"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Madhe

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Madhe

#1

Post by Adriana » Sat Jan 07, 2012 10:09 am

Berisha ngjall dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Madhe


Një ngatërresë e madhe ka ndodhur në seminarin ku merr pjesë Doktori në Francë. Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total”, i cili ishte në krah të Doktorit, filloi ta merrte seriozisht kur po fliste për lirinë ekonomike dhe arritjet në Shqipëri dhe po mbante shënim shifrat. Doktori po fliste: “Po punojmë në pyllëzimin e vendit nëpërmjet drurëve frutorë. Vendi im ka shumë pak tokë bujqësore, për momentin ka 1800 m për frymë, më e ulëta në Evropë, por potenciali është shumë i madh nëse zbatojmë pyllëzimin nëpërmjet drurëve frutorë, sepse vendi im është një vend ideal për arrorët. Prandaj ne kemi vendosur të mbjellim 250 milionë drurë arrorë të të gjitha llojeve. Po mbjellim 50 milionë ullinj. Unë besoj se duke ndjekur këtë mënyrë pyllëzimi, nëpërmjet drurëve frutorë, është mënyra për të rritur prodhimin, është një mënyrë për të luftuar varfërinë, por, gjithashtu, është një mënyrë për të rritur sipërfaqet e gjelbra dhe të shkosh më shumë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.”

Sapo mbaroi fjalimin Berisha, ai thirri Sekretaren dhe i porositi të bënte disa llogari se kishin ndërmend të investonin në Shqipëri.

-Fillimisht shumëzo popullsinë e Shqipërisë me 1800 metër katror tokë bujqësore që kanë për frymë, i tha. Pastaj më llogarit se sa tokë ngelet pasi të mbillet 50 milionë rrënjë ullinj dhe 250 milionë drurë frutorë. Më duhen urgjent, i tha shefi, se dua t’i bëj një ofertë për investimet tona atje nëse kemi shanse.

Iku sekretarja dhe filloi llogaritë.

Fillimisht pyeti për rezultatet e censusit në Shqipëri dhe i thanë afërsisht 3 milionë banorë, d.m.th nja 2 milionë e 800 mijë. Për të qenë brenda sekretarja i bëri tre milionë, i shumëzoi me 1800 metra katror për banorë tokë që deklaroi kryeministri dhe i doli që Shqipëria ka afërsisht 540 mijë hektarë tokë bujqësore.

Pastaj nisi llogarinë e dytë. Pyeti një specialist ulliri dhe i tha sa larg mbillet ulliri njëri nga tjetri. Specialisti i tha se pema nga pema duhet 6 metra, kurse rreshti nga rreshti 6 metra. Atëherë sekretarja nisi llogaritë.

-Për një hektar duhen 625 rrënjë ullinj. Shumë mirë deri këtu. I hodhi në sy shënimeve. Sipas atyre që i kishte dhënë shefi, Shqipëria do mbillte 50 milionë rrënjë ullinj. Nxori makinën llogaritëse dhe shënoi: Për një hektar duhen 260 rrënjë, për X hektarë duhen 50 milionë rrënjë, i doli që nëse Shqipëria do mbillte 50 milionë rrënjë ullinj, ajo do të vinte në dispozicion 192.000 hektarë tokë bujqësore.

Të njëjtin kriter përdori dhe për pemët frutore. Sipas specialistëve distanca në mbjellje e tyre duhet të jetë 6 metra. Llogaria ishte më e tmerrshme. Duheshin 961.538 hektarë tokë bujqësore. Pra sipas llogarive të saj duheshin vetëm për dy premtimet e Berishës afërsisht 1.150.000 hektarë tokë.

Sekretarja u trondit nga shifra. -Qenka vend i madh Shqipëria, tha. Unë e dija vend të vogël. Shkoi tek shefi i saj që po rrinte afër Berishës dhe i vuri shifrën përpara duke ia nënvizuar.

-Shqipëria do mbjellë gjithsej 1 milionë e 150 mijë hektarë tokë me ullinj dhe pemë frutore, i tha.

Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” e pa shifrën me habi dhe ju drejtua Berishës.

-Ju qenkeni vend i madh zotëri, ju paskeni 1 milionë e 150 hektarë tokë në dispozicion, këtu na thatë afërsisht gjysmën. Kjo më bën të dyshoj se ju llogarisni në shifrat tuaja edhe Kosovën edhe Çamërinë dhe pjesën e Maqedonisë perëndimore dhe kam frik se prapë nuk bëhen kaq tokë.

Berisha filloi të qeshte, pastaj u bë papritur serioz, bëri disa grimasa, pa nga fundi i sallës, tundi kokën, ju qesh prapë dhe nuk e mbajti dot një minutë të qeshurën. Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” u çudit shumë.

-Ky ç’pati, tha me vete, lajthiti. -Zoti Berisha dua një përgjigje për këto shifra se duam tu bëjmë një propozim serioz, por nëse llogarisni Shqipërinë e Madhe dhe na e fshehni ne këtu bëni gabim se ne nuk investojmë në një zonë që përgatitet për luftë.

-E keni gabim, tha Berisha. Nuk del kaq sa thoni ju?

-Me shifrat tuaja po flasim, i tha ai. Sekretarja ka bërë llogaritë dhe nëse ju mbani këto premtime, do të thotë se keni kaq tokë.

-Kena me i mbjellë dendur, i tha, do ta përgjysmojmë sipërfaqen.

-Po ato nuk rriten nëse i mbillni dendur, tha.

-Kemi modelin tonë ekonomik, i tha Berisha, shiko, ju nuk e njihni Roland Reganin, por kur unë e kam njohur atë, jam mahnitur.

-Keni njohur Reganin, i tha Christophe de Margerie i çuditur?

-Jo, d.m.th kur kam lexuar idetë e tij. Ki besim se nëse e lexon arrihet si objektiv, nuk asht gja. E shkurtojmë, i përgjysmojmë ato hapësirat, del prapë llogaria.

Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” u trondit shumë. U çua, hoqi kufjet dhe doli të merrte ajër.

-Pikë e zezë kush na e ka sjellë këtë të çmendur këtu, tha dhe i telefonoi Sarkozisë. Ja shpjegoi gjithë skenën. Ai qeshte me të madhe.

-Kam frikë se ai ka parasysh Shqipërinë e Madhe, i tha, se më kanë thënë që është nacionalist.

Më ka gjetë belaja me këta, tha. Po mos e merr seriozisht, vetëm zbavitu. Nuk është as nacionalist dhe as ekonomist, është një i marrë që do të rrijë në pushtet dhe gënjen veten. Dhe Gadafi kështu më vinte në siklet në fund me ato shifrat derisa e zbova. Durojeni, s’ke ç’i bën, ma ka kërkuar këtë nder.

-Është i tmerrshëm, i thoshte Christophe de Margerie, ka thënë gjëra të tmerrshme, ka gënjyer me miliona hektarë. Si mund të flasim seriozisht më tej, ju lutem ma hiqni ndryshe nuk kthehem më në seancë.

Pas kësaj një këshilltar i Sarkozisë u afrua tek tavolina e Berishës dhe e thirri për afe. Bëri përpjekje ta mbante pak më gjatë derisa Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total”, të ulej i sigurt se ai nuk do t’i vinte më në krah.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#2

Post by Adriana » Sat Jan 07, 2012 10:11 am

Po mundohem te gjej ndonje video ku te na e vertetoj kete skene, nese dkush ka ndonje te dhene mbi kete debat mund te na ndihmoj...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#3

Post by Patush » Sun Mar 04, 2012 1:23 pm

Adriana wrote:Po mundohem te gjej ndonje video ku te na e vertetoj kete skene, nese dkush ka ndonje te dhene mbi kete debat mund te na ndihmoj...

Na vjen lajmi Adriana?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#4

Post by Adriana » Sun Mar 04, 2012 6:53 pm

Patush wrote:
Adriana wrote:Po mundohem te gjej ndonje video ku te na e vertetoj kete skene, nese dkush ka ndonje te dhene mbi kete debat mund te na ndihmoj...

Na vjen lajmi Adriana?


Lajmi buron nga : http://www.gazetatema.net/web/2012/01/0 ... e-e-madhe/


Nese ky debat do ishte i vertet edhe vet franca do ta jepte,( mendimi im eshte se keto media nuk dine si te shtiren per fituar klikime ).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#5

Post by Zeus10 » Sun Mar 04, 2012 7:06 pm

Keto jane fantazi te semura alla- Lorenc Vangjeli apo alla- Mero Baze. Keta pseudointelektuale , shfrytezojne gjithe qoshet e "erreta" te mendjes se tyre skizofrenike, per te sjelle ne "drite", trillime te tilla, qe fatkeqesisht nje kontigjent jo i vogel njerezish i besojne me bindje. Fillimisht testojne opinionin ne menyre anonime dhe pastaj shfaqet "krijuesi", qe natyrisht shperblehet jo vetem me para, por dhe me pompimet per publikun me tituj si ANAL-iste, apo specialiste.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#6

Post by erix77 » Sun Mar 04, 2012 9:44 pm

Besoj se ju e kuptoni qe ky eshte nje shkrim ironik dhe jo nje ndodhi e vertete.
Megjithate rreshti i meposhtem eshte totalisht i vertete
Nuk është as nacionalist dhe as ekonomist, është një i marrë që do të rrijë në pushtet
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#7

Post by Sally » Sun Mar 04, 2012 10:40 pm

erix77 wrote:Besoj se ju e kuptoni qe ky eshte nje shkrim ironik dhe jo nje ndodhi e vertete.
Megjithate rreshti i meposhtem eshte totalisht i vertete
Nuk është as nacionalist dhe as ekonomist, është një i marrë që do të rrijë në pushtet


Edhe une jam plotesishte dakort me ty Erix, por une e kuptoj me kuptim te kundert.

Me kete shprehje kuptojme qellimin e berjes te ketij materiali, dhe kush jane ata qe fshihen mbas ketij materiali, kaq pa baza.

Vetem se lind pyetja: po ata qe fshihen mbas ketij materiali, jane ''nacionalist apo ekonomist'', nuk besoj, se po te ishin do gjenin teza te tjera te shtronin per te fituar ate vend, dhe jo brockulla te tilla!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#8

Post by Patush » Mon Mar 05, 2012 2:35 am

Adriana wrote:
Patush wrote:
Adriana wrote:Po mundohem te gjej ndonje video ku te na e vertetoj kete skene, nese dkush ka ndonje te dhene mbi kete debat mund te na ndihmoj...

Na vjen lajmi Adriana?


Lajmi buron nga : http://www.gazetatema.net/web/2012/01/0 ... e-e-madhe/


Nese ky debat do ishte i vertet edhe vet franca do ta jepte,( mendimi im eshte se keto media nuk dine si te shtiren per fituar klikime ).
Faleminderit Adriana

Fjalimi ne fjale mund te shikohet i plote ketu
http://colloquenouveaumonde.videodirect ... .html?id=4

Ashte pak i gjate por mund te shkoni te orari 1ore dhe 5 minuta per te degjuar fjalimin e Sales. Me qa kuptova une Sala bani nje gabim ne te folun dhe ju mor goja, nuk isha i sigurte a donte te thoshte 250 milion apo 250 mije? Ne fakt fjalet e tije ishin '" 250 mije, milione " :mrgreen:(doli ne Irak) ketu e ka fjalen per peme frutore si arra, geshtenja, lajthia etj qe rriten ne malet e shumta dhe te nalta te Shqiperise po ashu i merret goja dhe kur flet per ullinjet, fillon dhe thote 50 mije dhe e korrigjon vedin dhe thote 50 milione.

Shumezimi qe ato kan ba ashte ne baze horizontale te siperfaqes se Shqiperise dhe jo ne ate te terrenit ne pergjithsi malore qe ndollet ne Shqiperi! Dihet qe opozita ne politiken Shqiptare rrin gadi te shkaktoje dame ne tjeterin me analiza te tilla duke shfrytezu gabimin njerezor te njeriu kur flet ne nje gjuhe jo amtare!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#9

Post by Adriana » Mon Mar 05, 2012 9:18 am

Patush wrote:
Adriana wrote:
Patush wrote:
Adriana wrote:Po mundohem te gjej ndonje video ku te na e vertetoj kete skene, nese dkush ka ndonje te dhene mbi kete debat mund te na ndihmoj...

Na vjen lajmi Adriana?

Lajmi buron nga : http://www.gazetatema.net/web/2012/01/0 ... e-e-madhe/


Nese ky debat do ishte i vertet edhe vet franca do ta jepte,( mendimi im eshte se keto media nuk dine si te shtiren per fituar klikime ).
Faleminderit Adriana

Fjalimi ne fjale mund te shikohet i plote ketu
http://colloquenouveaumonde.videodirect ... .html?id=4

Ashte pak i gjate por mund te shkoni te orari 1ore dhe 5 minuta per te degjuar fjalimin e Sales. Me qa kuptova une Sala bani nje gabim ne te folun dhe ju mor goja, nuk isha i sigurte a donte te thoshte 250 milion apo 250 mije? Ne fakt fjalet e tije ishin '" 250 mije, milione " :mrgreen:(doli ne Irak) ketu e ka fjalen per peme frutore si arra, geshtenja, lajthia etj qe rriten ne malet e shumta dhe te nalta te Shqiperise po ashu i merret goja dhe kur flet per ullinjet, fillon dhe thote 50 mije dhe e korrigjon vedin dhe thote 50 milione.

Shumezimi qe ato kan ba ashte ne baze horizontale te siperfaqes se Shqiperise dhe jo ne ate te terrenit ne pergjithsi malore qe ndollet ne Shqiperi! Dihet qe opozita ne politiken Shqiptare rrin gadi te shkaktoje dame ne tjeterin me analiza te tilla duke shfrytezu gabimin njerezor te njeriu kur flet ne nje gjuhe jo amtare!

Shume te faleminderit Patush per linkun.

Une qe ne fillim kuptova qe ketu dicka nuk shkonte ( ishte teper e eksagjiruar ) , prandaj dhe u mundova te gjenja nje video gjithashtu kerkova ndihme nga forumi mbase gjenim nje material per ta vertetuar. Eshte absurde te abuzojne kaq shume.
Me materiale/artikuj te tille nuk merret ne qaf as PD as PS, si dhe ''RK,MP,GR,HJ,KU,LI,OP'' po ne si popull.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Berisha, dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Mad

#10

Post by erix77 » Tue Mar 06, 2012 7:12 pm

Vetem se lind pyetja: po ata qe fshihen mbas ketij materiali, jane ''nacionalist apo ekonomist'', nuk besoj, se po te ishin do gjenin teza te tjera te shtronin per te fituar ate vend, dhe jo brockulla te tilla!
edhe kjo eshte e vertete,alternativat lene shume per te deshiruar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”