"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pelegrinazhi në Kishën e Lacit, kronikë në Rojter

Diskutoni për besimin e krishterë, mund të ndani me njeri-tjetrin eksperiencat në besimin tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Pelegrinazhi në Kishën e Lacit, kronikë në Rojter

#1

Post by Aulona » Sat Oct 31, 2009 12:49 am



LAC- Qindra pelegrinë shqiptarë ecin cdo ditë drejt kishës së Shën Ndoit në qytetin e vjetër Lac. Ky ritual i përditshëm ka tërhequr kameramanin e agjencisë prestigjoze britanike Rojter për të bërë një kronikë lidhje me këtë vend të shenjtë shqiptar, për të cilin besimtarët thonë se ka fuqi shëruese. Besimtarë nga të gjitha fetë, madje edhe ateistë marrin mundimin të ngjiten në këtë kishë të Lacit, 50 km larg Tiranës, me shpresë se do të gjejnë shpëtimin fizik dhe shpirtëror. Ata thonë se njeriu i shenjtë i këtij vendi, ose Shën Ndoi do ti shpëtojë nga vuajtjet dhe problemet e tjera që kanë.
Një shqiptar mysliman Agroin Ceiku ka ardhur që nga Italia ku ai jeton se fundi për të ardhur në këtë vend

“Kam pas ca probleme shëndetësore të vogla, për të cilat doktorët nuk kanë gjetur zgjidhje dhe shpresoj shumë që do ti kaloj meqë kam ardhur këtu” u shpreh Ceiku ndërsa shtoi se nuk ka rëndësi për të që kjo kishë është katolike.

Historia e këtij vendi të shenjtë daton në shek e 12 dhe është e mbushur plot me gojëdhëna të murgjëve të keqtrajtuar që kundërshtonin armiqtë e kristanizmit, madje dhe përandorinë osmane.
Por At Pëllumbi që kryen dhe meshat e përditshme në kishën e Shën Ndoit, thotë se të gjithë janë të mirëpritur në këtë vend të shenjtë, pavarësisht nga besimi fetar që ata kanë

“Pelegrinët që vijnë në këtë kishë janë nga të gjitha rrethet shoqërore dhe të gjithë njerëzit që vijnë janë të mirëpritur” shprehet At Pëllumbi.
Shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare, shumica janë myslimanë sunitë, pastaj pjesa më e vogël katolike dhe ortodokse. Pavarësisht nga kjo shumë pak praktikojnë fenë sot. Sipas artikullit shqiptarët nuk kanë patur asnjëherë ndonjë histori të ekstremizmit islamik.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Besim i krishterë”