Page 1 of 1

Pas 1 janarit: Rritet mosha e pensionit për gratë dhe burrat

Posted: Mon Oct 21, 2013 7:16 pm
by Sally
  Pas 1 janarit / Rritet mosha e pensionit për gratë dhe burrat, ja çfarë pritet të ndodhë

Nga viti i ardhshëm gratë do të dalin në pension në moshën 63 vjeç dhe burrat në 67 vjeç. Dy vite për burrat dhe tri vite për gratë, ky është niveli i ri që pritet të miratojë qeveria për të moshuarit. Kjo rritje do të bëjë që shumë të moshuar në fshat dhe në qytet, të cilët nuk janë në kushte pune, duhet të presin 2-3 vite të tjera për të marrë pension, pavarësisht se kanë plotësuar vitet e kontributeve. Po cila është arsyeja sipas qeverisë për rritjen e pensioneve?

Ministria e Financave dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar duken të vendosur për të rritur moshën e pensionit. Arsyeja e parë që kanë dhënë deri tani ekspertët e FMN-së dhe Ministrisë së Financave është dështimi i skemës aktuale të pensioneve. Problemi i vetëm në këtë fakt është se nuk po jepen argumente se përse ka dështuar skema e pensioneve! Arsyeja e dytë, sipas FMN-së, është se duhet një ristrukturim i skemës së pensioneve, në një kohë që ndryshimet në skemë s’kanë shumë kohë që janë bërë dhe që kanë rezultuar të suksesshme, pasi kanë rritur pensionin minimal dhe maksimal në qytet dhe fshat, pra rritje e të ardhurave për të moshuarit.

Ndryshimet

Qeveria pritet që diskutimet për rritjen e moshës së daljes në pension t’i diskutojë pas 1 janarit. Fillimisht do të kërkohet ndryshimi total i skemës, duke u bazuar në një model të ri. Propozimi i parë ka qenë rritja e moshës vetëm për gratë, më pas ka qenë FMN, e cila ka këshilluar rritjen edhe për burrat. Kjo do të thotë që nga viti i ardhshëm gratë do të dalin në pension në moshën 63 vjeç dhe burrat në 67 vjeç. Një nga faktorët ku mbështet propozimi i FMN-së është dhe plakja e popullsisë në Evropë, por në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta se sa është plakur popullsia. Synimi tjetër do të jetë që të rritet niveli i kontributeve. Problem në vendin tonë mbeten të rinjtë të cilët kanë nivelin më të ulët të kontributeve. Edhe pse mund të jenë në punë një pjesë e vogël prej tyre, derdhin kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore. Aktualisht raporti kontribuues-përfitues në vendin tonë është 2 me 1 dhe FMN, sugjeron që të jetë minimumi 3 me 1.

Tri kolonat

Ndryshimet rrënjësore të skemës së pensioneve do të mbështet në tri kolona. Kolona e parë do të ketë për synim mbrojtjen e të moshuarve. Pra çdo i moshuar do të ketë një pension bazë dhe kjo do të sigurohet falë kontributeve që derdhin të rinjtë. Kolona e dytë i jep mundësi kontribuuesve të zgjedhin vet se si do t’i shpërndajnë paratë e tyre, pra secili do të bëjë zgjedhje individual. Kjo kolonë është një gërshetim mes skemës publike dhe private. Garantohet një pension bazë por dhe të ardhura shtesë që do të vijnë nga kompani private. Kolona e tretë do të bazohet te privati. Çdokush që nuk është dakord me pensionin që jepet nga shteti mund të aplikojë në skemat private, të cilat garantojnë më shumë përfitime. Kolona e parë dhe e tretë funsjonojnë edhe sot në vendin tonë, për sipas zyrtarëve do të ketë ndryshime të vogla.

Qytetarët kundër

Çdo ndryshim që pritet të bëjë qeveria në skemën e pensioneve nuk pritet të haset me ndonjë kundërshtim nga opozita apo nga qytetarët. Por pika ku rritet mosha e pensionit do të jetë debati më i ashpër. Menjëherë sapo FMN, propozoi rritjen e moshës së pensioneve, kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet online, të cilat e quajnë këtë ndryshim si të gabuar. “Mosha 65 vjeç është e lartë dhe normale po të krahasohet me gjithë shtetet e tjera. Ne asnjë shtet nuk diskutohet ngritja mbi 65 vjeç, madje kemi shembullin e Francës ku presidenti aktual në fushat tha që do e ul moshën nga 65 ne 62 dhe ashtu beri. Sepse është në falimentim sistemi i pensioneve në Shqipëri kjo nuk është “faj” i kontribuove, por i atyre që mbikëqyrin atë. Le “ta paguajnë” ata qe rrinë indiferent gjatë gjithë jetës e kur vjen mosha për pension “hapin” gojën të hanë djersën e të tjerëve”, – shprehet një komentues në rrjetet sociale. Rritja e moshës së pensioneve pritet të kundërshtohet dhe nga opozita.  


Ky eshte ne te vertet nje krim nga kjo qeveri, ky brez ka vuajtur, po vuan, dhe sic po shihet duhet te vuajne ende.
Ne vend qe te ulin rrogat e shpenzimet (ne zyrat e tyre te shtrejta )....


ne fushate nuk e kan permendur kete ''rilindje pensionesh'' me sa di une