"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Locked
Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#1

Post by Leutrim » Thu Jan 14, 2010 6:43 pm

Është me të vërtetë për të ardhur keq që shqiptarët e sotëm njohin kaq shumë nga bota që ata i rrethon por njohin shumë pak nga vetvetja. Nëpër faqet e shtypit tonë herë pas here ne mund të gjejmë artikuj që flasin për jetën e këtij pape apo atij prifti, këtij shkencëtari apo atij poeti perëndimor, por rrallëherë ne mësojmë mbi njerëzit me famë që ne i kemi dhuruar botës. Një nga personat më me famë që ne i kemi dhuruar botës së shekullit të 20të nuk ka qënë Aleksandri i Madh. As Skënderbeu apo Nënë Tereza e Kalkutës, por një shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirënjohur në orient si Nasirudin Al-Albani. Mbiemri i tij të lë të kuptosh fare qartë se ai nuk ishte anonim për kombësinë e tij Shqiptare, gjë që mund të çojë ndonjë antishqiptar të spekullojë për origjinën e tij. Ai nuk u njoh kurrë si Nasirudini i Kalkutës apo i Rijadit, por si Shejh Albani, apo në shqip Zotnia Shqiptar. Ai ishte aq krenar për identitetin e tij kombëtar saqë atë e pllakosi në mbiemrin e tij Al-Albani që në shqip nga arabishtja përkthehet ‘shqiptari’.


Emri original i Shejh Albanit për të cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati. Ai u lind në Shkodër në vitin 1914 në një familje të varfër muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar për disa vite me radhë në Stamboll përpara se të kthehej në Shkodër. Gjatë qëndrimit në Shkodër Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të kohës së tij u detyrua të largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi në Damask të Sirisë, gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën rregjimin e Zogut. Në këtë qytet Haxhi Nuhu i Shkodrës rriti një djalë të quajtur Nasirudin i cili në të ardhmen do të bëhej me famë. Nasirudini i vogël kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore në Damaskun e famshëm, mes rrënojave të të kaluarës Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane të këtij qyteti me famë të botës Islame ku jetoi Gjon Pagëzori dhe themeluan kryeqytetin Kalifët e famshëm Emevij. Duke qenë një student i zellshëm dhe ndikuar nga dijet fetare të të atit, te Nasirudin Albani shpejt do të lindte gjeniu i ardhshëm i shkencës fetare të hadithit për botën muslimane të shekullit të 20të.


Nasirudin Albani mbahet në botën moderne islame si rilindësi i shkollës se studimit të kronolgjisë së hadithit / apo kronologjisë së historisë profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit për shkencën e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeç nga një artikull i revistës "Menar". Shkrimi në fjalë merrej me një analizë të librit "Ringjallja e diturive fetare" të filozofit të madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve të Imam Gazaliut ishin ato që do ta shndërronin Nasirudin Albanin në studiuesin dhe kritikun më gjenial të shkencës së historisë profetike islame të shekullit të 20të. I kredhur në studime nga 8 deri 12 orë në ditë në bibliotekat e Damaskut të famshëm Emevit ku fshihen pasuritë e së kaluarës së famshme të botës arabe, Albani i hyri rrugës së vështirë të riekzaminimit dhe revizionimit të shkencës së hadithit – apo historisë profetike islame. Revizionimit të vërtetësisë shkencore të sa e sa shkrimeve mbi historinë profetike të islamit të cilat ndër shekuj kishin kaluar mes shumë njerëzish, rracash dhe rregjimesh që Dar-Al-Islami historik ka përjetuar.


Duke ngulmuar me këmbëngulje shkencëtari Sheh Albani arriti të analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; të vërtetojë apo rrëzojë saktësinë dhe kronologjinë e tyre, të analizonte zinxhirin e transmetimit të hadithit nga dishepujt e hershëm të Islamit të cilët në shumë raste përdornin analogji gojore për të rregjistruar historitë e së kaluarës. Duke përdorur një talent historiani të paepur Albani arriti deri aty sa të rivlerësoj historianët e hershëm të Islamit, saktësinë e transmetimit të tyre dhe ndërthurjen e drejtë të bazave shkencore të kësaj historie të shenjtë. Puna kolosale e Shejh Albanit e cila për nga ana shkencore gërmonte në dokumentat më të hershme të historisë islame e bën atë të përsërisi punën ngulmuese që vetëm klasikët e Islamit si Bukhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mënd të kenë bërë gjatë shekullit të 9të.

Shejh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencës hadithike islame të shekullit të 20të. Ai pati guximin intelektual që t’iu hapi shkollarëve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit të dogmave fetare, të cilat qëndronin të mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojë e famës dhe dijeve shkencore që kishte, Shejh Albani u thërrit në Arabinë Saudite si lektor i shkencave te hadithit në Universitetin Islamik të Medines. Ai lektoroi aty për rreth 3 vjet për tu kthyer sërisht më pas në Damask. Jeta e Shejh Albanit e pa atë të jetojë në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht në kryeqytetin e Jordanisë në Aman, në të cilin edhe ndërroi jetë më 2 Tetor 1999.


Duke qënë ndjekës i shkollës Saudite të Islamit, asaj Selefije, Shejh Albani shihet si një nga dijetarët më kryesor të kësaj shkolle gjatë shekullit të 20të. Së bashku me muftiun e Arabisë Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qënë një nga autoritetet kryesore të shkollës Saudite të shekullit të kaluar. Fetvatë (gjykimet fetare) të Albanit kanë patur forcë të bindin muslimanët nga Maroku e deri në Çeçeni, nga Indonezia e deri në Bosnje. Duke qënë se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj më të madh gjatë revolucionit ekonomik që nafta i solli vendeve arabe në vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesëmarrëse e këtij revolucioni ideologjiko – ekonomik të botës Arabe të Gjirit. Megjithatë guximi revolucionar i Albanit për të riekzaminuar themelet e historiografisë Islame e bën atë në shumë raste pre të sulmeve nga sektarët.


Për ndjekësit e shkollës selefite Shejh Albani ngelet një nga autoritetet më të rëndësishme të tyre, ndoshta pas vetë Muhamed Ibn Abdul-Vehabit që e reformoi këtë shkollë Islame gjatë shekullit të 18të. Historia e tre mbretërive Arabo Saudite, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite të sotme është jashtëzakonisht e lidhur dhe ndërtuar mbi shkollën selefite apo siç ajo njihet nga armiqtë e saj Vehabite. Për arsyen e lartpërmendur Shejh Albani është një nga personalitetet më të dashura dhe njohura në mbretërinë Saudite, në botën arabe dhe ndjekësit e shkollës Saudite nëpër botë.

Shejh Nasirudin Al-Albani nuk jetoi në Kalkuta për të ushqyer të varfërit e as nuk pushtoi Indinë si Aleksandri i Madh. Por ai arriti të pushtojë zemrat e miliona muslimanëve anembanë globit, të cilët kur dëgjojnë emrin e tij luten me rrespekt ndaj Krijuesit të Madh që ti dhurojë mëshirë shqiptarit me famë. Më 2 Tetor 1999 kur Hoxha me famë shkodran ndërroi jetë e gjithë bota muslimane shkroi për këtë shqiptar me famë. Që nga Sarajeva e deri në Xhakarta muslimanët përkujtuan këtë kolos të madh që po i largohej botës së shkencave Islame. Këtij revizionisti që pati guximin intelektual të riekzaminojë kronologjitë historike të të kaluarës Islame.


I vetmi vend në të cilin asnjë gazetë nuk u kujtua të shkruaj për Shejh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipëria. Ky shkrim mundohet të mbuloj këtë turp historik tonin me këtë përpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftë i gjallë përjetë dhe historia pastë mëshirë për ne, popullin që nuk kemi mësuar kurrë të vlerësojme vetveten dhe historinë tonë.

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#2

Post by Patush » Thu Jan 14, 2010 7:55 pm

Por shpejt ai, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të kohës së tij u detyrua të largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi në Damask të Sirisë, gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën rregjimin e Zogut.
Po pse u larguan kto mysliman nga vendi i tyre ku ne krye sundonte po nje mysliman?
I vetmi vend në të cilin asnjë gazetë nuk u kujtua të shkruaj për Shejh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipëria. Ky shkrim mundohet të mbuloj këtë turp historik tonin me këtë përpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftë i gjallë përjetë dhe historia pastë mëshirë për ne, popullin që nuk kemi mësuar kurrë të vlerësojme vetveten dhe historinë tonë.

Po nuk lexova as adhe nje gje qe ky famelart kishte shkruar per Shqiperin apo per Shqipetaret, nuk kam lexuar per ndonje te mire qe ky i solli "vendlindjes se tije te dashur", gjindet nje vjershe qe ky ja ka kenduar vendelindjes dhe bashkeatdhetarevete tije? madje adhe atje ku ky u adhuroka, rraca e ketij famelarti (Shqipetaret) urrehen, kur gjaku i ketij famelarti rrjellte lum nga masakrat ortodokse serbe ato vende qe e konsiderokan kete njeri te shejte nuk erdhen ne ndihme te popullit te tije "mysliman"qe vritej mizorishte! Edhe sot i ke perkrahes te plote te serbeve!

Tema Zhvendoset tek nenforumi i besimit Islam.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#3

Post by Leutrim » Fri Jan 15, 2010 12:54 pm

Hmm qfar pytje e quditshme, pytka pse u larguran keto musliman?

Kur Shqiptari (Më tej: Shejh Albani) ishte vetëm nëntë vjeç, familja e tij u shpërngul nga Shqipëria, e cila i kish hapur dyert shekullarizimit, çka i parapriu komunizmit famëkeq, për të cilin folëm më parë. I ati i Shejh Albanit e pa të arsyeshme (për të ruajtur identitetin fetar) të shkojë me familjen e tij në Sham, vendi i diturisë dhe i tregtisë, për të cilën populli ynë thoshte: “Deri n’Sham me dasht me hy, s’kemi ymër me ja mrri”

Shejh Albani thoshte: Unë jam shqiptar. Madje, këtë fjalë ia thoshte edhe gjithë botës në arabisht “Ene albanijj”. Ai jetoi në tokat arabe afër tetëdhjetë vjet, por kurrë s’e harroi gjuhën shqipe, ruajti identitetin e tij kombëtar dhe u kujdes për studentët shqiptarë, sa që në ligjëratat e tij (të incizuara në gjuhën shqipe), shpesh ai i pyet studentët e tij për çështjen shqiptare në Kosovë dhe u jepte gjithashtu këshilla.Po pse çifti yt s’e njeh? Vallë, s’kemi kohë të merremi me shqiptarët, bijtë e shqiptarëve, të cilët për 7-8 dekada ishin larg vendlindjes së tyre, por që kurrë s’e harruan vendin e tyre, madje, emrin e atdheut e vendosën në mbiemrin e tyre?! Apo, më përparësi ka ajo që thoshte: “Ami Bharater Bharat Amar”- Unë jam indiane, India është e imja ?(18) Apo, vallë, i kemi dhënë përparësi atij që futi popullin e vet në luftë për interesat e Krishterimit, ndërsa sot e quajmë hero kombëtar, në të njëjtën kohë kur Vatikani e quan “Kalorësi i Krishterimit” apo edhe “Mbrojtës i Krishterimit”

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#4

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 5:55 pm

Leutrim wrote:Hmm qfar pytje e quditshme, pytka pse u larguran keto musliman?

Kur Shqiptari (Më tej: Shejh Albani) ishte vetëm nëntë vjeç, familja e tij u shpërngul nga Shqipëria, e cila i kish hapur dyert shekullarizimit, çka i parapriu komunizmit famëkeq, për të cilin folëm më parë. I ati i Shejh Albanit e pa të arsyeshme (për të ruajtur identitetin fetar) të shkojë me familjen e tij në Sham, vendi i diturisë dhe i tregtisë, për të cilën populli ynë thoshte: “Deri n’Sham me dasht me hy, s’kemi ymër me ja mrri”


Pyeta sepse deshta te lexoj kete me te kuqe nga ty! Siq e pohon dhe ti vete identiteti i tij frymezuar nga prinderit ka qen ai besimtar dhe jo kombetar.



Shejh Albani thoshte: Unë jam shqiptar. Madje, këtë fjalë ia thoshte edhe gjithë botës në arabisht “Ene albanijj”. Ai jetoi në tokat arabe afër tetëdhjetë vjet, por kurrë s’e harroi gjuhën shqipe, ruajti identitetin e tij kombëtar dhe u kujdes për studentët shqiptarë, sa që në ligjëratat e tij (të incizuara në gjuhën shqipe), shpesh ai i pyet studentët e tij për çështjen shqiptare në Kosovë dhe u jepte gjithashtu këshilla.Po pse çifti yt s’e njeh? Vallë, s’kemi kohë të merremi me shqiptarët, bijtë e shqiptarëve, të cilët për 7-8 dekada ishin larg vendlindjes së tyre, por që kurrë s’e harruan vendin e tyre, madje, emrin e atdheut e vendosën në mbiemrin e tyre?! Apo, më përparësi ka ajo që thoshte: “Ami Bharater Bharat Amar”- Unë jam indiane, India është e imja ?(18) Apo, vallë, i kemi dhënë përparësi atij që futi popullin e vet në luftë për interesat e Krishterimit, ndërsa sot e quajmë hero kombëtar, në të njëjtën kohë kur Vatikani e quan “Kalorësi i Krishterimit” apo edhe “Mbrojtës i Krishterimit”

Se besoja qe forumi yne te hyje ne shenjestren e fanatikeve mysliman kaq shpejte, ne hapat tone te pare, nganje here harroj qe armiku yne me i madh kan qen vete Shqiptaret.


Mund te na illuminosh me shume per shkrimet e Albanit dhe me pak per te paret tone sepse kam bindjen i di se kush ishin dhe qfare ishin me mire se ty!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#5

Post by Leutrim » Fri Jan 15, 2010 10:00 pm

shihe fanatik musliman me quajka..haha -bravo-

Okej.

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#6

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 10:05 pm

Shpresoj te jem gabim!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: SHEJH ALBANI, SHKODRANI QË TRONDITI ORIENTIN!

#7

Post by Aleksandër » Sat Jan 16, 2010 3:37 pm

Një nga personat më me famë që ne i kemi dhuruar botës së shekullit të 20të nuk ka qënë Aleksandri i Madh. As Skënderbeu apo Nënë Tereza e Kalkutës, por një shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirënjohur në orient si Nasirudin Al-Albani.

***

Kur Shqiptari (Më tej: Shejh Albani) ishte vetëm nëntë vjeç, familja e tij u shpërngul nga Shqipëria, e cila i kish hapur dyert shekullarizimit, çka i parapriu komunizmit famëkeq, për të cilin folëm më parë. I ati i Shejh Albanit e pa të arsyeshme (për të ruajtur identitetin fetar) të shkojë me familjen e tij në Sham
Pra identitetin fetar dhe jo kombëtar. Shteti shqiptar është ngritur në bazë të përkatësisë kombëtare dhe jo fetare, kështu që detyrimisht Shejh Albani ka bër një vrimë në ujë në historinë e kombit shqiptar.

Aleksandri i Madh i takon antikitetit, nënë Tereza është një tjetër figurë fetare (vër re, jo kombëtare) si Shejh Albani por në ndryshim nga Shejhu që nuk e la emrin në historinë e njerëzimit, ajo mori çmimin Nobel për paqe. Ndërsa figura e Gjergj Kastriot Skëndërbeut nuk mbetet për tu krahasuar (thjesht si ide, jo për të kalaur në praktikë) me një zbërthyes ajetesh Kuranore.

Tema mbyllet!
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

Locked

Return to “Feja Islame”