"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dhoma e Tregtise dhe Industrise

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Dhoma e Tregtise dhe Industrise

#1

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 3:35 pm

Image
Last edited by Sally on Tue Sep 08, 2009 3:50 pm, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dhoma e Tregtise dhe Industrise

#2

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 3:59 pm

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë bëhet partnere me Fiera del Evante




Më 14- 17 tetor 2009, në Pallatin e Kongreseve në Tirane do të organizohet Panairi "Fiera del Levante”. Në organizimin e këtij aktiviteti që zhvillohet çdo vit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës është partnere e Fiera del Levante. Në panair do të marrin pjesë biznese nga të gjitha sektorët e prodhimit, tregtimit dhe shërbimit nga i gjithë rajoni dhe më gjërë, me synimin për të krijuar lidhje të reja biznesi në favor të rritjes dhe zhvillimit te mëtejshëm të tij, bëjnë të ditur burime nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTI). DHTI ka publikuar edhe tarifat përkatëse si, për regjistrimin në Katalogun e Panairit (250 euro), për sipërfaqen ekspozuese të prodhimeve (280 euro/metër katrore), sipërfaqen për Dhomat Shqiptare të Tregtisë (168 euro/metër katrore) etj. Sipas të njëjtit burim, një aktivitet i rëndësishëm brenda ditëve të Panairit do të jetë edhe Forumi i Biznesit (BIZ FORUM), i organizuar për takimet midis partnerëve të mundshëm për të lidhur marrëdhenie të reja biznesi etj. Ky do të jetë edicioni i 9-të i Panairit "Fiera del Levante", që organizohet në Shqipëri
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhoma e Tregtise dhe Industrise

#3

Post by Adriana » Wed Sep 09, 2009 4:27 pm

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë synon ta kthejë Tiranën në kryeqytet të biznesit ekologjik





Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTIT) ka ndërmarrë në mënyrë vullnetare iniciativën për të zhvilluar aktivitete në kuadrin e biznesit ekologjik, në bashkëpunim me ente apo përfaqësi të Dhomave të huaja, si edhe për të inkurajuar të gjithë partnerët për të bashkëpunuar në këtë mision. Në një deklaratë për shtyp, Dhoma e Tregtisë dhe Industrise së Tiranës bëri të ditur sot përfshirjen e saj në aktivitetin që do ta kthejë Tiranën në kryeqytetin e biznesit ekologjik, në kuadrin e Panairit "Fiera del Levante", që do të organizohet në kryeqytet në 14-17 tetor. "Nëse do të ftonim bizneset aktive në të gjithë Shqipërinë për të krijuar vizionin se si do të ishte Tirana në vitin 2050, mund te deklarojme se të gjithë do të bashkoheshin me idetë “radikale” për të eliminuar karbonin nga ambienti", theksohet në deklaratën e DHTIT. "Në vitet e fundit ka patur mjaft aktivitete si, seminare, studime, takime të grupeve të punës midis ekspertëve të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e vizioneve bashkëkohore, me synim transformimin e ekonomisë sonë për t’u përballur me ndryshimet klimaterike, që do të thotë transformim i prodhimit, infrastrukturës, ambientit, etj", vihet më tej në dukje në këtë deklaratë. Burime nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës bënë të ditur se "zhvillimi i Panairit "Fiera del Levante" me fokus në sektorë si, cikli i ujit, menaxhimi i mbetjeve, burimet e energjisë së rinovueshme dhe qëndrueshmëria e sektorit të ndërtimit, ka për qëllim të mbështesë të gjithë ata që e dëshirojnë këtë ndryshim". Në këtë kuadër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka ftuar anëtarët e saj si edhe firmat prestigjoze aktive në tregun e energjisë së rinovueshme, për të marrë pjesë si ekspozues me stendë, përfaqësues të biznesit për të vendosur kontakte të reja apo vizitorë, etj. Po ashtu, janë ftuar Dhomat e Tregtisë të rretheve si edhe Dhomat Ekonomike përfaqësuese të komunitetit shqiptar të rajonit për t’u bashkuar me këtë iniciativë. Ky do të jetë edicioni i 9-të i Panairit "Fiera del Levante" që organizohet në Tiranë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhoma e Tregtise dhe Industrise

#4

Post by Adriana » Sun Nov 08, 2009 11:14 am

Dhoma e Tregtisë, kundër arrestit të biznesmenit Rezart Taçi


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shprehu qëndrimin mbi incidentin Taçi-Baze duke kritikuar dhunën, por dhe vlerësuar të papranueshëm burgimin e Taçit dhe akuzuar median se po shpif vazhdimisht ndaj biznesmenëve. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, u shpreh se ka ndjekur gjithë këto ditë me shqetësim situatën pas incidentit të ndodhur në një nga lokalet e kryeqytetit mes sipërmarrësit Rezart Taçi dhe botuesit Mero Baze. “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është në mënyrë të padiskutueshme kundër çdo lloj dhune të ushtruar ndaj çdo qytetari në çfarëdo rrethane, e aq më tepër kur bëhet fjalë për median e lirë”, u shpreh Jaka. Ndërsa theksoi se shoqëria e bizneseve nuk mund të jetë indiferente ndaj faktit se njëri prej sipërmarrësve të njohur të vendit sot është në qeli, pa menduar pasojat ekonomike qe mund te sjellë kjo situatë.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë si përfaqësuesja legjitime e biznesit, e sheh të arsyeshme që sot më shumë se kurrë duhet të mbrohen njëlloj dhe me të njëjtin seriozitet si të drejtat e biznesit ashtu dhe të drejtat e mediave”, vijoi Jaka. Ai theksoi se DHTIT, është kundër çdo lloj abuzimi me lirinë e mediave, kundër cenimit të integritetit të kujtdo e aq më tepër të sipërmarrësve të cilët edhe për misionin që kanë marrë, shpesh bëhen pre e abuzimeve. Jaka, u bëri thirrje organeve kompetente që të jenë sa më të drejta në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe në vendimet që duhet të marrin. Gjithashtu ai vlerësoi më tej se biznesi ka rol vendimtar dhe të padiskutueshëm në zhvillimin dhe integrimin e shoqërisë shqiptare. Ai tha se nuk është rastësi, se ashtu siç flitet për liri të mediave kërkohet dhe klimë e përshtatshme për biznesin. “Por, nëse ne goditemi në mënyrë të vazhdueshme me shpifje personale, nëse ne goditemi publikisht për shkaqe politike, nëse ne jemi pre e interesave të ngushta private, kjo nuk i shërben as progresit dhe as integrimit”, deklaroi Jaka. Ai theksoi se liria e medias është shtyllë e demokracisë, ndërsa ju bëri thirrje mediave që të tregojnë më shumë profesionalizëm, më shumë etikë, për të mos e bërë këtë profesion të shenjtë vegël në duar të interesave të vogla. “Roli i mediave është shumë më i madh dhe shkon në një linjë me qëllimet dhe objektivat e biznesit”, u shpreh Jaka. Në përfundim të fjalës së tij ai tha se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, prej ditësh po e sheh me shqetësim gjendjen e krijuar mbas përplasjes së biznesmenit Rezart Taçi me gazetarin Mero Baze.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”