"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga feja myslymane

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Lajme nga feja myslymane

#1

Post by Adriana » Thu Nov 24, 2011 8:32 am

Objekti në ‘Sulltan Murat’, Imami pengon Alsat-in

As imami i xhamisë Zekirija Bajrami e as këshilli i xhamisë, i cili qëndron pas nismës për ndërtimin e ndërtesës në oborrin e xhamisë Sulltan Murat të Shkupit, nuk pranuan të flasin para kamerës së ALSAT M . Ata madje penguan ekipin të filmojë duke na sugjeruar se çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet filmuar. Sipas tyre ka shumë objekte ilegale që po ndërtohen brenda Komunës së Çairit ku graviton edhe xhamia dhe ekipi jonë sipas tyre duhet filnuar ato e jo pikërisht këtë objekt për të cilin ekziston vendim nga Komuna e Çairit se bëhet fjalë për ndërtim jolegal.

Imami: Alsati ka punë ma të mirë dhe ma të mëdhaja se kjo edhe gabim adresën e keni. Këshilli i Xhamisë Mbrëm e kishi heshu shum heshëm e kishi bë. Gazetari: A ka mundësi me hyp lartë me inçizu?

Këshilli i Xhamisë: Jo .

Imami: Unë hiq smirem vesht.

Këshilli i Xhamisë: A bën ta mshelish atë kamerë. Ju në vend se t’i mbroni qka punohet për popull për xhamia ju i keni alarmu edhe amerikant çka dojni ju. ju e banët tuajën.

Gazetari: Unë nuk kam presion.

Imami: Neve duam ta dijmë kush ju bënë presion.

Gazetari: Unë kam detyrë atë që ma japin edhe e punoj.

Imami: Çfarë detyre, a vetëm ky objekt ndërtohet në Shkup.

Gazetari: Për këtë më kanë thënë.

Imami: Po kush e qe ky është problemi. presion kush ban prej neve skeni presion. prej neve jeni të lirë mund ti bani obligimet e juaja.

Qëndrimi i Komunës së Çairit ishte i qartë se bëhet fjalë për objekt jolegal dhe se në konsultim me këshillin e xhamisë është kërkuar që ata vetë të fillojnë rrënimin e objektit. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë vetë komuna do të ndërmarër masat e duhura për të kthyer pamjen e dikurshme të oborrit dhe vetë xhamissë së Sulltan Muratit objekt ky i mbrojur nga Instituti për trashëgimi kulturore të Maqedonisë. Rreth këtij ndërtimi të egër në xhaminë e Sulltan Muratit nesër me qëndrim pritet të dalin edhe nga Myftinia e Shkupit. Ndërsa Alsat do të kërkojë qëndrim zyrtar edhe nga Instituti për Trashigimi kulturore dhe Ambasada e Turqisë. Nevzat Mamuti


ketu mund te shikoni videon: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/100612.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga feja myslymane

#2

Post by Sally » Mon Jan 21, 2013 7:36 pm

  Prodhime ‘Hallall’ me para haram

Banka ‘Pro Kredit’ prej sot jep kredi për zbatimin e standardit Hallall në të gjithë prodhuesit e produkteve ushqimore, kompanitë e orientuara në eksport dhe hoteleritë. Vallë kjo do të thotë që kompanitë që do marrin kredi për këtë qëllim, nuk do prodhojnë prodhime Hallall, sepse paratë me të cilat do të zbatohet ky standard do jenë Haram, gjegjësisht të palejuara sepse për ato do paguhet kamatë?

Në fakt, kamata, sipas të drejtës së Sheriatit është në kundërshtim me rregullat dhe normat islame. Ndonëse në promovimin e kësaj kredie duhej të vijë edhe ministri i ekonomisë, Valon Saraqini, ai nuk erdhi. Nga banka e cila jep kreditë, nuk duan të komentojnë nëse kredia me kamatë është Hallall, e lejuar, por vetëm thanë se shkalla e interesit është e volitshme.

“Shkalla e kamatës sillet prej 7.5 deri më 8.4 për qind dhe gjithçka varet nga madhësia e kompanisë dhe punës së saj”, deklaroi Isni Abazi, Pro Kredit Banka.

Nga BFI-ja e cila së bashku me Agjencinë për certifikimin e standardit Hallall nga Bosnja dhe Hercegovina, bëjnë zbatimin e këtij standardi në Maqedoni, nuk dinin të thonë nëse zbatimi i standardit Hallall me para nga kredia, do të thotë blerje e prodhimeve dhe ushqimeve që janë Haram.

“Për atë nëse mund të marrin kredi për zbatimin e standardit Hallall, unë nuk do e komentoj këtë sepse në BFI ka ekspertë për këtë çështje. Ndërsa unë jam jurist dhe nuk dëshiroj të ndërhyj në këtë”, tha Driton Dikena, përfaqësues i BFI-së.

Termi Hallall është në gjuhën arabe dhe do të thotë gjithçka që është e lejuar sipas normave të së drejtës së Sheriatit. Ushqimi i prodhuar sipas këtyre standardeve, do të thotë që është i sigurt se nuk ka mish derri, alkool dhe pesticide të ndryshme, gjegjësisht helme dhe gjithçka duhet të prodhohet sipas normave fetare. Në botë ekzistojnë edhe banka që japin kredi sipas të drejtës së Sheriatit, gjegjësisht, pa kamatë në mënyrë që paratë të jenë Hallall. Në vend ka vetëm dy kompani që zbatojnë standardin Hallall dhe eksportojnë produkte ushqimore në botë. Tani me certifikatë janë pajisur edhe 5 kompani tjera dhe tani pozicionohen në tregjet botërore dhe ato islame.
 



....tani ka mbetur vetem te marrin te dhena edhe nga bleresit e ketyre ushqimeve nese do paguajne me me para ''hallall'' apo ''harram'' -hahaha-
mos u shkofte mendja te bejne nje test-alkol bleresve para se te shesin ushqimet se do u mbeten pa shitur -lol-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Feja Islame”