Page 1 of 1

Shteti i parë në botë qe ndalon islamin, rrënon xhamitë

Posted: Tue Nov 26, 2013 5:41 pm
by Adriana
Shteti i parë në botë që ka vendosur të ndaloj islamin, rrënon xhamitë

Image

Shteti i parë në botë që ka vendosur të ndalojë islamin me qëllim “ ndalimin e përhapjes së ekstremizmit musliman” shkruan onislam.net.”Procesi i legalizimit të islamit nuk ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të drejta të njeriut, dhe xhamit do të mbyllen për një kohë të caktuar”, tha Roza Kruz de Silva, Ministre e Kulturës.

Qeveria e Angolës ka urdhëruar që të rrënohen të gjitha xhamitë në vend. Sipas Silvas, vendimi është si pjesë e aktiviteteve për ndalimin e sekteve religjioze “jolegale” në vend, transmeton Portalb.

Sipas ministres ky hap ishte i domosdoshëm në luftën kundër fesë që është në kundërshtim me traditat kulturore të Angolës. Presidenti i shtetit Hoze Eduardo dos Santos ka thënë se “ky është fundi i vërtet i ndikimit islam në vendin tonë”.