"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

#1

Post by Adriana » Thu Mar 04, 2010 10:39 am

Shqipëria do të jetë e listuar si një vend, që përdor instrumentin e Eurobond-it

Deutsche Bank dhe ajo amerikane JP Morgan marrin përsipër të lobojnë në tregjet ndërkombëtare financiare për t’i siguruar Shqipërisë një kredi tregtare prej 350 milion euro përmes emetimit të Eurobondit të parë shqiptar

Shqipëria synon të përdorë këtë hua për të siguruar gjithë investimet e këtij viti dhe shlyer borxhin e marrë vitin e kaluar për përfundimin e rrugës Durrës – Kukës.

Zv. Ministri i Financave Nezir Haldeda thotë se ekspozimi për herë të parë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, përmes Eurobond-it, është fillimi i pjesëmarrjes së saj në tregjet financiare globale.

Marrëdhënia e Deutsche Bank me Shqipërinë filloi vitin e kaluar, kur ajo së bashku me Bankën greke Alpha Bank i dha Shqipërisë një kredi tregtare prej 250 milion Eurosh. Tani është përsëri Deutsche Bank, që së bashku më atë amerikane JP Morgan fituan tenderin ndërkombëtar për t' i siguruar qeverisëë së Tiranës, përmes emetimit të debut Eurobond-it një hua tregtare prej 350 milion eurosh.

Zv Ministri i Financave, Nezir Haldeda tregon çfarë synon qeveria e Tiranës përmes emetimit të Eurobondit:

“Emetimi i eurobondit është pjesë e emetimit të zakonshëm me një fond prej 350 – 500 milion euro. Synojmë të financojmë të gjitha investimet në infrastrukturë dhe të ristrukturojmë një financim të pjesshëm të vitit të kaluar, në mesin e tij, të një “syndicated loan” dhe me këtë rifinancim sigurojmë që huamarrja e re të zëvendësojë huamarrjen e vitit të kaluar, që ka qenë me kosto më të lartë se kjo, që pretendojmë të marrim ,duke emetuar Eurobondin ketë vit në Frankfurt, Londër dhe Luksemburg, ku tregëtohen titujt shtetërore, ose Eurobondet.”

Deri në fund të muajit Prill pritet të merret një përgjigje pozitive nga tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo pasi Shqipëria prezantohet në këto tregje nga njëra anë me tregues të stabilitetit makroekonomik dhe nga ana tjetër dy bankat e mandatura DB dhe JP Morgan kanë kredenciale të larta për operacione të tilla. Duke treguar pse ato u përzgjodhën ndër 15 banka të tjera ndërkombëtare Zv Ministri i Financave, Nezir Haldeda thotë:

“Interesimi ka qënë i jashtëzakonshëm nga bankat më prestigjoze në botë. Deutsche Bank dhe JP Morgan janë dy Bankat, që kemi mandatuar për shkak të kredencialeve të tyre në operacione të ngjashme, aftësinë marketuese dhe distributive në treg, aftësinë për ta mbështetur debut Eurobondin e Shqipërisë pas emetimit si edhe reputacioni i lartë, që ato gëzojnë në botën financiare.”

Shqipëria - pjesë e tregut financiar global

Eurobondi i parë, ose ndryshe debut Eurobondi, që ka emetuar Shqipëria do të pasohet nga përdorimi i këtij instrumenti financiar edhe në vitet në vazhdim.

“Kjo është hera e parë dhe Shqipëria si gjithë vendet e BE, ku aspiron të integrohet, bëhet tani pjesë e këtij klubi pas emetimit. Shqipëria do të jetë e listuar si një vend, që përdor instrumentin e Eurobond-it. Shqipëria do të vazhdojë ta përdorë atë, pasi një nga synimet e strategjisë së gjithë financave publike dhe ristrukturimit të të borxhit në tërësi është synimi drejt tregjeve financiare ndërkombëtare, ulja e kostos së borxhit, sigurimi i zhvillimit makro ekonomik, duke u bazuar në kriteret e tregut dhe në këto organizma globalë, ndërkombëtare.” thotë Zv Ministri i Financave, Nezir Haldeda.

Emetimi i Eurobond-it e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të kapitalit dhe e bën pjesë të tregut global financiar
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

#2

Post by Adriana » Fri Mar 05, 2010 9:54 am

Zeus10 wrote: Jane keto dy bankat se bashku me Goldman Sachs qe "varrosen" Greqine. Situata eshte shume e nderlikuar duke pasur parasysh qe shumica e qellimeve politike dhe hegjemoniste sot nuk arrihen nepermjet pushkes por parase. Aq me teper qe shumica e "instrumentave" jane cifute.

Shqiperia nuk mund ti shpetoi me kesaj valle, perderisa jemi te futur ne cdo organizate te tyre duhet tu pergjigjemi dhe valles se tyre sipas muzikes, dhe kur behet fjale me shume qe ne kete mes eshte dora amerikane (cifute), jane ata qe vendosin cdo gje per shqiperin, se ku e kan planin do ta marrim vesh se shpejti, se kurr nuk jane futur diku pa pasur qellimet e tyre.

Cfar permirsimi presin ata nga shqiperia duke u dhen nje hua 350milion, kur ne akoma nuk kemi shlyer borxhin e vitit te kaluar 250milion?!
Zv ministri financave shprehet ;
Shqipëria synon të përdorë këtë hua për të siguruar gjithë investimet e këtij viti dhe shlyer borxhin e marrë vitin e kaluar për përfundimin e rrugës Durrës – Kukës.

Ja pra pse menduan te fusin shqiperin ne listen e eurobondit, qe ti jemi thell zhytur ne borxh, ata japin kete borxh qe te marrin borxhin e vitit te kaluar, keshtu qe cfar mbetet qe shqiperia te investoj ne tregjet financiare globale?....kur ne shqiperi shenon 44% e popullesis se papunesuar?
Ne se do ishte vertet nje ndihme qysh e quajne ata, pse e japin kete hua me nje kredi 6,4% deri ne 7 %, qe eshte nje % e larte dhe jo nje % per te ndihmuar.
Mos valle eshte dhe kjo ne listen e plotesimit te kushteve per te hyre ne BE, qe te jemi te xhutur ne borxhe dhe neser te jemi ne liste si jane fqinjet tane sot?! Mos valle jane ne plane te kene nen kontroll gjithe bregdetin `adriatik`dhe `jon`?!

Ekonomistet tane dhe qeveria jone nuk po veprojn aspak mire qe te pranojn borxh per te lare borxhet, kjo nuk eshte menyra per te rritur ekonomin e vendit tone, nuk jam aspak e mendimit per te marr nje borxh per te shtruar nje rruge durres/Kukes, kur ne te njetetn kohe populli po pret qe te sigurohen me buken e gojes, kesaj i thone `tigani ne zjarr dhe peshku ne det`. Cfar te ardhura na sjell hapja e rruges durres/kukes?! Kur nje shtet fillon ndertimin e tij nga `0` duhet ne fillim te ndertoj bazen e tij ku te garantoj te ardhurat e tij si shtet, ne stabilizimin e popullit me pune, duke stabilizuar popullin me pune aty dalin dhe te ardhurat e shtetit, dhe me vone me ato te ardhura behen dhe planet se ku duhet ti investojn.

Ja pra pse them qe shqiperia po vepron JO sic deshiron dhe mendon vet, po sic duan shtetet e tjera qe te na shpien ne ate rruge qe kerkojn ata.

Mese me vend fjala qe u shprehve dhe Ti, qe´ shumica e qellimeve politike dhe hegjemoniste sot nuk arrihen nepermjet pushkes por parase´, dhe ne jemi ne listen e ketyre qellimeve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

#3

Post by Sally » Wed Apr 07, 2010 4:49 pm

Qeveria zyrtarizoi daljen e Shqipërisë në tregun financiar ndërkombëtar të kredive nëpërmjet emetimit të Eurobondit, i ngjashëm me letrat me vlerë, që në këtë rast, nuk do të jetë në lekë, por në euro.

07.04.2010

Nëpërmjet shitjes së Eurobondeve, qeveria synon të marrë hua deri në 400 milionë euro, me interesa më të uleta se kredia e vitit të kaluar. Kjo është hera e pare në historine e financave te Shqiperise, qe qeveria hyn ne tregun nderkombetar financiar te kapitalit, duke kerkuar borxh permes emetimit te letrave me vlere ne valute.

Megjithese klima boterore ekonomike nuk eshte shume e favorshme, kryeministri Berisha tha se te dhenat pozitive te ekonomise shqiptare, te certifikuara edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar, do te terheqin investitoret e huaj.

“Ne keto kushte ne jemi optimiste se tregu i bonove te thesarit, i eurobondeve do te jete nje treg i favorshem per Shqipërine dhe shqiptaret. Dy institucionet me kryesore, Deutsche Bank dhe J.P. Morgan kane marre persiper trajtimin e eurobondeve te Shqiperise”, u shpreh Berisha.

Duke listuar rritjen gati te dyfishte te eksporteve vendase ne tremujorin e pare te ketij viti dhe rritjen e te ardhurave nga doganat dhe tatimet, mbi parashikimet me optimiste per marsin, sic tha kryeministri, zoti Berisha hodhi poshte akuzat e opozites se vendi eshte ne krize ekonomike apo per mungesen e parave ne buxhetin e shtetit.

“Ata qe flasin cdo dite per krize i ftoj te lexojne te dhenat per eksportet shqiptare, Ata qe flasin per krize i ftoj te lexojne te dhenat e te ardhurave dhe nuk kane asnje veshtiresi te konkludojne se ata qe u thone se kjo qeveri ne maj nuk do te kete para per te paguar pagat, nuk jane vecse sharlatane te klasit te pare. Ekonomia eshte ne gjendje entuziaste, qe nuk e cenoi cunami financiar, as kutia. Ky eshte realiteti”, theksoi Berisha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4192
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

#4

Post by Zeus10 » Wed Apr 07, 2010 5:07 pm

Sally wrote:

Qeveria ben mire, qe para se te merret me keto manovra financiare, te denja per vendet ku ekonomia eshte ne rruge pa krye, te mendoje te gjeje rruge te tjera konvencionale, nga ato qe i japin vertete fryme ekonomise, si psh shfrytezimi i pasurive natyrale, investimet ne sferat prodhuese me rikuperim afatshkurter, nxitjen e punesimit nepermjet programeve te partneritetit me privatet etj etj. Keto manovra nuk tregojne pozite te mire nga ana financiare, por behen vetem atehere kur ke nevoje te deshperuar per mjete financimi per investime.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-it

#5

Post by Adriana » Fri Apr 09, 2010 12:30 pm

Po shteti yne kur vjen puna per te manovrat financiare, nuk vendos me si shtet po i vijn urdherat nga lart, ja si u shpreh FMN,
-pis- rezultate pozitive po rrezikojme....

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-i

#6

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 10:26 pm

Gazeta Amerikane „Newsweek" ka hulumtuar vendet te cilat i plotësojnë kushtet më të mira për jetesë në Botë :
Shqipëria për së pari herë ze vend superior , në vendin e 57 së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë , Serbët janë aq largë sa që nuk gjenden ne liste :)
Serbët e qaujnë këtë ''SKANDAL PËR SHTETIN E TYRE '' -itsok-

http://www.pressonline.rs/sr/vesti/u_fo ... nije!.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-i

#7

Post by Adriana » Wed Oct 27, 2010 7:44 am

Albania sets 7.5 pct guidance on 300-400 mln-euro bond

Oct 26 (Reuters) - Albania has set price guidance on its five-year debut bond of 300-400 million euros at 7.5 percent, a lead manager of the deal said on Tuesday.

The bond, rated 'B1' by Moody's and 'B+' by Standard & Poor's, is arranged by Deutsche Bank and JPMorgan.

http://www.reuters.com/article/idUSLDE69P0RQ20101026

http://www.businessweek.com/news/2010-1 ... delay.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shqipëria do të jetë e listuar si një vend te Eurobond-i

#8

Post by Sally » Tue Nov 02, 2010 6:15 am

Pse u ble Eurobondi?

Të panjohurat e vitit 2012, dhe çfarë pritet më pas?!

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”