"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Histori kishtare në Havanë?!

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Histori kishtare në Havanë?!

#1

Post by Adriana » Fri Feb 12, 2016 5:17 pm

Surprizë edhe për ekspertët: takimi i parë mes Papës dhe Patriarkut të Moskës që prej ndarjes së kishës më 1054. Kjo nuk është vetëm vizitë kortezie mendon Christoph Strack...

Image

Një ngjarje historije për kishën, shpallet si surprizë. Nuk ndodh shpesh që zëdhënësi i Vatikanit Lombardi fton në mënyrë afatshkurtër për një konferencë shtypi dhe më pas jep një deklaratë në gjashtë gjuhë përpara sallës së mbushur plot. Lajmi është vërtet i rëndësishëm dhe njoftohet në të gjithë botën: pas disa ditësh, do të takohen për herë të parë Papa i kishës katolike me Patriarkun ortodoks rus. Françesku dhe Kirili do të bisedojnë me njëri-tjetrin në aeroportin e Havanës dhe pastaj do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët. "Selia e Shenjtë dhe Patriarkana e Moskës shpresojmë se kjo do të jetë një shenjë shprese për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë." Ç'fjali!
Ky është një vërtet një sensation. Jo vetëm për besimtarët. Ky është një nga ato momente krerët e kishës shkruajnë histori. Françesku kishte thënë në mënyrë të përsëritur se ishte i gatshëm për një takim me Kirilin në çfarëdolloj vendi - tani ata do të takohen në Havanë. Kirili ka disa ditë që është në Kubë, kurse Françesku do të ndërpresë fluturimin për në Meksikë.

Më tepër se një takim kortezie

Aktualisht Moska është - sidomos politikisht, por edhe nga pikëpamja kishtare - për një distancim nga shumë gjëra që janë të lidhura si me perspektiva perëndimore edhe me perspektiva kishtare perëndimore. Dhe shumë njerëz në perëndim e shohin me shqetësim kursin e ortodoksisë ruse për afrim me shtetin. Për këtë takimi në Kubë duhet edhe më surprizues. Dhe për shkak të nënshkrimit të dokumentit zyrtar ky takim nuk është thjesht një takim kortezie. Në kohë të vështira politike ky është gjithmonë një sinjal për politikën ruse.
Prej 50 vjetësh udhëtimet e Papëve nuk ishin vetëm udhëtime peligrinazhi, por kishin dhe tipare të realpolitikës. Vizitat e Papës Gjon Pali II (1978-2005) i vazhdoi Benedikti XVI (2005-2013). Në hartën e udhëtimeve të Papëve nuk ka shumë vende të pashkelura. Ndër më të rëndësishmet janë Kina dhe Rusia. Këtë javë Vatikani botoi një intervistë të gjatë të Papës Françesku me një gazetë kineze, e cila u botua edhe në mjaft medie të tjera në Kinë. Tani njoftohet takimi në Havanë. Për vitin 2016 Vatikani nuk ka njoftuar për shumë udhëtime të Papës. Pra nuk duhet të habitemi, në rast se ai shkon në Moskë.

Këshilli i parë ortodoks që prej 1000 vjetësh

Por takimi i Havanës të kujton edhe një takim tjetër historik të këtij viti, që të krishterët në perëndim nuk e kanë shumë parasysh: në qershor mbahet në Kretë Këshilli i parë ortodoks prej më shumë se 1000 vjetësh. Në janar u sheshuan në Gjenevë pengesat e fundi për këtë takim. Vatikani ka zhvilluar deri tani bisedime me të gjithë përfaqësuesit e tjerë, kurse Kirili dhe Moska ishin deri tani të distancuara. Tani gjërat po ndryshojnë dhe kjo mund të ketë edhe ndikim në takimin e Kretës. Papa niset më 12.2. për në Meksikë. Por tani udhëtimi i tij hap edhe një etapët të re në historinë e ekumenisë.

Data: 06.02.2016
Autor: Christoph Strack

DW
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Besim i krishterë”