"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Blej shqip!

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Blej shqip!

#1

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:17 pm

Blej shqip!
Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) ka filluar fushatën "blej shqip", me të cilën pritet të forcohet prodhimi vendor dhe të zhvillohet ekonomia në vendet shqiptare. Albin Kurit kryetar i lëvizjes "Vetëvendosja" thotë se me këtë fushatë do të zhvillohen të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. "Sa më shumë që konsumojmë prodhime vendore, aq më shumë forcohet prodhimi vendor. Duke vepruar kështu e forcojnë ekonominë vendore, pastaj do ta kenë edhe politikën më të fuqishme. RrOSH e ka iniciuar fushatën "blej shqip", e cila do të zhvillohet gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Ashtu do të angazhojmë për përforcimin e vetes që do të ndihmonte marrëdhënieve sa më reciproke dhe të dinjitetshme me popujt e tjerë", tha Kurti për "Lajm". Aktualisht shqiptarët më shumë importojnë sa eksportojnë dhe kjo dukuri duhet të ndryshohet.

Nga ana tjetër, Adri Nurrellari, drejtor i Instituti liberal të Shqipërisë thekson se kjo fushat do të rritë ekonominë e shqiptarëve.

"Objektivi i RrOSH është që të blihen produktet shqiptare, jo vetëm për të rritur solidaritetin ndaj produkteve shqiptare, por edhe pse nënkupton ecje përpara të ekonomisë. Produktet shqiptare duhet të evoluojnë dhe të ngjiten në një nivel më të lart, ku produktet e gatshme konkurrojnë në tregun ndërkombëtar", tha Nurrellari.

Shqipëria, Kosova e vende tjera, duhet t’ia dalin që mos të jenë vetëm ekonomi konsumi dhe as të jenë ekonomi krahu pune që eksportohet. Gjithashtu ata nuk duhet të jenë një lloj ekonomie ku bizneset ndërkombëtare do të transferojnë një pjesë të procesit të tyre industrial.

Artan Grubi kryetar i lëvizjes ZGJOHU!, thotë se synimi i bashkimit të shqiptarëve kësaj radhe do të bëhet me fushatën "blej shqip". "Përcaktimi i shqiptareve për vlerat e civilizimit perëndimor dhe solidaritetit Euro Amerikan është i natyrshëm. ZGJOHU! jep kontributin e vet për integrimin ndër-shqiptarë nëpërmjet RrOSH duke ndërtuar lidhje të qëndrueshme bashkëpunimi me shqiptaret ne Shqipëri, Kosove, Mal te Zi, Çamëri dhe Luginë të Preshevës. Me moton tonë ‘Jemi Një’, ne kemi iniciuar fushatën ‘Blej Shqip’, festimin e përbashkët të 10 qershorit dhe 28 nëntorit, dyshtetësinë për shqiptarët jashtë kufijve politike të shqiptarëve, etj", tha Grubi.
Kampanja të ngjashme për të blerë produkte vendore kanë thuajse të gjitha shtetet evropiane por edhe ata botërore. Ekonomistët vlerësojnë se kjo nismë nuk është nacionaliste por është në dobi të një ekonomie. Maqedonia një kampanjë të tillë e kishte filluar gati se para dhjetë viteve me moton "bleni produkte maqedonase", e cila në dha efektet e veta. Qeveria e tanishme e Maqedonisë duke mbrojtur produktin vendor u mundua të aplikojë sistemin fiskal "llogari patriotike", e cila do ta ndihmonte tregun e Maqedonisë. Megjithatë ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Shqiptarët në rajon me anë të fushatës "Blej shqip" fillimisht do t’i njohin produktet shqiptare dhe pastaj do të kenë edhe simbolin për kualitet, që nënkupton plotësimin e të gjitha standardeve të cilësisë..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#2

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:19 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#3

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:22 pm

BOJKOTI
I PRODUKTEVE TE GREQISE

Sa milion Euro kemi dhënë Greqisë ne kembim te videos rraciste?

Gjatë
vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:
• 406.5 milionë euro mallra të
importuara
• 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
• 68.6
miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në
Shqipëri
• I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam
diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
• Gjithsej i dhamë
grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto
të vendit tonë.
Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e
ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm
edhe poshtërimin në Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta
ngrejnë zërin.

Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke
cdo ditë, sa herë që shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me
karburant, sa herë që ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh
bankën ku do të depozitosh paratë.

Më poshtë ke një listë me
mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi identifikuar. Nuk janë të
gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere ju lutem, shtoni emrin e
produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më pas dërgoje këtë email te
të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos jenë nga deputetët e
kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa kopje të kësaj liste
dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e përdorin emailin.

Dhe
ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të
komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend e
paska shitur prapanicën.
Lista e kompanive dhe mallrave dhe
shërbimeve greke te cilat nese nuk konsumohen pakesojne eurot qe shkojne
ne Greqi
Bankat
1. Alpha Bank
2.Tirana Bank
3.
NBG bank
4. Emporiki bank

Kompanitë e sigurimeve
1.
Interalbanian

Kompanitë e karburanteve
1. Global
Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil

Markat e shpërndarjes me
pakicë të karburanteve
1. JetOil
2. Elda
3. Eko

Mallra
konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri nën
pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të
marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)
1. Pepsi
2. Glina
3.
Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret karelia, slims
6.
Patatinat Lay
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11.
Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15.
Seven days krosan
16. Patatinat chipsy
17. Bake rolls
18. Molto

19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23.
Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24.
Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e
kompanisë Elka

Kompanitë e transportit
1.
Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic
Airways
3. Joy travel

Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu.
Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të
tjera "Made in Greece". Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së
gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani
greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk
merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#4

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:22 pm

Bojkot produkteve maqedonase!












Produkti i akademikëve maqedonas e ashtuquajtura "enciklopedi
maqedonase" përveç pasojave politike do të ketë edhe pasoja negative
ekonomike për Maqedoninë. Duke marrë parasysh se eksporti më i madh i
Maqedonisë është në tregun kosovar, ekonomistët kanë paralajmëruar se
shumë shpejt nga atje mund të vijë edhe bojkoti i produkteve të
Maqedonisë. Edhe pse të gjithë janë të pajtimit se në ekonomi fillimisht
shihet interesi financiar, sërish zgjedhja nga konsumatori varet edhe
nga ndikimet politike. Eksperti i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti tha për
"Lajm" se politika e tillë anti-shqiptare në periudhë afatmesme dhe
afatgjatë do të ketë ndikimin e saj negativ edhe në ekonomi. "Politika
radikale e maqedonasve në periudhën aktuale realisht nuk do të ndikoj
drejtpërdrejt të humbet tregu kosovar, pasi edhe vetë ata kanë një
varshmëri nga Maqedonia. Por, jam shumë i sigurt se ky acarim i
marrëdhënieve dhe besimit reciprok ndëretnik do të ndikojë në afate të
mesme dhe të gjata, dhe do të diktojë edhe rrjedhat ekonomike në trojet
dhe tregjet shqiptare në përgjithësi", tha Bexheti.
Ai theksoi se Kosova në këtë drejtim është më e ndjeshme. "Besoj se
reagimi do të vijë më i shpejt se sa nga Shqipëria, pro edhe tek ata nuk
do të kalojë ky skandal pa pasoja", tha profesori në UEJL. Bexheti
gjithashtu sqaroi se në momentin e parë kur do të jepet mundësia që të
zëvendësohet produkti aktual i Maqedonisë me ndonjë produkt shqiptar
atëherë do të vije deri te bojkoti. "Momenti i prishjes së ekuilibrave
politik, zhvendoset në marrëdhëniet ekonomike. Ata kërkojnë vetvetiu një
zëvendësim në këtë proces. Kërkohet të ketë një alternativë tjetër që
të zëvendësojë alternativën ekzistuese që nuk gjendet në momentin
përnjëherë. Por, unë do iu kisha thënë që ta bëjnë një bojkot të tillë
që në momentin e parë kur do t’ju jepet mundësia", tha Bexheti.
Edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) paralajmërojnë ndikim negativ
të marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve. "E tërë ajo që ka ndodhur në
Maqedoni rreth enciklopedisë aktuale është diçka që nuk i shkon në
favor ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ekonomik, politik, social
kulturor etj. ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Sidoqoftë, është një hap
negativ i cili në rrethana normale do të kishte pasur efekte negative.
Por, duke pasur parasysh se një gjë e tillë, ka ndodhur në kohë kur më
së paku është pritur në aspektin politik dhe ekonomik", tha Safet
Gërxhaliu, drejtor në OEK. Edhe ai pohoi se në periudhë afatgjate do të
ketë ndikim negativ në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) para disa javëve doli me
iniciativën "Blej shqip!" ku synohej të ngritët niveli i konsumit të
produkteve shqiptare përkundër produkteve të huaja.
Eksporti i Maqedonisë llogaritet rreth 2.5 bilionë dollarë amerikan.
Prej tyre rreth 20 për qind shitet mall në Kosovë, pastaj 14.7 për qind
në Gjermani, Greqi 10.5 për qind, Itali 10.2 për qind, Bullgaria 9.9 për
qind, Kroaci 5.6 për qind, Belgjikë 5.1 për qind dhe Spanjë 5.1 për
qind.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#5

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:24 pm

Kosovarët të jenë më nacionalistë ekonomik

"Nga vetë fakti se mungon një dozë e një nacionalizmi ekonomik te
kosovarët, nuk e besoj se impakti i këtij provokimi nga enciklopedia do
të ketë ndikim të madh në aspektin ekonomik. Kur kemi parasysh se sa ka
qenë terrori dhe krimi i serbëve në Kosovë dhe sërish tani kemi plot
produkte serbe në tregun kosovar, kjo është pak e habitshme", tha
Gërxhaliu nga OEK. Kosovarët duhet të jenë më nacionalistë, të blejnë më
shumë produkte shqiptare se sa të huaja.http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1453.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#6

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 9:25 pm

Bojkotoni
prodhimet e serbisë!


Pse bojkot i produkteve të Serbisë?

Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër
90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë,
gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të
pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të
dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të
shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës.
Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me
shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një
ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë
aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate
të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë
sot e gjashtë vjet.


Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej
856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar
vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë,
për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një
rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi
importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161
milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë
euro mallra.

Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e
importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia
hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të
Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë.
Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht,
mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun
kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën
administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë).
Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i
Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor
të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet
serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të
konsiderohen si prodhime vendore.

Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë
këto prodhime si të tilla.

Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e
kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i
shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim
gjithë qytetarët në:


BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!



Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të
barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e
kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare,
ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të
duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i
vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi
pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të
thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i
shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë
vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të
thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të
rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë
dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing,
thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha
këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.


BOJKOTONI
PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË,
NDIHMOJE KOSOVËN
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Blej shqip!

#7

Post by Sally » Wed Sep 29, 2010 11:38 am

Arbëri wrote:BOJKOTI
I PRODUKTEVE TE GREQISE


Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu.
Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të
tjera "Made in Greece". Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së
gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani
greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk
merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.



Mos harroni gjithashtu se kodi i produkteve nga greqia fillon me ''520"
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Blej shqip!

#8

Post by qiellikaltër » Wed Sep 29, 2010 9:14 pm

Disa nga reagimet me te fresketa nga shoke e miq te mi, ku me duhet ta them pervec mireqenies familjare duket se s'ju intereson gje tjeter, ishin:
1 - Si mund ta ndihmoj une prodhimin vendas duke mos blere psh mallra greke, nese ai produkt nuk prodhohet fare nga shqiptaret.
ose:
2 - Perse duhet te bie une nga cilesia e te marr nje produkt shqiptar, kur kam produktin grek me te lire e me te mire.

Pergjigja ime per keto 2 ceshtje eshte:

1 - Nese produkti shqiptar nuk gjendet, me mire te merret produkti gjerman apo i prodhuar diku tjeter dhe jo ne Greqi, Serbi apo Maqedoni, keshtu edhe cilesine e ke me te mire.

2 - Nga rendesia qe i kushtohet kesaj fushate dhe ne varesi te asaj sesa e kupton thelbin e fushates varet edhe sesa e toleron nje produkt me te shtrenjte nga cmimi apo me te dobet nga cilesia. Nderkohe psh per produktet bujqesore mallrat shqiptare jane shume me te mira per nga cilesia, pavaresisht se mund t'i gjesh me shtrenjte sepse prodhuesit shqiptare nuk subvencionohen nga shteti apo veshtiresite e organizimit te tregtimit te prodhimeve vendase.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Blej shqip!

#9

Post by qiellikaltër » Mon Oct 04, 2010 10:13 pm

Çmimet e produkteve ushqimore fillojnë rritjen në këtë periudhë të vitit, pasi me përjashtim të verës, tregjet tona furnizohen me artikujt e importit, që janë më të shtrenjtë se prodhimi vendas dhe më pak cilësorë. Ky vit do të ishte i favorshëm për eksportet agroushqimore shqiptare, si për shkak të çmimeve të rritura në tregjet ndërkombëtare, edhe për kursin e favorshëm të këmbimit të monedhës vendase me valutën e huaj. Por, eksportet mbetën të kufizuara dhe importuesit e lëndëve të para për agro-industrinë blenë më shtrenjtë. Një prirje tërësisht negative po paraqet tregtia e jashtme e prodhimeve agrare. Të dhënat e kësaj tregtie vazhdojnë të përkeqësohen. Sipas INSTAT-it, deficiti tregtar ushqimor si 7-mujor është thelluar me 6.2 miliardë lekë, ose 117% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kjo, pasi rritja e eksporteve prej 1.1 miliardë lekësh është shumë e vogël përballë rritjes së importeve me 7.3 miliardë lekë. Eksportet ushqimore përbëjnë vetëm 5% të eksporteve gjithsej, ndërkohë që importet 18%. Deficiti ushqimor përbën 25% të deficitit të tregtisë gjithsej, krahasuar me 20% që zinte për të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Raporti eksport-import për tregtinë e jashtme gjithsej është ulur në 1:3 (nga 1:4 që ishte një vit më parë), ndërkohë që për prodhimet agrare vazhdon të jetë 1:9.5 (pothuajse i njëjtë me vitin e mëparshëm).
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=86331
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#10

Post by Bashkimi » Mon Aug 22, 2011 1:42 pm

Vazhdon rritja shkëmbimeve ekonomike, tregtare Shqipëri-Kosovë

Ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë janë të vogla, por të shëndetshme dhe janë duke shkuar drejt rimëkëmbjes, duke iu bërë konkurrencë ekonomive globale dhe kjo tregon sesa fleksibile janë bizneset e dy shteteve, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Të premten ën Tiranë është mbajtur forumi i biznesit Shqipëri-Kosovës, me temë “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri-Kosovë në kushtet aktuale”, i cili u organizua nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Me këtë rast Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky forum ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësirat e bashkëpunimit, ndërsa bizneset duhet të mendojnë për interesat ekonomike.

“AKB-ja, me aleatët po mundohen që prodhimet serbe të zëvendësohen me ato shqiptare. Shkëmbimet janë rritur prej 25 korrikut. Konsumatorët dhe qytetarët e Kosovë po furnizohen me prodhime shqiptare. Prodhuesit e Kosovës kanë rritur prodhimin për 50 për qind në disa sektor, po ashtu edhe punësimin”, tha Shahini dhe ka shtuar se ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë janë të vogla, por të shëndetshme dhe janë duke shkuar drejt rimëkëmbjes duke iu bërë konkurrencë ekonomive globale dhe kjo tregon sesa fleksibile janë bizneset e dy shteteve...

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#11

Post by Bashkimi » Mon Aug 22, 2011 1:43 pm

Shqipëria, bum eksportesh drejt Kosovës




Prishtinë, 13 gusht - Zbatimi i masave të reciprocitetit me Serbinë ka rritur ndjeshëm në Kosovë importin e mallrave nga Shqipëria. Të dhënat e fundit që raportohen nga biznesi kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më optimiste.

"Shqipëria në të kaluarën ka qenë në vend të shtatë dhe të tetë, sa i përket shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe tani del e treta, pas BE-së dhe Maqedonisë", thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, Nikolin Jaka, deklaron se ka një rritje të dukshme të nivelit të qarkullimit tregtar dhe kjo rritje, sipas tij, vjen kryesisht në sektorin e materialeve të ndërtimit.

Mbyllja e kufijve me Serbinë po e ndryshon hartën tregtare të Kosovës dhe biznesi kosovar do ta orientojë tregtinë drejt Shqipërisë. "Bizneset e Shqipërisë, të të gjithë sektorëve, të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë", thotë Shahini.

Por, me gjithë situatën e re të krijuar, bizneset sërish ndeshen me pengesa. Muharrem Osmani, një prodhues kosovar i detergjenteve, thotë se tentativat e tij për të eksportuar drejt Shqipërisë dështojnë nga çmimet e larta të referencës që vendos qeveria shqiptare.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se ka ardhur momenti për të politika të reja tregtare që do nxisnin tregtinë mes dy vendeve.

Ministri kosovar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqja, thotë se qeveria e Kosovës është duke ecur në këtë drejtim dhe premton heqjen e të gjitha barrierave.

"Të shkojmë drejt eliminimit të të gjitha barrierave, drejt krijimit të një kuadri ligjor, i cili i mundëson biznesit për t'u zhvilluar, por jo për të dhënë orientim", thotë Beqaj.

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#12

Post by Bashkimi » Mon Aug 22, 2011 1:44 pm

Embargo edhe energjisë nga Serbia



Prishtinë, 15 gusht - Në kuadër të bllokimit të mallrave komercialë që hyjnë nga Serbia, Kosova i vë bllokadë edhe importit të energjisë elektrike nga Serbia.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj shpjegon se kompania që ai drejton pas vendimit të qeverisë, nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me operatorët serbë për importin e energjisë elektrike.
Fatmirësisht, sipas tij, këtë vit operatorët serbë nuk kanë fituar ndonjë tender për importin e energjisë dhe energjia e cila importohet bëhet nëpërmjet operatorëve të tjerë ndërkombëtarë.
“Prej tyre që kanë fituar tenderin në janar të këtij viti, ka qenë edhe një kompani nga Serbia, por kjo kompani në afatin kur e kemi ftuar për nënshkrim kontrate nuk e ka nënshkruar, d.m.th. kontrata mbetet e panënshkruar dhe ne jemi në arbitrazhe për rregullimin e çështjeve konform ligjit në fuqi”, është shprehur Gjukaj.
Rrjedhimisht, sipas drejtorit të KEK-ut, Kosova nuk importon fare rrymë nga Serbia.
“Për momentin kemi vetëm 3 orë import të energjisë nga një kompani sllovene, ndërsa nga Serbia nuk po marrim asnjë megawat”, theksoi Gjukaj.
Xhukaj bëri të ditur se pas vendimit të qeverisë, KEK-u ka ndërprerë realizimin e rreth 30 kontratave me kompanitë qofshin ato kosovare apo serbe të cilat kryejnë shërbime teknike me mallra me origjinë nga Serbia.
I gjithë ky proçes, sipas sekretarit të përgjithshëm të Odës Ekonomik, reflekton pozitivisht në bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë në sektorin e energjisë, por edhe me vende të tjera të cilat ofrojnë kontrata më të favorshme.
Pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë për bllokimin e importit të mallrave komerciale nga Serbia, ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka nxjerrë një tjetër vendim i cili ekskluzivisht u drejtohet ndërmarrjeve publike në Kosovë për të ndalur çdo marrëveshje me operatorët ekonomike të cilët sjellin mallra me origjinë nga Serbia.

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#13

Post by Bashkimi » Wed Aug 24, 2011 10:43 pm

Shqipëri, trefishohet eksporti drejt Kosovës -itsok-

Image

Shqipëri, trefishohet eksporti drejt Kosovës
Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 20:45
Prodhimet bujqësore në Shqipëri kanë përmirësuar këtë muaj bilancin tregtar, në krah të eksporteve.

Llogariten rreth 20 milionë dollarë mallra bujqësorë të eksportuar drejt vendeve të huaja.

Sipas, zëvendës-ministrit të Bujqësisë, prodhimet e vendit tonë po tregtohen kudo në Europë, deri në Gjermani e Slloveni.

Gjithashtu, sipas tij, është trefishuar edhe eksporti drejt Kosovës.

Fruta-perimet shqiptare po tregtohen kudo nëpër tregjet e Europës, deri në Gjermani dhe Hungari.

Për çdo vit prodhimet bujqësore po njohin një rritje të konsiderueshme.

Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, thekson në një intervistë për “ABC News” se eksportet për këtë vit janë rritur me rreth 40 për qind.

Gjithashtu, sipas numrit 2 të Bujqësisë, gjatë kësaj periudhe janë shtuar eksportet e prodhimeve bujqësore edhe drejt Kosovës.

Fasllia thekson edhe se dikasteri i bujqësisë dhe i mbrojtjes së konsumatorit, ka bërë monitorimin e çmimeve në tregje, duke konfirmuar se ato kanë rënë me 10 për qind.

Ai parashikon mos-ndryshim të këtyre çmimeve edhe për tre muaj të tjerë.

Fruta-perimet që eksportohen vijnë nga Ultësira Perëndimore e vendit, si Lushnjë, Fier dhe Berat. Ndërsa më pas nis, eksporti i frutave që rriten në zonën e Korçës.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,61298

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#14

Post by Arbëri » Thu Sep 29, 2011 10:16 pm

Te gjithe se bashku te godasim serbin
BOJKOTONI PRODUKTET SERBE




Produktet serbe bojkotohen edhe në Maqedoni

Publikuar me: 7 Gusht, 2011


Shqiptarët në disa zona në Maqedoni janë solidarizuar me bashkëkombasit e tyre në Kosovë për të bojkotuar produktet serbe.

Fushatat e ndjekura në Kosovë për bojkotimin e produkteve serbe, fushatat nga Vetëvendosja!” si dhe fushatat e ndryshme nëpër rrjetet sociale në internet kanë ngritur interesin dhe vetëdijen që të bojkotohen produktet serbe edhe në Maqedoni nga ana e shqiptarëve.

Një kompani për distribuimin e mallrave në Shkup ka konfirmuar se tregtarët e vegjël së fundi nuk preferojnë të furnizohen me produkte serbe, pasi që ata nuk parapëlqehen dhe nuk shiten nëpër dyqanet e tyre.

“Është mëse e vërtetë se së fundi nuk po ecën malli dhe produktet me origjinë nga Serbia, të cilat janë të plasuara me të madhe në Maqedoni. Nuk ka interes për tu furnizuar me këto mallra dhe se kjo ndoshta është edhe si pasojë e fushatës së fundit në Kosovë ku ka një refuzim të mallrave serbe”, thekson për agjencinë e lajmeve INA drejtuesi i kompanisë shqiptare të distribuimit të produkteve ushqimore në Shkup.

Qytetarë të pyetur gjithashtu theksojnë se nuk i dëshirojnë mallrat serbe dhe se refuzimi i tillë është rritur sidomos pas krizës së fundit në Kosovë.

“Ne edhe më parë nuk i kemi parapëlqyer këto mallra, edhe pse janë të plasuara shumë në Maqedoni. Por tani sigurisht edhe më shumë. Të gjithë duhet të veprojnë kështu, pse të mos i bojkotojmë dhe refuzojmë, kur dihet se ata nuk dëshirojnë asgjë tonën”, thekson Armend.H nga Kumanova.

Produktet serbe në Maqedoni janë të njohura, të cilat njihen edhe përmes barkodit të produktit që është 860.

Një pjesë e madhe e prodhimeve të kompanive shqiptare thuajse fare nuk preferohen dhe shiten nëpër tregjet dhe markete. Këtë e bëjnë të ditur edhe vetë prodhuesit e produkteve ushqimore, sipas të cilëve janë shumë arsye për mosplasimin e produkteve të tyre apo si[ thonë ata refuzimin e heshtur.

Në rrjetin social të internetit Facebook ka nisur një fushatë intensive ku bëhet thirrje për të bojkotuar produktet serbe edhe në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe trevat tjera shqiptare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Blej shqip!

#15

Post by Arbëri » Thu Oct 06, 2011 9:03 pm

Vetëvendosja rrotullon edhe një kamion me mallra serbe !!!



Image

Lëvizja Vetëvendosje është hedhur sot sërish në aksion kundër hyrjes së maunave me mallra nga Serbia. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër Vetëvendosje ka njoftuar se ka organizuar aksion të ri kundër maunave serbe në afërsi të fshatit Lupç, magjistralja Prishtinë- Podujevë, raportojnw mediat vendase.

Me këtë rast sipas njoftimit është rrotulluar një maune serbe dhe është asgjësuar malli.

Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje organizon një aksion të tillë, derisa herën e parë ishin arrestuar dy persona por më pas ishin liruar.

Në aksionin e parë ishte konfirmuar se prezent kanë qenë edhe deputet ndërsa Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pat paralajmëruar se nëse vërtetohet që ka pasur deputet aty ata do të arrestohen. Deri tash nuk raportohet për të arrestuar.

http://www.albeu.com/kosove/vetevendosj ... on-/47719/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”