"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Botohet Letra e Papës për hapjen e Vitit Meshtarak

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4156
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Botohet Letra e Papës për hapjen e Vitit Meshtarak

#1

Post by Zeus10 » Fri Jun 19, 2009 12:50 am

Në Letrën për hapjen e Vitit Meshtarak, që do fillon nesër, Papa i fton meshtarët të jenë porsi Shën Gjoni Vianej “bari sipas zemrës së Zotit”. Pra, një vit për të “promovuar angazhimin e brendshëm të ripërtëritjes të të gjithë meshtarëve në mënyrë që të japin dëshminë e tyre ungjillore më të fortë, më të mprehtë e gjurmëlënëse në botën e sotme: këtë uron Papa Benedikti XVI në letrën drejtuar “vëllezërve në meshtari” me rastin e Vitit Meshtarak që do të hapet nesër mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan me kremtimin e Mbrëmësores së Dytë të Solemnitetit të Zemrës së Krishtit e në Ditën e lutjes për shenjtërimin e klerit. Këtë nismë e ka dashur vet Ati i Shenjtë Jozef Racinger në përkim me 150 vjetorin e “dies natalis” të Shën Gjonit Maria Vianej, Pajtorit qiellor të meshtarëve famullitarë, i cili vdiq më 4 gusht të vitit 1859. Letra e Papës u propozon priftërinjve të mbarë botës një përshkim të thjeshtë e korrekt sipas shembullit të Famullitarit të Arsit, Shën Gjonit Vianej. Benedikti XVI nënvizon para së gjithash “dhuratën e paçmueshme e tejet të madhe që priftërinjtë përbëjnë jo vetëm për Kishën, por edhe për vetë njerëzimin”. Letra përmend “mundimet e lodhjet apostolike”, “shërbimin e palodhshëm e të fshehur” si dhe bamirësinë e të sa e sa priftërinjve, të përkushtuar pa rezerva në shërbim të Zotit e të të afërmit edhe “ndër vështirësi e moskuptime”, madje shpesh edhe ndër persekutime “deri në dëshminë supreme me derdhje të gjakut”. Në anën tjetër, në Letrën e tij, Papa me hidhërim vënë në pah “edhe situatat e vajtueshme e të dënueshme shkaktuar nga sjelljet e situatat e këqija të meshtarëve , të cilat sjellje nuk është kurrë e mjaftueshme të dënohen, e nga këto sjellje e situata të dënueshme të meshtarëve është vetë Kisha që vuan nga pabesia dhe tradhtia e disa mbarështuesve të saj. Atëherë është bota ajo që nxjerr arsyet e shkandullit dhe të refuzimit”. Këndej në Letër Papa i tregon me thjeshtësi elementet që e bënë Shën Gjonin Vianej “bari sipas zemrës së Zotit”: para së gjithash ai ishte njeri “shumë i përvujtë” por në të njëjtën kohë “i vetëdijshëm, se si meshtar” ishte për njerëzit e vet “një prej dhuratave më të çmueshme të përdëllimit hyjnor”. “Dukej si të ishte i pushtuar nga vetëdija e pakufishme që kishte për kuptimin e përgjegjësisë së misionit”: “Sikur ta kuptonim mirë se çka është prifti mbi tokë – thoshte Shën Gjoni Vianej – do të vdisnim: jo nga tmerri, por nga dashuria”. Ai e dinte se ishte i thirrur të “ mishëronte praninë e Krishtit, duke e dëshmuar butësinë e tij shpëtimprurëse”. “Ajo që më së pari duhet të mësojmë” – shkruan Benedikti XVI në Letrën drejtuar priftërinjve – është “identifikimi i plotë” i Shën Gjonit Vianej me misionin e tij meshtarak. “Këtu nuk bëhet fjalë me siguri – shton Papa – të harrosh se frytet apo rezultati thelbësor i misionit meshtarak mbetet i pavarur nga shenjtërimi i mbarështuesit apo priftit; por as nuk mund të lihet pas dore e të mos përfillet fryti i jashtëzakonshëm që buron nga takimi ndërmjet shenjtërisë objektive të mbarështimit e asaj subjektive të mbarështuesit ”.
Kështu, Vianej “vizitonte në mënyrë sistematike të sëmurët dhe familjet e bashkësisë së vet kishtare; organizonte misione popullore e festa të pajtorëve qiellor të bashkësisë kishtare; mblidhte para (të holla) për veprat e tij bamirëse e misionare; zbukuronte Kishën e vet... merrej me të varfërit e bonjakët ...interesohej për formimin arsimor të fëmijëve: themelonte shoqata kishtare dhe i ftonte laikët të bashkëpunonin me të”. “Shembulli i Shën Gjonit Vianej – pohon Papa duke përmendur Koncilin e II të Vatikanit – më shtyn të nxjerri në pah hapësirat e bashkëpunimit që janë të detyrueshëm të përhapen e shtrihen gjithnjë e më shumë ndaj besimtarëve laikë, me të cilët meshtarët formojnë një popull të vetëm meshtarak”. Pastaj Papa kujtoi dëshminë e përditshme të Priftit të Arsit: lutjen e tij para Tabernakullit të Shenjtë, Meshën, Rrëfimin.”Ai ishte i bindur se nga Mesha varej i tërë zelli i jetës së një prifti”. “ Arsyeja e shthurjes së meshtarit – thoshte – qëndron në faktin se nuk i kushton vëmendjen e duhur Meshës! O Zoti im, sa është për t’u vajtuar meshtari që e kremton Meshën sikur të ishte një gjë e zakonshme!”. Papa pastaj i këshillon meshtarët, që sipas shembullit të Shën Gjonit Vianej, të kenë një “besim të pashtershëm në Sakramentin e pendesës” e “ta vendosin atë në qendër të....shqetësimeve baritore”. “Shpirtrat – vëren Papa – e kanë çmimin e gjakut të Jezu Krishtit e këndej meshtari nuk mund të mos i kushtohet e përkushtohet shpëtimit të tyre nëse refuzon të merr pjesë personalisht me ‘çmim të lartë’ të shëlbimit”.
Benedikti XVI i këshillon meshtarët, sipas gjurmëve të këtij shenjti, të jetojnë me “një stil të ri të jetës”, të përuruar nga Krishti duke ndjekur tri këshillat ungjillor të varfërisë, pastërtisë e dëgjesës (bindjes) si “udhë e rregullt e shenjtërimit të krishterë” që duhet zbatuar, secili sipas gjendjes e aftësisë personale që ka. E lidhur me këtë Shën Gjoni Vianej thoshte: “sekreti im është i thjeshtë: të japësh gjithçka e të mos mbash për vete asgjë”. E duke qenë krejtësisht i bindur pohonte: “nuk ekzistojnë dy mënyra të mira për t’i shërbyer Zotit. Ekziston një e vetme: ti shërbesh ashtu siç donë Ai të jetë i shërbyer”.
Më pas Papa i drejtohet meshtarëve me “thirrje të veçantë që të dinë ta pranojnë e jetojnë pranverën e re që Shpirti i Zotit zgjon në ditët tona në Kishë, së fundi edhe përmes Lëvizjeve kishtare e Bashkësive të reja”. Më tutje, Ati Shenjtë Racinger nënvizon nevojën e “bashkimit ndërmjet meshtarëve e ipeshkvit të tyre” në “një vëllazëri meshtarake efektive dhe afektive. Vetëm kështu – shpjegon Papa - meshtarët do të dinë ta jetojnë në plotësi dhuratën e celibatit e do të jenë të aftë të bëjnë të lulëzojnë bashkësitë e krishtera në të cilat përsëriten mrekullitë e predikimit të parë apostolik”. Së fundit, me Palin e VI Papa kujton se “ njeriu bashkëkohor i dëgjon më me kënaqësi dëshmitarët se sa mësuesit, apo nëse i dëgjon mësuesit e bën këtë sepse janë dëshmitarë” . Duke ia besuar Vitin meshtarak Virgjrës Mari, Papa e përfundon letrën drejtuar priftërinjve me këto fjalë: “ Të dashur meshtarë, Krishti mbështetët e ka shpresat në ju. Sipas shembullit të Shën Gjonit Vianej, lëreni veten të pushtoheni nga Krishti e do të jeni edhe ju, në botën e sotme, lajmëtarë të shpresës, të pajtimit e të paqes!”.
Sinodi i ipeshkvijve: konsensus mbi dokumentin që do t’i paraqitet Papës Racinger në prag të Thirrjes Apostolike kushtuar Fjalës së Hyjit/Reflektimi i thellë mbi Fjalën e Hyjit dhe misionin e Kishës e në veçanti mbi letrat e Shën Palit karakterizoi mbledhjen e tretë të Këshillit të zakonshëm të XII të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve që u mbajt me 3-4 qershor. Në një njoftim të shkurtër thuhet se gjatë punimeve u arritën rezultate domethënëse për hartimin e dokumentit që do t’i paraqitet Benediktit XVI në prag të botimit të Thirrjes Apostolike mbas sinodale me temën: “Fjala e Hyjit në jetën dhe misionin e Kishës”. Bëhet fjalë këtu për diçka që ka për qëllim nderimin dhe përvetësimin e Fjalës së Hyjit, dëgjimin dhe leximin e Biblës si dhe zbatimin e saj në jetën personale, familjare, kishtare e shoqërore” - thuhet në njoftimin e Sinodit të Ipeshkvijve.
Marrë nga Radio Vatikani
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”