"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"C'doni ju me punet tona?"

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

"C'doni ju me punet tona?"

#1

Post by Zeus10 » Thu Sep 19, 2013 1:34 pm

Kjo eshte pyetja, qe ata qe kerkojne tjetersimin etnik dhe territorial te vendit, nen petkun e "njerezve te fese", kryejne rendom, kur shoqeria shqiptare reagon ndaj puneve te tyre te poshtra.
Sigurisht pergjigja eshte e thjeshte, por ne duhet te jemi te pergatitur ta japim ate. Duke u bazuar ne ngjarjet e Permetit, ku klerike te hardallosur, treguan gjithe arrogancen e tyre, ne kundershtim me ligjin, po sjell nje leter te vitit 1908 te derguar nga ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Kjo leter eshte botuar nga Prof. Pellumb Xhufi dhe tregon qellimet e verteta te klerikeve te huaj, qe mbajne pozicione kyce ne Kishen Autoqefale Shqiptare:

Shumë i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave të Greqisë! Ju drejtohem si drejtues shpirtëror në zonën e Përmetit, i cili ka një pozicion qendror mes qyteteve të asaj ane të Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentë të paguar antigrekë të Austro-Hungarisë e Italisë kanë bërë për vete shumë muslimanë dhe tani, për shkak të lirisë së mendimit dhe të tolerancës së autoriteteve po punojnë fare hapur për arritjen e qëllimeve të tyre. Në këto kushte, Përmeti është sot i vetmi vend ku mund të mbrohen të drejtat e mëmës Greqi në Epir, në kohën kur Lëvizja shqiptare priret të zgjerohet për shkak të përpjekjeve të mëdha që po bën propaganda shqiptare për të ngritur shkolla shqipe dhe institute për kujdesin ndaj të vobektëve. Përmeti rrethohet nga katër rrethe të mëdha të banuara nga shqipfolës: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithëse ka një shkollë greke me 6 klasë, Përmeti nuk mundet të mbrojë me sukses të drejtat greke dhe të realizojë misionin e tij në një rreze kaq të shtrirë. Udhëheqja e Kishës, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrë të gjitha masat për shmangien e rreziqeve të tilla, aktualisht nuk di si të veprojë, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithë pasurinë e tij për ngritjen e një gjimnazi në ndonjë qytet të Epirit, ne kemi dërguar letra të njëpasnjëshme, e ndër to, letrën e parë ia dërguam përunjësisht Qeverisë suaj të nderuar nëpërmjet Konsullit tonë në Gjirokastër. Aty shpjegonim rëndësinë e posaçme të qytetit tonë, i cili nëpërmjet ngritjes së atij gjimnazi do ishte në gjendje t'u shërbente më së miri interesave kombëtare dhe të bënte hi e pluhur veprimet e nacionalistëve shqiptarë. Letrën e dytë ia nisëm Patrikanës së Shenjtë, së cilës iu bashkëngjit edhe një telegram i nënshkruar edhe nga muslimanët. Këtë telegram ia përcollëm edhe Qeverisë suaj të nderuar... Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Këshillit të Ministrave, bëni ç'është e mundur që ky gjimnaz të ngrihet në Përmet, dhe jo në Konicë: kjo e fundit banohet nga grekofonë dhe ka afër qytetin e Janinës, ku mund të dërgohen të rinjtë të studiojnë. Prandaj, i nderuar z. Kryeministër, thirrini urtësisë suaj politike dhe bëni që, nëpërmjet gjimnazit 'Anagnostopullos' apo ndonjë shkolle tjetër, të fuqizohet qyteti i Përmetit, I CILI NËPËRMJET ARSIMIT MUND TË KTHEHET NË BASTIONIN DHE NË FANARIN E HELENIZMIT



Pra qellimi i vertete eshte perhapja e helenizmit ne tokat qe ata i quajne: te banuara nga shqipfoles. Rruget nepermjet te cilave, synohet te kryet kjo, jane qe nga hapja e shkollave ne gjuhe greke, sidomos ne zona ku dhe nuk ka pjesetare te minoritetit, por dhe nepermjet aktivizimit te elementeve te dyshimte, qe me influencen e tyre, mund te ndikojne ne ndryshimin ee se vertetes. Se fundmi me ra ne dore, nje poezi e poetit Arben Duka, i njohur per krijimet e tij poetike dedikuar PPSH-se, ne te cilen ai i thurr hymne Janullatosit, duke e paraqitur ate si te paster dhe viktimizuar, si njeri qe i bien kot ne qafe, sepse ai merret thjeshte me "punet e Zotit", lexojeni:

Nderim për Anastas Janullatosin

Fill pas ngjarjes së Përmetit,
ka plot zëra që thërrasin,
dhe kundër Krye Peshkopit,
domethënë Anastasit.

Gjuha vërtetë kocka s'ka,
po dhe kocka ajo bluan,
në të vërtetë Anastasin,
shumica këtu e duan.

Po flas për ne ortodoksit,
jo për gjithë shqipëtarët,
sepse neve na takon,
ta themi fjalën të parët.

Kur ai erdhi këtu,
gjithçka ishte e rënuar,
po tani pas njës njëzet' vjetësh,
shoh Kishën të lartësuar!

Atëherë qe krejt ndryshe,
s'kam arsye kot t'ja ngop,
dhe këtu brënda nuk kishte,
asnjë për Krye Peshkop!

Këtë fakt në të vërtetë,
e kish pranuar Tirana,
ndaj dhe zgjidhja e problemit,
erdhi nga Patriarkana.

Qesharake të mendohet,
që kisha greke e solli,
se koka e kishës sonë,
s'ka ikur kurrë nga Stambolli.

Greku s'ka ndonjë ndikim,
në krye të kishës sonë,
sepse ortodoksit janë,
treqind e ca milionë!

Nga Patriarkana varen,
dhe ortodoksit shqiptarë,
ndaj unë them se Anastasi,
është këtu një misionar!

Éshtë këtu një misionar,
dhe s'besoj të rrijë përhera,
ai ka Çuar besimin,
dhe në shumë vënde të tjera.

Gjykimin për atë burrë,
ne duhet t'ja lëmë kohës,
po për veprën që ka ngritur,
s'mund të jemi mosmirënjohës!

Kundër tij unë s'ja bëj fora,
se besimi nuk më lë:
"Bëre-Ç'bëre t'u lumtë dora,
tani ik-s'na duhesh më!."

Kjo do ishte imorale,
s'bashkohem me atë zë:
"Na bëre dhe katedrale,
po tani s'na duhesh më!"

Nuk po them se Arben Duka,
është i flakti besimtar,
por s'kam parë tek Janullatos,
asnjë gjest antishqiptar!

Kjo është akuzë mediokre,
s'vlen të diskutohet fare,
s'mund të jetë anti shqiptar,
një që ngrë kishën shqiptare?!

Sido që të komentohem,
unë e nderoj atë burrë,
sepse në themelet tona,
s'vuri një por mijra gurë.

Formimin e tij biblik,
s'e ka asnjë prift shqiptar,
sepse ne nga krishtërimi,
dyzetë vite ishim ndarë.

Krye Peshkop Anastasi,
një nder për ortodoksinë,
ai është një shërbëtor,
Krishti është Bariu ynë.

Zotin s'gjej tek Anastasi,
po frymën e tij e gjeta,
kush të dojë le të flasi,
po kjo është gjithë e vërteta.

Mua asgjëkund s'më djek,
që do flasin jam garant,
dhe po të më quajnë grek,
do jenë thjeshtë injorantë.

Pikërisht këtu kam shkruar,
këtu disa ditë më parë,
se jam ortodoks me shekuj,
dhe njëmijë përqind shqiptar!

Eshte e trishte, se si ata qe i thurrnin hymne xhelateve te shqiptareve brenda Shqiperise, tani kendojne ditirambe per pasardhesit e atyre, qe gjate shekujve kerkonin te mos egzistonte termi shqiptar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#2

Post by Gazmend » Thu Sep 19, 2013 8:54 pm

Sa me shpejte te pavaresohet kisha ortodokse shqiptare nga Greqia aq me kombetare do te jete ajo.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#3

Post by Zeus10 » Thu Sep 19, 2013 10:35 pm

Dhe sikur te pavaresohet Kisha, jane politikanet tane ata, qe nuk mund te rrine pa kenaqur Greqine:

TIRANË- Kryesia e PS-së e mbledhur në orët e vona të pasdites së të enjtes miratoi kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.......
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për rreth 45 minuta u vendos që Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së të jetë nënkryetari i Parlamentit.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#4

Post by Arbëri » Fri Sep 20, 2013 12:42 am

Zv/kryeministri i Rilindjes Niko Peleshi duke peruruar rrugen "Anastas Janullatus" ne qytetin e Korces.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#5

Post by Gazmend » Fri Sep 20, 2013 1:27 am

Zeus10 wrote:Dhe sikur te pavaresohet Kisha, jane politikanet tane ata, qe nuk mund te rrine pa kenaqur Greqine:

TIRANË- Kryesia e PS-së e mbledhur në orët e vona të pasdites së të enjtes miratoi kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.......
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për rreth 45 minuta u vendos që Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së të jetë nënkryetari i Parlamentit.

Ajo kuptohet, por ishte fjala per kishen aty, sikur kisha te pavaresohej, kisha vete do te ishte kombetare.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#6

Post by Sally » Fri Sep 20, 2013 9:02 am

Zeus10 wrote:Dhe sikur te pavaresohet Kisha, jane politikanet tane ata, qe nuk mund te rrine pa kenaqur Greqine:

TIRANË- Kryesia e PS-së e mbledhur në orët e vona të pasdites së të enjtes miratoi kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.......
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për rreth 45 minuta u vendos që Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së të jetë nënkryetari i Parlamentit.


Vangjel Dule, 5-dite para votimeve ne shqiperi deklaron ne tv grek ANT: per kthimin e pronave greke te marra nga shqiptaret ( ne minuten 01:34 ).


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#7

Post by Mollos » Fri Sep 20, 2013 5:47 pm

Me mire le ta pranojme qe Shqiperia dhe shqiptaret jane nje loder per greket,s`lane gje pa na bere keto 200 vjetet e fundit,here me prifterinj here me sakica dhe bajoneta,here me para,eksperimenti filloi brenda territorit tyre me arvanitet dha rezultate te shkelqyera dhe pastaj leshoi metastazat ne trojet shqiptare,u pengua nga periudha komuniste,per te shperthyer perseri dhe tani ka mberthyer nga koka politikanet tane,eksperimenti vazhdon .

Psh greket jane kureshtare te dijne : Si mund te reagoje nje popull mbi te cilet eshte kryer masaker para 100 vjetesh ,ne kete rast Permeti ?

-nqs ua zhvarros te paret
-autoret e maskres i kthen ne heronj(ushtaret greke)
-ngre lapidare e kisha e varreza ne te njejtin teritor

Shqiptaret jane popull pa memorje,do te isha edhe une kurjoz te dinja se cdo benin bullgaret,maqedonasit dhe turqit nqs greku do desheronte te ngrinte kryqe dhe te germonin ne gjysmat e teritoreve tyre,e imagjinoni dot?Prandaj ky stan kete bulmet ka.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#8

Post by Zeus10 » Fri Sep 20, 2013 6:00 pm

Mollos wrote:Me mire le ta pranojme qe Shqiperia dhe shqiptaret jane nje loder per greket,s`lane gje pa na bere keto 200 vjetet e fundit,here me prifterinj here me sakica dhe bajoneta,here me para,eksperimenti filloi brenda territorit tyre me arvanitet dha rezultate te shkelqyera dhe pastaj leshoi metastazat ne trojet shqiptare,u pengua nga periudha komuniste,per te shperthyer perseri dhe tani ka mberthyer nga koka politikanet tane,eksperimenti vazhdon .

Psh greket jane kureshtare te dijne : Si mund te reagoje nje popull mbi te cilet eshte kryer masaker para 100 vjetesh ,ne kete rast Permeti ?

-nqs ua zhvarros te paret
-autoret e maskres i kthen ne heronj(ushtaret greke)
-ngre lapidare e kisha e varreza ne te njejtin teritor

Shqiptaret jane popull pa memorje,do te isha edhe une kurjoz te dinja se cdo benin bullgaret,maqedonasit dhe turqit nqs greku do desheronte te ngrinte kryqe dhe te germonin ne gjysmat e teritoreve tyre,e imagjinoni dot?Prandaj ky stan kete bulmet ka.
E di pse Mollos, sepse ne kemi "Kalin e Trojes" brenda nesh:

viewtopic.php?p=38826#p38826

dhe e gjitha kjo me aprovimin e globalistave, qe e shohin me shqetesim rritjen e ndergjegjes etnike, jo vetem nder shqiptare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "C'doni ju me punet tona?"

#9

Post by Sally » Fri Sep 20, 2013 7:31 pm

Mollos wrote:Me mire le ta pranojme qe Shqiperia dhe shqiptaret jane nje loder per greket,s`lane gje pa na bere keto 200 vjetet e fundit,here me prifterinj here me sakica dhe bajoneta,here me para,eksperimenti filloi brenda territorit tyre me arvanitet dha rezultate te shkelqyera dhe pastaj leshoi metastazat ne trojet shqiptare,u pengua nga periudha komuniste,per te shperthyer perseri dhe tani ka mberthyer nga koka politikanet tane,eksperimenti vazhdon .

Psh greket jane kureshtare te dijne : Si mund te reagoje nje popull mbi te cilet eshte kryer masaker para 100 vjetesh ,ne kete rast Permeti ?

-nqs ua zhvarros te paret
-autoret e maskres i kthen ne heronj(ushtaret greke)
-ngre lapidare e kisha e varreza ne te njejtin teritor

Shqiptaret jane popull pa memorje,do te isha edhe une kurjoz te dinja se cdo benin bullgaret,maqedonasit dhe turqit nqs greku do desheronte te ngrinte kryqe dhe te germonin ne gjysmat e teritoreve tyre,e imagjinoni dot?Prandaj ky stan kete bulmet ka.


Une dita dites mendoj te kunderten qe ne kete periudh u rikemben perseri, u arsimuan dhe zuren e vendet qe kan sot.... ajo periudh vrau/masakroi/burgosi/internoj shume familje patriote per tu lene rrugen hapur ketyre, dhe ato pak familje qe mbijetuan ne ate periudh emigruan me pas, keshtu qe kompletuan planin e masakres.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”