"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjermania: Si financohet kisha nga shteti

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Gjermania: Si financohet kisha nga shteti

#1

Post by Sally » Thu Oct 17, 2013 11:20 am

Shpenzimet e larta të peshkopit të Limburgut kanë irritur shumë besimtarë. Skandali zbulon faktin se kishat në Gjermani nuk janë të detyruara t'i bëjnë publike financat dhe përfitojnë edhe shumë para nga shteti.

Si e financon shteti kishën


Shpenzimet e larta të peshkopit të Limburgut kanë irritur shumë besimtarë. Skandali zbulon faktin se kishat në Gjermani nuk janë të detyruara t'i bëjnë publike financat dhe përfitojnë edhe shumë para nga shteti.
Rreth 460 milionë euro ka marrë kisha katolike dhe ajo protestante në Gjermani nga arka e shtetit në vitin 2012. Kjo mbështetje vjetore, e quajtur dotacion, ka shkaqe historike. Në fillim të shekullit të 19-të kishat humbën një pjesë të madhe të pasurisë gjatë procesit të shekullarizimit. Napoleoni shpronësoi kishat në mbarë Evropën. Për këtë arsye atyre u paguhet që atëherë dotacioni, i përcaktuar në disa kontrata me Vatikanin. ( në foto: Peshkopi i Limburgut Tebartz-van Elst, që shkaktoi debatin për financimin e kishave)



Shuma e pagesës së kompensimit është e ndryshme në varësi të landeve gjermane. Ajo është e përcaktuar edhe në kushtetutë, si relike e kohës së Vajmarit dhe e konkordatit të Rajhut, marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1933 ndërmjet Vatikanit dhe Rajhut gjerman, e cila përcaktonte raportin mes kishës dhe shtetit.
Ky rregull duhej te ishte kapërcyer pej kohësh, mendon ish ekspertja e financave e Partisë Socialdemokrate, Ingrid Matthäus-Maier. „Kjo është një shkelje e kushtetutës“, thotë politikanja në bisedë me Deutsche Wellen dhe thekson se që në fillim të shekullit të 19-të ishte planifikuar që kompensimi të hiqej duke u kryer një pagesë të vetme. Që shteti gjerman sot i paguan ädo vit miliona kishave, është krejtësisht e vjetëruar, thotë politikanja, e cila ka vite që shprehet për ndarjen e kishës nga shteti.
Edhe politologu dhe publicisti Carsten Frerk e konsideron dotacionin jo në përputhje me kushtetutën. „Edhe kushtetuta e Vajmarit në kohën e saj kërkonte që institucionet vendimarrëse, t'i jepnin fund mbështetjes së kishës nga shteti. Por pastaj erdhi inflacioni i madh gjatë krizës ekonomike botërore, erdhën probleme të tjera dhe kjo temë u harrua." (në foto: Ingrid Matthäus-Maier: Donacionit i ka ikur koha)

Kishat si sipërmarrje ekonomike

Megjithatë 460 milionë euro janë vetëm një pjesë e vogël e parave, me të cilat shteti mbështet kishën. Ata marrin ädo vit 9 miliardë nga taksa kishtare, që paguan secili anëtar dhe që shteti i mbledh për të.

Po të shikosh financat e kishave në Gjermani, ka disa sektorë të mëdhenj, thotë Carsten Frerk: të ardhurat nga taksat dhe tarifat kishtare, nga institucionet sociale dhe nga pronat vetjake të kishës. Kisha, thotë Frerk në bisedë me Deutsche Wellen, ka shumë burime të ardhurash, edhe në sektorë, që nuk të shkon mendja aspak. (në foto: Carsten Frerk: Kisha ka shumë burime të ardhurash)




Po kisha ndihmon? Të dy kishat e mëdha kristiane kanë shumë institucione sociale, spitale, äerdhe fëmijësh dhe azile pleqsh. Por vetëm një pjesë e vogël e punës së tyre financohet nga shteti, thotë politologu.
„Organizatat bamirëse Caritas dhe Diakonie përfitojnë një kuotë prej dy përqindësh nga kisha. Kjo është pjesa, që jep kisha. Eshtë legjenda, që kisha bën aq shumë të mira. Ajo i bën, por nuk i financon ato.“ Një pjesë të madhe të kontributeve, që i atribuohen kishës, i financon shteti, thotë më tej Frerk. Këtu nuk ka dallime në mes kishës protestante dhe katolike. Të dyja marrin para nga buxheti publik.
Federata dhe landet paguajnë
Madje shteti paguan pagat e peshkopëve, të nëpunësve të kishës, si dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave kishtare. Kështu gjykata bavareze e auditit ka llogaritur se landi i Bavarisë financon 700 kisha nga fondet publike. Shpenzime prej 40 milionë eurosh. Përveä tyre edhe 90 milionë euro për personelin kishtar bavarez. Me tërë këto shifra edhe vetë ekspertëve u vjen mendja vërdallë, për më tepër që kishat përmes një rregulloreje të veäantë nuk janë të detyruara t'i bëjnë publike financat.


„Këtu ka mungesë të plotë transparence“, kritikon Ingrid Matthäus-Meier: "Vetëm donacioni i landit të Renanisë Veriore-Westfalisë për kishën katolike arrin në gjashtë milionë euro. Por sa është paga e peshkopit të Këlnit, Meisner, këtë nuk e di kancelaria shtetërore", thotë Matthäus-Maier. Gjithashtu nuk dihet saktësisht sa e madhe është prona e kishës, shton ajo, "megjithëse kisha është një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në Gjermani". Për politikanen kjo është një situatë e papranueshme. "Ajo është një ent publik, merr para. Gjërat duhen nxjerrë mbi tavolinë.“
Partitë e mëdha nuk i kanë prekur deri tani këto privilegje të kishës. Partitë kristiane, thotë Matthäus-Maier, për arsye se dëshironin ta ruanin rregullin e deritanishëm: "Të tjerët, që e dinë, se kështu nuk shkon, kanë frikë të përballen me kishën.“ Kjo strukturë është e vështirë të thyhet, thotë politikanja socialdemokrate. Disa dioqeza kanë reaguar ndërkohë ndaj kritikës. Hamburgu, Esseni,i Münsteri dhe Speyer i kanë bërë publike financat e tyre.

buron nga: DW
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”