Nga ana tjetër, Adri Nurrellari, drejtor i Instituti liberal të Shqipërisë thekson se kjo fushat do të rritë ekonominë e shqiptarëve.
"Objektivi i RrOSH është që të blihen produktet shqiptare, jo vetëm për të rritur solidaritetin ndaj produkteve shqiptare, por edhe pse nënkupton ecje përpara të ekonomisë. Produktet shqiptare duhet të evoluojnë dhe të ngjiten në një nivel më të lart, ku produktet e gatshme konkurrojnë në tregun ndërkombëtar", tha Nurrellari.
Shqipëria, Kosova e vende tjera, duhet t’ia dalin që mos të jenë vetëm ekonomi konsumi dhe as të jenë ekonomi krahu pune që eksportohet. Gjithashtu ata nuk duhet të jenë një lloj ekonomie ku bizneset ndërkombëtare do të transferojnë një pjesë të procesit të tyre industrial.
Artan Grubi kryetar i lëvizjes ZGJOHU!, thotë se synimi i bashkimit të shqiptarëve kësaj radhe do të bëhet me fushatën "blej shqip". "Përcaktimi i shqiptareve për vlerat e civilizimit perëndimor dhe solidaritetit Euro Amerikan është i natyrshëm. ZGJOHU! jep kontributin e vet për integrimin ndër-shqiptarë nëpërmjet RrOSH duke ndërtuar lidhje të qëndrueshme bashkëpunimi me shqiptaret ne Shqipëri, Kosove, Mal te Zi, Çamëri dhe Luginë të Preshevës. Me moton tonë ‘Jemi Një’, ne kemi iniciuar fushatën ‘Blej Shqip’, festimin e përbashkët të 10 qershorit dhe 28 nëntorit, dyshtetësinë për shqiptarët jashtë kufijve politike të shqiptarëve, etj", tha Grubi. Kampanja të ngjashme për të blerë produkte vendore kanë thuajse të gjitha shtetet evropiane por edhe ata botërore. Ekonomistët vlerësojnë se kjo nismë nuk është nacionaliste por është në dobi të një ekonomie. Maqedonia një kampanjë të tillë e kishte filluar gati se para dhjetë viteve me moton "bleni produkte maqedonase", e cila në dha efektet e veta. Qeveria e tanishme e Maqedonisë duke mbrojtur produktin vendor u mundua të aplikojë sistemin fiskal "llogari patriotike", e cila do ta ndihmonte tregun e Maqedonisë. Megjithatë ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Shqiptarët në rajon me anë të fushatës "Blej shqip" fillimisht do t’i njohin produktet shqiptare dhe pastaj do të kenë edhe simbolin për kualitet, që nënkupton plotësimin e të gjitha standardeve të cilësisë..