"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Në Kazermat e FSK-së është ndaluar praktikimi i riteve fetare

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Në Kazermat e FSK-së është ndaluar praktikimi i riteve fetare

#1

Post by Adriana » Wed Nov 12, 2014 3:18 pm

Ditë më parë është raportuar se në Kazermat e FSK-së është ndaluar praktikimi i riteve fetare me një urdhër të prerë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ankohen se po u bëhet padrejtësi...


Ndalja e Namazit në FSK e padrejtë. Konventat ndërkombëtare garantojnë të drejtën e besimit

Avni Islam ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, për gazetën “Bota sot” e vlerëson si të pa drejtë këtë masë të ndërmarrë ndaj pjesëtarëve të besimit islam, pasi sipas tij me këtë masë po u shkelet e drejta në besim.

“Në bazë të konventave ndërkombëtare është e garantuar, e drejta në besim. Në praktikat e vendeve të NATO-s u garantohet një e drejtë e tillë. Madje në këto ushtri kanë klerikë fetare të feve të ndryshme, si dhe ndahen hapësira të veçanta për kryerjen e riteve fetare”, thotë Islami.

Sipas tij kjo masë e ndalimit të praktikimit të riteve fetare, nuk ndikon aspak në përhapjen e ekstremizmit fetar. Islami më tej ka vlerësuar se në institucione duhet të krijohen kushte për praktikimin e riteve fetare.

“Kjo që ka ndodhë në kazermat e FSK-së është e panevojshme dhe kjo nuk ndikon aspak në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit apo ideve radikale. Madje në vendet ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në institucionet publike ka hapësira të veçanta për kryerjen e riteve fetare. Dhe këto nuk ndikojnë aspak në radikalizmin e atyre individëve. Prandaj edhe në obejktet e legalizuara dhe aty ku dihet se çka ligjërohet është dashtë vërtetë që të krijohen mundësitë e kryerjes së lutjeve”, pohon ai.

Islami thekson se, një masë e tillë është kontraproduktive e madje jo që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” dhe të drejtës në besim, po kjo do të ndikon negativisht të praktikuesit e riteve fetare.

“Mendoj se edhe nëse ka patur indikacione se në mesin e praktikuesve dhe predikuesve fetar ka pas dyshime, atëherë është dashur të mirren masa preventive duke i larguar të dyshuarit dhe hapi i dytë duhet t’ u bëhet verifikimi së pari ligjëruesëve të cilët do të mbanin ligjerata dhe do tua falte Namazin, kësisoj udhëheqësit e FSK–së janë treguar të pa pjekur duke mos mundur të perballen me një gjendje të tillë”, deklaron Islami.

Avni Islami pohon se, nëse kështu veprohet në të ardhmen në FSK, por jo vetëm këtu që tu merret e drejta në praktikimin e lutjeve fetare, atëherë ekziston rreziku që mu këtu të bëhet qendër për prodhimin e radikalizmit për shkak të shkeljeve elementare të drejtave të njeriut dhe të drejtës në Besim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Feja Islame”