Fehmi Ramadani
Dita e sotme është një ditë historike për të gjithë shqiptarët pasi sot Këshilli i Ministrave.org mban premtimin më të madh të të gjithë kohërave, që nga qeveria demokratike e Fan Stilian Nolit.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë deklaroi në mënyrë solemne se për të gjithë pensionistët, Këshilli i Ministrave.org do tu bëjë të mundur tu ngrihet aq sa nuk u është ngritur ndonjëherë, pensioni.
200 mijë pensionistë qyteti dhe 170 mijë pensionistë fshati do të ndjejnë tu fryhet dhe tu zmadhohet xhepi nga efekti e medikamentit VIARROGA që u njoftua pak kohë më parë nën kujdesin e vecantë të kryeministrit Berisha.
Të gjithë fshatarët do të përfitojnë një ngritje të pensionit në shumën marramendëse prej 10% ndërsa qytetarët do të mjaftohen me jo më pak se 4% rritje të parave që shkojnë direkt në xhepin e shqiptarëve, kandidatë për europianë.
Pra një pensionist që merr si pension mujor 100 mijë lekë të vjetra, me rritjen e re nga qeveria nga 4 – 10%, përfiton një shumë totale përkatësisht prej 104 mijë ose 110 mijë lekë të vjetra të thata në dorën e tij punëtore ose veterane që djersa e derdhur për vite me rradhe, tashmë po i shpërblehet me "jeshile" ose "verdhushka" nga qeveria blu.
Shqiptarët as në ëndërr nuk e kanë parë një ngritje të tillë pensionesh që është e mundur vetëm nën udhëheqjen historike të kryeministrit Berisha.
Kryeministri ka uruar pensionistët që pas 1 Korrikut do të gdhihen milionerë, duke i këshilluar me dashamirësi që të tregohen disi nikoqirë dhe të mos i harxhojnë menjëherë pensionet nëpër kazinotë e Las Vegasit apo plazheve të Karaibeve.
“Kam informacione se shumë pensionistë kanë rezervuar bileta të klasit të parë, për të udhëtuar drejt Afrikës së Jugut për të ndjekur nga afër ndeshjet e Botërorit” u shpreh Berisha. Një mrekulli e tillë ndodh vetëm nën qeverisjen time 45 vjecare.
“Përfitoj nga rasti, të inkurajoj pensionistët që të investojnë edhe në bono futbolli ose sic i quan populli “skedina” pasi Këshilli i Ministrave.org do tu japë të gjithë informacionet e nevojshme për koeficientët e ndeshjeve të mbetura” garantoi kryeministri Sali Berisha duke shtuar se cdo skedinë e vendosur nga pensionistët do të jetë një fitore si ajo e imja, në zgjedhjet e kaluara që u lavdëruan nga ndërkombëtarët në cdo raport.
"Sikur të mos isha kryeministër, do bëhesha edhe unë pensionist" deklaroi Berisha.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave.org po shqyrton kërkesën e qindra-mijërave pensionistëve që me paratë e ngritura të pensioneve, të shkojnë për ngritjen e një statuje floriri të kryeministrit Sali Berisha për tu vendosur në sheshin Skënderbej.
Bashkia e Tiranës e ka pranuar me kënaqësi propozimin e pensionistëve dhe ka shprehur bashkëpunimin e saj për të përfshirë vendosjen e statujës së Berishës në shesh, por sipas disa zërave të korridoreve, me aq para sa përfitojnë pensionistët del që statuja e florinjtë e kryeministrit Berisha të jetë vetëm 2 centimetra e lartë.

KRYEMINISTRI SHQIPTAR SALI BERISHA DUKE SHPERNDARE BUKE SHQIPTAREVE.

SALI BERISHA PERVEQ TJERASH SHQIPTAREVE JUKA PREMTUAR EDHE FURNIZIMIN ME MEDIKAMENTIN ME TE KERKUAR VIAGRA.