin e Beratit. Misionarët më në zë të saj janë Fan Stilian Noli dhe dhjetra besimtarë ortodoksë, përfaqësues të inteligjencës shqiptare të kohës, të cilët nën frymën kombëtare bën fakt një traditë shumëshekullore të popullit tonë në rrugën e besimit fetar. Janë këta mëmëdhetarë që në vite kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në lëvizjen kombëtare shqiptare, në mbrojtjen e saj, duke dëshmuar lidhjen e saj shpirtërore me kombin dhe shqiptarizmën.Berati, ky qytet i lashtë shumë shekuj para Krishtit, një nga qytetet më të lashta të Evropës, jep provën më të lartë të mbrojtjes së autoqefalisë, të besnikërisë kombëtare në ruajtjen e vlerave nga vetë besimtarët ortodoksë beratas në Luftën e Dytë Botërore, të cilët me sakrificë njerëzore ruajtën prej ekspeditave naziste Kodikët e Shenjtë të Beratit. Në këtë akt kombëtar u vranë shumë njerëz besimtarë, që këto vlera të mëdha kombëtare të mos binin në duart e gjermanëve. Sot Shqipëria krenohet me këto vlera përpara tërë botës së qytetëruar, si një vend që edhe në lashtësi është drejtuar me ligje e kode kushtetuese. E formuar në 12 shtator të vitit 1922, ajo e ushtroi autoritetin e saj në territoret shqiptare, duke i rezistuar me shumë dinjitet presionit, dhunimit deri në vrasje të klerikëve shqiptarë prej kishës ortodokse greke, e cila sipas gjykimit të saj paradoksal, pretendonte se kudo ku ka ortodoks ata janë grekë. Në këtë kuadër, duke vlerësuar këtë dokument autentik, është e nevojshme që çdo besimtar të veprojë në mënyrë atdhetare, duke bërë të njohur çdo dokument të kësaj natyre dhe duke i bërë ato pjesë të pandarë të trashëgimisë sonë tradicionale kulturore e fetare. Të tilla objekte pranojnë dhe dëshmojnë mbi aktivitetin atdhetar të mëmëdhetarëve shqiptarë edhe në besimin tonë ortodoks.Nëpërmjet dokumenteve të tilla, arrijmë të kuptojmë se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka vepruar në mënyrë institucionale, duke vlerësuar kohë pas kohe kontributet e besimtarëve të saj në interes të Shqipërisë. Kjo pasuri kombëtare dëshmon edhe një here se, ortodoksit shqiptarë nuk janë grekë. Askush nuk mund të dyshojë në etnicitetin e tyre edhe pse ky element shpirtëror i shfaqjes së tyre sot po goditet me dinakëri nga segmente antishqiptare brenda drejtuesve të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ne tashmë dimë se Autoqefalia ortodokse shqiptare ka pasur Statutin e saj të Shenjtë. Ka ardhur koha që ai të dalë në dritë të diellit. Uzurpimi i postit të drejtimit të Kishës ortodokse Autoqefale Shqiptare nga njerëz me kombësi greke, si në qendër dhe Metropilitin e Gjirokastrës, është një përdhunim që i bëhet besimit ortodoks tradicional shqiptar. Ky veprim i hapur antishqiptar po reflektohet sot edhe në drejtime të tjera të veprimtarisë së shtetit grek ndaj Shqipërisë, të cilat po sjellin pasoja në marrëdhëniet ndërshtetërore. Tendenca e turravrapit të qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqëse brenda besimit dhe në politikë, për greqizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe marrëdhëniet midis dy shteteve. Në këtë cështje i referohemi vetëm të vërtetës të mbështetur mbi faktet historike. Shqipërisë i ka ikur Autoqefalia e Kishës së saj Ortodokse Kombëtare, sepse në këtë kohë kalimtare ajo është ndodhur nën agresionin grek në hapësirë të gjerë, jo vetëm në atë shpirtëror. Jeta shqiptare po e ndien morsën greke në të gjitha drejtimet. Filozofia e errët e “megalidhesë” po vepron hap pas hapi për çkombëtarizmin, asimilimin dhe shtrëmbërimin e memorjes historike shqiptare. Nuk është e vështirë sot të përcaktohen drejtimet themelore ku vepron kjo filozofi dogmatike, raciale e mbarsur me ideologjinë fetare me frymë greke. Nën petkun e klerikëve të ortodoksisë greke, strukturat greke synojnë që në Shqipëri të ngjallin tendencën e rritjes së besimtarëve në besimin ortodoks në të gjitha format, që ky kontigjent të mbështesë në të ardhmen tendencën greke të besimit të njëhësuar me kombësinë. Ortodoksia greke synon shkombëtarizimin e besimit ortodoks tradicional të shqiptarëve. Argumenti ideologjik në bazë të vlerësimit që i bëhet besimit fetar në Shqipëri është i pranishëm, por jo asnjëherë ajo nuk mund të pranohet sipas metodologjisë bizantine greke. Ai ka marrë formën e tij të shprehjes në bashkëjetesën fetare, e cila deri më sot nuk i ka shkaktuar probleme shoqërisë shqiptare. Është politika shqiptare ajo që i ka hapur rrugën rrezikut të greqizimit të jugut të Shqipërisë, me të gjitha format dhe hapësirat e keqpërdorura për këtë qëllim. Është tërheqja politike që i ka hapur rrugën ortodoksisë greke, e cila kohë pas kohe tenton të përfshihet në skandale politikë, si pjesë e veprimtarisë për shkombëtarizmin e shqiptarëve në të gjitha format. Emërimi i priftit grek si peshkop në Peshkopatën e Gjirokastrës, shfaq hapur qëndrimin arrogant të drejtuesit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, i cili me kokëfortësi vazhdon të zbatojë masat për greqizimin e kishës shqiptare.Tradicionalizmi ortodoks shqiptar vazhdon të goditet pa mëshirë në sy të opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Tashmë nuk ka vend për dyshime se Sinodi i Shenjtë përbëhet në shumicë nga priftërinj grekë. Ky statut mbetet i baltosur përfundimisht, duke u vënë qëllimisht e në mënyrë të njëanshme në shërbim të qarqeve reaksionare vorioepirote.Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorjen historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi. Politika shqiptare duhet të respektojë me fanatizëm kodin kombëtar, të tjerë breza le ta çojnë atë më përpara. Përballë saj, parësor mbetet misioni i inteligjencies shqiptare, angazhimi i saj në edukimin patriotik kombëtar për të rritur vitalitetin krijues në dimensionet patriotike mbarëkombëtare. Kjo do të shmangë vakuumet në hapësirën e mbrojtjes së interesave kombëtare. Kontributet e saj dhe të njerëzve patriotë janë një rezervë e fuqishme, për të arritur në ato lartësi, që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen dinjitozë për vlerat e tyre qytetërimore.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ...FAKT... Autoqefalia Ortodokse Shqiptare

#2

Post by Arbëri » Mon Nov 05, 2012 1:24 am

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: ...FAKT... Autoqefalia Ortodokse Shqiptare

#3

Post by Zeus10 » Thu Jan 30, 2014 6:18 pm

Organizatat shqiptaro-amerikane dhe disa shoqata patriotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tentuan të protestojnë më Datë 28 Janar ora 17.30 në New York kundër Kryepeshkopit grek të Kishës Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatus. Shoqatat dhe një organizat rinore do protestonin për largimin nga Shqipëria të kryepeshkopit grek si pjesë e konjukturave ultra nacinaliste greke. Tubimi do zhvillohej përball Universitetit Fordham të New York-ut. Dje organizatorët kanë dështuar dhe në tubim kanë dalë vetë 4-5 fëmijë. Ky dështim shënon një periudhë krize të organizimit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe manifeston uljen e ndjenjues patriotike në diasporë ku komunitetit shqiptarë është bërë më shumë materialist se sa idealist
Image

Fatkeqesisht, shqiptaret jane bere shume materialiste, ashtu si njerezit ne vendet ku ata jetojne dhe kjo do i zhveshe ata nga ndjenjat nacionaliste.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”