Page 1 of 1

Shqipëria dënohet me 14 milionë euro

Posted: Thu Jan 11, 2018 9:50 pm
by Adriana
Eshte absurde,qe keto para do te paguhen nga taksapaguesit shqiptare, nderkohe qe askush nga zyrtaret pergjegjes per lejen e ndertimit dhe prishjen e pallatit me pas, nuk do te mbaje pergjegjesi..... :oops:

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës për çështjen e pallatit të shembur në Vlorë.

Burime kanë bërë të ditur se Strasburgu ka vendosur në mënyrë unanime që qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut.

Gjykata e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjaret e dëmtuara.

Qeveria shqiptare do të paguajë 14 milion euro per vendimin e shkaterrimit te nje pallati banimi te pajisur me leje te rregullt.

Vendimi hap nje precedent per çdo qytetar prona e te cilit shkaterrohet ne menyrë te paligjshme nga qeveria.

Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Aksioner në këtë pallat ishte edhe vjehrri i Lulzim Bashës, kreut aktual të PD. Prishja e pallatit u pa si një sinjal kundër tij. /mapo.al.


per me shume:
Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pasi Edi Rama kishte ardhur në pushtet, inspektorati i territorit izoloi pallatin e ngritur anës detit, duke mos lejuar pronarët të hynin në apartamentet e tyre. Leja për këtë pallat ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika dhe ishte një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shpëtim Gjikës dhe kryeministrit Rama.

Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 milionë euro dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimit.

Në muaj më vonë, banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të vitit 2014, Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë si të paligjshëm dhe e rriti dëmshpërblimin nga 3.4 milionë euro në 11.6 milionë.

Ky vendim u apelua menjëherë nga qeveria në gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë pas kërkesës së qeverisë e ngriu vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dëmshpërblimin.

Pas këtij vendimi, banorët në prill të vitit 2016 iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut, e cila të enjten vendosi se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë duhet të paguajë rreth 14 milionë euro bashkë me shpenzimet procedurale.