"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fonde nga Banka Botërore

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Fonde nga Banka Botërore

#1

Post by Sally » Tue Sep 24, 2013 3:36 pm

  Rama dhe Blair marrin OK për fonde nga Banka Botërore


Tiranë, 24 shtator - Banka Botërore do të mbështesë Qeverinë e re për prioritetet e shpallura tashmë prej saj. Premtimi është dhënë gjatë një takimi që Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar me kreun e Bankës Botërore, JimYong Kim, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, shkruan "Shekulli".

Kryeministri njofton se në këtë takim është diskutuar ngritja shumë shpejt e një strukture të posaçme pranë Kryeministrisë për arritjen e rezultateve reale.

Takimi është vlerësuar si mëse pozitiv dhe nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair, shkruan.

Bisedimet me kreun e BB-së u bënë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Iniciativa Clinton 2013”, ku Rama ishte i ftuar nga ish-presidenti amerikan Clinton dhe ish-kryeministri britanik.  


Keto fonde po te mos ken sukses ne kete ''strukturen e posacme'' do na zhysin ne borxhe, sic zhyten greqin, mos valle nga greket kopjuan rilidasit kete strategji?... meqe tashme jemi edhe ''partner strategjik me greqine'' http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 891#p38891.
  Takimi është vlerësuar si mëse pozitiv dhe nga ish-kryeministri britanik Tony Blair.  


Me pozitive do ishte si ndihme nga anglia nje garanci qe : nese shqiptaret nuk do te mund te ritkthjeme keto fonde ne te ardhmen te na i paguanin anglezet, ( meqe po tregohen kaq ''dashamires'' duke na ndihmuar te marrim borxhe).

Une personalisht nuk mund ti imagjinoj keto fonde ne duart e qeverise :arrow: Rama-Meta
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fonde nga Banka Botërore

#2

Post by Adriana » Thu Oct 03, 2013 2:11 pm

 
Sally wrote:

Keto fonde po te mos ken sukses ne kete ''strukturen e posacme'' do na zhysin ne borxhe, sic zhyten greqin, mos valle nga greket kopjuan rilidasit kete strategji?... meqe tashme jemi edhe ''partner strategjik me greqine'' http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 891#p38891.
 


Nuk vonuan shume, edhe pse pak si me humor, por mbas cdo humori fshihet nje e vertet, lexoni artikullin e meposhtem:




Rama nis zbatimin e skemës Papandreu, njofton falimentimin e shtetit
03-10-2013

Duke ndjekur modelin e Ylli Bufit, Edi Rama ka luajtur dje me humorin e shqiptarëve dhe me nervat e ndërkombëtarëve, duke deklaruar në mashtrim të hapur se arka e shtetit është bosh. Sipas skemës Papandreu, pritet që të kërkohen borxhe të reja me kamatë shumë të lartë, të cilat do jenë një rast i ri për vjedhje nga rishtarët e oborrit personal të kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim 50 minuta përballë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Pas fjalëve të mira për të gjithë, kryeministri Rama u tha ndër të tjera ambasadorëve të huaj se, “Ekonomia është në një ngërç, arka sot është bosha, u ka borxh kompanive shqiptare dhe bankat sot nuk japin kredi kur kreditë e këqija janë rritur”, duke sjellë në vëmendje deklaratën e Ylli Bufit se 5 ditë bukë kemi, në ‘90. Përfaqësuesit e legatave të huaja nuk janë të mësuar me kësisoj deklaratash apokaliptike dhe hapën sytë. Edi Rama nuk po fliste për Greqinë, por për Shqipërinë. Papandreu ynë, kryeministri Rama kërkon të fitojë kohë politike përderisa nuk ka asnjë ide sesi të mbajë gjithë premtimet e bëra në fushatë. Ne nuk dimë çfarë do të bëjë kryeministri Edi Rama në 100 ditët e para të qeverisë së tij për reformën që do të sjellë shëndetësinë falas, për legalizimet falas të banesave pa leje, për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, të heqjes së taksës për biznesin e vogël dhe për një sërë produktesh të shportës e barnave.
Këto ditë kryeministri Rama është marrë me fotografi që shfaqin rrënim e shkatërrim sa në Tiranë po aq në Nju Jork, ndërsa ka mbushur dynjanë me gënjeshtrat e ministrit të Financave Mjerim Cani. Shifrat e Canit ishin të fryra, si të thuash nuk përfaqësojnë realitetin e llogarive dhe bilanceve që ka qeveria. Dhe marrja e dy kompanive të huaja “Deloitte & Touche” dhe “Croën Agent” që do të asistojnë qeverinë për realizimin e auditimin e borxheve që shteti u ka kompanive, të cilat kanë kryer punë publike, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve është një shkelje e ligjit dhe e kushtetutës. Edi Rama ka ndërmend të bëjë një faull kushtetues me dashje sepse sipas ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, auditimin e financave publike është eskluzivitet i Kontrolli i Lartë i Shtetit. Neni 162, 163, 164, 1464, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shprehet qartë se autidimi i financave publike i ngarkohet KLSH, si “institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”. Pra, një auditim ndërkombëtar të të gjithë sistemit të financave duke anashkaluar Kontrollin e Lartë të Shtetit do të ishte një shkelje e Kushtetutës dhe do të prekte pavarësinë e institucioneve kushtetuese ku ekzekutivi është i ndarë qartësisht nga legjislativi dhe gjyqësori. Dhe është e pakuptimtë fakti që Edi Rama kërkon ta trajtojë shtetin shqiptar si një firmë private. Shteti shqiptar nuk ka deklaruar faliment që të kryeministrit të kërkojë auditim jashtë kushtetutës, edhe pse kryeministri Rama tha se arka është bosh.
Sidoqoftë një gjë bie shumë në sy: dashuria e socialistëve për kompaninë “Deloitte & Touche” që gjoja auditoi firmat piramidale pas ’97 që bëri ish-kryeministrin Nano të deklaronte se do të kthente lekën një më një. Historia shkoi ndryshe. Jo vetëm që lekën nuk u kthyen, por socialistët me një revansh të paparë hoqën demokratët nga puna dhe instaluar një sistem korruptiv që shkatërroi në thelb shtetin. Një gjë të ngjashme po bën Edi Rama që ka pajtuar agjencinë “Croën Agent” të auditojë në fillim financat dhe më pas të marrë kontrollin privat të doganave siç deklaroi në Hardtalk të BCC për gazetaren britanike Sarah Montague: “Ne do të kërkojmë ndihmë nga organizma ndërkombëtare, si për shembull, Croën Agents, agjencia britanike që ka pasur histori të suksesshme në Bullgari, Ukrainë, Slloveni, Maqedoni dhe të tjera duke i shndërruar doganat bullgare, asokohe tejet të korruptuara, në dogana që funksionojnë normalisht”. Pra në fillim do t’i pajtojë të gjejnë gropën e zezë të financave dhe më pas t’ju jap në dorë mundësinë ta mbushin me filozofinë “edhe puno, edhe vjedh” tipike për filozofinë e tij drejtuese”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fonde nga Banka Botërore

#3

Post by Sally » Mon Oct 07, 2013 1:14 pm

Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ te Vizon Plus, i cili kur është pyetur se cili ishte shqetësimi i tij i parë, ai është shprehur se, "Sa shpejt kalon koha". Kur gazetarët e pyetën Ramën se nga çfarë ka frikë. Ai tha, nga asgjë, por të vetmes gjë që i ndruhem është situata e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet vendi.

""Të papriturat dhe ato çka mund të gjej përpara nga vështirësitë ekonomike, janë të vetmet gjëra që i druhem. Kjo për shkak se mund të gjendemi në ndonjë emergjencë kombëtare dhe frika ka një emërues, që mos gjendemi të papërgatitur në këto situata"".


artikullin e plote dhe videon mund ta shikoni ketu: http://zhurnal.mk/content/?id=13107915386
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fonde nga Banka Botërore

#4

Post by Sally » Thu Nov 07, 2013 1:08 pm

Ja nje nga ''strukturat e posacme'' angleze...

Image Gazeta “The Telegraph” ka denoncuar permes nje artikulli deputetin britanik konservator Mark Pritchard, i cili i premtonte biznesit anglez kontrata ne Shqiperi, fale njohjeve qe pretendon se ka me perfaqesues te larte te politikes ne vendin tone.

Ne nje video, filmuar fshehtas nga nje gazetar qe u prezantua si invetitor i rreme, ai thote se kerkon 3 mije sterlina ne muaj per sherbimet e konsulences dhe 3% per cdo kontrate te lidhur.

Ne bisede e siper deputeti i sugjeroi gazetarit qe pretendonte se ishte biznesmen se ai duhej te investonte 10 milione serlina per nje grup hotelesh ne Shqiperi, çka nenkupton se ai do te merrte me shume se 300 mije sterlina per investimin ne Shqiperi.

Ne video ai shfaqet duke thene qarte se ka njohje me krere te politikes. “Te jem teresisht brutal, une njoh kryetarin e Bashkise, njoh Kryeministrin, njoh kryetarin e parlamentit”.

KETU MUND TE SHIKONI VIDEON: http://www.pakufije.com/2013/11/06/the- ... eri-video/

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”