Page 1 of 1

Një "maskotë" për Vatikanin

Posted: Mon Sep 29, 2014 7:18 pm
by rrëqebull
Ndërkohë që "koperia" pëlliste rrugëve të Tiranës duke valëvitur flamurin e Vatikanit — i cili nuk e njeh shtetin shqiptaroverior! — në televizionin italian talleshin me Horge Bergoljon, ashtu siç do të tallej çdo njeri mendje-dëlirë, që nuk i lejon vetes poshtërime, përulje, mistifikime e servilosje kundrejt një njeriu që, për ato që thotë, në një botë me arsye, do të ishte së paku qesharak, dhe assesi "i shenjtë".

Ndokush, disi më i ndërgjegjshëm, do të thoshte se «s'ka faj 'papa' që Vatikani nuk e njeh shtetin shqiptaroverior, sepse në Vatikan nuk është 'papa' a i që "bën ligjin", ndonëse kështu thotë reklama».
Shumë e saktë, po atëherë ka edhe më pak kuptim të ngjiresh e të llokoçitesh nëpër rrugët e kryeqytetit për të pritur dikë që është veçse një dordolec, apo "maskot", në duart e atyre që i tërheqin fijet sipas interesave të veta, duke përfituar nga mendjeshkurtësia e "kopesë" që gënjehet nga reklamat!


Që të jetë e qartë për të gjithë: i shenjtë, për shqiptarët, është Adem Jashari!
Duhet t'u vijë turp atyre që atë ditë, valëvitën flamurin e një shteti të huaj që nuk njeh shtetin tonë verior! Edhe më turp nëse këtë veprim vetë-fyes e bëjnë edhe në ditë të tjera.
T'u vijë turp (nga vetja, sidomos) atyre që ndjekin si "udhëheqës shpirtëror" një jo-shqiptar me një ideologji jo-shqiptare dhe shkombëtarizuese!

T'i bësh një pritje të tillë një njeriu që përfaqëson një shtet që nuk njeh një pjesë të kombit tënd, do të thotë, jo vetëm se i lejon të tjerët që të tallen me ty, por se je një njeri që tallet me vetveten!
Kjo në fakt vlen për të gjithë ndjekësit e ideologjive abrahamike, të cilat janë ideologji që, jo vetëm nuk e njohin Kombin, por e mohojnë dhe e luftojnë Atë!


P.S.: sa i madh roja në fillim të vidjos :D
http://www.striscialanotizia.mediaset.i ... tml?483579