"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#1

Post by rrëqebull » Fri Jan 16, 2015 4:06 pm

Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

[quote2="'"]Sipas etnomazokistëve të shpërfytyruar nga mungesa e vënies në përdorim të arsyes, të cilët mbjellin veç sherr, sharje dhe përçarje midis shqiptarëve duke vepruar si bashkëpunusat më të zellshëm dhe mbrojtësat më të flaktë të interesave të armiqve të Kombit, t'u bësh thirrje bashkëkombsëve që mos t'i financojmë shtetet kundra-shqiptare duke blerë produktet e tyre është "plan kriminal". Pse? Sepse për etnomazkistin të mendosh dhe veprosh në Interes të Kombit është krim.

Për etnomazokistin, i cili është para së gjithash skllav i pa-vullnetësís së vet, të luftosh kundra pushtimit dhe skllavërimit të kombit (qoftë ky pushtim ushtarak, politik a ekonomik), është krim.

Duke e pasur parasysh këtë lloj çmendimi që përfaqëson skemën e zakonshme të keq-trajtimit dhe dhunës që etnomazokisti ushtron ndaj lirisë së vet për të menduar në mënyrë të shëndetshme, gabimi më i madh që mund të bëjmë kur flasim për problemet e Shqipnisë është që të themi se "fajin e kanë vet shqiptarët". Në asnjë mënyrë.
Gjëndja jonë dhe të gjitha problemet tona janë tërësisht përgjegjësi e etnomazokistëve të papërgjegjshëm të cilët janë aq të droguar me urrejtje ndaj kombit, ndaj arsyes dhe ndaj fakteve, sa që vetiu shndërrohen në skllevërit më të zellshëm në shërbim të armikut, në propagandusët më të zëshëm të urrejtjes kundra-shqiptare dhe në sulmusat, pengusat e shpifësat më të ulët kundra bashkëkombësve që punojnë dhe mbrojnë Interesin Kombëtar.


Reagimi i etnomazokistit përballë fakteve dhe arsyeve që tregojnë rëndësinë e mbështetjes së çdo veprimtarie në të Mirën Kombëtare, është si reagimi i osmanëve ortodoksë ("grekëve") kur përmëndet Çamëria, apo si reagimi i """partnerëve"" globalistë kur përmëndet Bashkim Ynë Kombëtar.
Çdo gjë që është në të Mirën e Shqipnisë dhe Shqiptarëve, etnomazokistit i shkakton tërhuzje, turfullime dhe tërbim aq të papërmbajtshëm sa që mënyra e vetme që ka për ta shkarkuar atë është nëpërmjet sharjeve, llapëtyrave, spurdhisjeve dhe pandershmërive dialogjike nga më të gërditshmet.


2,6 miliardë €-t (3 700 miliard Lek të vj.) që i janë dhuruar shkinisë përgjatë këtyre 12 vjetëve [vetëm nga Shqipëria Veriore, pa llogaritur veprimtarinë serbofile të pandërgjegjshme dhe etnomazokiste në të gjithë Trojet Tona], duke u kthyer ne vetë në financusë të politikave që servia ndërmerr kundra nesh, nuk janë gjë tjetër veçse pasoja e drejtpërdrejtë dhe tregusi më i qartë i përmasës kuçedrore të etnomazokizmit që përbën pengesën më të madhe për Zhvillimin Kombëtar, duke u nisur nga ndërgjegjësimi i shqiptarëve se mund të veprohet në të Mirën Kombëtare edhe me vepra të vogla dhe të thjeshta sa ç'është leximi i një barkodi.
Dhe etnomazokizmi nuk ka kapluar vetëm mediat, televizionet e universitetet, të cilat përditë e më shumë po i drogojnë e shthurin shikusët e studentët me çorba ideologjike internacionaliste e kundra-kombëtare që e sakatojnë arsyen dhe e degjenerojnë shoqërinë, por ka pllakosur sidomos në çdo fushë dhe çdo cep të politikbërjes dhe vendimmarrjes në Shqipëri Veriore si kudo nëpër Trevat Tona.

Image[/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#2

Post by rrëqebull » Fri Jan 16, 2015 4:14 pm

Krimba në produktet serbe 16/01/2015 http://botasot.info/lajme/360386/krimba ... erbe-foto/

Image

Produkti i Serbise "Bambi" me afat skadimi te rregullt. Brenda ka krimba!

Prinderit blejne keto produkte per femijet.
/BS

Image

Produkti i Serbisë Bambi me afat skadimi te rregullt (Foto) https://gazetaora.com/produkti-serbise- ... ullt-foto/
Janar 16 11:13 2015

Brenda ka krimba!

Prindërit blejnë këto produkte për fëmijët, por këto produkte po na helmojnë!

Steriliteti dhe kanceri janë ne rritje në Kosovë.

MOS BLEJ PRODUKTE ME BARCODE 860 QE JANË NGA SERBIA. Ne ketë mënyrë ruan shëndetin tënd dhe te familjes tende e poashtu nuk e financon Serbinë qe pas 15 vjet lufte po thonë qe nuk ju kujtohet atyre qe ka pas masakra në Kosovë!

Blej produkte te Kosovës sepse kanë filluar ta ngrisin kualitetin. Ose blej produkte edhe te shteteve tjera, por asesi mos e helmo familjen me produkte te Serbisë, edhepse mund te jene disa cent me lirë!

Zgjohu nga gjumi, mendo çka po han ti e familja jote, sepse kur ndodh sëmundja ATEHERE ËSHTË VONË
/GazetaOra/

Image

Image

Image

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#3

Post by rrëqebull » Thu Jan 29, 2015 10:46 pm

Thirrjes për bojkot të prodhimeve të pushtusve, i shtohet edhe ajo për bojkot të ndërmarrjeve të tyre!

Një hap të rëndësishëm në këtë drejtim e ka bërë edhe portali malesia.org me nismën e vet:

[quote2="'"]Në tetor të vitit 2013, portali malesia.org ka nisur një fushatë për respektimin e Gjuhës Shqipe nga ndërmarrjet që veprojnë në Tuz dhe në gjithë Malësinë.

Portali shkruan se "në Tuz ka mjaft ndërmarrje (biznese) të profileve të ndryshme ku punonjësit nuk e dinë ose nuk duan ta flasin Gjuhen Shqipe, gjë e cila nuk është aspak korrekte dhe nuk meritojnë që ne shqiptaret të shpenzojmë parat tona në ato ndërmarrje".

Sipas portalit, fushata është mirëpritur në Malësi por se a ka pasur rezultate nuk dihet. Thirrja për këtë bojkot mbetet gjithnjë në faqen e parë të portalit.


http://www.malesia.org/respekto-gjuhen- ... MpkDmjF949[/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#4

Post by rrëqebull » Thu Feb 19, 2015 6:38 pm

Video-intervista zbulon aferën e pistë: Serbia "ushqen" Shqiptarët me miell kafshësh
Mielli që vjen nga Shqipëria Veriore është prej grurit me të cilin serbët ushqejnë kafshët. Mielli me të cilin ushqehen shqiptarët, e që vjen si mall importi nga Shqipëria Veriore, është jashtë standartit dhe parametrave për tu përdorur si ushqim për njerëzit, nga që është miell që prodhohet prej grurit të destinuar si ushqim për kafshët, madje edhe zhdoganohet si i tillë.

Denoncimi vjen nga Misin Voci, kryetar i "Shoqatës së Mullisëve të Kosovës", i cili në një intervistë të publikuar ditën e sotme në të përditshmen shqiptaroveriore “Express” thotë se: “Kompania “Devolli”, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar si ushqim për kafshët”.

Për ta mbështetur këtë Voci sqaron se: gruri që kompania “Devolli” importon nga Serbia është i Rezervës Shtetërore, nuk ka vlera ushqyese dhe përdoret vetëm për të ushqyer kafshët.

Duke e konsideruar këtë veprim “krim të shumëfishtë”, ai ngre akuza ndaj autoritetit doganor të Kosovës, të cilin e cilëson si të përfshirë me të dyja këmbët në këtë aferë.

“Devollët” e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurd dhe ndodh sepse “Devollët” e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti grurë në treg kushton 23-25 cent.

“Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, deklaron kryetari i shoqatës së Mullisëve të Kosovës Misin Voci duke i dhënë të drejtë Doganës së Kosovës që importimin e grurit nga Shqipëria Veriore në Shqipëri Perëndimore e vlerëson “ushqim për kafshë”. Pasi ai, në fakt, i tillë është ndaj dhe nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore, vlerëson Voci, duke e parë problemin jo tek zhdoganimi, por tej fakti se:” atë grurë e hanë shqiptarët në Shqipëri Veriore dhe Shqipëri Perëndimore”.

www.standardi.eu/sq/Ekonomi/Video-inter ... l-kafshësh
Shpërthen superskandali i ‘Devollit’ me grurin dhe miellin
E enjte 19 Shkurt 2015

Kreu i Shoqatës së Mullisëve denoncon dallaveret milionëshe

Shteti vazhdon ta favorizojë kompaninë që ka vendosur monopole në shumë sektorë

Në muajin tetor të vitit 2014 gazeta "Kosova Sot" denoncoi skandalin e grurit të mykur të rezervave shtetërore të Serbisë, i cili u servohej Shqipërisë Perëndimore dhe Veriore në formën e miellit nga kompania "M &Sillosi", e cila e blinte vetëm 7 centë një kg të grurit të skaduar. Skandali doli në dritë, në momentin që Shqipëria Perëndimore, vitin që shkoi dha alarmin për këtë çështje, ndërkohë që u përhap paniku i bukës "kancerogjene", që prodhohej me miell të skaduar, apo me miell që prodhohej nga grurë e misër importi të nxjerrë jashtë përdorimit në vendet e origjinës si me miell, tagji kafshësh që importohej nga Serbia nëpërmjet Shqipërisë Veriore. Publikimi i këtij skandali ka ngjallur reagime në të gjithë sektorin ekonomik, saqë ka pasur raste kur biznesmenë, që merresh me importin dhe eksportin e grurit kanë nisur vetë hulumtimin për të zbardhur këtë ngjarje kaq të rëndë. Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve, dhe vëllai i tij Sefedin Voci, kanë arritur të hedhin dritë më tej në këtë çështje, ku kanë zbuluar se "M &Sillosi", nën pronësi të kompanisë "Devolli Coporation", jo vetëm që ka sjellë në Shqipëri Veriore grurin e skaduar të Serbisë, por madje nuk ka paguar asnjë taksë doganore.

Përzierja e grurit dhe loja me çmimin

"Kam lexuar një shkrim kur ka dalë në gazetën 'Kosova Sot' dhe nuk doja ta besoja, por më pas mësuam se gjithçka ishte e vërtetë. Vëllai im (Sefedin Voci) importon shumë edhe i ka përcjellë deklaratat, ku hynë në Doganë, të cilat janë pa TVSH. Bëhet fjalë për deklaratat e 'M&Sillosit' të 'Devollit'. Kjo gjë ka ndodhur në periudhën tetor 2014 dhe deri më sot", ka thënë Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve. Sipas të njëjtit, "M &Sillosi", dhe 'Devolli Coporation', pasi përzien rreth 30 për qind grurë të kualitetit dhe 70 për qind grurë të dobët, e hedh atë në treg në formën e miellit. Voci si fakt për këtë gjë përdor edhe çmimin e miellit, i cili në treg rezulton më i lirë sesa gruri. "Çmimi zyrtar që e ka blerë grurin jocilësor të vjetër dhe pa vlerat ushqimore, dhe që është paguar në depot e rezervave në Serbi, ka qenë 7 centë. Por, në një muaj "Devolli Coporation" ka rënë me çmimin me 23 -25 centë për kg e miellit, ndërsa një ton grurë është me 250 euro. Nga e ka atë leverdi, ndërkohë që nuk e paguan as TVSH-në? TVSH -ja është 40 euro për ton edhe e ka blerë lirë. Kështu për këtë arsye ka mundur të dalë me këtë çmim", ka thënë kreu i Shoqatës së Mullisëve. Edhe vëllai i tij, Safedin Voci, tregon se si janë penguar në zhvillimin e biznesit të tyre, por thotë se përderisa po punojnë me ndershmëri nuk do të ndalen, pavarësisht pengesave që u vihen si nga Doganat apo ATK-ja.

Doganat dhe ATK-ja, diskriminuese

«"Kompania 'Devolli' është vetë shteti i Kosovës. Kush e ndal kompaninë 'Devolli'», pyet kreu i Shoqatës së Mullisëve, ndërkohë që tregon edhe implikimin e Doganës dhe ATK-së në këtë skandal. "Dogana, vëllait tim grurin për bagëti nuk ia ka lejuar që ta kalojë, kurse 'Devollit' po. Këto janë Dogana dhe ATK-ja. Unë edhe me drejtorin e ATK-së kur kam pasur takim e kam ngritur zërin. Ne jemi shumë të goditur. ATK-ja më ka dënuar në vijimësi. Në vitin 2007 -2008 kur kam eksportuar për në Shqipëri [Perëndimore] më është dashur rimbursimi, gjë që s'ka ndodhur, deri në vitin 2010. Kam paguar për këtë punë. ATK-ja më ka dënuar në vijimësi, madje vetëm vitin e kaluar 52 mijë euro më kanë dënuar, për faktin se kam eksportuar për Shqipëri [Perëndimore], kur jam rikthyer për të rimbursuar TVSH-në. S'kam mundur të punoj me kushte të njëjta me 'Devollin' ", është shprehur Misin Voci. Sipas të njëjtit, nëse blihet 170 euro toni i grurit, 30 euro transporti, 40 euro TVSH -ja, shkojnë deri në 240 euro. "Por neve na e rrisin bazën doganore, ndërsa 'Devolli' nuk paguan asnjë taksë doganore. Bëhet fjalë për dhjetë mijë tonë, që ka kaluar pa paguar asnjë taksë. Në Doganë kemi pyetur, por s'të japin asnjë përgjigje. Ne transportuesve ua kemi marrë letrat dhe i kemi parë. Jam i gatshëm të dëshmoj në prokurori, jo vetëm për këtë, por edhe për shumë gjëra të tjera", ka thënë më tej Voci.

Ministri Panarit tentoi të mbulojë skandalin

"Kur ka qenë edhe ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Perëndimore, Edmond Panariti, ne i kemi biseduar këto gjëra. Ne fillimisht s'kemi dashur të besojmë se rezervat shtetërore të Serbisë që kanë hyrë në Shqipëri Veriore kanë qenë kualitet i dobët. Niveli i proteinave për bukë normale duhet të jetë 12 -13 për qind sipas standardeve. Me ministrin Panariti, është biseduar për këtë çështje, pasi mediet janë nxjerrë jashtë. Ai ka thënë që të mos bëjmë shumë zhurmë, që të mos lëshojmë shuplaka njëri sot e tjetri nesër, por ta lëmë, ta mbyllim dhe ta verifikojmë cilësinë. Ai foli sikur të mos ishte ministër Bujqësie, dukë thënë që gruri nuk ka proteina, është me hime e që është e kundërta, se himet kanë proteina. Unë atëherë jam bërë argati pozitiv i 'Devollit' dhe në një moment gjatë takimit e thashë se ne ia bëmë argatin 'Devollit'. Unë kam folur për miellin se ka cilësi, duke ditur se gruri që 'Devolli Corporation' po sjell është normal, duke mos e ditur që ai ka marrë grurë jo ushqyes nga rezervat e Serbisë", ka treguar më tej kreu i Shoqatës së Mullisëve. Sipas të njëjtit, në qoftë se Shqipëria Veriore ka dy milionë banorë, mesatarja për kokë banori duhet të jetë 240 kilogramë grurë. Referuar shënimeve të Ministrisë së Bujqësisë Shqipëria Veriore mbjell 70 -90 mijë hektarë tokë, por në qoftë se mbillet kaq hektarë me grurë, ajo s'ka nevojë ta blejë atë. (KOSOVA SOT)

www.kosova-sot.info/ekonomi/shperthen-s ... he-miellin

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#5

Post by rrëqebull » Sat Aug 01, 2015 5:57 pm

Kjo është veçse një prej tentativave të panumërta për gejnocid që po ushtrohen kundra Kombit Tonë.

Ky është veçse një aspekt i simbiozës midis kundashqiptarëve të huaj dhe ultra-etnomazokistëve vendas.

Kjo është "rutinë" kundrashqiptarokratike.

‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Alarmi, buka e infektuar po helmon shqiptarët

Një skandal tjetër shfaqet në jetën e shqiptarëve, me burim neglizhencën dhe pazaret e shtetarëve me tregtarët në sektorin ushqimor shqiptar, me pasoja të rënda për jetën e njerëzve. E kemi fjalën për bukën që prodhohet nga “vrasësit” e padukshëm tregtues, prodhues e mos kontrollues buke, të cilët në emër të fitimeve e përfitimeve, në bashkëveprim e ortakëri të pisët me shtetarët importojnë dhe përdorin grurë e miell kancerogjen, grurë tagji kafshësh e miell të skaduar me “moshë” prodhimi deri 40 vjeçare me origjinë nga Serbia e Rusia dhe e përdorin për bukë për popullatën e prodhime brumi në Shqipëri. Në muajin dhjetor 2014, gazeta “Telegraf” zbuloi, investigoi dhe denoncoi publikisht deri në organet e drejtësisë shqiptare, krimin jetësor që bëhej me miellin dhe grurin serbo-rus që futej në Shqipëri nga firmat dhe shpërndahej nëpër prodhuesit e bukës e madje edhe të pastiçerive, duke u lejuar në dogana e në treg, prej vetë institucioneve kontrolluese të shtetit shqiptar. Atëherë, pati 24 orë reagime dhe skena demagogjie për të gjoja bllokimin e këtij mielli e gruri “vrasës”, por nuk pati veprime, për të ndalur këtë krim masiv ushqimor. Sot, gazeta “Telegraf”, po publikon një tjetër skandal-krim jetësor, lidhur me bukën që prodhohet e konsumohet në Shqipëri.

Plas sëmundja e “Coli Bacil” në bukën e prodhuar me miell të infektuar

Katër ditë më parë, në redaksinë e gazetës “Telegraf” erdhi një denoncim nga një mjek mikorbilog, lidhur me bukën që prodhohet në Shqipëri. Pas vëzhgimit me sy të lirë të cilësisë së bukës, ai konstatoi një çregullim strukturor të bukës që pordhohet dhe tregëtohet në Tiranë. Si ekspert i fushës, i nxitur prej dyshimeve që kishte për problemet mikorbilogjike në bukë, mjeku konstatoi se buka që ai blinte në dyqanin e lagjes në Tiranë dhe pas testimeve të bëra edhe në 160 pika shitje e furra buke në Tiranë, ishte me sëmundjen e rrezikshme me emrin “Coli Bacil”, ose siç njihet në gjuhën popullore “Sëmundja e patates”! Pas denoncimit të argumentuar të mjekut mikrobiolog, gazeta “Telegraf” realizoi një investigim lidhur me këtë skandal e krim njerëzor që bëjnë tregtarët dhe prodhuesit e bukës në Shqipëri dhe që shteti i lejon deri edhe duke i pajisur me letra importi, me analiza laboratorike mielli e fleta analize sigurie prodhimi buke me të dhëna false si “të rregullta”, në shkëmbim të përfitimeve me ryshfete. Kujtojmë, që 435 zyrtarë të sektorit të bujqësisë, ushqimit, tatimeve e doganave e pushtetarë lokalë në shkallë vendi, janë tregtarë mielli, gruri e prodhues buke në Shqipëri dhe ky fakt ndoshta i ka “qepur gojën”, i ka “vulosur veshët” e i ka “verbuar” sytë shtetit për të mos vepruar kundër krimit me ushqimet, sidomos me bukën, brenda të cilës është edhe kanceri i grurit dhe miellit të helmatisur serbo-rus që hyn pa asnjë kontroll por me letra false në dogana! Po çfarë është kjo sëmundje që është shfaqur gjatë muajit qershor e korrik tek buka në Shqipëri? Sëmundja “Coli Bacil” krijohet në bukë dhe në gjithë prodhimet e brumit deri tek picat, simitet, ëmbëlsirat dhe kaushët e akulloreve, që kanë si bazë miellin e infektuar me virusin “Coli Bacil”. Kjo sëmundje, sipas specialistëve, nis që në fazën e pjekjes së grurit të mbjellë prej farës së infektuar dhe vazhdon deri në produktin miell, kur ky nuk mbahet në kushte mjedisore sipas kushteve të përcaktuara të sigurisë. Në fazën e prodhimit të grurit deri në korrje shfaqet virusi i rrezikshëm “Coli Bacil”, i cili depoziton “vezët” e tij aktivisht në përmasa të mëdha në miellin që prodhohet prej këtij gruri të infektuar. Këto “vezë” të lëshuara prej virusit “Coli Bacil”, gjejnë terren “çelje” e aktivizimi infektues deri me efekt degradues, helmues e kancerogjen në organizimin e konsumuesit të miellit ose bukës së prodhuar prej këtij mielli, në rastet kur mielli nuk magazinohet në kushte sigurie larg lagështirës dhe ndotësve të tjerë mjedisor e atmosferikë. Në këtë rast, sipas ekspertëve mikorobiologë, “vezët” e virusit “Coli Bacil” shumëzohet në përmasa të mëdha aq sa kur mielli kthehet në bukë ose produkte të tjera quhet absolutisht e pa konsumueshme dhe shenjat e saj dalluese me sy janë lagështira e tulit të bukës, gjendje e qullët e bukës, ngjyra e zbehet ë tulit të bukës, deformimi fizik i formës së bukës, korrja e djersitur e bukës, ngitja e tulit të bukës në lëkurën e duarve, krijimi i kokërrizave të qullëta të tulit të bukës, tharja e menjëhershme e bukës... mjafton të jenë këto shenja në bukë dhe duhet thënë se buka ëhstë me sëmundjen e rrezikshme për jetën të quajtur “Coli Bacil”.

Shenjat që jep konsumi i bukës me sëmundjen “Coli Bacil”

Gazeta “Telegraf” ka zhvilluar këto ditë, takime me 30 mjekë infeksionistë, laborantë, mikrobiologë, ekspertë të sigurisë ushqimore, specialistë bujqësie dhe mjekë të shëndetit publik, prej të cilëve ka marrë denoncime, prova e përgjigje konkrete tepër alarmante për plasjen e sëmundjes së bukës “Coli Bacil”, për pasojat dhe shenjat që shfaq tek konsumatori i bukës me këtë sëmundje. Çfarë shenjash dhe pasojash krijon konsumimi i një buke, pice, ëmbëlsire, apo çdo lloj produkti tjetër, që prodhohet me miell të infektuar me virusin “Coli Bacil”? specialistët, konfirmojnë, se buka me sëmundjen “Coli Bacil” nëse konsumohet krijon dhimbje barku, diare, marrje mendsh, ulje tensioni, të vjella tek fëmijët e moshës 1-10 vjeç, dobësi fizike, nevojë e shpeshtë për ujë, djersitej të qafës dhe fytyrës, kruarje të lëkurës në duar dhe në pjesën e mesit të trupit e në gjoks, rëndesë në sistemin nervor, shpeshtim të rrahjes së pulsit, shpërqendrim vëmendjeje gjaët bisedave, mungesë vullnetit për punë, nervozizëm pa shkak... Pasojat që shkakton kjo sëmundje janë tre: rrezikun e humbjes së imunitetit të trupit, “njolla infeksioni” në mëlçi dhe komplikacione të përhershme në sistemin urinar. Por nëse doza e infeksionit “Coli Bacil” është e lartë, shkakton edhe rrezik për jetën, kjo sidomos tek individët me sëmundshmëri kronike, tek diabetikët, tek të sëmurët me zemër dhe astmë.

Alarmi, 2230 raste me “Coli Bacil” prej bukës me miell të infektuar, mjekët i cilësojnë “viroza stine”

Skandali me sëmundjen e bukës “Coli Bacil”, ky krim jetësor që krijohet prej tregut të pisët të miellit e grurit të infektuar dhe kancerogjen që importohet nga Rusia e Serbia për në tregun shqiptar, 60% e të cilit është prodhuar që në kohën e mardhenieve me ish-Bashkimin Sovjetik, fshihet edhe nga mjekët shqiptarë nëpër qendrat shëndetësore, ku njerëzit shkojnë për vizita mjekësore ditore. Sipas investigimit tonë dhe sipas deklarimit të vetë qendrave të urgjencave ambulancave, çdo ditë paraqiten për vizita afro 10 mijë persona në shkallë vendi. Vetëm në Tiranë, paraqiten çdo ditë afro 4000 persona për vizitat. Por çfarë ndodh? Mjekët pasi i vizitojnë i përcjellin me shprehjen shabllone: “Janë viroza stine, mos qëndroni në diell, lagni duart, kokën e këmbët me ujë të ftohtë”! po e vërteta cila është? Gazeta “Telegraf”, në bashkëveprim me mjekë të qendrave shëndetësore dhe me me disa laboratorë privatë, ka zbuluar se shumica e atyre që përcillen me shabllonin “Janë viroza stine”, në fakt janë të prekur nga sëmundja e rrezikshme e bukës “Coli Bacil”. Numri i atyre që janë prekur nga kjo sëmundje arrin shifrën rekord 2230 raste për muajt qershor-korrik 2015, nga të cilët 1540 raste janë evidentuar vetëm në muajin korrik 2015! Por mjekët të cilët në këtë periudhë janë në testim(provim) prej ministrit Beqja, nga frika e mbetjes në provim nuk ua thonë sëmundjen e vërtetë edhe të instruktuar prej ministrit Beqja, për të mos përhapur panik, duke fshehur krimin që krijon tregu i grurit, miellit dhe bukës së infektuar me “Coli Bacil”.

Nga vjen mielli i infektuar?

Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që del prej siloseve që bluajnë drithëra të infektuar me doza, kancerogjene që duhen groposur dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta” doganore e analizash laboratorike sigurie,??. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, moshës së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fito-sanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të Udhëzimit Nr. 13 datë 29. 09. 2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore”, si dhe Urdhrit të Ministrit Nr. 192 datë 06.06.2011 “Mbi Substancat e padëshiruara në ushqimin për kafshët”.

Sëmundja “Coli Bacil” shitet bashkë me bukën, AKU bën sikur nuk shikon, lëshon letra sigurie fiktive

Po AKU çfarë po bën? A e dini se cli institucion e ka këtë sigël”? është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ka një “ushtri” prej 470 shefash e zyrtarësh që paguhen çdo muaj nga taksat e shqiptarëve sa 8-12 pensione mujore pleqërie dhe nuk kontrollojnë, ose më saktë bëjnë sikur kotrollojnë, dalin në aksione ose kur u plas ndonjë skandal, ose kur u boshatisen xhepat, dollapët e ushqimeve dhe frigoriferët. Natyrisht që disponojmë edhe mera shefash e inspektorësh terreni e zyrash të AKU, të cilët e bëjnë këtë marifet, madje edhe duke u justifikuar se “punojnë” për shefat, emra të cilët do t’’i publikojmë! Problemi është tek skandali aktual i tregut të bukës me sëmundjen “Coli Bacil”. Në vend që AKU të mbajë nën kontroll këtë treg delikat me rrezikshmëri të lartë për jetën, manifeston heshtje, shpërfillje ndaj ankesave, bënë pazare me importuesit, prodhuesit, tregtarët e grurit prodhuesit e miellit e bukës, madje edhe me prodhuesit ilegalë të bukës, batërdi institucionale dhe krim jetësor ky, që AKU e njeh, e shikon çdo ditë por e lejon qysh në hyrje prej importit, qysh në sillosët e fabrikave të miellit (jo të gjitha) e deri tek furrtarët, që për nga kushtet dhe siguria higjenike, shumica janë edhe vetë me “infeksion ndotje”, me pamje “zhulsi”, tamam si ish furrxhinjtë e furrave të fshatrave skajorë përpara viteve 1990! Fakti është ky: Në Tiranë dhe në krejt Shqipërinë, prej 2 muajsh, po shitet bukë masive për popullatën dhe prodhime brumi, të prodhuara nga miell me sëmundjen “Coli Bacil”

Ja 15 pyetjet e bëra 8 muaj më parë nga gazeta “Telegraf””, të cilave nuk është dhënë poërgjigje

1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen skarcitete?
6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e ,??nuk është zbuluar,?? asnjë rast ,??shkelje,?? në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit ,??nuk është zbuluar,??, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç,??bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
http://telegraf.al/sociale/alarmi-buka- ... -shqiptart

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#6

Post by Adriana » Sun Aug 02, 2015 4:35 pm

rrëqebull wrote:Kjo është veçse një prej tentativave të panumërta për gejnocid që po ushtrohen kundra Kombit Tonë.

Ky është veçse një aspekt i simbiozës midis kundashqiptarëve të huaj dhe ultra-etnomazokistëve vendas.

Kjo është "rutinë" kundrashqiptarokratike.

‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Kjo situate demton shume gjithashtu edhe turizmin ne vendin tone. Une personalisht kete vit pata ''fatin'', te isha viktime e nje prej ketyre tentativave, por jo me buken po me ujin. Uji eshte ende nje problem shume i madh ne vendin tone, pronaret e pikave turistike, duke dashur te mos humbin sezonin turistik, mundohen te sajojne plotesimin e kushteve me menyra te ndryshme, Nje nga keto kushte ishte dhe mbushja e depozitave me uje deti, uje kanalesh, etj, etj. Djali vogel qe ne ditet e para me zuri nje epidemi ne lekure, mjeku me rekomandoj ilac ( krem )por gjithashtu me rekomandoj qe te kujdesesha per ujin :( .
Nuk na mbeti gje tjeter pervec se te blinim shishe uji qe te lanim femijet. Po kjo nuk ishte zgjidhja per ne, se me pas na hyri dhe paniku per ushqimin, se nese ato depozitat perdoreshin per larje/shplare, mund te perdoreshin shume mire edhe ne gatime?! Dhe ky panik ( per hire te femijve me shume ) na detyroj te largoheshim nga pika turiskte, dhe vendosem te benim plazh ditor, qe te lanim femijet ne shtepi dhe ti ushqenim me ushqime te lara dhe te gatuara nga shtepia.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#7

Post by rrëqebull » Sun Aug 02, 2015 9:46 pm

Adriana wrote:
rrëqebull wrote:Kjo është veçse një prej tentativave të panumërta për gejnocid që po ushtrohen kundra Kombit Tonë.

Ky është veçse një aspekt i simbiozës midis kundashqiptarëve të huaj dhe ultra-etnomazokistëve vendas.

Kjo është "rutinë" kundrashqiptarokratike.

‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Kjo situat demton shume gjithashtu edhe turizmin ne vendin tone. Une personalishte kete vit pata ''fatin'' te isha viktime e nje prej ketyre tentativave por jo me buken po me ujin. Uji eshte ende nje problem shume i madh ne vendin tone, pronaret e pikave turistike duke dashur te mos humbin sezonin turistik mundohen te sajojne plotesimin e kushteve me menyra te ndryshme, Nje nga keto kushte ishte dhe mbushja e depozitave me uje deti, uje kanalesh, etj, etj. Djali vogel qe ne ditet e para me zuri nje epidemi ne lekure, mjeku me rekomandoj ilac ( krem )por gjithashtu me rekomandoj qe te kujdesesha per ujin :( .
Nuk na mbeti gje tjeter pervec se te blinim shishe uji qe te lanim femijet. Po kjo nuk ishte zgjidhja per ne, se me pas na hyri dhe paniku per ushqimin, se nese ato depozitat perdoreshin per larje/shplare, mund te perdoreshin shume mire edhe ne gatime?! Dhe ky panik ( per hire te femijve me shume ) na detyroj te largoheshim nga pika turiskte, dhe vendosem te benim plazh ditor, qe te lanim femijet ne shtepi dhe ti ushqenim me ushqime te lara dhe te gatuara nga shtepia.
Të mungojnë të mira parësore si uji, ushqimi i shëndetshëm, dritat dhe infrastrukturat më themelore në vitin 2015 do të thotë se gjendja është vërtet e rënduar. Nuk është aspak ekzagjerim të thuhet se kemi të bëjmë me atë që quhet 'luftë shumëballëshe jokonvencionale' në plotë kuptimin e fjalës.
Madje-madje nuk ka asnjë emër tjetër të mundshëm për t'i quajtur këto sulme kundra Kombit Tonë se sa përdorim armësh biologjike!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shëndetit Kombëtar

#8

Post by Adriana » Mon Aug 03, 2015 5:44 pm

rrëqebull wrote:
Adriana wrote:
rrëqebull wrote:Kjo është veçse një prej tentativave të panumërta për gejnocid që po ushtrohen kundra Kombit Tonë.

Ky është veçse një aspekt i simbiozës midis kundashqiptarëve të huaj dhe ultra-etnomazokistëve vendas.

Kjo është "rutinë" kundrashqiptarokratike.

‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Kjo situat demton shume gjithashtu edhe turizmin ne vendin tone. Une personalishte kete vit pata ''fatin'' te isha viktime e nje prej ketyre tentativave por jo me buken po me ujin. Uji eshte ende nje problem shume i madh ne vendin tone, pronaret e pikave turistike duke dashur te mos humbin sezonin turistik mundohen te sajojne plotesimin e kushteve me menyra te ndryshme, Nje nga keto kushte ishte dhe mbushja e depozitave me uje deti, uje kanalesh, etj, etj. Djali vogel qe ne ditet e para me zuri nje epidemi ne lekure, mjeku me rekomandoj ilac ( krem )por gjithashtu me rekomandoj qe te kujdesesha per ujin :( .
Nuk na mbeti gje tjeter pervec se te blinim shishe uji qe te lanim femijet. Po kjo nuk ishte zgjidhja per ne, se me pas na hyri dhe paniku per ushqimin, se nese ato depozitat perdoreshin per larje/shplare, mund te perdoreshin shume mire edhe ne gatime?! Dhe ky panik ( per hire te femijve me shume ) na detyroj te largoheshim nga pika turiskte, dhe vendosem te benim plazh ditor, qe te lanim femijet ne shtepi dhe ti ushqenim me ushqime te lara dhe te gatuara nga shtepia.
Të mungojnë të mira parësore si uji, ushqimi i shëndetshëm, dritat dhe infrastrukturat më themelore në vitin 2015 do të thotë se gjendja është vërtet e rënduar. Nuk është aspak ekzagjerim të thuhet se kemi të bëjmë me atë që quhet 'luftë shumëballëshe jokonvencionale' në plotë kuptimin e fjalës.


Mua personalishte nuk me duket aspak e ekzagjeruar te quhet 'lufte....', mjaton ti hedhim vetem nje sy titujve nga artikujt e fushates te sapo votuar ( dy muaj me pare ) perballemi me nje situate ku 95% e premtimeve ne fushate ishin infrastrukturat me themelore, UJI, DRITAT, RRUGET, ETJ, ETJ... pra eshte ne te vertet nje lufte, te cilat armet e saj i perdorin si peng vetem ne muajt e fushatave.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Etnomazokizmi ekonomik është financim i pushtuesëve dhe krim kundra Shëndetit Kombëtar

#9

Post by rrëqebull » Thu Mar 31, 2016 10:32 pm

Kështu prodhohen ‘lëngjet’ që importohen nga Serbia

Image

Disa fotografi të afishuara në rrjetet sociale tregojnë sesi prodhuesi serb i lëngjeve ‘Fructal’ bën prodhimin e këtyre pijeve pa kurrfarë standardi higjienik. Në këto fotografi shihet se prodhimi bëhet në bodrume të errëta plot lagështi e pa kurrfarë higjiene, me teknikë të vjetruar e pa kurrfarë kriteri. Ish-prodhuesi slloven i lëngjeve që është blerë nga kompania serbe ‘Nectar’, një pjesë të madhe të këtyre prodhimeve të dyshimta e shet me të madhe në Shqipëri veriore ("kosovë"). Duke përfituar nga mungesa e kontrollit të inspektorëve në treg por edhe nga vetëdija e ultë e konsumatorëve shqiptarë, kompanitë serbe po përfitojnë miliona euro duke shitur prodhime që rrezikojnë seriozisht shëndetin.

Këto fotografi konfirmojnë zërat se shumë prej kompanive në Serbi kanë linja të dyta prodhimi enkas për tregun e Shqipërisë veriore, që lë të hapur dyshimin se ato mund të jenë helmuese dhe të dëmshme për shëndetin. Konsumatorët shqiptarë duke u mashtruar pas çmimit më të lirë të këtyre prodhimeve, po e blejnë dëmtimin e shëndetit të tyre. Këto prodhime, përveç të tjerash, po e dëmtojnë rëndë edhe prodhimin vendor të lëngjeve të frutave, shumë prej të cilave plotësojnë të gjitha standardet evropiane./rkl
#etnomazokizëm #ksenofili #serbofili #kancerofili #vetëhelmim #autoktonofobi #shqiptarofobi #prodhimvendorofobi
#treg_jo_i_lirë_por_i_shqyer #trushpëlarje #vetëdëmtim #kundrashqiptarokraci

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”