"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Myslimanët shqiptarë janë europianë"

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

"Myslimanët shqiptarë janë europianë"

#1

Post by Arta » Tue Apr 06, 2010 5:46 pm

Dino Kaja

BERAT Myslimanët shqiptarë janë qytetarë europianë. Shqiptarët janë populli më i lashtë i rajonit dhe kanë një kulturë që i bën nder Europës dhe sidomos për bashkëjetesën midis besimeve". Kështu ka deklaruar dje Imzot Ignati, Mitropolit i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe Myzeqesë. Edhe pse mbi supe mban 76 vjet, ai është energjik dhe flet me shumë pasion për shqiptarët dhe grekët, për miqësinë e kahershme mes dy popujve. Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", ai deklaron se shqiptarët janë të ndershëm dhe punëtorë, u përshtaten vendeve ku shkojnë dhe ndihmojnë për zhvillimin e tyre. Duke qenë një njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, Imzot Ignati thotë se është gjuha e nënës dhe se fle me fjalorin e saj nën jastëk. Ai tregon se greqishtja e vjetër ka si rrënjë të përbashkët shumë fjalë me gjuhën shqipe.

Cili është vlerësimi juaj për komunitetin mysliman në Shqipëri?

Myslimanët shqiptarë janë si të gjithë qytetarët e tjerë evropianë. Janë populli më i lashtë i rajonit dhe kanë një kulturë që i bën nder Europës dhe sidomos për bashkëjetesën midis besimeve. Ata janë evropianë dhe nuk kanë diçka të veçuar që t'i ndryshoj nga të tjerët. Shqiptarët e këtushëm unë i kam kontaktuar për herë të parë kur ata erdhën në Greqi në vitin 1992, dhe nuk pashë diçka që i veçonte nga populli grek apo nga popujt e tjerë evropianë. Shqiptarët, që në fillimet e tyre të ardhjes në Greqi treguan se ishin punëtorë, të sjellshëm, me sedër dhe të përkushtuar edhe pse dolën nga një sistem ateist dhe totalitar. Si të gjithë shqiptarët dhe myslimanët, edhe pse i përkasin një besimi tjetër, kam parë që na përshëndetin me shumë mirë-sjellje, na duan dhe na nde-rojnë si këtu në Berat, në Vlorë, Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Evropës dhe Amerikës dhe nëse nuk do ishin të sjellshëm dhe me kulturë, nuk do të kishin mbetur në këto vende. Ata dinë t'i përshtaten kulturës së popujve dhe janë kontribues të zhvillimit të këtyre vendeve si nëpërmjet punës së përditshme, ashtu edhe nëpërmjet kulturës që kanë.

Si e vlerësoni miqësinë midis popullit shqiptar dhe atij grek?

Shqiptarët dhe grekët janë dy popujt më të lashtë të rajonit të Ballkanit, që kanë jetuar përjetë në miqësi. As në kohën e perandorisë otomane këta dy popuj nuk i kanë krijuar probleme njëri-tjetrit. Edhe në Kostandinopojë, atje ku është burimi i ortodoksisë shqiptare, konsiderohen si njerëz shumë të ndershëm, punëtorë dhe me kulturë. Po kështu edhe në Malin e Shenjtë, ku kanë punuar shqiptarët klerikë dhe laikë qofshin, vlerësohen si njerëz shumë të ndershëm. Shqiptarët e hershëm dhe të sotshëm në Greqi kanë treguar se janë njerëz punëtorë, i përshtaten shtetit ku janë, zbatojnë ligjet e atij vendi dhe bëjnë detyrat e tyre. E njëjta gjë ndodh me shqiptarët edhe në vendet e tjera të Europës dhe Amerikës. Janë vlerësuar si popull shumë i mirë.

Ju flisni rrjedhshëm gjuhën shqipe. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Është gjuha e nënës. Në të gjitha bisedat këtu apo fjalimet që mbaj në mesha, unë preferoj të flas gjuhën shqipe. Jo vetëm pse e kam gjuhën e nënës, por shqipja është gjuhë e bukur. Unë e kam ditur gjuhën shqipe para se të vija në Shqipëri. Atë ma kanë mësuar të parët e mi, por këtu e kam përmirësuar dhe më tej. Ka disa fjalë në shqip që unë i flas ashtu si i kam mësuar nga prindërit e mi. P.sh, ju këtu thoni zbukuroj, ndërsa ne arvanitasit themi bukuroj sepse z-ja përpara e mohon fjalën dhe nga bukuroj e kthen në zbukuroj, njësoj sikur të themi duket- s'duket. Po kështu edhe fjala iniciativë duhet thënë niciativë, fjala inkurajoj duhet thënë kurajoj, fjala skuq duhet kuq etj. Unë, veçse kam ditur gjuhën shqipe, mbaj dhe fjalorin nën jastëk. Mundohem ta njoh mirë gjuhën shqipe dhe kam parë se greqishtja e vjetër ka si rrënjë të përbashkët shumë fjalë me gjuhën shqipe. P.sh; fjalët rri, ulem, mbështetem që janë sinonime të njëra-tjetrës, kanë sjellë fjalën që përdoret në greqisht e (ri)sinito fjalë që vjen nga gjuha shqipe rri, po kështu edhe fjala greqisht porfira që në shqip thuhet purpura, e purpurt (e kuqe) etj. Kështu që shqipja dhe greqishtja kanë shumë fjalë të përbashkëta që mua nuk më kujtohen për momentin, por gjuhëtarët mund të gjejnë shumë fjalë të tilla. Kjo shpjegohet me bashkëjetesën mijëravjeçare midis dy popujve. Shqiptarët kanë nxjerrë shumë figura të shquara siç është Heroi Kombëtar, Skënderbeu, vëllai i të cilit ishte murg në manastirin e Malit të Shenjtë. Patriku i Kostandinopojës, Nifoni, përpara se të bëhej patrik, me një tjetër klerik kishin kaluar në Krujë dhe kishin biseduar me Skënderbeun, gjë që tregon që Skënderbeu kishte kontakte me kishën ortodokse dhe në mënyrë të veçantë me Patrikun e Kostandinopojës, Nifon.

Kur keni menduar të largoheni nga Berati dhe nga Shqipëria dhe, a do të aplikoni për të marrë nënshtetësinë shqiptare para se të largoheni?

Këtë s'e kam menduar asnjëherë. Nuk kam ndërmend të kërkoj të largohem nga Berati dhe Shqipëria. Unë kërkoj të më japë fuqi Zoti sepse kemi shumë punë përpara. Sa për nënshtetësinë dhe pasaportën shqiptare, dua t'ju them se unë jam arvanitas dhe kërkesa për nënshtetësi shqiptare është thjesht veprim formal, gjë që do ta bëj patjetër, por kjo nuk më ka penguar që të ndihem shqiptar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Feja Islame”