Zhvlerësimi i lekut, pritet të shkaktojë një reaksion zinxhir pasojash në ekonominë e vendit. Pritet të rriten cmimet e mallrave të konsumit, por rritje do të pësojnë edhe interesat e kredive në valutë. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Rënia e ndjeshme e monedhës kombëtare lekut gjatë javëve të fundit, pritettë shoqërohet me një valë të re të rritjes së cmimeve. E thënë ndryshe, të gjithë ne do ti blemë më shtrenjtë mallrat e konsumit të përditshëm, si ushqimet, veshjet, qeranë, shërbimet mjekësore e arsimore etj. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë euro ka arritur nivelin e 132.5 lekëve, duke shënuar një rritje të ndjeshme kundrejt disa muajve më parë. Nëncmimi i monedhës vendase do të shkaktojë një reaksion zinxhir efektesh në ekonominë tonë. Kjo pasi pritet rritje e cmimeve të mallrave të importit dhe rrjedhimisht rritje e cmimeve në tregun e shitjeve me pakicë. Nga ana tjetër , qytetarët do të blenë më pak produkte dhe shërbime me pagat e tyre, pasi vlera e lekut shqiptar është në rënie të vazhdueshme. Pasoja do të kenë edhe të gjithë klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe që të ardhurat i kanë në lekë.
Ata do të paguajnë më shumë për këstet mujore pasi interesave do tu shtohet edhe kostoja e transaksionit. Përfituesit e vetëm të oshilacioneve të kursit të këmbimit janë eksportuesit, fitimet e të cilëve do të rriten.
Ekspertët e ekonomisë parashikojnë një nëncmim të mëtejshëm të lekut gjatë muajve të ardhshëm, cka përbën një lajm të keq për të gjithë ne, pasi kjo situatë përkthehet në rritje të kostos së jetesës dhe në thellim të nivelit të varfërisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)







Fillimi i procedurave të falimentimit, shpjeguan burimet, është kërkesë ligjore dhe zbatohet për të gjitha subjektet që kanë kaluar në statusin pasiv të QKR-së për një periudhë prej 2 vjetësh. Sipas burimeve të mësipërme, kjo procedurë shtrihet dhe për ato subjekte, detyrimi tatimor i të cilave është deklaruar i pambledhshëm, pasi janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji tatimor procedural si dhe për subjektet, që nuk kanë kryer veprimtari tregtare, apo nuk kanë shlyer detyrimet ndaj administratës tatimore për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit "Për procedurat tatimore". Lidhur me pikën për nisjen e procedurave të falimentimit për subjektet që kanë deklaruar rezultat me humbje të kapitaleve për periudha prej të paktën 3 vite rresht, burimet zyrtare shtuan se ajo bëhet paralelisht me zbatimin e dispozitave të ligjit për falimentin, që parashikon dhe verifikimin e gjendjes së paaftësisë paguese, si parakusht. "Administrata tatimore në këtë veprim të sajin është plotësisht në përputhje me ligjin dhe ka bindjen në një proces verifikimi të drejtë dhe të ndershëm nga gjykatat shqiptare", thanë burimet
Gurvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha gjatë një konference për shtyp, se rritja ekonomike në vend është pozitive, por që prej vitit të kaluar ka pasur ngadalësim.
Gjatë muajit nëntor, Shqipëria ka pasur një aktivitet më të ulët ekonomik në krahasim me muajin paraardhës. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në muajin nëntor, eksportet shqiptare kanë arritur në rreth 9 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 5 përqindësh në krahasim me muajin tetor dhe një ulje të lehtë prej 0.4 për qind në krahasim me muajin nëntor 2007. Por, rënia është vënë re gjatë këtij muaji edhe tek importet. Kështu, për nëntorin Shqipëria ka importuar 39 miliardë lekë mallra dhe shërbim, duke shënuar një ulje 8.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar. Pavarësisht rënies së importeve me 8.6 për qind në krahasim me muajin paraardhës, deficiti në shkëmbimet tregtare vazhdon të jetë në shifra të larta, ku për këtë muaj arriti në 30 miliardë lekë ose më shumë se 300 milionë dollarë, rreth 8 % më shumë se gjatë nëntorit të vitit 2007. Mallrat e akcizës për këtë muaj zunë 10 për qind të shumës totale të importeve me një vlerë 3.9 miliardë lekë, ose 19% më pak se një muaj më parë. Në këtë grup, peshën kryesore e zënë nënproduktet e naftës, që zënë 66 për qind të totalit të mallrave të akcizës të importuara për muajin nëntor. Partnerët tregtarë kryesorë mbeten vendet e Bashkimit Europian, tregtia me të cilët, për muajin nëntor zuri 66.5 % të totalit të saj. Shqipëria vazhdon të ketë marrëdhëniet më të dendura tregtare me Italinë dhe Greqinë. Kështu, me fqinjin perëndimor eksportet shënojnë 60.7 për qind dhe importet 30.9 për qind. Për sa i përket Greqisë, në të vendi ynë eksporton 7 për qind të totalit të eksporteve dhe 13.2 për qind të importeve