Page 1 of 1

Kompania kanadeze nis gërmimin për arin e Rubikut

Posted: Tue Mar 29, 2011 2:20 pm
by Phoenix
[quoteem]Një kompani kanadeze e quajtur Golden Touch ka bërë të ditur në faqen e saj se ka nisur hapjen e gropave në Rubik, 100 kilometër larg Tiranës, pasi misionet e eksplorimit kanë zbuluar se aty është një zonë e pasur me ar. Zyrtarët e kësaj kompanie janë shprehur të kënaqur me këtë zbulim dhe thonë se sasia mund të jetë domethënëse. Nuk dihet shumë për këtë kompani përveç faktit se ajo ka blerë firmën JAB Resources, që ka punuar në Shqipëri më përpara, sidomos në fushën e nxjerrjes së kromit. Golden Touch thotë se operon në Shqipëri kryesisht dhe projektin e saj madhor ka atë të nxjerrjes së arit në Gjazuj të Rubikut. Ajo merret edhe me kromin e Kalimashit në Kukës.
http://www.gazetatema.net/web/?p=14775[/quoteem]





[quote2=]Golden Touch Resources is a rapidly developing International Mining / Exploration Company with their primary interest focused on the development of several gold exploration projects in the European country of Albania[/quote2]
http://www.goldentouchresources.com/