"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#1

Post by Arbëri » Thu Apr 29, 2010 8:24 pm

Shkruan: Dr.sc. Ilmi VELIU

Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.



Zyrtarët e Komunës së Osllomesë, na informuan se banorët e fshatit Jagoll, rrethi i Kërçovës, duke dashur të rrafshonin një tokë pjellore, kanë hasur në disa varre të vjetra, dhe kishin kërkuar që ne, si përfaqësues të Muzeut, ta vizitonim terrenin dhe të shihnim se për çka është fjala. Ditën e caktuar, Isa Neziri dhe Sulejman Veliu, nga komuna e lartëpërmendur, më shoqëruan deri te lokaliteti në fjalë.



Terreni i perngjante një varreze tumulare, dhe vetëm historianët e lexuar mirë, e dinë se Ilirët jënë varrosur në këtë mënyrë. Varrezat e quajtura “Tuma” jënë zbuluar në Shqipëri, Dalmaci, Bosnje e Mal të Zi, dmth në trojet ku jënë shtrirë Ilirët, dhe nëse është zbuluar edhe në Maqedoni kësi lloj varreze me siguri se nuk është publikuar ose është shkatërruar, që të fshihen faktet dhe argumentet se ketu kanë banuar ilirët dhe se shqiptarët e sotëm jënë pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre.



Për lexuesin e rëndomtë do të skjarojmë se Tumat janë “varreza ilire” ku një familje apo vendbanim i tërë është varrosur në një terren të rrafshtë, në një vijë rrethore të caktuar dhe, kur vëndi është plotësuar, terreni është mbuluar dhe bërë në formë të një gërmadhe – tume, trume, (gërmadhë dheu). Në të shumtën e rasteve varrimi është bërë me trup por jënë zbuluar raste ku kufoma është djegur dhe është gjetur vetëm urna (ena) që ka ruajtur hirin e kufomës.



Në lokalitetin në fjalë, ka mundësi që toka, dalëngadalë të ketë rrëshqitur nga lagështia, dhe varret ti ketë nxjerrur në sipërfaqe. Puntorëve që kishin dashur ta rrafshonin terrenin u ishte dashur pakë punë që ti zbulonin varret dhe ka mundësi që në një thellsi më të madhe të ketë edhe varreza tjera.



Varret jënë të një gjatësie prej 2m, dhe gjërësie 80 cm. Brëndia është e rregulluar me pllaka të trasha prej 10-12 cm, por ka raste ku ata jënë të ndërtuara me murë guri. Pllakat që i kanë mbuluar varret mungojnë dhe ka mundësi që bujqit në të kaluarën ti kenë hiekur, që më lehtë ta lëvronin e punonin tokën.



Varret në fjalë jënë të njejtë me tre varret që në vitin 1985 i ka zbuluar arkeologja e Muzeut të Kërçovës, Gordana S. e cila në oborrin e xhamise së Kërçovës duke kërkuar themele kishe, ka zbuluar tre varre ilire për të cilët shkruan se jënë të sh.III p.e. Duke u bazuar në materialet që ka zbuluar ajo, mund të thuhet se varret kanë qenë të kohës kur kryeqyteti i fisit ilir të Penestëve “Uscana” ka qenë në kulmin e fuqisë së sajë, dhe sipas Tit Livit ka pasur mbi dhjetë mijë banorë.



Duke krahasuar varret e zbuluara në Jagoll me varret e zbuluara te xhamia e Kërçovës, vimë në përfundim se edhe këto varre jënë Ilire, sepse jënë të ndërtuar në mënyrë të njejtë,formë të njejtë dhe jënë përdorur materiale të njejta.

Që të vazhdohet gërmimi në këtë lokalitet, duhet bërë marrëveshje më pronarët e tokës, të bëhet proekt nëpërmes Muzeut, të kërkohen mjete finansiare nga Qeveria e Maqedonisë dhe të vazhdohen gërmimet, ku në mënyrë shkencore dhe me ane të materijaleve që do të zbulohen, do të vërtetohet edhe njëherë se në këto troje, në kontinuitet ka jetuar i njejti popull, Ilirët-Arbërit-Shqiptarët.



Por ajo që na habiti dhe na la pa teksat, gjatë vizitës dhe hulumtimit edhe të varrezave shumë të vjetra myslimane të këtij fshati, e që mendojmë se ka domethënje shumë të madhe për ne shqiptarët në këta troje, është ajo se disa nga pllakat e varreve, që datojnë nga viti 1211, hixhri ose 1780 të kalendarit të sotëm, shihen edhe simbole të besimit pagan-ilir.

Këto simbole ilire, të zbuluara në pllakat e varreve të shqiptarëve mysliman, vërtetojnë se popullata e këtushme është autoktone-ilire, e cila edhepse, para 2000 vjetëve nga paganizmi kanë kaluar në krishterizëm, dhe para 600 vjetëve në Islamizëm, nuk e kanë harruar traditën e besimit pagan.

Pllaka a varrit, që qëndron te koka e të vdekurit është e shkruar në osmanisht, me germa arabe dhe jep të dhëna për të vdekurin, por ajo që është e veçantë dhe që asnjëherë nuk mund të haset në varrezat myslimane joshqiptare, është se, në majë të pllakës së varrit, është i gëdhendur dielli, i cili qëndron mbi dy koka të gjarpërinjëve.



Ilirologu më i madh i Ballkanit, po edhe i Evropës, shqiptari nga Zara, Aleksander Stipqeviç, pastaj Neritan Ceka e Muzafer Kërkuti nga Tirana, kanë vërtetuar se besimi pagan kryesorë tek Ilirët, e sidomos te ata të jugut, ka qenë besimi në gjarpërin.



Arkeologu nga Bosna, Qiro Truhelka mendon se vetë emri “Ilir” eshte emër i një gjarpëri për të cilin pastaj, ilirët kanë bësuar se ai ka qëndruar nën gurin e vatrës së shtëpisë, ku ka sjellur fat dhe ka mbrojtur shtëpinë nga të papriturat. Edhe sot te shqiptarët mbretëron mendimi se nëse gjarpërin e gjen brënda shtëpisë ose në themel të sajë, nuk duhet prekur, sepse është gjarpër themeli, mbrojtës i shtëpisë, që është besim pagan dhe është ruajtur ndër shqiptarët për 2500 vjet me rradhë.



Në shtëpitë e vjetra tradicionale shqiptare, që ishin me vatër e oxhak, aty ku mbeshteteshin drutë, qëndronte një lloj objekti nga hekuri me kokë gjarpëri, katër këmbë të shkurtëra dhe bisht të përdredhur, i cili objekt në Kërçovë e rethinë, quhet “Dromoxhak”, dhe vazhdimisht qëndronte tek oxhaku. Simbolikën e tij e kuptova vitin e parë të studimeve, kur arkeologu arbëresh Stipqeviç, që na ligjëronte Arkeologji, e pas tij edhe Muzafer Kërkuti nga Tirana na e skjaruan simbolikën e gjarpërit.



Është e vërtetë, thotë Stipqeviç, se kulti i ilirëve parahistorik, sidomos në Ilirinë veriore ka qenë dielli, dhe këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura që ilirët i kanë mbajtur në qafë ose në shtëpi. Tek ilirët e jugut ka dominuar gjarpëri, dhe ai si kafshë toteme ka pasur rol qëndrorë në sistemin mitologjik e religjioz të tyre. Numër i madh paraqitjesh të kësajë kafshe, që bëhen të shpeshta, veçanrisht prej sh.V,p.e. në stolitë e ndryshme dhe mbi pllakat e varreve, vërtetojnë rëndësinë që ka pasur kjo kafshë toteme.



Gjarpëri është paraqitur si roje i vatrës së shtëpisë, symbol i frytshmërisë e plleshmërisë, dhe si simbol i fiseve ilire të jugut, që do tu bëjë ballë të gjitha fortunave dhe si që shihet nga ky zbulim i joni, ka arritur deri në ditët tona.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#2

Post by alfeko sukaraku » Fri Apr 30, 2010 6:46 pm

nuk eshte aspak cudi, por eshte nje realitet.keshtu ndoth edhe me kishat e krishtera ne epire ..krahas krishtit kan edhe Apollonin disa prej tyre.

populli i ruan traditat e veta....fete ven e vijn.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#3

Post by alfeko sukaraku » Fri Apr 30, 2010 6:47 pm

hajdee hajdeee..o derman a ke inat oreeeee...shiko sa mask te bukur kam une. -haha-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#4

Post by ALBPelasgian » Fri Apr 30, 2010 6:50 pm

Mezi po pres te shkoj ne Uskanen (Kercoven time). Patjeter qe do i vizitoj kete gjetje arkeologjike...
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#5

Post by Arbëri » Fri Apr 30, 2010 7:41 pm

Këtë mundesh ta lidhish me TEMEN e Picassos , ''XHAMIA E LARME'' , tamam përputhet .
Nëse shkon , mundohu ta gjejsh edhe ILMI VELIUN është drejtor i muzeut atje.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#6

Post by Arbëri » Fri Apr 30, 2010 7:43 pm

Alfeko
Të ka hije derman , çka te vendosish si avatar , të ka hije :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#7

Post by Arbëri » Wed May 05, 2010 8:17 pm

Edhe videon e sjella , sidomos ai varri dyte me gjarpër dhe diell e me emërr shqiptarë në vorrez nga shekulli XVII-XVIII është interesant :
Zbulime arkeologjike për origjinën e shqiptarëve: http://alsat-m.tv/emisione/a_edinise/347.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#8

Post by Arbëri » Wed May 05, 2010 10:10 pm

Pamja e një vari shqiptar nga Maqedonija me simbolet Ilire , gjarpëri majtas dhe djashtas , dhe dielli në mes .shek.XVII :
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#9

Post by Picasso` » Sat Jul 24, 2010 3:38 pm

Duke e lexuar librin e Stipceviqit sot, hasa neper shume elemente interesante qe duhet te shfletohen, sistemohen dhe te aplikohen.

Per gjarprin dhe karakterin e tije si Guardian, si qenie qe mbron varrin, shkruan dhe Stipceviqi ne librin e tije Iliret (1989), dhe nje foto interesante me gjarper ne kryq, varr i gjetur diku nga Mali i Zi, tregon per nje kontinuitet varimi...
zmija celosno.JPG
Dhe ne paragrafin e fundit spjegon se gjarpri neper varet dhe epitafet e ka karakterin e mbrojtesit, por dhe gjarpri ka qen dhe mbrojtes i shtepise, dhe eshte vene neper dyert e shtepise, si ne ket shembull, qe Ilmi Veliu e tregon ne kete postim te tije, ne nje tjeter forum.

Image
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#10

Post by Picasso` » Sat Jul 24, 2010 3:41 pm

Në Kerçovë, Zoti i diellit ilir është prezent në varret shqiptare, të krishtera dhe myslimane

Nga Dr. sc. iLMI vELIU

Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë Dielli. Këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre.
Në antikë, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në atw pamje nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult.)1
Ky lloj besimi ka qenë në pjesët veriore të Ilirisë, ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre. Në vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpërit. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellur një gjarpër të cilin hetitët e kanë thirrur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarpërit Ilyrios, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat. Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij "A duhet t´u ngritet perëndive shtatore" përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.)2.
Gjarpëri si kafshë toteme tek ilirët ka rol qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut.erit ne teritoret ilro-shqiptar
Në besimet ilire, gjarpri shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit ne rast rreziku, pastai i ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret. Poashtu ka pwrfaqsuar shpirtrat e të parëve tw tyre.
Besimi i gjarperit si zot eshte shume i moçem tek iliret qe shtriheshin ne te gjithe Ballkanin,trevw kjo, qe për arsye gjeografike ose ndonjë arsye tjetër, mbeti e kursyer nga ndikimet e mëdha të popujve të ndryshëm, të cilët gjatë kohës do te kishin mundur te sillnin ne Ballkan edhe besime e adete tjera.
Zbukurimet që lundruesit i vendosnin në ballë të anies, simbolizonin ndonjë kafshë ose shpeshherë krijesë mitologjike, e qe te iliret ishte gjarperi, për të cilin besonin që do t'i mbronte në lundrimin e gjatë dhe të rrezikshëm në det.

Image

Varr I shqiptarit te krishtere dhe varr i shqiptarit mysliman me diellin qe ka qene perendi ilireNjë prej atyre viseve, që kanë ruajtur shumë besime dhe adete të moçme, është edhe treva e Kerçoves ku ndwr shekuj eshte ruajtur tregimi shumë interesant dhe si duket, shumë i moçëm për gjarprin, i cili u ndihmon njerëzve në nevojat e tyre ose i mbron nga te papriturat qe mund tu ndodhin. Gjyshi shpeshehere ma terhiqte vrejtjen se nese hast gjarperi ne oborrin e shtepise ose edhe brenda ne shtepi nuk duhet prekur sepse ai eshte gjarper themeli qe e ruan shtepine nga te papriturat. Gjarperi nuk duhej te prekej dhe ai do te shkonte vetevetiu, ose do te hynte nen gurin e vatres ku do te ishte rojtari i shtepise.

Stipqeviq, Moikom Zeqo, Muzafer Kerkuti, Edi Shukriu pajtohen ne mendimin se
ne veçanti Ilirët e jugut e çmonin gjarprin si mbrojtës të fisit (totem), për arsye se në mitologjinë ilire gjarpri është në lidhje me vetë emrin “Ilir”. Shkrimet antike, që sjellin këto tregime, përmendin Kadmin dhe Harmoninw, dhe fwmiun e tyre qe e emruan me emrin Ilir, pwr shkak te gjarperit Ilyrios, qe i ishte mbeshtjellur femiut rreth djepit. Ne kerçove e rrethine edhesot femive te tyre u mbeshtjellin njefar spage (litar i holl) i thurur me fije leshi shumngjyresh e qe i perngjan gjarperit te larme.

Besimi për gjarprin në kuptimin pozitiv është i pranishëm edhe sot e kësaj dite në te gjitha tokat shqiptare, besimi për gjarprin si rojë e shtëpisë; ku gjarpri vazhdimisht ruan shtëpinë dhe familjen.

Religjioni tek shqiptarët (Arbërit) në Mesjetë.
Në fillimin të përhapjes, Krishterimi ishte rreptësishtë i ndaluar për popullatën që ishin në kuadër të Perandorisë romake. Në kohën kur Roma e shpalli krishterizmin fe shtetërore, Po në atë kohë filluan ta merrnin këtë fe edhe iliret. Pikërisht politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin krishterizmit që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 kur kjo fe u shpalle zyrtare,institucionale e shtetërore)6.

Image

Ka njerëz që nuk janë mjaft të informuar dhe mendojnë se krishterimi është feja me të cilën kanë lindur shqiptarët duke mos ditur se, si islamizmin qe e moren nga pushtuesit osman, ashtu edhe fene krishtere e morën nga pushtuesi I tyre Roma.
Pas persekutimeve të mëdha nga romaket ne shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar qw ishte e organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit.(7 His. e Popullit Sh., 2002.
Paganizmi Ilir ende jetonte në Arbërinë e krishterë.
Megjithëse u përqafua vullnetarisht krishterimi, si kudo edhe këtu, nuk i shkuli dot menjëherë nga rrënja shumë shfaqje ideologjike të besimit të mëparshëm. ( Kristo Frasheri. Fakti i datës 6 shtator 2006). Banorët e krahinave malore morën nga feja e krishterë vetëm nocionet e saj të përgjithshem por jo dogmën dhe ideologjinë e saj të plotë, ashtu siç e kishin përpunuar etërit e kishës. Krishterimi në këto vise mori tipare të veçanta të cilat u diktuan nga dy rrethana historike:
-Rrënjët tepër të thella që kishte te banorët e këtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturorë të klerikëve, që solli me vete izolimi tepër i gjatë i vendit)10.
Si pasojë e këtyre dy rrethanave, shqiptarët adoptuan një krishterizëm "Sui generis" gërshetim të dogmës monoteiste të krishterë me paganizmin e lashtë ilir.)11
Perandori Anastas (491-516) me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patrikanën e Konstantinopojës. Kurse perandori tjetër bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinë iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut)9.
Mjafton të thuhet se disa shfaqje të kësaj tradite mbijetuan në trupin e ideologjisë së krishterë për shumë shekuj. Madje këto gjurmë të paganizmit ilir ndeshen edhe sot te banorët sidomos të viseve të brendshme malore, jo vetëm të krishterë por edhe mysliman të cilët i kanë trashëguar që kur ishin të krishterë)12. Të tillë janë: Kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkës, i burimeve ose perceptimit për jetën, vdekjen, bubullimën, vetëtimën, stuhinë
Si gjurmë të paganizmit, shqiptaret qofshin te krishtere apo mysliman edhe sot e ruajnw emrin "E diell" dita e fundit e javës ku duhet marre pushim nga punet e perditshme dhe shkuar e lutur diellit që ka qenë perëndi e ilirëve.)14

Image

Te gjitha keto te dhëna i potencoj me qellim qe te jeme I kjarte dhe I kuptueshem nga lexuesit dhe te arsyetoi zbulimin qe e kame bere para disa ditesh, ku ne te njejtin terren kame zbulur nje varreze tumulare ilire, tek varrezat shqiptare te kohes kur ata kane qene te krishtere, te te njejtit vendbanim, nje varr, ne kryqin e tw cilit eshte i gedhendur edhe dielli ilir, dhe ne varrezat myslimane pot e njejtit fshat, tre varre myslimane me simbolin e diellit te gdhendur mbi dy koka te gjarperit.

Varret ilire vertetojne se ketu kane jetuar iliret dhe askush tjeter, varreza mbi te cilen qendron kryqi me simbolin e diellit verteton se bahet fjale per te njejtin popull ilir te kristijanizuar por qe I ka ruajtur elementet pagane ilire dhe ne fund varreza myslimane verteton vazhdimsine e te njejtit populli, pra shqiptare ku tash prezentohet ne varr te fese islamer por qw ka vazhduar ti ruaj elemenete ilire.

Edhe te varri kristijan edhe te ai mysliman fuqishem vertetohet kontinuiteti I te njejtit populli-ilir dhe poashtu Vertetohet se për ata, shqiptaret, hujniu i gjithëpushtetshëm tani ishte Perëndia, por pranë tij vazhdonte të nderohej Dielli në qiell dhe biri i tij në tokë, zjarri i flakërishëm. Tempulli i tyre nuk ishte vetëm kisha, manastiri, katedralja;te te krishteret, xhamia, teqetw, tyrbetw te myslimanwt; por edhe maja e Tomorit, Guri I Bardhe, mali I Dardhes, Qafa e Kullws, dhe në dimër vatra bubullitëse e shtëpisë ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty dhe e mbronte shtëpinë nga gjërat e këqia dhe tw papritura.)15
Më tej akoma , momentet kryesore të kultit qenë jo vetëm krishtlindjet, pashkët, bajrami e nata e madhe, por edhe dita e verës, gjysma e dimrit, ditët ogurzeza të eklipsit.

Image

Me ane te ketij zbulimi dhe kesaje ure qe lidhrn shqiptaret ilir- pagan, me shqiptaret e krishtere e mysliman du ate hedh poshte mendimin dhe teorine slave se shqiptaret nuk kane asnjifarw lidhje me iliret dhe se iliret jene zhdukur. Pastai te hedhe poashte edhe teorine tjeter se krishterizmi eshte fe e slave dhe se ne Ballkan ata e kane pranuar te parit.

Në vitin 548 Prokopie i Cezaresë shkruan se sllavët kaluan lumin Istra (Danub) dhe bënë masakra të mëdha mbi Ilirët, gjithkund deri në Epidamn (Durrës) duke vrarë dhe djegur gjithçka gjenin përpara.

Krahina e Dibrave po edhe i gjithë territori i Maqedonisë së sotme dhe Arbëria kanë qenë shumë të rrezikuara nga dyndjet sllave. Prokopie na lajmëron se Antët dhe Sllavët në vitin 550 hynë thellë në pjesët e Ballkanit dhe pas grabitjeve e shkretimeve të shumta u vendosën këtu, sikur ajo të kishte qene toka e tyre e perhershme.)18. Pastai ata sllavet filluan ta marrin krishterimin nga vendasit, iliriket. Teofillakti i Ohrit në mbishkrimin kishtarë "Tiveriopolski maqenici") në mes të tjerave thotë se sllavët dhe avarët i rrafshuan me tokë ndërtesat e bukura dhe objektet fetare të Zotit ne Ilirik, por pastaj u detyruan shume sende ti marrin nga vendasit po edhe fene e krishtere.

http://www.uskana.info/showthread.php?388

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#11

Post by Arbëri » Sun Mar 10, 2013 12:31 pm

Varre shqiptarë me simbole të vjetra pagane.Gjysem Hëna dhe ylli është një simbol i vjetër ilire.

Image

Per me shume : http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 276#p36276
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.

#12

Post by Gazmend » Sun Mar 10, 2013 7:46 pm

Zoteri Arberi, ju falenderoj shume per keto gjetje !!

Post Reply

Return to “Feja Islame”