Page 1 of 1

"Selia e Shenjtë" si eufemizëm i kasafortës

Posted: Fri Jul 03, 2015 6:50 pm
by rrëqebull
Thotë zyra e shtypit të Vatikanit: “Lajmet që vijnë nga Greqia preokupojnë mbi situatën ekonomike e sociale të këtij vendi e Ati i Shenjtë dëshëron t’i gjëndet pranë popullit grek, me një mendim e lutje speciale për shumë familje greke që vuajnë një krizë humane e sociale kaq komplekse. Dinjiteti njerëzor duhet të jenë në qëndër të cdo debati politik e teknik, ashtu sikurse dhe në përgjegjësitë e zgjedhjeve dhe vendimeve. Papa Francesko fton të gjithë besimtarët të bashkohen në një lutje speciale për popullin grek e momentin e vështirë në të cilën gjëndet." (http://www.oranews.tv/bota/papa-francsk ... llin-grek/)

Sipas përllogaritjeve, Greqia u ka borxh mbi 320 miliardë euro kreditorëve ndërkombëtarë. Vatikani që është fuqia më e madhe financiare në botë, me bazë vjeljeje prej 1,2 miliardë krerësh anembanë rruzullit, e qarkullon pa frikë disa herë këtë shumë vetëm brenda një viti. P.sh. vetëm në SHBA, prej ku mund të mblidhen statistika të kësaj natyre, Vatikani qarkullon mbi 150 miliardë euro në vit për nevojat e veta organizative.

Edhe të duash s'e shmang dot mendimin se nëse është kaq i shqetësuar për njerëzinë kreu i Vatikanit, fare mirë mund t'i ndihmojë drejtpërdrejt vuajtësit pa iu hyrë formave të vjetruara dhe joefikase të asistencës si f.v. lutja ndaj personazheve mitologjike.

D.m.th. dakord fishkëllima, kope, dele, blegërima etj. peizazhe të qeta baritore, por cili është morali i fabulave me Vatikan? Që "kisha katolike" është thjesht tempulli modern i Solomonit, një tempull bosh por me një arkë të shenjtë të paprekshme në mes plot me 2000 talanda të arta dhe një prift që ruan derën e "lutet" për të vobektit? Selia e Shenjtë si eufemizëm i kasafortës...
https://www.facebook.com/ateistet/posts ... 2756624833