"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kasat fiskale

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Kasat fiskale

#1

Post by Sally » Sat Sep 25, 2010 8:39 am

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode i la disa muaj kohë tregtarëve të tregjeve masive për tu pajisur me kasat fiskale, kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria është e vendosur për kasat fiskale duke dalë kundër zgjidhjes së propozuar nga ministri Bode. Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë tha se brenda dy javëve do të kalojë në parlament një projekt/ligj ku biznesit të vogël kostoja e kasës do ti zbritet të taksat.

Video: http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=6598
Last edited by Sally on Sat Sep 25, 2010 8:42 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kasat fiskale

#2

Post by Sally » Sat Sep 25, 2010 8:42 am

Protesta e polemika për kasat fiskale


Të premten u zhvilluan negociata mes një grupi të tregtarëve me ministrin e financave Ridvan Bode në përfundim të të cilave u vendos se deri në fund të vitit 2010 nuk do të vendosen gjoba për kasat në tregjet ku operojnë tregtarë ambulantë dhe biznesmenë të vegjël.


Poashtu u vendos se Ministri i Financave do të shtrojë në qeveri kërkesën për një shtyrje të mundshme të afatit të vendosjes së kasave për këtë kategori deri sa të negociohet me kompanitë një model kase që të ketë një çmim më të ulët dhe të jetë funksional për këto lloj tregjesh.

Ky vendim u mor në ditën e tretë të protestës së tregtarëve të tregut industrial te zona e Medresesë në Tiranë, të cilët kundërshtonin mënyrën se si organet tatimore po veprojnë për t'i pajisur me kasa fiskale, si dhe gjobat e larta për shkak të mungesës së tyre.

Më parë disa prej tregtarëve kishin blerë kasa të shtrenjta fiskale, por organet tatimore, sipas tyre, i kishin cilësuar të pavlefshme dhe u kishin kërkuar të blinin aparate të rinj. “Sapo e bleva kasën 400 dollarë, por më kanë vënë gjobën 1 milionë lekë. Bli kasë të re, më thonë ata të tatimeve, se kështua duam ne”, u shpreh mjaft i irrituar një tregtar.

Por disa tregtarë të tjerë protestues, kundërshtonin vendosjen e kasave fiskale. Sipas tyre ajo çka po u kërkojnë organet tatimore “është jashtë mundësive të tyre ekonomike për shkak të një tregu, sipas tyre, gjithnjë në rënie”. Të tjerë thonë se “ky është treg i lirë dhe në asnjë vend të botës, në treg të lirë, nuk ka kasa”.

Të mërzitur dhe mjaft të tensionuar, aq sa janë përplasur fizikisht edhe me trupat e policisë që kanë qenë të pranishëm, tregtarët kanë dyshime se pas këtij qëndrimi të organeve tatimore “fshihen njerëz të korruptuar të qeverisë të cilët kërkojnë të përfitojnë në këtë situatë”.




Reagimi politik

Protestat e tregtarëve të Medresesë nuk i kanë shpëtuar politizimit. Deputetë të PS-së kanë qënë menjëherë pranë tyre, ndërsa kreu socialist Edi Rama në një konferencë për shtyp hodhi drejtpërdrejtë akuza mbi ministrin shqiptar të financave, Ridvan Bode. “… kjo është një histori e neveritshme korrupsioni që për fat të keq zë fill në zyrën e ministrit të financave”, tha zoti Rama.

Ministri Bode i hodhi poshtë akuzat ndaj tij dhe e quajti gjithçka “një protestë të sajuar politikisht nga ana e deputetëve të opozitës”. Sipas tij, tregu i blerjes së kasave fiskale është i liberalizuar, ndërsa shprehu vendosmërinë se operacioni i kasave do të vazhdojë.




Konteksti i ngjarjes

Historia e vendosjes së kasave fiskale në Shqipëri ka vite që ka nisur, që në kohën e qeverive socialiste, por operacionet për instalimin e tyre ose janë lënë përgjysëm ose afatet janë shkelur disa herë.

Sipas të dhënave që ofrohen nga vetë ministria shqiptare e financave, në Shqipëri ka rreth 120 mijë biznese që duhet të pajisen me kasa fiskale, por deri tani vetëm 10 për qind e tyre, ose vetëm 12 mijë biznese, kanë mundur të vendosin kasa fiskale.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”