Page 1 of 1

FEB: 4% e njerëzve në Shqipëri kanë 58% të parave

Posted: Tue Jan 17, 2017 7:55 am
by Adriana
WORLD ECONOMIC FORUM
Davos - Zwitzerland
Annual Meeting 2017
17 Janar 2017 - 20 Janar 2017

Image

Raporti paraprak i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë po shkon tek të pasurit.

Përkeqësimi i Indeksit të Zhvillimit do të thotë se përfitimet e rritjes ekonomike kanë shkuar vetëm tek një grup i vogël njerëzish, ata që janë dhe pjesa më e pasur e popullsisë.

Në tendencë të kundërt, në vende e tjera të rajonit, si Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, rritja ka qenë më gjithëpërfshirëse, sipas raportit.

Shqipëria është një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe me një ekonomi shumë të përqendruar- vë në dukje raporti.

Sipas Bankës së Shqipërisë mbi 58 për qind e depozitave totale në sistemin bankar zotërohet nga vetëm 4 për qind e popullsisë.

Paralelisht Banka Botërore vëren se, gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar. MAPO

Re: FEB: 4% e njerëzve në Shqipëri kanë 58% të parave

Posted: Sat Jan 21, 2017 12:46 pm
by Sally
  Paralelisht Banka Botërore vëren se, gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar. MAPO  

Nje jave perpara Forumit Ekonomik Boteror, Kryeministri Edi Rama e kundershtoj kete situat, duke thene qe ''rroge kaq te ulet nuk ka ne shtetin tone''!, dhe jo vetem, por Rilindasi duke perdorur parrullat e PPSH-se na shpjegon qe ''duhet te marr shembull nga puna e tyre ne sherbim te njerezve e te vendit''!

Rama s’i duron kritikat, sherr me komentuesit në Facebook

Përplasja e fundit është për një video të postuar nga kryeministri që tregon punonjësit e OSHEE që riparojnë defektet nga moti i keq. Një komentues i thotë se ata janë të keqpaguar, por kryeministri e kundështon, ndonëse nuk tregon se sa është paga reale e punonjësve të OSHEE për ta bërë kundërshtinë e tij të besueshme. Komentuesi insiston te pagat e ulëta dhe i kujton se kur mori votën nuk ishte kaq shumë larg realitetit.

Ja Debati:

Qytetari: Sa e kane rrogen keta te varfrt?19500 leke? me 4-5 vete ne shtepi dhe punon vetem njeri nga keta? Keto jane situatat ne Shqiperi. Cfar mund te permiresoni ju?

Rama: Mos pyet për rrogën e këtyre (që nuk është aq se rrogë aq sa thua ti nuk ka në shtetin tonë!), po merr shembull nga puna e tyre në shërbim të njerëzve e të vendit! Dhe hiqu kapelen me respekt përpara se të vazhdosh me komentet badjahava…

Qytetari: Kur kerkove voten nuk ishe kaq large realitetit, sa te mos dish qe ka edhe njerez qe marrin me pak se ajo shifra aty. Une u sherbej njerezve sipas modelit tim duke te ftuar edhe ty ta ndjekesh. Une per ta e heq kapelen aq sa e ndjej se duhet tu qajme dhe hallet e jo ti bejme DED duke i nxjerre ne facebook.

Qytetari: Ky eshte si Deda ne shtylle hahahaha



Foto: buron nga facebook:

Image