Tiranë: Dërgohet në psikiatri nga besimi i tepërt
Posted: Thu Jul 30, 2009 7:23 pm
A po ushtron kleri mysliman radikal trushplarje tek besimtaret?
e diel, 26 korrik 2009
Besimi i ka kushtuar shumë një besimtari mysliman në Tiranë, pasi babai i tij duket se nuk e ka duruar këtë fakt, duke e denoncuar si të çmendur.
Sipas të dhënave të policisë, Daut L., 30 vjeç është denoncuar nga babai Hysen L., 60 vjeç, me pretendimin se ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij. Në këto kushte, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit, i cili me vendim të mjekëve është dërguar në psikiatri.
Babai 60-vjeçar pretendonte se i biri nuk ishte mirë nga gjendja mendore dhe për pasojë përbënte rrezik për jetën e familjarëve dhe të komunitetit, ndaj duhet të mbyllej në spital. Kështu, me ndihmën e policisë, ai e ka shoqëruar të birin në psikiatri.
Policia nuk e ka mohuar këtë fakt, e cila ka pranuar se ka bërë shoqërimin konform gjithë rregullave dhe nuk është marrë më tepër me këtë çështje.
Në vazhdim 30-vjeçari ka pretenduar se nuk ka asnjë problem mendor, por akuzon të atin se e ka denoncuar, pasi nuk duron dot faktin se djali është një besimtar i devotshëm mysliman dhe kryen të gjitha ritet fetare.
Tanimë pritet që prokuroria të hetojë rastin dhe të zbardhë të vërtetën.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68709