"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqiperi.

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqiperi.

#1

Post by Zeus10 » Sun Oct 25, 2009 8:29 pm

Nje nga tezat me te parapelqyera te propagandes greke e cila synon shkombetarizimin e shqiptareve dhe percarjen e tyre eshte se GREKU ANASTAS erdhi i ftuar nga besimtaret shqiptare ortodokse per te ringjallur Kishen Ortodokse:
Albo wrote:Kryepeshkopi Anastas nuk erdhi ne Shqiperi "me mision nga shteti grek" por edhe si Vikar i derguar nga Patriarkana e Shenjte ne Stamboll, Turqi. Qendroi dhe u zgjodh Kryepeshkop i KOASH vetem me kerkese te besimtareve te thjeshte orthodhokse e jo nga gjaku i prishur qe nuk u ka zene ndonjehere kemba Kishe.
Albo wrote: Kryepeshkopi Anastas ka grade shkencore, eshte Prof. Dr. ne theologji, nje nga profesoret me ne emer ne bote ne fushen e besimeve fetare (jo vetem persa i perket Krishterimit), me nje kontribut 40 vjecar ne levizjen ekumenike, drejtues i disa prej organizatave evropiane e boterore te krishtera qe e shtrijne veprimtarine e tyre ne mbare boten. Nje profesor i nderuar nga dhjetra universitete me emer nga cdo cep i botes. Kujton ti se Kryepeshkopi Anastas po mundohet te beje emer ne historine e nje populli te vogel e te parendesishem si Shqiperia, kur ate e nderon nje bote e tere?! Ai shume mire mund t'i kish kaluar vitet e fundit te jetes se tij duke dhene mesim ne nje universitet me emer ose duke u bere edhe kryepeshkop i nje Kishe me te madhe e me me emer se Kisha Greke. Ai nuk zgjodhi rrugen e gjere qe zgjedhin shumica, rrugen e rehatit e qetesise, zgjodhi ate rrugen e ngushte qe zgjedhin vetem ata njerez qe jane gati te mbajne mbi supe Kryqin e Rende te Krishtit. Kryepeshkopi zgjodhi qe te sherbeje ne Shqiperi, ne nje Kishe te rrenua, mes nje populli te tramatizuar e djallezuar ne kulm per 50 vjet, mes nje populli qe per 50 vjet u rrit i izoluar nga mbare bota nga frika e nje armiku imagjinar te huaj.
Dhe me e bukura eshte, se ja tek kemi nje "grek" qe ben nje sakrifice te jashtezakonshme ne moshe madhore per popullin shqiptar, teksa qindra mijera shqiptare marrin rruget e mergimit ne kerkim te nje jete me te mire. Ne largohemi, ai qendron pas ne kohe me rrebesh dhe ne kohe me diell, asnjehere nuk e braktis Shqiperine. Dhe ai eshte prape i lig e tradhetar, kurse ne qe vume interesat personale e familjare perpara interesave te nje populli, ne i biem gjoksit si per t'i mbushur mendjen vetes se jemi patriote te medhenj.
Nuk mund te jesh edhe "epirotas" edhe "shqiptar" ne te njejten kohe. Identiteti epirot i te pareve tane eshte i vjeter 2000+ vjet. Identiteti shqiptar eshte nje identit 200 vjecar. U ngjiz nga Rilindja jone Kombetare si zgjidhja e vetme e mundshme per situaten e krijuar pas nje pushtimi dhe asimilimi 500 vjecar. Identiteti epirot eshte identiteti i fisnikerise shqiptare qe e ruajten fene e traditen e te pareve, identiteti shqiptar eshte identiteti i rinise xhonturke shqiptare, qe pasi u zhgenjyen nga politika e xhonturqve te rinj, nxituan te krijojne edhe ata nje identitet qe te mund te plotesonte dy kritere: a) te distanconte identitetin shqiptar nga identiteti i pushtuesit turk ne menyre qe shqiptaret te mos shiteshin si koka turku b) te kishin nje identitet te vetin ne raport me fqinjet dhe boten.
Arsyeja perse identiteti epirot nuk ishte i arritshem ishte se ata qe mbajten besen e te pareve ishin vetem 18% e popullsise se mbetur pas pushtimit turk ne Shqiperi.
Albo


E verteta ja ku eshte, ne kete video, ata therrsin Fan Noli, Fan Noli dhe kendojne Himnin e Flamurit, vetem ca te shitur bertasin emrin e tij. Mos kini asnje iluzion o shqiptare, Anastasi nuk eshte njeriu i Zotit, por vegel e Kishes Greke per shkaterrimin e dimensionit shqiptar ne shpirtin e ortodokseve tane.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqiperi.

#2

Post by qiellikaltër » Tue Oct 27, 2009 12:12 am

Jane te frikshme katedralet qe po ndertohen poshte e larte Shqiperise deri ne Shkumbin. Gjithashtu e frikshme katedralja e betonte ne qender te Tiranes, mu mbrapa selise se PS.
Jane dhe perfaqesuesit e KOASHit ne Boston qe kane dale ne mbeshtetje te hapur ndaj Janullatosit e qe bejne edhe ata propaganden e tij, si At Liolini me shoke.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqiperi.

#3

Post by Arta » Tue Oct 27, 2009 12:28 am

qiellikaltër wrote:Jane te frikshme katedralet qe po ndertohen poshte e larte Shqiperise deri ne Shkumbin. Gjithashtu e frikshme katedralja e betonte ne qender te Tiranes, mu mbrapa selise se PS.
Jane dhe perfaqesuesit e KOASHit ne Boston qe kane dale ne mbeshtetje te hapur ndaj Janullatosit e qe bejne edhe ata propaganden e tij, si At Liolini me shoke.
Te vjen vertet per te qeshur, sepse ne fillim At Linolini ishte kundra dhe bente protesta, siduket edhe ate e kane ne xhep tashme. Di kete qe kur erdhi Janullatosi ketu per 100 vjetorin e kishes ortodkse ketu ne Boston, edhe vete komuniteti ortodoks, ai i vjetri nuk e mikpriti mire kete vendim, dhe paten disa polemika. Mirepo sic e kemi pare ngjyra "jeshile" fiton mbi cdo tjeter ideal.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqiperi.

#4

Post by alfeko sukaraku » Tue Oct 27, 2009 2:29 pm

eshte njera nga plaget qe ma helmojn trupin dita me diten.shpesh gezohem se me se fundi dija shqiptare po e kupton se "fe nuk do te thote koncept universal" per fqinjet tane ,sepse ata jane kombe fetare...ashtu si greqia e cila eshte e ndertuar nga shqiptaret ortodoks.Koloneli eshte nje djalle me brinje qe na shfaqet me surrat egjellor.Rrofte feja e krishtere shqiptare,rrofshin prifterinjet e krishtere qe ne gjakun e tyre rreh gjake i Gjergj Fishtes.Te mallkuar qofshin te gjithe ata fetare qe i sherbejn anastasit edhe greqis.Vepra e paraardhesve te anastasist shprehet me ane te shenjtorit "shen Kozma etoliani" edhe perdikimi i 7 drejtuar shqiptarve te epirit.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#5

Post by Zeus10 » Fri Oct 15, 2010 7:49 pm

A u mireprit Anastasi ne Shqiperi nga komuniteti ortodoks? A ishte ai i ligjshem sipas statutit te KOASH? Nese e erdhi per ringjalljen e besimit, tani qe ai u ringjall, mes te krishtereve, pse nuk largohet?

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#6

Post by Prespar » Fri Oct 15, 2010 8:24 pm

Ata thërrasin në kor "Fan Noli, Fan Noli", "Papa Kristo Negovani", "Shqipëria, Shqipëria", këndojnë himnin e flamurit si edhe këngën "Për mëmëdhenë".


ja puth gojne ata se thrisnin -bravo- -bravo-

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#7

Post by elikranon » Sat Oct 16, 2010 8:15 am

Kryepeshkopi Anastas gezon dashurine dhe respektin e besimtareve ortodoks ne Shqiperi.
Ringjalli KOASH dhe e beri me themele te forta. Dhe ortodokset shqiptar nuk jane mosmirenjohes. E duan midis tyre si shenjtin e tyre.
Reagimet kunder tij nga ana e popullsise ortodokse jane me se te pakta. Edhe ata qe ishin ne dileme ne fillim te viteve 90 per personin e tij, tani jane mese te bindur se eshte njeriu i pershtatshem. Domethenes eshte qendrimi i ortodokseve shqiptare te Amerikes. Ne fillim te viteve 90 te nxitur nga nacionalizmi shqiptar e kundershtuan pranine e tij, kurse tani qe e pane kush eshte Anastasios e mbeshtesin.

P.S: Kam nje mendim. Ata qe mendojne se Anastasios qendron ne Shqiperi pa pelqimin e ortodokseve shqiptare le te bejne nje peticion dhe te mbledhin firma per largimin e tij. Te shohim sa do mbledhin?!Se ca klithma ne fund te kishes para shume viteve, te ca njeresve qe nuk i dihet cfare ishin, nuk mjaftojne.

User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#8

Post by Trojan » Sat Oct 16, 2010 9:07 am

elikranon wrote:Kryepeshkopi Anastas gezon dashurine dhe respektin e besimtareve ortodoks ne Shqiperi.
Ringjalli KOASH dhe e beri me themele te forta. Dhe ortodokset shqiptar nuk jane mosmirenjohes. E duan midis tyre si shenjtin e tyre.
Reagimet kunder tij nga ana e popullsise ortodokse jane me se te pakta. Edhe ata qe ishin ne dileme ne fillim te viteve 90 per personin e tij, tani jane mese te bindur se eshte njeriu i pershtatshem. Domethenes eshte qendrimi i ortodokseve shqiptare te Amerikes. Ne fillim te viteve 90 te nxitur nga nacionalizmi shqiptar e kundershtuan pranine e tij, kurse tani qe e pane kush eshte Anastasios e mbeshtesin.

P.S: Kam nje mendim. Ata qe mendojne se Anastasios qendron ne Shqiperi pa pelqimin e ortodokseve shqiptare le te bejne nje peticion dhe te mbledhin firma per largimin e tij. Te shohim sa do mbledhin?!
Se ca klithma ne fund te kishes para shume viteve, te ca njeresve qe nuk i dihet cfare ishin, nuk mjaftojne.


Qe ta merrim vesh edhe neve.. Ky eshte Arqipeshkv i minoritetit grek apo i ortodokseve shqipetar?
Sepse si njeri i fese qe eshte hiresija e tij duhet te merret vetem me pune feje dhe jo me nacionalizma.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#9

Post by Adriana » Sat Oct 16, 2010 9:31 am

elikranon wrote:Kryepeshkopi Anastas gezon dashurine dhe respektin e besimtareve ortodoks ne Shqiperi.
Ringjalli KOASH dhe e beri me themele te forta. Dhe ortodokset shqiptar nuk jane mosmirenjohes. E duan midis tyre si shenjtin e tyre.
Reagimet kunder tij nga ana e popullsise ortodokse jane me se te pakta. Edhe ata qe ishin ne dileme ne fillim te viteve 90 per personin e tij, tani jane mese te bindur se eshte njeriu i pershtatshem. Domethenes eshte qendrimi i ortodokseve shqiptare te Amerikes. Ne fillim te viteve 90 te nxitur nga nacionalizmi shqiptar e kundershtuan pranine e tij, kurse tani qe e pane kush eshte Anastasios e mbeshtesin.

P.S: 1-)Kam nje mendim. Ata qe mendojne se Anastasios qendron ne Shqiperi pa pelqimin e ortodokseve shqiptare le te bejne nje peticion dhe te mbledhin firma per largimin e tij. Te shohim sa do mbledhin?!Se ca klithma ne fund te kishes para shume viteve, 2-)te ca njeresve qe nuk i dihet cfare ishin, nuk mjaftojne.



;) 1-)Mos harro qe kjo ka ndodhur ne 1992, kur Populli yne mirepriti cdo '''''ndihme'''' te sapo dalur nga diktatura, por sot POPULLI YNE e ka kuptuar lojen dinake.
2-) Nuk i dihej se cfare ishin?!
Ne teksin e kenges nuk mund te arrish te kuptosh pergjigjen?!
Nuk arrin Ti te kuptosh se cfar ishin ( ose jane)?!



http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... hSRsKFPRCo
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#10

Post by Adriana » Sat Oct 16, 2010 10:17 am



KRISHTERET E SHQIPERIS JANE PER SHQIPERINE

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#11

Post by elikranon » Sat Oct 16, 2010 10:02 pm

Orthodhoksia shqiptare nuk e ka ndjere nevojen e zevendesimit te Kryepeshkopit. Nuk ka asnje peshkop shqiptar qe do pranonte me deshire te behej Kryepeshkop nderkohe qe Kryepeshkopi Anastas eshte ende ne kete jete. Per kete te jeni 1000% te sigurt.

Kishe Autoqefale nenkupton jo vetem pavaresi nga Kishat e tjera Orthodhokse ne bote, por dhe nga shteti, dhe nga komunitetet e tjera fetare ne vend.

Froni kryeepiskopal nuk eshte nje post shteteror nga i cili mund te dorehiqesh. Kanonet Kishtare e thone qarte qe Kryepeshkopi qendron ne fronin e vet deri ne largimin e tij nga kjo jete ose nqs bie ne herezi mund te shkarkohet me vendim Sinodi.

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#12

Post by elikranon » Sat Oct 16, 2010 10:07 pm

Nga Paragjykimi tek Shpifja

Korça i përgjigjet zotit K. Frashëri.

Kushdo e mban mend mirë se gjatë viteve 90, gazeta të ndryshme të shtypit shqiptar dhe Mas Medias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata që në qendër të tyre kishin Kryepeshkopin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudointelektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha dashakeqë ndaj Besimit Orthodhoks. Përgjithësisht kudo flitej për kalë troje, për gjëmën e madhe që e kishte gjetur Kishën Orthodhokse, që në krye të saj kishte një Kryepeshkop, mëkati i vetëm i të cilit ishte përkatësia etnike. Ky ishte elementi kryesor dhe i vetëm i aludimit mbi shumë të këqija që do ta gjenin kombin tonë dhe Kishën Orthodhokse. Shumë nga artikuj shkruesit apo edhe organizatorët e ndonjë tubimi mjeran, sot pothuajse janë harruar dhe megjithëse në atë kohë mund të konsideroheshin edhe si potenciale në efiçencë apo edhe në pritje për politikën dhe shoqërinë shqiptare sot nuk po dëgjohen më. Paralelisht me këto zëra në mbrojtje të veprës së hirësisë së tij Anastas, u ngritën mijëra besimtarë, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë pavarësisht përkatësisë fetare. Me kalimin e kohës kur gjykatësi më i drejtë, koha, me dëshmimtarë veprat e hirësisë së tij, ju dhanë atyre të drejtë, konsiderohet keqdashëse pa asnjë justifikim risjellja e temave të tilla në vëmendje të publikut shqiptar. Të vjen vërtet çudi kur lexon artikujt e botuara në “Gazeta Shqiptare”në mënyrë të njëpasnjëshme të zotit Kristo Frashëri, kundër kryepeshkopit Anastas. Nuk kemi ndërmend të ndalemi tek akuzat që u botuan në to, pasi në mënyrë përbledhëse, tepër të sinqertë dhe me vërtetsi, morën një përgjigje ekselente nga kryepeshkopi. Ajo që na bën përshtypje dhe na fyen ne si besimtarë orthodhoksë të një Kishe tepër të konsoliduar, inekzistente më parë dhe tashmë me autoritet dhe reputacion ndërkombëtar, falë kryepeshkopit, është fakti se megjithëse faza e parë e mosnjohjes dhe e paragjykimit deri diku ndoshta të justifikuar për Kryepeshkopin Anastas ka kaluar dhe veprat kanë treguar të kundërtënë e atyre që u shkruan për vite me rradhë, përsëri vërejmë të gëlojë prirja për të denigruar figurën e kryebariut tonë.
Shumë prej nesh u ndodhëm në Kishën e Tiranës, atë ditë të madhe të 2 Gushtit 1992, të Fronëzimit të Hirësisë së tij, kishim shkuar atje të gjithë ne korçarët që për dhjetvjeçarë të tërë, kishim mbajtur të gjallë besimin, duke përfaqësuar ata qindra gjyshër, gjyshe e prindër, që ditën ta ruanin të gjallë besimin tek Kisha Orthodhokse dhe që fshehurazi na e kishin përcjellë duke krijuar gjithmonë gjatë viteve të egra të diktaturës shoqërinë e të krishterëve në qytetin e Korçës. Të gjithë ne atje njëzëri bërtitëm Aksios dhe mbytëm britmën e ngathët dhe djallëzore të disa njerëzve të papërgjegjshëm që vetëm atë ditë ndoshta panë derën e kishës, pasi as më përpara nuk e kishin parë dhe as besoj ta kenë parë më që atë ditë, për faktin e thjeshtë se ose i përkisnin besimeve të tjera, dhe janë pinjollë të atyre që realisht kanë fituar titullin me bëmat e tyre të luftonjësve të Orthodhoksisë, ose ishin ateistë që asnjëherë nuk kishin treguar ndonjë interes për besimin. Çdo i krishter i mirë është edhe patriot i mirë, por jo vetëm kaq, përderisa beson tek jeta e përtejshme duhet së pari që të aspirojë atdheun e përbashkët të të drejtëve që është në qiell afër Zotit, kjo është arsyeja që gjërat duhet të thuhen siç janë dhe jo të gjymtohen. Pikërisht ata qindra zëra që pohuan denjësinë e Kryepeshkopit Anastas, donin përparimin e Kishës dhe të Besimit, koha tregoi se kishin të drejtë, denjësia e tij u sprovua në kalvarin e gjatë të ringritjes së gjithçkaje që kishte të bënte me besimin si dhe me kontributin e tij të paçmuar në momentet më deçizive që kaloi vendi dhe populli ynë. Na habit fakti se tema bajate të trajtuara 18 vjet më parë me bazë paragjykimin dhe shpifjen rivijnë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet citimeve tuaja duke u bërë ofenduese. Kjo tregon se përsëri segmente të erëta janë vënë në efiçencë kundër besimit, sepse nuk e kuptojmë dot se si edhe sot mbas 18 vjetësh arrihet të deformohet çdo fakt dhe të trumbetohet gjoja jokanonizmi i atij që ngriti e rikrijoi Kishën tonë Orthodhokse me tre mitropolitë shqiptarë dhe një arvanit, që ndoshta do parapëlqenit ta quanit edhe atë të huaj. Nuk dimë ndonjë patriot të mirë, shqiptar me gjak të kulluar ndër politikanë apo edhe intelektualë që përveç fjalëve të ketë bërë diçka realisht për popullin dhe vëndin e vuajtur, në këto 20 vjet, diçka që ti shërbejë një popullate apo qoftë edhe një komuniteti të caktuar, pa ndonjë përfitim, pa u bërë milioner nga hiçi, nuk dimë bile as ndonjë patriot shqiptar të zjarrtë të diasporës të ketë vënë qoftë edhe një tjegull në ndonjë kishë të vendit, apo të ofronte shërbimet e tij të përhershme këtu. Përkundrazi është ky i “huaj” që diti ta ringrinte dhe ti jepte një autoritet që kurrë nuk e ka pasur në arenën ndërkombëtare Kishës sonë Orthodhokse dhe për pasojë vendit tonë. Ky i “huaj” dorëzoi qindra priftërinj shqiptarë, të arsimuar në shkollën teologjike shqiptare që me aq mundim e ngriti që me ardhjen e tij këtu, ky i “huaj” ringriti kishat tona të shkatërruara kudo edhe në Përmet, kisha e shën Marisë atje duhet të funksionojë, bëhet fjalë për një kishë historike për të cilën flet edhe Kodiku i Shenjtë i Mitropolisë së Korçës. E pra, restaurimi i vlerave nuk mund të quhet sakrilegj apo krim kombëtar, e kundërta kthimi i shtëpisë së Zotit në vatër culture, ka qenë një veprim i turpshëm dhe kur e drejta e Zotit vihet në vend nga njeriu ju përpiqeni të fajësoni. Pra puna dhe jo guna është ajo që përcakton një njeri, kualitetin dhe predispozicionin e tij. Mendojmë se të flasësh me gjuhën e fillimit të vitit 90 për një figurë tepër të nderuar është një anakronizëm dhe një dashakeqësi. Kryepeshkopi Anastas i duhet Kishës sonë Orthodhokse dhe do të qëndrojë Kryebari shpirtëror deri në fund përderisa atë e duan dhe e vlerësojnë ata që përbëjnë realisht grigjën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Nga përvoja e baltologjisë të viteve 90, kemi kuptuar se në shënjestër të goditjeve nuk është aspak ai, por Besimi dhe Kisha jonë Orthodhokse e ringritur prej tij. Këtë gjë e di kushdo, tashmë më tepër se atëherë kur u ndërtuan edhe ligje për ekstradimin e tij, mjafton të kujtojmë rezultatin e votimeve për Referendumin në vitin 1994, kur të paktën në qytetin e Korçës të krishterë dhe myslymanë, të majtë dhe të djathtë, votuan kundër, vetëm për arsye të nenit që rrezikonte qëndrimin e hirësisë së tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Koha tregoi se ata kishin të drejtë në këtë pikë, tashmë kur kanë kaluar kaq vjet qysh atëherë dhe Institucioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale ka qenë në vend një faktor paqeje, mirëkuptimi, ndihme dhe shprese për të gjithë popullin tonë, dhe kjo falë kryepeshkopit Anastas. Simpatia e atëhershme ndaj personit të tij është kthyer në një bindje të thellë përsa i përket misionit të tij të vetëm që kryen këtu, atij të kryebariut shpirtëror. Pavarësisht keqinterpretimeve, apo marrjes jashtë kontekstit të prononcimeve të tij, në këtë rast nga ana e një historiani, dielli nuk mbulohet me shoshë. Kryepeshkopi ynë është kanonik tepër i pëlqyer nga grigja e tij dhe i pa të metë në misionin që i është ngarkuar. Eshtë e palejueshme zoti historian që njerëzit të shërbejnë si valvola të shfryrjes së urrejtjes apo racizmit, për veprime apo situate që fabrikohen tjetërkund dhe akoma më e pafalshme, kur vala goditëse e atij që shërben si valvol ju drejtohet figurave të nderuara dhe aspak të kompromentuara. Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thonte se në personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj.


Dr.Dion Tushi, Dr.Piro Gjanci, Pr. Jonela Spaho, Pr. Ilda Lubonja, Pr Evri Kajno, Vangjush Themeli, Sotiraq Simaku, Ing. Arben Gjata, Ing. Sotiraq Dojce, Thoma Piluri, Nesti Terova.

(Kete artikull e gjeta ne nje forum tjeter, nqs bie ndesh me rregullat mund ta hiqni.)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#13

Post by Zeus10 » Sat Oct 16, 2010 11:39 pm

Elikranon, ka nje problem ne diskutimin me ty. Me duket se je shprehur se ke kombesi greke(natyrisht dhe ortodoks ne besim) dhe natyrisht je shtetas shqiptar. Ky dyzim i identitetit tend te ve ne nje pozite komode, kur diskutohet per probleme qe na ndajne me greket, sepse duke qene shtetas shqiptar ortodoks, je nje ze me shume per komunitetin ortodoks shqiptar, pavaresisht se origjina jote eshte greke. Por duke qene se ata qe jane greke dhe ata qe hiqen si greke, nga komuniteti ortodoks shqiptar, e perdorin kete perkatesi per interesa ekonomiko-politike meskine, ne shqiptaret e tjere qe shohim si atdhe Shqiperine, nuk mund te te japim argumenta qe ti te biesh nje mendje me ne. Ty ta do interesi ne cdo kendveshtrim qe te jesh ne ate krah, dhe gjithe argumentat e botes te te japim, nuk do jene te mjaftueshme per ty.
Megjithate per miresjellje, une do te te them se sinqerisht dhe nese kisha ndonje fije shprese te vogel, qe Janullatos ishte ketu per punet e Perendise(shprese naive, me gjithe mend), ai ma fashiti me deklaraten qe dha pas vdekjes se te ndjerit Aristotel Guma.
Une jam mese i sigurte, qe ai erdhi me misionin per nenshtrimin e ortodoksise shqiptare dhe tjetersimin etnik te shqiptareve ortodokse. Ai mund te arrij sukses por sic ta kam thene shume here: Ne nuk kemi nevoje per njerez gjakprishur, ne do te behemi nje komb i ditur qe do te dije te ndaje, Zotin nga forma e besimit dhe nese na meson ai, qe per te pasur bekimin e tij, duhet te nderrojme kombesine.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Besimtaret ortodokse ""pranojne"" Janullatosin ne Shqipe

#14

Post by arianmarku » Sun Oct 17, 2010 9:39 pm

Edhe për tek perëndia, ndërmjetësues jevgun (grekun)!

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”