Davos - Zwitzerland
Annual Meeting 2017
17 Janar 2017 - 20 Janar 2017

Raporti paraprak i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë po shkon tek të pasurit.
Përkeqësimi i Indeksit të Zhvillimit do të thotë se përfitimet e rritjes ekonomike kanë shkuar vetëm tek një grup i vogël njerëzish, ata që janë dhe pjesa më e pasur e popullsisë.
Në tendencë të kundërt, në vende e tjera të rajonit, si Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, rritja ka qenë më gjithëpërfshirëse, sipas raportit.
Shqipëria është një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe me një ekonomi shumë të përqendruar- vë në dukje raporti.
Sipas Bankës së Shqipërisë mbi 58 për qind e depozitave totale në sistemin bankar zotërohet nga vetëm 4 për qind e popullsisë.
Paralelisht Banka Botërore vëren se, gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar. MAPO