"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#1

Post by Adriana » Sun Jun 14, 2009 4:35 pm

Investimet e emigrantëve vetëm në pasuri të patundshme

Pjesa më e madhe e të ardhurave të emigrantëve shkojnë për blerjen e mallrave ushqimorë. Nga analiza e përdorimit kryesor të remitancave vjetore, rezulton se 41.8 për qind e tyre janë të orientuara drejt shpenzimeve për konsum, që përfshin plotësimin e nevojave të përditshme të familjes me ushqim, veshmbathje dhe tipa të tjerë të shpenzimeve për konsum, si orendi shtëpie etj. Nga ana tjetër, 16.4 për qind e remitancave janë përdorur për edukim dhe trajtim mjekësor, që konsiderohen të dobishme për vendin si investime sociale. Kurse 33.9 për qind e remitancave janë me destinacion investimet, rezultat i cili flet për ndikimin ekonomik të remitancave në vend. Me fjalë të tjera, ai nënkupton se një e treta e remitancave shkon direkt për të financuar aktivitetin e biznesit, ose në masën 6 për qind; blerjen e pasurive të patundshme 5.8 për qind dhe ndërtimin e shtëpive 12.3 për qind. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të emigrantëve shkojnë për kursime në bankë, pra bëhet fjalë për 9.9 për qind. Kurse 6.6 për qind e remitancave ka për destinacion shpenzimet për shlyerjen e borxheve.

Faleminderit..
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#2

Post by Adriana » Sun Jun 14, 2009 4:40 pm

Të ardhurat e emigrantëve, ulje edhe në raport me PBB-në

Mesatarja mujore e të ardhurave të emigrantëve gjatë vitit të kaluar llogaritet në vlerën e 80 milionë eurove. Tremujori i parë i këtij viti tregon të kundërtën, ku të ardhurat mujore llogariten në vlerën e 60 milionë eurove në muaj. Shifrat më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjatë muajit shkurt të këtij viti, të ardhurat e emigrantëve kanë qenë në vlerën e 70 milionë eurove. Në krahasim me vitin 2007, të ardhurat e emigrantëve janë ulur rreth 7 milionë euro. Duke ndjekur këtë kurbë, të ardhurat e emigrantëve për 6-mujorin e parë të këtij viti në krahasim me ato të një viti më parë do të jenë rreth 27 milionë euro më pak. Duke iu referuar të ardhurave vjetore të emigrantëve për vitin 2007, ato vlerësohen rreth 12.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pra me një rënie prej 6 për qindësh kundrejt vitit 2006.

Emigrantët, 1 mijë euro në vit për familjet

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 189 736 familje ose rreth 26 për qind e familjeve në territorin e vendit përfitojnë dërgesa nga jashtë në formën e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i remitancave për familje vlerësohet afërsisht në 1 897 euro dhe ndryshon nga qyteti në qytet. Familjet në Kuçovë, Peqin dhe Pogradec shfaqin fluksin më të ulët të remitancave gjatë vitit nën 1 000 euro, ndërkohë që në Pukë, Tropojë, Bulqizë dhe Gramsh hasen vëllimet më të larta të remitancave për familje në një interval që varion nga 3 000 deri në 8 000 euro në vit. Nga ana tjetër, nëse do të ndalemi në mesataren për emigrant, sipas grupimeve kohore të sipërpërmendura, nivele më të larta të remitancave shfaqin emigrantët që kanë nga 1 në 5 vjet në emigrim, ku mesatarisht në vit ky grupim dërgon 1 539 euro. Me kalimin e viteve vërehet një rënie në nivelin mesatar të dërgesave për emigrant.

Faleminderit...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#3

Post by Adriana » Sun Jun 14, 2009 4:45 pm

Remitancat, 27 milionë euro më pak se vjet


Shifrat më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjatë muajit shkurt të këtij viti të ardhurat e emigrantëve kanë qenë në vlerën e 70 milionë eurove. Në krahasim me vitin 2007, të ardhurat e emigrantëve janë ulur rreth 7 milionë euro. Duke ndjekur këtë kurbë, të ardhurat e emigrantëve për 6-mujorin e parë të këtij viti në krahasim me ato të një viti më parë do të jenë rreth 27 milionë euro më pak. Duke iu referuar të ardhurave vjetore të emigrantëve për vitin 2007, ato vlerësohen rreth 12.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pra me një rënie prej 6 për qindësh kundrejt vitit 2006.

Dërgesat e emigrantëve sipas shteteve:% ndaj Mesatarja % ndaj shumës

nr (euro) Image

Argjentinë 0.1 563 0.0

Austri 0.3 189 0.0

Australi 0.1 1,855 0.1

Belgjikë 0.8 3,706 2.2

Kanada 0.6 812 0.4

Zvicër 0.2 2,416 0.3

Çeki 0.0 1,933 0.1

Gjermani 1.8 1,483 2.1

Francë 0.6 681 0.3

Britani e Madhe 5.1 1,812 7.1

Greqi 45.1 1,094 37.7

Kroaci 0.0 1,500 0.1

Hungari 0.1 3,479 0.2

Itali 40.0 1,498 45.8

Kosovë 0.1 786 0.1

Maqedoni 0.1 50 0.0

Holandë 0.1 743 0.1

Norvegji 0.1 805 0.0

Arabi Saudite 0.1 403 0.0

Mali i Zi 0.1 966 0.1

Suedi 0.0 2,013 0.0

SHBA 4.3 964 3.2

Total 100.0 1,310 100.0

Burimi: Banka e Shqipërisë


Faleminderit....
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#4

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 4:06 pm

ImageBankat, interesa rekord për të tërhequr emigrantët KUJDES!!



Prej më shumë se 3 javësh, tregu bankar shqiptar është duke përjetuar një rritje fiktive të interesave për depozitat. Lufta për të tërhequr kursimet e emigrantëve në sporteve i ka vënë bankat në një garë që në të vërtetë është e pandershme, pasi asnjë bankë në vend nuk ofron interesa 10 deri në 11 për qind, apo në nivele që janë gati dy herë më shumë se interesi normal i depozitave. Me anë të njoftimeve publicitare klientët mbesin të çuditur me faktin se kur paraqiten pranë sporteleve nuk mund të përfitojnë veçse një interes normal, dhe një pjesë e mirë e ofertave nuk vlejnë. Me përballjen në sportele kuptohet se për të përfituar këto interesa luksi duhet që të depozitosh qindra-mijë euro dhe me kushte të rrepta kohore. Këto oferta nuk vlejnë për një pjesë të mirë të klientëve që nuk mund as të mendojnë që të depozitojnë në këto vlera monetare në banka.

BSH: Interesat promocionalë

Pas bërjes publike të një sërë ofertash tepër të larta për interesat në lek dhe në valutë, Banka e Shqipërisë i ka vlerësuar këto zhvillime si promocionale. “Në tregun e depozitave është vërejtur rritje e natyrës promocionale të normave të interesit për depozitat, me afat në lekë dhe në euro”,- bën të ditur në një raport të saj BSH. Autoriteti Qendror vlerëson se bankat po krijojnë një rritje promocionale të interesit të depozitave. Muaji gusht dhe ai korrik, shënojnë edhe kulmin e kthimit të emigrantëve shqiptarë në atdhe, duke u kthyer në këtë mënyrë në klientë potenciale të bankave. Më këto kushte, bankat e nivelit të dytë kanë filluar që të publikojnë se ofrojnë interesa mbi 10% për depozitat njëvjeçare në lekë. I njëjti promocion po realizohet edhe për monedhën evropiane që është kthyer në monedhë bazë për kursimet e shqiptarëve. Por BSH bën të ditur se këto interesa janë të natyrës promocionale dhe deklaron se në treg nuk ka rritje të ndjeshme të interesit të depozitave.

Interesat e depozitave

Pavarësisht interesave promocionalë, Banka e Shqipërisë bën të ditur se rritja e interesave në treg për depozitat ka qenë brenda normave të përcaktuara edhe nga politika monetare. Që në 3-mujorin e parë BSH ka bërë të ditur se ka patur një rritje të kontrolluar të interesave të depozitave në treg. Interesi mesatar i ponderuar i depozitave 12-mujore në lekë arriti në 6.11 për qind në muajin mars, 0.63 pikë përqindjeje më lart se një vit më parë, duke u përputhur me sinjalizimin për rritjen e normave të interesit në ekonomi, gjatë vitit të kaluar. Në raport me fund-tremujorin e kaluar, ato tregojnë një ulje prej 0.38 pikë përqindjeje, por kjo ka ardhur si pasojë e përfundimit të ofertave promocionale të fundvitit nga bankat e nivelit të dytë. Rritja e normave të interesit të depozitave me afat në lekë është shoqëruar me hyrjen e këtyre të fundit në tremujorin e parë, në vlera disi më të larta se rritja e depozitave me afat në euro.

Interesi për depozitat 12-mujore në euro shënoi vlerën 4.12 për qind ose 0.11 pikë përqindjeje poshtë atij të fundvitit. Pavarësisht, tregu i depozitave me afat në euro mbetet relativisht konkurrues. Normat e interesit të depozitave në euro (12-mujore) rezultojnë 0.33 pikë përqindjeje mbi ato të një viti më parë. Në të njëjtën periudhë, norma bazë e interesit për këtë monedhë ka ndryshuar me +0.25 pikë përqindjeje.



Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#5

Post by Sally » Sat Jul 25, 2009 1:43 pm

Emigrante, Emigrantet, Emigrantet,

Dhe emigrantet jane te lodhur vetem ndihmo ndihmo ndihmo!
Nuk mbahet shtepia me lek te huaj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#6

Post by Sally » Fri Oct 02, 2009 5:03 pm

Kriza ekonomike ndikon në prurjet e emigranteve




Statistikat zyrtare flasin se këtë vit ka patur më shumë emigrantë të rikthyer në Shqipëri, por praktikisht ata dhe familjarët e tyre thonë se kanë sjellë më pak para, që në gjuhën e financave njihen si remitancat, ose të ardhurat që vijnë në Shqipëri nga puna e emigrantëve.
Emigracioni shqiptar që llogaritet afro një million veta, kryesisht në vendet e perëndimit, vende tashmë të prekura nga kriza, kanë qenë burimi kryesor për jetesën e mijëra familjeve, madje në vitet e fundit dhe me një tendencë për t'u rikthyer si investitorë në vendin e tyre.

Mungesën e dërgimit të parave e ndiejnë më shumë familjet në Shqipëri, të cilat vite më parë kanë marrë më shumë para nga familjarët e tyre të punësuar në emigracion.

"Kam vëllain në Itali prej gjashtë vitesh. Në vitet e para ka sjellë para për familjen por në dy vitet e fundit, thuajse asgjë. Kriza që ka përfshirë dhe Italinë ka ndikuar në rënien e të ardhurave të tij saqë pret të marrë dokumentat e qëndrimit dhe do të rikthehet në Shqipëri", thotë Vullneti, vëllai i madh i një emigranti në Itali.

Vetë emigrantët që janë këtë verë për pushime në Shqipëri, thonë se në vendet ku punojnë po vuajnë pasojat e krizës ekonomiko-finaciare që ka përfshirë ekonominë botërore.



Luli është një emigrant i ligjshëm në Britaninë e Madhe, ku punon prej vitesh.

"Po është e vërtetë që na ka përfshirë kriza në Britaninë e Madhe. Kriza ka prekur vetë britanikët, por dhe ne emigrantët shqiptarë dhe kombësive të tjera edhe më shumë. Sivjet kam sjellë më pak para për familjen time. Shpesoj që kjo krizë të kalojë ashtu siç e kaloi Gjermania dhe Franca, pasi dhe Britania e Madhe është një shtet i fuqishëm".

" Kriza po ndikon dhe në jetën tonë në Britani. Kemi kufizime në shëtitjet tona, në argëtim në të ngrënë dhe në veshje. Kërcënimi për humbjen e vendit të punës është i përhershëm " thotë Luli.


Urimi emigrant i punësuar në Itali, sjell një panoramë të zymtë nga vendi ku punon

Edhe Urimi, një tjetër emigrant i punësuar në Itali, sjell një panoramë të zymtë nga vendi ku punon. Natyrisht që sivjet ka sjellë më pak para për familjen e tij në Shqipëri.



"Italinë e ka përfshirë kriza prej dy vitesh. Jetojmë më shtrenjtë, paguajmë qeratë e banesave më shtrenjtë dhe gjetja e punës është më e vështirë. Gjithnjë e më pak lekë po sjellim për familjet tona në Shqipëri".

Mungesa e parasë që vjen nga emigracioni ndihet qartë dhe në pakësimin e valutave kryesore të huaja në tregun e këmbimit me monedhën vendase, si dhe kursi i lartë që është ruajtuar sivjet në këmbim me lekun shqiptar.

Kambistët janë në një farë mënyrë njësi matëse për praninë e valutës në treg. Ata shprehen se kriza në vendet ku punojnë emigrantët ndihet shumë dhe në pakësimin e valutave që ata sjellin në Shqipëri.

Sivjet kemi afro 70% më pak valutë në treg se viti i kaluar. Mbi 50% e kambistëve e kanë lënë këtë punë për mungesë të valutës në treg.

Kjo krizë që ka prekur shumicën e ekonomive të vendeve perëndimore, po sjell pasoja dhe në ekonominë e familjeve shqiptarë që bazën mbështetëse të jetësës së tyre e kanë tek puna e emigrantëve.

Të paktën sipas zyrtarëve të qeverisë, ekonomia shqiptare nuk e ka ndierë këtë krizë dhe ka shënuar rritje, ndonëse shumë analistë të ekonomisë dhe opozita thonë se vendi është në krizë ose ajo po troket në Shqipëri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#7

Post by Sally » Sat Dec 26, 2009 11:15 am

Dërgesat e emigrantëve 200 milionë më pak se vjet



Të dhëna nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se deri në fund të nëntorit dërgesat e emigrantëve shqiptarë ishin 200 milionë euro më pak se vjet për të njëjtën kohë. Vështirësitë ekonomike të vendit janë të shumta, por ulja e dërgesave të emigrantëve ka ndikuar drejtpërsëdrejti në shpenzimet e shumë familjeve shqiptare, të cilat janë të varura nga këto të ardhura.
Dërgesat në para të emigrantëve këtë vit janë shumë të ulëta se sa vjet dhe kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në nivelin e konsumit, i cili në muajin nëntor ishte rreth 8 përqind më i vogël se sa vitin e kaluar.



Banka e Shqipërisë vëren se ndikimi i uljes së dërgesave është element me rëndësi në rënien e konsumit. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë janë pakësuar për shkak të krizës ekonomike që po kalojnë disa prej vendeve më të zhvilluara të botës dhe ku gjenden shumica e emigrantëve shqiptarë. Ekonomia shqiptare e ka të pamundur të qëndrojë në gjendjen e tanishme pa paratë që vijnë nga emigrantët, të cilat sjellin çdo vit mbi një miliardë euro, dhe e gjithë kjo sasi parash shkon për të mbuluar deficitin e thellë tregtar të vendit, por në anë tjetër ajo shërben për të mbajtur gjallë shumë biznese dhe për të bërë më fleksible ekonominë tonë.

Mungesa e 200 milionë eurove në ekonominë shqiptare është një problem i madh, por të dhënat thonë se dërgesat e emigrantëve nuk po japin asnjë shenjë se do të përmirësohen, ndërkohë që vetë ekonomia shqiptare është në ditë të vështira dhe nuk ka asnjë mundësi në gjendjen e tanishme për të kompensuar këtë mungesë.

Ndërkohë, para disa kohësh Banka Botërore e kishte paralajmëruar se pavarësisht krizës financiare që përfshiu botën, dërgesat e emigrantëve do të binin, kjo për shkak se ata do të krijonin jetën e tyre në shtetet ku punojnë dhe do dërgonin më pak para.(start/tema)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

#8

Post by Phoenix » Thu May 27, 2010 1:53 am

Image
Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.

Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.

http://www.top-channel.tv/artikull.php? ... &ref=onews


P.s Uroj që një ditë të jetë -winer- dhe të tjerat do të vijnë vetë!!!!
Shikoni pak këtë lidhjen këtu -itsok-

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#9

Post by Adriana » Sun Jul 17, 2011 10:45 am

Familjet shqiptare që përfitojnë para nga emigrantët i përdorin këto të ardhura kryesisht për ushqim, veshje dhe ilace. Një studim i kryer nga Instituti Agenda ka treguar se rënia e remitancave gjatë viteve të fundit rrezikon të zhysë në varfëri një pjesë të këtyre familjeve. Për këtë arsye, ekspertët i rekomandojnë qeverisë marrjen e disa masave, ku një prej tyre është përgjysmimi i TVSH-së për ushqimet:


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#10

Post by Adriana » Sun Jul 17, 2011 11:19 am

Sepse edhe kushtet ketej ne emigrim kane ndryshuar, nuk eshte me ashtu qysh ka qene. Shume vite me pare dergonim te ardhura pa asnje lloj problemi, ndersa vitet e fundit sa vjen dhe po shtrengohen me shume rregullat ne qendrat e transferimeve, duke perfituar me kete raste mos daljen e te ardhurave nga shteti i tyre....( prandaj dhe perdorim sistemin qe dergojme te ardhura me ane te njerzve qe shkojne ne Shqiperi), pra keto te ardhura Instituti Agenda nuk mund te kete shifrat e duhura.

Instituti Agenda duhet qe tu shpjegoj dhe arsyen pse keto te ardhura jane ulur ne shifrat e tyre, te cilat jane:

1- shtrengim rregullash ne qendrat e transferimeve (arsyen qe permenda me siper)
2- sa me shume vitet qe kalojne, aq me shume dhe familja e emigranteve po rritet aty ku banojne, dhe kane me shume shpenzime ne vendet qe banojne!


Prandaj shteti une nuk duhet te presi me qe emigratet te sjellin bazen e ekonomise ne shqiperi ( se kane mbushur plote 20 vjet qe emigrantet kan qene baza), pra ky shtet duhet te filloj dhe te ndertoj bazen e ekonomise se vendit, duke i siguruar popullit vende pune, dhe jo PARLAMENTE TE REJA) Te ardhurat e emigranteve asnjehere nuk do mungojne..... nej vit me pak nje vite me shume, por ama ne shqiperi duhet te forcohet baza e ekonomise se vendit nga te ardhurat brenda per brenda....nuk mbahet shtepia me te ardhura nga jashte nese vet i zoti nuk punon. ''PRA SIGURONI VENDE PUNE"
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#11

Post by Adriana » Thu Aug 04, 2011 5:14 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrantet: roli i tyre ne ekonomin Shqipetare.

#12

Post by Adriana » Sun Jan 01, 2012 5:10 pm

Viti 2011 për emigrantët shqiptarë në Greqi



Për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi viti 2011 ishte një vit i vështirë për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqinë. Shumë prej familjeve të emigrantëve nisën të kthehen në Shqipëri , ndërkohë që njësitë vendore janë ende të papërgatitura të ndihmojnë me politika mbështetëse.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”