"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

Diskutoni për besimin musliman, mund të ndani me komunitetin e kësaj feje eksperiencat e besimit tuaj.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#1

Post by Adriana » Wed May 13, 2015 10:38 am

Punimet në truallin e Namazgjasë kanë gati një muaj që kanë nisur, por betonin e parë në themele do ta hedhë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Myftiu i Tiranës tha se ky është një moment i rëndësishëm, sepse komuniteti mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milion euro për ndërtimin e këtij objekti kulti. Myftiu i Tiranës jep detaje për arkitikturën dhe ecurinë e punimeve.

erdogan1Tiranë- Kur në truallin e Namazgjasë nisën punimet për xhaminë, nuk pati asnjë ceremoni inagurimi për to.

Komuniteti mysliman vendosi që nisjen e punimeve të mos e shoqëronte me asnjë deklaratë të mundshme politike.

Punimet vijuan dhe simbolikisht betonin e pare të themeleve do ta hedhë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në shoqërinë e autoriteteve më ta larta të vendit.

Presidenti i Turqisë jo rastësisht do të jetë pjesë e kësaj ceremonie, pasi komuniteti mysliman turk financon 30 milion euro. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha për Ora News se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët myliman.

Po cilat do të jetë arkitektura e xhamisë?

Për problemin e pronësisë, myftiu i Tiranës tha se komuniteti mysliman ndërton vetëm në tokë të tij dhe sipas ligjit.

Firma turke do të realizojnë projektin e ndërtimit të xhamisë së madhe, ajo do të ketë një arkitekturë vendase e ndërthurur me atë islamike.

Adhurimin ndaj Zotit mund ta kryejnë 5000 besimtarë për shkak se hapësirat janë të mjaftueshme, ndërsa pas këtij multikopleksi, xhami, muze ndërfetar, myslimanët duan të ndërtojnë dhe një Universitet.

Nje pershendetje nga ana ime per presidentin turk...

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#2

Post by rrëqebull » Wed May 13, 2015 9:46 pm

Më se se njëqind vite më parë, në po këtë ditë:
13 maj 1912: Në Pejë kanë shpërthyer prej dy ditësh luftimet kundër trupave turke - Hasan Prishtina në krye të 300 pejanëve kalon në frontin antiturk dhe kërcënon me kryengritje të përgjithshme nëse Turqia vazhdon shkëputjen e territoreve shqiptare - Stambolli shpreh frikën për humbjen e armatimeve nga depot - 16 000 pushkë në Prishtinë, 12 000 në Pejë dhe 10 000 në Gjakovë
13 maj 1880: Pas luftimeve të Lidhjes Shqiptare në frontin veriperëndimor kundër shkëputjes së territoreve drejt Malit të Zi, Turqia shpall shtetrrethimin edhe në rajonin e Selanikut për të shmangur zgjerimin e frontit shqiptar në Egje
Prandaj, për çdo Shqiptar që nuk harron theroritë që Kombi ynë ka bërë për t'i mbijetuar dhe për t'u çliruar nga zgjedha osmane:
Ajo që ndodhi sot në Kryeqytetin shqiptar me ardhjen e udhëheqësit të ri-osmanizimit të Shqipnisë, ishte një fyerje e rëndë për të gjithë Luftëtarët Çlirimtarë që na dhanë këtë Pavarësi; këtë Pavarësi të cilën dordolecët e globalistëve neobolshevikë e abrahamikë (kësaj radhe të krahut neo-osman) po bëjnë gjithçka për ta përdhosur e gërryer, me rindërtimin e bunkerëve shkombëtarizues që shërbejnë veçse për ushtrimin e kriptopolitikave turko-arabizuese e me pushtimin e hapësirave tona publiko-kulturore e politiko-ekonomike, në emër të një "bashkëpunimi" [midis kundrashqiptarëve të huaj dhe kundrashqiptarëve etnomazokistë] nga i cili nuk ka se si të ketë ndonjë të mirë për Kombin por veç humbje e mbrapshtime të mëtejshme kundra-Kastriotase e kundra-Rilindase.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#3

Post by Adriana » Thu May 14, 2015 6:18 pm

(VIDEO) Ti themi jo Erdoganit. S’jemi koloni turke. Dhurata nuk shkëmbehet…

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Ben Blushi i kërkoi sot qeverisë por dhe parlamentit të mos pranojë kërkesën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të mbyllur institucionet arsimore që janë të financuara nga kundërshtari politik i tij, Gylen.
Ben Blushi, i ka kërkuar shtetit shqiptar te mos pranojë kushte vasalieti nga Turqia.
Erdogani-ne-Shqiperi-411x226“Në këmbim të kësaj dhurate mu duk se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhurata nuk shkëmbehet. Nuk është kërkesë për tu pranuar. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë.Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke. Nuk duhet të jemi. Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht këtë kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman” u shpreh Blushi.

Fjala e plote e Ben Blushit:

“Jam i bindur se nga dje shumë shpirtra myslimanësh ndihen më të çliuar se kanë mundësi të kenë foltorn e tyre të mohura për 70 vjet.
Megjithatë unë mendoj se ne si popull duhej të kishim ngritur ne vetë me paratë tona kishat dhe xhamitë, sepse këto nuk janë si rrugët, ato janë pasuri shpirtërore dhe çdo popull i bën meparatë e veta edhe duke kursyer, por pavarësisht nga kjo ne nuk e patë mundësi dhe sigurtisht duhet të falenderojmë popullin turk për Xhaminë e Namazgjasë.
Por mu duk dje sikur se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhuratat nuk shkëmbehen. Ai kërkoi mbylljen e një organizate sipas tij terroriste që vepron në Turqi dhe Shqipëri, dhe ne e dimë për kë flet.
Unë nuk kam parë organizatë terrioriste në botë që nuk vret dhe në Shqipëri nuk kemi parë vrasje nga një organizatë që presidenti turk e quan terroriste dhe na kërkon ta zhdukim për interesat e tij.
Na vuri në pozitë të vështirë dhe të papranueshme të vasalitetit dhe jam i bindur që shumica burra dhe gra në këtë parlament nuk mund ta pranojnë.
Shqipëria e njeh dhe ka detyrimin të njohë për organizatat terroriste vetëm atë listë që është shpallur nga OKB dhe asnjë kryeministër apo president që përcakton listen e terroristëve në vendin tonë nuk është e arsyeshme dhe e pranueshme, prandaj duhet ta refuzojmë.
Ne nuk jemi një koloni turke dhe në shkëmbim të një dhurate nuk mund të cënojmë liritë dhe krenarinë tonë kombëtare.
Mesadi kërkesa e Presidentit turk është mbyllja e disa shkollave në Tiranë.
Shkolla që kur janë hapur ishte krenaria e arsimit turk dhe në një kuptim ka ndihmuar me qindra fëmijë shqiptarë që në kushtet kur arsimi ishte i tronditur merrnin arsimin e duhur dhe kanë plotësuar kriterein minimal të laicitetit dhe cilësisë.
Ka arsye për të mbyllur shkolla në Shqipëri që janë kjoska, që nuk respektojnë parimin e laiciitettit këto janë aryse për të mbyllur një shkollë. Por kur dikush vjen dhe na kërkon të mbyllim disa shkolla në shkëmbim të një dhurate që i ka financuar kundërshtari i tij politik, kjo nuk mund të pranohet sepse ne nuk jemi pale në konfliktin politik që ka Turqia dhe asksuh nuk mund të vijë këtu të zbëjmë kundërshtarët e tij për arsye politike.
Ajo që më interson është liria jonë për të vendosur. Kjo është ajo që më intereson. Sepse presidenti tha që duhen mbyllur disa shkolla.

Si e tha këtë si vëlla, si mik…?!Keni parë një vëlla që thotë mbyllni shkollën? Unë nuk kam parë..epo si e tha si baba? Nëse ne si komb do kishim një baba nderit të parë do i takonte Skënderbeut.

Nuk është kërkesë për tu pranuar kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë. Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke.. nuk duhet të jemi.
Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht të kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman”. /Oranews.tv/

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#4

Post by Adriana » Sat May 16, 2015 8:25 pm

  Kreu i shtetit turk së bashku me bashkëshorten e tij, Emine 'janë përlotur' nga recitimi i një vajze shqiptare bëri në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Studentja recitoi nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya.
Në poemë mes të tjerash thuhet:

“Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,
Pa myslimanë, Zoti im!
Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit
Pa pahlevanë, Zoti im!
Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero
Pa një hero, Zoti im!
Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër
Dhe pa atdhe, Zoti im!”.  

Pse jo nga nje POET NACIONALIST SHQIPTARE???
Do lejonte erdogani ne turqi ti recetonin Nishanit nga nje poet nacionalist shqiptare?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#5

Post by rrëqebull » Sat May 16, 2015 8:32 pm

Adriana wrote:

I ke rënë në qokë Adrianë!
Kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo Shqiptar përballe shfaqjeve të tilla kundrakombëtare.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#6

Post by Adriana » Sun May 17, 2015 6:51 pm

rrëqebull wrote:
I ke rënë në qokë Adrianë!
Kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo Shqiptar përballe shfaqjeve të tilla kundrakombëtare.

Ne si popull i bejme gjithnje keto pyetje, por problemi yne eshte tek ata qe na drejtojne, se shfaqjet e tilla kundrakombetare organizohen dhe lejohen nga vet ata...

Sot me beri pershtypje nje tjeter ''recitim'' ( fjalim ):
“Studentët nuk janë në shitje, gjenerata ime nuk i do ndarjet..” Këto ishin thirrjet e një studentje shqiptare nga Maqedonia e cila mbajti fjalën e saj në podiumin e ngritur në protestën e opozitës në Shkup. E shoqëruar më brohoritje fjala e saj ishte emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Studentja Shqiptare: Ju politikanë e krijuat ardhëmrinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.

Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë.

Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare.

Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se cfarë është demokracia.

VIDEO: http://www.pakufije.com/2015/05/17/vide ... o-ndarjet/

Ne cdo moment perdor fjalen ''gjenerata ime...'' ''gjenerata ime...'' ''gjenerata ime...'' Po si nuk permendi njehere qe GJENERATA ime ne KUMANOVE perpara nje jave u BOMBARDUA, u DISKRIMINUA, u SAKATUA, u GJAKOS, u PERLOT....???

Dhe pjesa tjeter qe me ben me shume pershtypje eshte momenti kur thuhet: '' Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.''
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Erdogan, vë gurin e parë në ndërtimin e xhamisë

#7

Post by rrëqebull » Sun May 17, 2015 7:59 pm

Adriana wrote:
rrëqebull wrote:
I ke rënë në qokë Adrianë!
Kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo Shqiptar përballe shfaqjeve të tilla kundrakombëtare.

Ne si popull i bejme gjithnje keto pyetje, por problemi yne eshte tek ata qe na drejtojne, se shfaqjet e tilla kundrakombetare organizohen dhe lejohen nga vet ata...
Nuk mund ta kisha thënë më mirë se ç'e ke thënë ti!
Adriana wrote:Sot me beri pershtypje nje tjeter ''recitim'' ( fjalim ):
“Studentët nuk janë në shitje, gjenerata ime nuk i do ndarjet..” Këto ishin thirrjet e një studentje shqiptare nga Maqedonia e cila mbajti fjalën e saj në podiumin e ngritur në protestën e opozitës në Shkup. E shoqëruar më brohoritje fjala e saj ishte emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Studentja Shqiptare: Ju politikanë e krijuat ardhëmrinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.

Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë.

Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare.

Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se cfarë është demokracia.

VIDEO: http://www.pakufije.com/2015/05/17/vide ... o-ndarjet/

Ne cdo moment perdor fjalen ''gjenerata ime...'' ''gjenerata ime...'' ''gjenerata ime...'' Po si nuk permendi njehere qe GJENERATA ime ne KUMANOVE perpara nje jave u BOMBARDUA, u DISKRIMINUA, u SAKATUA, u GJAKOS, u PERLOT....???

Dhe pjesa tjeter qe me ben me shume pershtypje eshte momenti kur thuhet: '' Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.''
Është më se e qartë që kemi të bëjmë me një të prekur rëndë nga virusi kozmopolitanist, që vepron tek i kapluari porsi ato kërpudhat parazitare që i ngjiten një organizmi dhe ngadalë ngadalë ushqehen me gjithë organet e tij jetësore. Në rastin e 'kërpudhës' kozmopolitaniste, ajo gërryen dhe ushqehet me gjithë aftësitë arsyetuese dhe lirimenduese të atij që preket prej saj, deri në atë pikë sa që në mendjen e tij nuk ka më asnjë lloj hapësire për mendim të natyrshëm e të kulluar kombëtarësor, por veçse për vegime dhe vetëmashtrime "multietnike" e të "bashkëjetesës paqësore.... me ata që duan të të zhdukin".

Nga fjalët që ka "recituar" duket qartë se kemi të bëjmë me një njeri që shfaq mëzira (simptoma) të një Sindrome të Stokholmës në fuqi të njëqindttë.
Dhe siç ke thënë saktësisht në fillim, prej saj janë të prekur të gjithë dordolecikanët "tanë" dhe e gjithë shpura me "intelektualë", "shoqëri civile", "artistë" e "figura publike" që u shkon pas.

Post Reply

Return to “Feja Islame”