"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pse Janullatos flet ne emer te Shqiperise?

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Pse Janullatos flet ne emer te Shqiperise?

#1

Post by Zeus10 » Wed Feb 06, 2013 9:09 pm

I huaji Janullatos, perkatesisht grek me fe dhe ortodoks me etni, ne me shume se nje rast flet ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve.

[quote2="Greku Janullatos"]"Në vitet e persekucionit të madh ishte një metodë konkrete, që donte ta bënte fenë qesharake dhe që t'i drejtonte njerëzit të jetonin jashtë kishës. Ishte përpjekja për të paraqitur priftërinjtë si njerëz jomoralë, apo që nuk janë patriotë, siç ishin ata, që në të vërtetë shkatërruan Shqipërinë dhe e çuan në fund të Evropës në shumë drejtime. Kishim shpresë se me ardhjen e demokracisë metodat e vjetra do të harroheshin. Por të gjithë e dimë se s'u bë revolucion që në këtë vend të vinte demokracia dhe shumë nga protagonistët e dikurshëm, kanë edhe sot fuqi, para, mjete televizione, që ata shprehen.

Pamë kohët e fundit se këta ranë dakord të sulmojnë Kishën Ortodokse nën maskën e artit; u përpoqën të bëjnë qesharakë, jo vetëm klerikë priftërinj, por edhe shenjtorë. Edhe Hoxha kishte respekt për Shën Kozmain, por gjoja-patriotët e ditëve të sotme duan të bëjnë qesharakë edhe shenjtorët. Njerëz të komuniteteve të tjera fetare, duke pasur traditë familjare të tillë, gjoja përpiqen të mbrojnë Kishën Ortodokse. Meqë këtë e bëjnë në mënyra të shumëllojshme, ne nuk besojmë se ata bëjnë pjesë në ndonjë komunitet fetar, por ngelen ateistë. Kanë bërë një gabim; nuk jemi në kohën e persekucionit kur ne ortodoksët kishim frikë se na çonin në burg apo internime. Jemi të lirë në demokraci, kemi forcën e votës sonë dhe kemi miliona miq në botë që kanë influencë.

Ajo që është dhuratë e madhe në Shqipëri duan ta shkatërrojnë, dhe këtu e kam fjalën për harmoninë ndërfetare. Çfarë harmonie mund të kemi, kur persona të feve të tjera sulmojnë Kishën Ortodokse? Unë nuk njoh ndonjë ortodoks që shkroi apo sulmoi komunitetet e tjera fetare. Është bërë një listë e gjatë dhe nuk mund të përmendim as emrat e atyre që sulmojnë Kishën Ortodokse. Më parë një regjisor bëri një film me gënjeshtra dhe e transmetoi edhe jashtë vendit, gjoja për të nderuar vendin tonë dhe pa që kishte një reagim të qartë të ortodoksëve, edhe nga Korça, edhe nga Berati. A thua se Shqipëria nuk ka probleme si droga, korrupsioni, vjedhja, trafiku, mashtrimi që arti i tyre të merret me Kishën Ortodokse.

Është edhe një plan tjetër, që duan ta çojnë përpara; të nxjerrin si shembull të klerikut ortodoks shqiptar një person që nuk është as klerik, por as me dinjitet. Asnjë kishë në botë nuk e pranon atë si klerik, por ata që janë të feve të tjera përpiqen ta paraqesin si përfaqësues të Kishës Ortodokse. Njerëz që nuk kanë idenë nga Kisha Ortodokse na bëjnë leksione të së drejtës kanonike. Kjo nuk na fyen ne. Ata duan të fyejnë aftësinë e të kuptuarit të popullit shqiptar dhe vetveten, sepse duken se sa mendjevegjël janë ata vetë. Janë 42 persona, peshkopë, priftërinj, dhjakë, murgjër, që iu thonë këtyre personave që duan të na japin leksione, se nuk janë më pak inteligjentë dhe patriotë, se ata që na sulmojnë.

Ne nuk kemi mjetet, gazetat, TV që të përgjigjemi. Shkruajnë ata diçka, ne përgjigjemi, ata nuk i botojnë reagimet tona. Ata iu bëjnë censurë shkrimeve tona, sepse janë të rinisë komuniste të viteve të kaluara.

Ne disponojmë vetëm të vërtetën. Le ta mësojnë të gjithë: nuk kemi frikë fare. Të mos përpiqen të krijojnë fobira dhe as nuk do lëmë t'i shkelin me këmbë shenjtorët, se kështu ata shkelin të ardhmen e vetë Shqipërisë. Në fund, themi se këta persona nuk besojnë te perëndia. Ne që besojmë, e dimë se me Perëndinë nuk tallet njeri dhe nuk e vë askush në lojë. Ju lutem të gjithëve; të jemi të gjithë trima, të jemi pohues të së vërtetës. Të mos lejojmë njerëz të ndryshëm të vijnë në shtëpinë tonë e të na japin leksione. Vëllezër, me qetësi dhe gjakftohtësi vazhdojmë të themi të vërtetën. E gjithë shoqëria e di se kisha është punishte e ndershmërisë, e së vërtetës dhe e dashurisë. Sado që të duan të mbulojnë të vërtetën, ajo ka mënyrat e saj që të shfaqet dhe të shkëlqejë. Duhet të jemi të gjithë pohues dhe rrëfyes të së vërtetës. Nuk është thjesht detyrimi, por është nderi ynë ta mbrojmë këtë të vërtetë".[/quote2]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Pse Janullatos flet ne emer te Shqiperise?

#2

Post by Mallakastrioti » Wed Feb 06, 2013 9:32 pm

Artikull i gazetarit, shkrimtarit dhe politikanit të njohur italian Enzo Bettiza publikuar në gazetën italane “La Stampa” në datën 25.04.1994, Nr. 111, f.5. Shkëputur prej arkivit të gazetes italiane “La Stampa”.

Përktheu prej italishtes: Etnor Canaj/ Redaktoi: Brunilda Ternova

SHKËNDIJA GREKE NË FUÇIN E BARUTIT BALLKANIK

Kufijtë e Rinj të Krizës

Çërçilli thoshte shpesh që popujt e Ballkanit janë të mbingarkuar nga një mbipeshë historike të cilën nuk munden ta mbajnë mbi shpatulla. Përveç serbëve, që përherë kanë ushqyer nacionalizmin e tyre me reminishenca dhe legjenda të cilat i kanë rrënjët në mesjetën ballkanike, tani edhe grekët po vihen në të njëjtën rrugë të krijimit të mitit duke zhvarrosur kujtime të largëta që e kanë zanafillën madje që në kohen e Aleksandrit të Madh. Lufta ekonomike e shpallur më 16 shkurt prej Greqisë së Papandreut kundër Maqedonisë (ndër më paqësoret dhe më tolerantet prej ish republikave shumë-etnike jugoslave), u ndërlikua edhe më tej në një tjetër aspekt: atë të agresionit të ushtruar nga një komando terroriste me veshje ushtarake greke kundër një reparti ushtarak (shqiptar, shënimi im) në Jug të Shqiperise. Ky sulm i paparë ndonjëherë - i cili provokoi vdekjen e dy ushtarëve shqiptar -, dhe bllokimi ekonomik antimaqedonas, rrezikojnë tashmë ta transformojnë vërtet Gadishullin Ballkanik në fuçinë e barutit të Europës për të cilën flitej që në fillim të shekullit.
Sipas qeverisë greke republika e re ballkanike qe sot quhet Maqedoni, duhet të ndërrojë emrin e saj e madje duhet të heqi nga flamuri i saj edhe yllin e lashte të Verginës, trashëgimi e traditës helenistike. Për sa i përket Shqipërisë, irredentistët grek mbështesin tezën se Jugu shqiptar nuk na qënkësh gjë tjetër veçse Epiri i Veriut i banuar prej katërqindmijë grek (per Tiranen janë vetëm gjashtëdhjetmijë) duke pretenduar në këtë mënyrë hellenizimin. Athina, në formë gjysmëzyrtare, për të mos thënë në formë zyrtare, të le të kuptosh se aspiron në këtë mënyrë në zotërimin e pothuajse gjysmës së territorit të republikës fqinje. Shovinizmi i ri grek po përdor tashmë çdo mënyrë për të ndezur trazira në jugun shqiptar dhe njëkohësisht për të destabilizuar Maqedoninë me një embargo të pa precedent në marredhëniet midis Shteteve europiane fqinje dhe që nuk janë në luftë midis tyre. Këto ngjarje armiqësore krahinore shoqërohen me deklarata zjarrvënëse të prelatëve të klerit ortodoks grek, me transmetime radiofonike dhe televizive të karakterit irredentist, me mobilizim dhe tërbim të turrmave të njerzve të ekzaltuar nëpër rrugët e qyteteve kryesore duke nisur prej portit maqedon të Selanikut. Sikur të mos mjaftonte e gjith kjo, agresiviteti helmues grek ka goditur njëkohësisht edhe Italinë gjatë fushatës së fundit zgjedhore, me ndërhyrje të panevojshme përbrenda forcave partiake dhe konkurrimit politik italian. Nuk duhet harruar gjithashtu se Greqia që prej fillesave të shpërbërjes së Jugosllavise, gjithmon ka mbështetur energjikisht e në mënyrë të pa anshme çështjen e Serbisë dhe të “spastrimit etnik” serb në Bosnje dhe Kosovë. Embargoja ndërkombetare kundër Beogradit është shkelur në mënyrë të vazhdueshme dhe haptazi prej Athinës, e cila nuk e ka respektuar kurrë por ka dërguar përherë drejt aleatit të saj tradicional sllav ortodoks armë, naftë, ilaçe mjeksore dhe ushqime.

Në këtë mënyrë u krijua në brendësi e në krye të institucionit më të lartë të Bashkimit Europian një situatë e paimagjinueshme paradoksale dhe e papërshtatshme. Presidenca e Bashkimit Europian ushtrohet përgjatë këtij semestri nga një Greqi që, duke shkelur të gjitha rregullat e bashkëjetesës europiane, polemizon me Italinë në vështirësi, ndihmon Serbinë e izoluar, tenton të mbysë Maqedoninë paqësore, u jep krahë ose të paktën tolleron haptazi sulmet terroriste në drejtim të Shqipërisë fqinje. Për këtë politikë të saj të jashtme kërcenuese dhe trazuese, sidomos për strategjinë e saj të shtetrrethimit përkundrejt Maqedonisë ish-jugosllave, Greqia e cila ka presidencën e turnit të Bashkimit Europian, u vu nën akuzë prej Komisionit të Brukselit (organ qeverisës i të njejtit instiutcion të B.E.) dhe për më tepër është hedhur në gjyq prej Gjykatës së Drejtësisë së Luksemburgut per shkelje të traktatit komunitar. Gjëja më e paktë që mund të thuhet është se nuk ishte parë ende në historine - edhe pse me peripeci -, të Bashkimit të Dymbëdhjetëve, presidenca e një Shteti anetar të impenjuar në mënyrë kaq të pa përgjegjshme në prishjen e rendit dhe rregullave te miresjelljes politike europjane, pikërisht në një krahinë që është sot më vullkanikja e kontinentit.

Kumbojnë shqetësuese dhe tepër luftënxitëse diskurset e llojit serb nëpër gazeta, nëpër kanale televizive, nëpër sheshet e manipuluara dhe nëpër fjalimet kilometrike të parlamentarëve dhe qeveritarëve të Athinës. Ndërkohë që serbët kanë ndezur pastrimin e tyre racial duke ekzaltuar betejën legjendare të Fushë-Kosovës së vitit 1389, greket ndjellin figurën e Aleksandrit të Maqedonisë duke u fundosur nëpër shekujt përpara epokës së krishterë. Në këtë pikë, ndërsa flitet për lëvizje të dyshimta të trupave ushtarake greke në kufijtë me Maqedoninë dhe Shqipërinë është mëse e ligjshme të bëhet pyetja: po pregatitet një operacion i ri spastrimi etnik prej grekëve në vend të serbëve? Po pregatitet pushtimi i Epirit të Veriut? Po pregatitet ndoshta një ndarje e re e Maqedonisë midis serbëve dhe grekëve, sikurse ndodhi në vitin 1913 gjatë luftës së dytë ballkanike, kur Beogradi dhe Athina sulmuan së bashku dhe mposhtën aleatin bullgar?
Janë pyetje jashtëzakonisht alarmuese. Nga një anë ato vënë në diskutim ekzistencën e Maqedonisë udhehequr prej politikanit Kiro Gligorov, njeri i ekuilibruar dhe me kompetenca të larta, një ndër ministrat më të mirë të ekonomisë së ish-jugosllavise titiste, që pata rastin ta takoj shpesh herë personalisht në Beograd duke nxjerrë përherë informacione dhe indikacione te dobishme. Nga ana tjetër, ato rrezikojnë të ndezin fitilin e reaksionit zinxhir ndërballkanik duke e zgjeruar konfliktin prej Bosnjës në Maqedoni, prej Shqipërisë në Kosovë e me pas deri në Turqi. Kjo fatkeqësisht, do i jepte luftës që po zhvillohet prej dy vitesh një karakter jo më krahinor por kontinental.

http://brunildaternova.blogspot.it/2...lse-false.html

http://gazetatelegraf.com/enzo-betiz...inj-te-krizes/
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Pse Janullatos flet ne emer te Shqiperise?

#3

Post by bardus » Thu Feb 07, 2013 4:19 pm

Zeus10 wrote:I huaji Janullatos, perkatesisht grek me fe dhe ortodoks me etni, ne me shume se nje rast flet ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve.

Ndoshta flet ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve sepse:



Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" , Fortlumturinë e tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë- Durrësit ...


--------------
Më shumë replika pati në propozimin për qytetarë nderi për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Përfaqësues të partive të ndryshme në këshillin bashkiak shprehën mendime të po aq të ndryshme në lidhje me këtë propozim. Megjithatë propozimi i Ramës gjeti miratim duke vlerësuar njëherësh të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend. Mirëpo vendimet e 2005-s vazhdojnë të jenë të fundit për bashkinë e kryeqytetit. Kanë kaluar tre vite dhe akoma nuk ka ndonjë propozim të ri për emrin e ardhshëm të mundshëm për këtë titull nderi.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... ne-83-vite
--------------
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, që prej ditës së djeshme do të mbajë titullin "Qytetar nderi" i Korçës. Këshilli bashkiak i këtij qyteti e ka miratuar me shumicë votash këtë propozim që ka ardhur nga 250 intelektualë korçarë për të nderuar figurën e kryepeshkopit me motivacionin "Për merita të shquara për ringjalljen e ortodoksisë dhe ngritjen e institucioneve fetare në qytetin e Korçës". Kanë ngritur dorën për të votuar pro 22 këshilltarë, dy kanë abstenuar dhe vetëm një ka qenë kundër.
--------------

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Pse Janullatos flet ne emer te Shqiperise?

#4

Post by bardus » Thu Feb 07, 2013 4:23 pm

Zeus10 wrote:I huaji Janullatos, perkatesisht grek me fe dhe ortodoks me etni, ne me shume se nje rast flet ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve.
Ndoshta flet ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve sepse :



--Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" , Fortlumturinë e tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë- Durrësit ...

Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
U jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit.
http://www.president.al/?p=5281
--------------

--Më shumë replika pati në propozimin për qytetarë nderi për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Përfaqësues të partive të ndryshme në këshillin bashkiak shprehën mendime të po aq të ndryshme në lidhje me këtë propozim. Megjithatë propozimi i Ramës gjeti miratim duke vlerësuar njëherësh të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend. Mirëpo vendimet e 2005-s vazhdojnë të jenë të fundit për bashkinë e kryeqytetit. Kanë kaluar tre vite dhe akoma nuk ka ndonjë propozim të ri për emrin e ardhshëm të mundshëm për këtë titull nderi.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... ne-83-vite
--------------

--Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, që prej ditës së djeshme do të mbajë titullin "Qytetar nderi" i Korçës. Këshilli bashkiak i këtij qyteti e ka miratuar me shumicë votash këtë propozim që ka ardhur nga 250 intelektualë korçarë për të nderuar figurën e kryepeshkopit me motivacionin "Për merita të shquara për ringjalljen e ortodoksisë dhe ngritjen e institucioneve fetare në qytetin e Korçës". Kanë ngritur dorën për të votuar pro 22 këshilltarë, dy kanë abstenuar dhe vetëm një ka qenë kundër.
--------------

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”