"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme ekonomike Shqipetare

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Lajme ekonomike Shqipetare

#1

Post by Adriana » Fri Jun 19, 2009 1:35 pm

“Eagle Mobile” dhuron 38 pisha për bulevardit “Dëshmorët e kombit” në Tiranë

“Eagle Mobile” jep kontribut në një prej çështjeve më të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit, atë të gjelbërimit të Tiranës. Kompania më e re e telefonisë celulare ka dhuruar 38 pemë të reja në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës “Një qytetar, një pemë”. Pishat, në gjendje të rritur me gjatësi afërsisht 10 metra secila, janë mbjellë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pikërisht në vendet ku mungonin apo ka pasur pisha të vjetra të dëmtuara. Mbjellja e tyre ka nisur në praninë dhe inspektimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të “Eagle Mobile”, z. Ali Taskin. Projekte të tilla sociale shihen nga kompania më e re celulare “Eagle Mobile” si pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë sociale të saj në kuadër të gjelbërimit të Tiranës. Përgjegjësia sociale dhe ndihma ndaj komuniteteve kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së kompanisë. Në fjalën e tij me rastin e nisjes së mbjelljeve të pishave, kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, tha “se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha që do të prekin bulevardin “Dëshmorët e kombit” dhe sheshin “Skënderbej”. Më shumë pemë do të mbillen në Tiranë për ta gjelbëruar edhe më shumë kryeqytetin tonë”, - tha zoti Rama. Ndërsa drejtori i kompanisë “Eagle Mobile”, z. Ali Taskin, tha se “ky nuk do të jetë projekti i vetëm i “Eagle Mobile”, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për përkujdesjen ndaj mjedisit. Kjo mbështetje, duke qenë pjesë e rëndësishme e strategjisë së “Eagle Mobile”, do të vijojë edhe në të ardhmen së bashku me nismat që do të ndërmerren në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për rehabilitimin dhe zbukurimin e hapësirave publike ne kryeqytet”. “Eagle Mobile” e konsideron përgjegjësinë sociale si një nga gurët e themelit në strategjitë e saj.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#2

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 1:38 pm

“Sigal”, në 4 muaj të 2009-s, epërsi në tregun e sigurimeve


Rezultatet e katër muajve të parë të vitit ishin shumë pozitive për kompaninë kryesuese të tregut shqiptar të sigurimeve. Sipas të dhënave të Departamentit të Statistikës dhe Aktuaristikës, nisur nga volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara dhe numri i kontratave, objektivat e vendosura dhe parashikimet për 2009 janë arritur dhe tejkaluar me 12.6 %. Krahasuar më një vit më parë, volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara të kompanisë është rritur me 29%, ku rritja më e madhe ka ardhur nga sigurimet vullnetare, produktet e pasurisë dhe shëndetit. Më konkretisht, volumi i primeve për produktet e pasurisë është rritur me 37.7%. Produktet e Shëndetit dhe Kartonit Jeshil janë rritur me 30.3% krahasuar me 2008-n. Një fakt gjithashtu domethënës në lidhje me këtë produkt është shuma e dyfishuar e të ardhurave nga produktet e shëndetit privat si mbulimi “i Artë”, “i Argjendtë” dhe “Standard”. Përmes këtyre tre opsioneve, “Sigal” ofron mbulim të shpenzimeve mjekësore thuajse në të gjithë botën deri në vlerën 500.000 euro/vit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të pasqyruara në Buletinin Statistikor për periudhën janar-prill 2009, “Sigal Life” zë 51.3 % të tregut për primet e shkruara bruto për produktet e sigurimit të jetës dhe 70.6% të tregut për dëme të paguara. Në këtë mënyrë, “Sigal Life” vazhdon të renditet në vendin e parë në sajë të risisë së produkteve që ofron dhe përgjigjes në kohë ndaj kërkesave të klientëve të tij. Ndërkohë që bazuar në të njëjtin raport, “Sigal Jo-Jetë” kryeson tregun duke zotëruar 29.3% të tij prime të shkruara bruto dhe 36.12% dëme të paguara. Produktet e reja që “Sigal” ka sjellë në fushën e sigurimeve të jetës ashtu dhe jo-jetës, reflektojnë fleksibilitetin, dinamizmin dhe aftësinë për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të tregut dhe synimit për të ofruar produkte unikë për nga lloji. Renditja e vazhdueshme në vend të parë është, në këtë mënyrë, shprehja më e mirë e ideve të reja dhe përgjegjshmërisë ndaj klientit.


Faleminderit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#3

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 1:56 pm

Hiqet taksa doganore prej 2% për importin e energjisë


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi ndryshimet e propozuara në ligjin "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore", të cilat parashikojnë heqjen e taksës doganore prej 2 % për importin e energjisë elektrike. Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, heqja e kësaj takse erdhi në kuadër të traktatit të krijimit të komunitetit të energjisë, ndërmjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë, i cili përcakton një sërë masash të karakterit ligjor dhe ekonomiko-financiar, të cilat duhet të zbatohen nga shtetet anëtare. Konkretisht, në këtë traktat përcaktohet se "palët do të eliminojnë taksat doganore dhe kufizimet sasiore mbi importin dhe eksportin e energjisë dhe të gjitha masat që kanë efekt të njëjtë. Ky ndalim do të zbatohet edhe për tarifat doganore me natyrë fiskale". Heqja e kësaj takse, sipas ekspertëve të doganave shqiptare, ka efekte financiare që rrjedhin nga pagesa e kësaj takse në buxhetin deficitar të KESH, sh.a-së. Efekti financiar i pritshëm nga reduktimi i kësaj tarife doganore, i llogaritur në bazë të importit të bërë për vitin 2008, në sasi dhe në çmim, parashikohet të jetë rreth 488 milion lekë. Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi në vitin 2006 traktatin e krijimit të komunitetit të energjisë ndërmjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike, i cili pati për bazë proçesin e Athinës dhe memorandumet e dala prej tij të viteve 2002-2003. Ky traktat ka për qëllim krijimin e një hapësire të vetme apo të një tregu të përbashkët, fleksibël, rregullues dhe të qëndrueshëm që të gjitha palët të kenë akses në furnizimin me energji elektrike, si dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investime në sektorin e energjisë elektrike dhe përballimin e çdo krize të mundshme afatshkurtër apo afatgjatë, lidhur me to.

Faleminderit
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#4

Post by Sally » Fri Jun 26, 2009 5:19 pm

Mund te ndodhin veprime te tilla?

Bileta për Durrës nga pesë euro - në njëzet
25 qershor 2009

Marrëveshjet “gojore” ndërmjet kompanive përcaktojnë çmimet e biletave për Durrës e Ulqin
Çmimi i biletave sërish me të vjetrën. Takati i kompanisë “Endriti” nga Ferizaj nuk ka zgjatur më shumë dhe dhjetë ditë. Pas marrëveshjeve ndërmjet kompanive turistike të këtij qyteti, çmimi i biletës i është kthyer të vjetrës, njëzet euro për Durrës, ndërsa njëzet e pesë euro për Ulqin. Ndërkohë, mënyra e përcaktimit të çmimeve nuk vëzhgohet nga organet ligjore. Kompanitë e turizmit vetë presin e vetë qepin dhe varet nga konsumatorët se a u bie oferta tamam


Faleminderit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#5

Post by Sally » Sun Jul 12, 2009 1:12 pm

Konfindustria, ka shprehur shqetësimin e saj për thellimin e ndjeshëm të defiçitit tregtar në 6 mujorin e parë të vitit 2009 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.


Sipas një njoftimi për shtyp nga ku institucion, të dhënat tregojnë se gjysma e dytë e vitit financiar në vazhdim pritet të jetë e vështirë për ekonominë shqiptare dhe me pasoja të forta kryesisht në prodhimin industrial të vendit dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptar.

“Procesi zgjedhor ka ndikuar mjaft në uljen e efektivitetit të punës së institucioneve publike dhe është një nga shkaqet që ka çuar në këto të dhëna të pakënaqshme. Vlerësohet se proçesi zgjedhor 2009 ka ndikuar mjaft në uljen e efektivitetit të punës së institucioneve publike dhe është një nga shkaqet shtesë, që ka rënduar paraqitjen dhe gjendjen e ekonomisë shqiptare në 6 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim. Shqetësimi bëhet më i kuptueshëm, nëse vlerësojmë se rritja e defiçitit tregtar përkon me rënien e ndjeshme të çmimeve të lëndëve të para si karburantet, drithërat, hekuri, etj., në tregjet ndërkombëtare si dhe uljen e ndjeshme të importeve të energjisë elektrike si pasojë e gjendjes së mirë të burimeve ujore të sistemit energjitik”-thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria ka kërkuar nga Qeveria dhe insitucionet shqiptare në përgjithsi, që sa më shpejt të vlerësojnë në thelb marrjen e masave të duhura për tu përballur me pasojat e krizës ndërkombëtare, që kanë kohë që kanë prekur ekonominë shqiptare.


10-07-2009 13:10
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#6

Post by Sally » Sun Jul 12, 2009 1:18 pm

Rritet numri i turistëve në 6 mujorin e parë

Ministria e Turizmit ka bërë të ditur sot se numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2009 është rreth 951495 persona.
Pjesa më e madhe e këtyre vizitorëve janë turistë të huaj, përgjithësisht 522197 nga të cilët 13384 janë vizitorë ditorë. Periudha janar qershor 2009 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rritje 10% dhe në krahasim me vitin 2005 rritja është afersisht 2.4 here. Me rrugë tokësore kanë hyrë 71% e vizitorëve, 19% me rrugë ajrore dhe 10% me rrugë detare.

Sipas qëllimit të udhëtimit për periudhën janar-prill raporti në % është 82% për pushime,5% biznes , 3% vizitorë ditorë dhe 10% të tjerë. Për këtë periudhë numrin më të madh të turistëve e bëjnë europianet 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%,2% dhe 1%.

Ministria e Turizmit-Tirane
10-07-2009
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#7

Post by Adriana » Mon Jul 13, 2009 1:57 pm

Fullani: Rritje e ulët ekonomike për vitin 2009

Tiranë - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka prezantuar sot raportin mbi stabilitetin financiar në vendin tonë për vitin 2008.
Fullani ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin në vijim do të jetë e ulët dhe se nuk mund të mohohet ndikimi i krizës globale në vendin tonë.
Sipas Fullanit kriza ka ndikuar në burimet e financimit dhe ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik.

“Në tre mujorin e fundit 2008 publiku vendas reagoi ndaj saj duke tërhequr depozitat bankare. Kriza do të vërehet dhe në rritjen e ekonomike që parashikohet të jetë e ulët për vitin 2009", u shpreh guvernatori Fullani.

Të dhënat për hartimin e këtij raporti janë marrë nga Banka e Shqipërisë si dhe autoritetet e tjera mbikëqyrëse dhe autoritetet ndërkombëtare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#8

Post by Aulona » Wed Jul 15, 2009 10:45 pm




Biznesi i sheh me shqetesim nderhyrjet e fundit te qeverise ne legjislacionin fiskal, te cilat kane sjelle rritjen e ndjeshme per nje sere taksash.

Shoqatat kryesore te biznesit ne vend thone se rritja e barres tatimore ne momentin e veshtire qe po kalon ekonomia, mund te kete pasoja te renda per sipermarrjen. “Konfindustria shprehet e shqetesuar nga vendimet per rritjen e akcizes, te cilat jane produkte vendore. Ketu kemi parasysh pijet e forta, e cila prek industrite formale te vendit. Kjo te con ne thellim te evazionit fiskal ose bizneset do te mbyllen”
, shprehet Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Nderkohe, Floreta Luli Faber nga Dhoma Amerikane e Tregtise shton: “Nese flasim per kompani qe importojne, kontratat jane bere disa kohe me perpara dhe me ardhjen ne Shqiperi te mallrave kemi shtimin e kostove dhe kjo do kishte pasoja te medha. Ne prisnim nje fare rritje te barres tatimore pas shpenzimeve te medha qe beri qeveria deri ne prag te zgjedhjeve, por rritjet e fundit jane bere pa u konsultuar fare me biznesin dhe ne masa te medha”.

Sforcot e qeverise per te rritur te ardhurat e rrudhuara ne buxhet kane rritur friken e biznesit edhe per sjellje te mundshme autoritare te administrates fiskale ndaj tyre. Ndaj ne kete pike sipermarrja i rikthehet me force nje kerkese te hershme ndaj politikes. Eksperte te ekonomise i konsiderojne masat e fundit te qeverise per rritjen e taksave si perpjekje te deshperuara per te stabilizuar financat e drobitura publike, qe la pas fushata elektorale. Ata qe paguajne per cdo rritje taksash jane gjithmone qytetaret, pasi biznesi e transferon cdo kosto shtese nga taksat tek cmimet e produkteve.

Ndaj Gjergj Filipi i Insititutit “Agenda” thote se me kete politike, qeveria po godet pikerisht ate qe ka qene pika me e forte e ekonomise shqiptare, kerkesen e larte te brendshme, e cila per vite me radhe ka qene burimi kryesor i rritjes ekonomike ne vend. “Rritja e taksave do te sjelle rritjen e cmimeve dhe renien e metejshme te kerkeses agregate duke sjelle nje spirale e cila do te demtoje me keq ekonomine sakaq ne nje situate te veshtire”, thekson Filipi.

Kur kane kaluar vetem pak me shume se dy jave nga mbajtja e zgjedhjeve, qeveria ka bere disa nderhyreje ne barren fiskale, ku e para ishte nje rritje e forte e akcizave per cigaret dhe pijet e forta alkoolike, ndersa nderhyrja e dyte ishte nje rritje me disa fish ne doganat e mallrave qe vijne nga jashte BE.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#9

Post by Aulona » Tue Jul 21, 2009 7:42 pm



Deficiti tregtar me vendet e rajonit te Ballkanit vazhdon te thellohet me tej. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, per periudhen janar-prill te ketij viti, vlera e deficitit tregtar shqiptar me vendet me te cilat kemi nenshkruar marreveshje te tregtise se lire arriti ne 3.48 miliarde leke, duke u rritur mbi 5 here ne vlere krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.


Deficiti ka ardhur duke u thelluar me tej gjate muajit prill. Ne tre muajt e pare te ketij viti, deficiti tregtar me gjashte vendet e rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosove, Maqedoni, Kroaci, Bosnje-Hercegovine) rezultonte tri here me i larte ne vlere, krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2008. Lehtesite doganore per te zhvilluar tregti me keto vende nuk duket te kene qene ne favor te prodhuesve shqiptare.


Deficiti tregtar rezulton te jete rritur mbi te gjitha per shkak te renies se eksporteve drejt ketyre vendeve. Sipas te dhenave nga doganat, vlera e eksportit deri ne fund te prillit te ketij viti ishte 0.75 miliarde leke, nga 2.81 miliarde leke te eksportuara gjate periudhes janar-prill 2008 ne keto vende.

Ndersa vlera e eksporteve ka rene me 73%, importet per te njejten periudhe jane rritur rreth 22%. Mallrat e importuara nga vendet fqinje te Ballkanit, sipas te dhenave doganore, arriten ne keto 4 muaj ne 4.23 miliarde leke.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#10

Post by Aulona » Tue Jul 21, 2009 8:08 pm




Owwww ne kemi energji dhe uje 24/7, c'fare po ndodh?!
Ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e ujit në Vlorë është kthyer në një mankth për mjaft pushues që kanë vendosur ti kalojnë ditët e nxehta në jug. Sic shprehen ata, këto probleme ndikojnë në imazhin e turizmit.

VLORE- Pushues të shumtë të ardhur nga Kosova, Maqedonia por edhe nga brenda vendit që kanë vendosur të kalojnë pushimet në bregdetin e jugut, shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me ndërprerjet e herë pas hershme të energjisë elektrike.
Vendin e parë përsa i përket problematikës së turizmit në Vlorë në këtë sezon veror, sipas pushuesve e zë mungesa e energjisë elektrike por edhe e ujit të pijshëm. Ky shqetësim i vazhdueshëm , shfaqur ditë më parë për mjaft pushues është bërë shkak që të ndërpresin pushimet e tyre dhe të largohen.
Sic shprehen dhe vetë pushuesit, nëse nuk përmirësohen kushtet më minimale për të kaluar ditët e nxehta në bregdet, dëmi i turizmit mund të jetë i madh. Të shtunën e kaluar, qyteti i Vlorës u përfshi nga terri për disa orë, ndërsa raste të tilla ndikojnë në imazhin e turistit në vend, jo vetëm për pushuesit shqiptarë por edhe për ata të huaj.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#11

Post by Aulona » Thu Jul 23, 2009 10:06 pm

Mbërrin kriza, qeveria ndalon investimet


Thellohet deficiti në arkën e shtetit. Berisha urdhëron ministrat: Asnjë investim i ri pas 3 gushtit. Çdo tender do të hapet vetëm me firmën time

Ard Kola, Gjergj Erebara



Zyrtarisht vendi ka hyrë në krizë ekonomike. Thirrjet e vazhdueshme nga biznesi për të marrë masa, si dhe sugjerimet e ndërkombëtarëve për më shumë kujdes me shpenzimet, qeveria i ka marrë në konsideratë vetëm dje, pas gjashtë-shtatë apelesh. Shpenzimet e tepërta në kohë fushate dhe rritja e borxhit publik, e detyrojnë Kryeministrin Sali Berisha të marrë një vendim, që kurrë më parë s‘e kishte menduar: bllokimin e investimeve. Me propozim të ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave vendosi dje që të mos pranojë kryerjen e tenderëve për investime publike pas datës 3 gusht 2009. Duke përjashtuar investimet e huaja, pas kësaj date nuk do të lejohet hapja e projekteve të reja, që nuk është tenderuar. Tejkalimi i investimeve deri në 260 për qind më shumë se viti i kaluar dhe rritja e deficitit buxhetor e kanë detyruar Berishën ta shikojë me seriozitet situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Edhe pse ky vendim bëhet për të kursyer paratë në buxhet, diferenca e mbetur prej 214 milionë eurosh, e programuar për t‘u investuar, do t‘i mungojë ekonomisë. Ministria e Financave nuk e pranon këtë argument, duke paraqitur variantin se "vendimi për ndalimin e investimeve pas datës 3 gusht ka për qëllim rritjen e efikasitetit për kontratat aktuale në projektet publike. Plani është që forca e punës të përqendrohet te projektet e nisura deri më 3 gusht. Më tej, askush nuk garanton ecurinë e projekteve të reja, sikurse ka ndodhur më parë". Vitin e kaluar, Berisha urdhëroi administratën qendrore që t‘i ndërpriste tenderët pas datës 1 nëntor, por vendimi nuk u respektua plotësisht, ose të paktën u la në heshtje që të shkelej.

Bllokimi

Qeveria vendosi mosfillimin e procedurave të prokurimit për fondet e investimeve të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", të paprokuruara deri më 03.08.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 03.08.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit. Nga ky vendim, bëjnë përjashtim investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore. Po sipas vendimit, zhbllokimi i fondeve për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 03.08.2009, lejohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.


Arsyeja?

Frikë nga ministrat në ikje


Aktualisht, Kryeministri Sali Berisha ndodhet në negociata me forca të ndryshme politike për të riformatuar qeverinë e re, e cila do të dalë pas 3-4 shtatorit 2009. Në këtë situatë, Berisha u ndalon ministrave në ikje zhvillimin e tenderëve, duke shmangur ndonjë abuzim me fondet e shtetit. Ky variant mbetet, pasi në pikën 3 të VKM-së thuhet se investimi mund edhe të hapet, nëse e miraton Kryeministri.

Bilanci

Gjatë gjashtëmujorit të parë, qeveria shpenzoi gjithçka që mundi si pjesë e fushatës

"Fluturon" deficiti buxhetor, shpenzohen paratë e privatizimeve



Buxheti i shtetit shënoi një deficit prej 243 milionë eurosh gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, nga vetëm 26 milionë euro që ishte deficiti në gjashtëmujorin e parë 2008. Deficiti është rritur nga muaji në muaj, për shkak se të ardhurat e buxhetit kanë qenë shumë më të pakta sesa një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Deri në qershor, qeveria shpenzoi 160 milionë euro të ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milionë euro kredi të huaja. Për shkak se qe nën mungesë konstante parash, qeveria u detyrua t‘i kërkojë para borxh Bankës së Shqipërisë. Huamarrja direkte nga BSH ndodh për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2002. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo huamarrje është rruga që kanë ndjekur qeveritë e ndryshme drejt katastrofës së inflacionit. Megjithatë, kredia direkte duket se u shlye nga qeveria brenda një periudhe të shkurtër kohore.


Pasojat

Shpenzimet e larta buxhetore gjatë gjashtëmujorit të parë ndihmuan në rritjen ekonomike të vendit. Kështu, sektori i ndërtimit përjetoi një rritje prej 8 për qind në vlerë reale, shifër kjo aspak habitëse, për shkak se në fakt nuk pasqyron rritje të ndërtimit, por vetëm ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Por një politikë e tillë nuk mund të sjellë rritje afatgjatë, për shkak se deficiti i lartë buxhetor duhet medoemos të rikuperohet. Kështu, rritja e shpejtë e ndërtimit në gjashtëmujorin e parë pritet të shoqërohet me rënie po aq të shpejtë në gjashtëmujorin e dytë.

Plani i qeverisë për shkurtim të shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet të sjellë për pasojë edhe zbutje të rrezikut për stabilitetin makroekonomik të vendit. Leku pritet të jetë më pak nën presion gjatë muajve në vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do të zbuten. Por keqpërdorimet paraelektorale do të vijojnë të godasin ekonominë e vendit edhe për shumë vite, për shkak se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm do ta detyrojë qeverinë të kursejë në shpenzime për të paktën disa vite. Ndalimi i tenderëve për pesë muajt e mbetur të vitit pritet të mbyllë shumë vende pune, si dhe të zhysë në vështirësi edhe më të mëdha kompanitë e ndërtimit, për shkak se investimet e qeverisë përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të këtij sektori. Qeveria pritet të përballet edhe me rritje të kërkesave për pagesa papunësie për shkak të vendeve të punës që do të humben në ndërtim. Në këtë sektor punojnë rreth 50 mijë shqiptarë.

Tabela

Situata buxhetore janar-qershor në milionë euro

fakt 08 plan 09 fakt 09 Diferenca 09
Të ardhura 1,003 1,199 1,114 -86
Shpenzime 1,064 1,398 1,356 -41
Investime 216 339 359 +19
Investime të brendshme 87 278 314 +35
Deficiti -26 -199 -243 -44
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#12

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:11 pm

“Qeveria e mbytur në borxhe, nuk ka asnjë plan për zgjidhjen”


Qeveria nuk ka asnjë plan emergjent shpëtimi për të përballuar deficitin e lartë buxhetor të shkaktuar nga marrja e borxheve të shumta si jashtë ashtu dhe brenda vendit. Kreditë tregtare me interesa të larta dhe borxhet e tjera të marra gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar nga qeveria, e kanë bërë të pakapërcyeshëm malin e borxheve të krijuara. Nisur nga fakti, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë analizuar situatën e cila sipas tyre duket tepër e zymtë për të ardhmen. Nëpërmjet analizës së saj, BSH-ja i ka rekomanduar qeverisë shqiptare të hartojë një plan rezervë për shlyerjen e borxhit të jashtëm që u mor vitin e kaluar përkundrejt interesave shumë të larta, ndërsa kërkoi gjithashtu që vendi të hartojë një rregullore për të përcaktuar se sa, si dhe për çfarë arsyeje qeveria mund të kërkojë borxhe tregtare në tregun ndërkombëtar. BSH-ja shprehet e shqetësuar për mënyrën se si qeveria hyn në marrëveshje huamarrjeje, si dhe për skenarin e dobët për shlyerjen apo menaxhimin e këtij borxhi. Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, buxheti i shtetit shënoi një deficit prej 243 milionë eurosh, nga 26 milionë euro që ishte deficiti në 6-mujorin e parë të vitit 2008. Sipas ekspertëve, deficiti është rritur nga muaji në muaj, për shkak se të ardhurat e buxhetit kanë qenë shumë më të pakta sesa një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Deri në qershor, qeveria shpenzoi 160 milionë euro të ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milionë euro kredi të huaja. Për shkak të mungesës konstante të likuiditetit, qeveria u detyrua t’i kërkojë para borxh BSH-së. Huamarrja direkte nga BSH-së ndodhi për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2002.

Analiza

"Rritja e huamarrjes publike dhe private prej 456 milionë eurosh, prej të cilave 74 për qind për sektorin publik, ka siguruar një burim financimi në sajë të të cilit është lehtësuar situata e likuiditetit të tregut të brendshëm. Megjithatë, për shkak të termave të huamarrjes, kostoja e shërbimit të borxhit për huanë publike do të jetë e konsiderueshme në afat të mesëm",- thuhet në analizën e BSH-së. Qeveria shqiptare tërhoqi 230 milionë euro me interesa tregtare dhe me një kontratë që e detyron të fillojë ta shlyejë principalin pas disa vitesh. E gjithë kjo kredi iu dedikua rrugës Rrëshen-Kalimash. Qeveria tërhoqi edhe rreth 100 milionë euro për projekte të tjera. Por sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria tërhoqi këtë vit edhe 250 milionë euro të tjera kredi me një interes stratosferik me euribor plus 9.65 për qind. "Nevojitet përcaktimi dhe zbatimi me disiplinë i kritereve të marrjes së borxhit të huaj, në atë mënyrë që të përballohet kostoja e rifinancimit ose e shlyerjes së tij në momentin e maturimit",- vijon më tej analiza e BSH-së. Kredia do të maturohet në vitin 2012, kur do të duhet të shlyhet i gjithë principali, plus mbi 75 milionë euro interesa. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, plani i qeverisë është i thjeshtë: të emetojë eurobonde vitin e ardhshëm me interesa më të ulëta për të shlyer kredinë e tërhequr në kushte të krizës botërore dhe mungesës së likuiditetit. Por për BSH-në, një skenar i tillë nuk është tërësisht i besueshëm. Për një arsye apo një tjetër, qeveria mund të mos jetë në gjendje të emetojë eurobonde në vitin 2010, gjë që mund ta vendosë buxhetin në vështirësi serioze. Për më tepër, plani për emetimin e eurobondeve nuk nënkupton një strategji konkrete për shlyerjen e borxheve të marra gjatë dy viteve të fundit. "Krahas pritjeve për të rifinancuar këtë borxh në terma më të leverdisshëm nëpërmjet huamarrjes në tregun ndërkombëtar, sektori publik duhet të identifikojë dhe të përgatisë mënyra alternative rezervë të rifinancimit ose të pagesës", thotë analiza e BSH-së.

Rreziqet

Rreth vitit 2012, buxheti i shtetit përballet me shumë rreziqe. Dy kreditë më të rënda maturohen në këtë kohë, ndërsa Shqipërisë i duhet të mendojë edhe shlyerjen e principalit të kredive me terma të butë të tërhequr nga Banka Botërore gjatë njëzet viteve të fundit. Për më tepër, disa ekspertë paralajmërojnë se sistemi i sigurimeve shoqërore do të përballet me një rritje të fortë të përfituesve gjatë viteve në vijim. Megjithëse ka një buxhet prej 2.9 miliardë eurosh, Shqipëria shpenzon 75-80 për qind të tij për paga, pensione, pagesa të interesave të borxhit e të tjera shpenzime të tilla. Çdo vit buxheti shpenzon më pak se 200 milionë euro për investime me burime të brendshme. Përballë rënies së ekonomisë dhe rritjes së kostos së borxhit publik, besohet se vendi mund të gjendet në vështirësi serioze. Situata të tilla konsiderohen shumë problematike në ekonomitë e vendeve me të ardhura të ulëta si Shqipëria, për shkak se nëse qeveria detyrohet të ndërpresë investimet për të shlyer interesat e borxhit, ekonomia e vendit ngadalëson rritjen dhe për pasojë edhe të ardhurat fiskale të qeverisë tkurren. Plani i qeverisë për shkurtim të shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet të sjellë për pasojë edhe zbutje të rrezikut për stabilitetin makroekonomik të vendit. Leku pritet të jetë më pak nën presion gjatë muajve në vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do të zbuten. Por keqpërdorimet paraelektorale do të vijojnë të godasin ekonominë e vendit edhe për shumë vite, për shkak se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm do ta detyrojë qeverinë të kursejë në shpenzime për të paktën disa vite. Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike prej mesatarisht 7 për qind që nga rënia e komunizmit deri në vitin 2001, por pas krizës energjetike të vitit 2002, rritja u ngadalësua në 5.5 për qind, ndërsa një krizë e re rrezikon ta tkurrë më tej ritmin natyral të rritjes, gjë që pakëson shanset për rritje të mirëqenies për dekadën e ardhshme. Për më tepër, shlyerja e borxhit të jashtëm gjatë viteve në vijim mund të shkaktojë luhatshmëri të konsiderueshme në fluksin valutor, për shkak se qeveria duket se nuk e ka vrarë mendjen gjatë se çfarë do të ndodhë kur të vijë koha e shlyerjes së borxhit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#13

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:12 pm

BSH: Ekonomia e vendit ka pak shanse për sukses në vitin 2010

Banka e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu qeverinë se sipas analizave të saj, skenari për të zëvendësuar kredinë aktuale të shtrenjtë me eurobonde me çmime të pranueshme vitin e ardhshëm, ka shumë pak gjasa të dalë me sukses. "Që prej gjysmës së dytë të vitit 2008, vijon një rënie e dukshme e interesit të investitorëve të huaj për të blerë borxhin e vendeve në zhvillim. Kjo situatë nuk pritet të ndryshojë për sa kohë që edhe faktorët të cilët e përcaktojnë atë do të zgjasin",- thotë analiza e BSH-së. Bankat europiane, nga ku shpresohet se do të dalin paratë për të rifinancuar borxhin shqiptar, duket se vijojnë të jenë në vështirësi dhe shumë larg pastrimit total nga borxhet e këqija. Analizat e Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se bankat e Eurozonës do të humbasin edhe së paku 250 miliardë euro të tjera deri në vitin e ardhshëm. "Për këtë arsye është e nevojshme që mundësia e rifinancimit të borxhit të huaj në terma më të favorshëm në një periudhë afatmesme, të konsiderohet me kujdesin e nevojshëm për të parashikuar mundësi alternative në rast se kjo provohet e vështirë në praktikë", thotë BSH.


24 Korrik 2009
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqiepetare

#14

Post by Sally » Sat Jul 25, 2009 1:37 pm

Ja si u shpreh ish-zv.ministri e Ekonomise

Mendoj se nuk ka kohë të demonstrohet kokëfortësi dhe mendjemadhësi në menaxhimin e situatës ekonomike tashmë në krizë. Edhe pse me vonesë, reflektimi përsëri do të jetë i dobishëm.

*Dr. Pajtim Bello është ish-zv.ministër i Ekonomisë


Po pse shprehet TASHME, dhe EDHE PSE ME VONESE?

Po nje pyetje kisha une per ish-zv.ministrin e ekonomise:

Pse nuk e deklaruat kete situat kur ishit vet ne detyren e ngarkuar si zv.minister i ekonomis?!

Apo si gjithmon te njeten teori, shifrat e sakta i nxirrni kur nuk jeni me ne detyren e caktuar, se nje gje eshte ne strukturen e ekonomis (ne e keni studiuar) qe pasojat e nje krize-ekonomike, nuk arrine sot per neser, po jan pasojet 2-3 vjecar ( te shkuara ) qe ekonomia nuk ka investuar ne gjendje te lart, dhe nuk ka siguruar buxhetin per te siguruar nje situat te till qe po jetojm sot!
Keshtu qe zv.minister: mos u jep mendt atyre qe jan ne fuqi tani, se duhet ti perdornje vet kur ishe ulur ne te njeten karrige!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#15

Post by Adriana » Sun Jul 26, 2009 1:03 am

Transporti, asnjë udhëtar nuk do të udhëtojë pa biletë

Askush nuk mund të udhëtojë pa u pajisur me biletë, në të kundërt do të gjobitet. Kësaj here, Ministria e Financave në bashkëpunim me administratën tatimore e ka marrë seriozisht luftën kundër evazionit dhe informalitetit në sektorin e transportit rrugor. Vendimi prek më së shumti linjat e mëdha të transportit, të cilët në të shumtën e rasteve nuk i pajisin pasagjerët me bileta, kurse për taksitë dhe furgonët, do të punojnë me anë të taksimetrit. Një vendim i marrë në muajin qershor, por i fuqizuar në ditët e fundit, udhëzon tatimorët dhe subjektet private si të veprojnë në përmbushjen e detyrimeve për t‘u pajisur me biletë. Në pikën dy të vendimit, ministra sqaron se, bileta duhet të këtë brenda në çmim edhe vlerën e shtuar, pra TVSH-në, duke iu referuar legjislacionit në fuqi. Për të zbatuar vendimin, i cili prek të gjitha linjat e transportit brenda dhe jashtë vendit, ministria ka udhëzuar tatimorët sesi të veprojnë. Megjithatë, vendimi nuk sqaron sesi do të veprohet me taksitë, që i kanë të vendosura taksimetrat, por që nuk janë në punë, për shkak të mosmiratimit të tarifave. "Në rastet e shërbimeve për të tretë ose në shërbime të rregullta, të specializuara apo të organizuara brenda vendit ose ndërkombëtare, pasagjerët nuk pajisen me bileta, por agjencia e udhëtimit i lëshon faturën tatimore drejtuesit të shoqërisë ose përfituesit të shërbimit. Në këto raste, drejtuesi i mjetit duhet të ketë gjatë udhëtimit listën e udhëtarëve dhe faturën tatimore, të lëshuar nga agjencia e udhëtimit", sqaron ministria.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”