"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme ekonomike Shqipetare

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#16

Post by Adriana » Sun Jul 26, 2009 1:06 am

BSH diskuton javën e ardhshme administrimin e rezervës valutore

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore do të diskutojë javën e ardhshme disa ndryshime në rregulloren “Mbi politikën e investimit për administrimin e rezervës valutore”. Burime të këtij institucioni mbikëqyrës bëjnë të ditur se rendi i mbledhjes së ditës së mërkurë, datë 29. 07. 2009 do të përfshijë edhe diskutimin e projektit “Për miratimin e Deklaratës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009” dhe “Për rishikimin e Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2009”. Në këtë mbledhje pritet gjithashtu miratimi i projektit “Për miratimin e rregullores”, “Për transaksionet me titujt ndërmjet bankave dhe funksionimin e sistemit të regjistrimit të titujve”. Banka e Shqipërisë vazhdon t’i kushtojë vëmendje të veçantë përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së saj dhe llogaridhënies së saj, kryesisht nëpërmjet një transparence në rritje të pandërprerë, ndërkohë që politika monetare do të synojë të ankorojë brenda parametrave të parashikuar shifrat për inflacionin kombëtar
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#17

Post by Adriana » Sun Jul 26, 2009 1:09 am

Duket nje veprim dhe nje fillim i mire ky nga qeveria e re per te vendosur rregulloren “Mbi politikën e investimit për administrimin e rezervës valutore”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#18

Post by Adriana » Sun Jul 26, 2009 2:49 pm

Adriana wrote:Duket nje veprim dhe nje fillim i mire ky nga qeveria e re per te vendosur rregulloren “Mbi politikën e investimit për administrimin e rezervës valutore”.




Ministria e Financave:
Ndryshimet në ligj,Sherefedin Shehu

Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, pranon se
deri tani është punuar në bazë të një ligji të hartuar
që në vitin 1984. Ai shton se, ndryshimi i tij është bërë
me përfundimin e draftit, duke e zëvendësuar me një të
ri, “Mbi menaxhimin e kontrollit fi nanciar”. Standardet
e reja të kërkuara nga BE-ja e detyruan palën shqiptare
të ndryshonte ligjin, zbatimi i të cilit mund të bëhet në
vitin 2010. “Kemi punuar më të pa pasur pengesa,
për aq kohë sa respektonim standardin tonë, sikurse
vepron çdo vend. Megjithatë, ka shumë elementë që
duhen ndryshuar, për efekt të sistemit të ri të kontabilitetit”,
sqaroi Shehu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#19

Post by Adriana » Mon Jul 27, 2009 12:15 pm

A ndikon kriza rritjen e shpenzimeve lojerat e fatit? Pse e bejme rrush e kumbulla nje te gjashten e parave qe vijne nga emigracioni, dhe nje vendim qeveritar qe stimulon rritjen e kazinove


Cinikisht, thuhet se instikti per kumarin ka bere qe njeriu i sotem te mos mbetet nje majmun maje pemeve. Dhe nisur nga lashtesia jone si popull, me siguri qe nuk kemi qene te fundit ne rrugen e shnderrimit njerezor. E aq me pak sot duam te jemi te fundit ne vleresimin e vetes dhe ne venien ne dukje te ketij “virtyti”. Duke i kushtuar rendesine e duhur kujdesemi per tempujt e tij, vetem e vetem qe rraca njerezore te vazhdoje te quhet e tille. Kazinote, ruletat, black jack, e kuqe - e zeze, e tek a cift perhere e me shume po shtrihen ne ambientin tone te qyteteruar per te siguruar, qe pasardhesit tane te mos e mbajne frymen gjalle me gjethe bambuje e banane. Dhe pervecse sigurojme vazhdimin e zgjuarsise dhe zhvillimin e rraces, neper te xhirojme edhe ca leke duke lene sa me troke te jete e mundur buxhetin familjar. Jo pak, por 100 milione dollare ne bixhoz dhe llotari kane xhiruar nga xhepat e bixhozdashesve ne ato te bixhoz-ofruesve gjate vitit te kaluar, me nje rritje 70% ne krahasim me vitin 2007. Kjo tregon se shqiptaret jane shume te pasur dhe e kane kaluar stadin e majmunit maje pemes, apo qe jane shume te varfer dhe shpresojne qe me nje “te hudhme” te zarit te sjellin ne shtepi me shume se nje banane.

Ekspertet e ekonomise thone se kjo eshte shenje krize. Dhe jo sepse po ndodh tek ne, por se eshte tregues universal qe kur ke probleme financiare, zgjidhjen se pari e kerkon tek fitimi i lehte. Ne kete rast perqafohet filozofia: S’kam leke, prandaj blej shtrenjte. Pastaj paraja e fituar shijon me pak se ajo e vene ne loje. Por kjo aman nuk vlen per qeverine. Asaj i intereson loja, sepse i sjell jo pak te ardhura. Fiks 2.1 miliarde leke u derdhen ne buxhetin e shtetit ne vitin 2008 ne formen e taksave qe paguajne pronaret e rulotave e black jackut. Sigurisht nuk jane para pronaresh, por viktimash. Ne tre vitet e fundit te ardhurat nga bixhozi kane pesuar vetem rritje, ndaj dhe qeveria e pa te arsyeshme te ndryshoje rregullat e lojes, duke ulur taksat per lojerat e fatit dhe kazinote e te gjitha llojeve, ku perfshihet edhe ulja e takses se licenses per kater kazino te projektuara per t’u ndertuar ne bregdet me 3.3 here.

Nje ulje takse kjo, qe per deputetin socialist Andis Harasani lexohet me 28 milione dollare te munguara ne buxhetin e shtetit: “Eshte e papranueshme te mendosh se ish kampioni i luftes kunder kazinove, njeriu qe premtoi se do te hiqte dhe kazinone ne qender te kryeqytetit, sot, vetem 4 vite me vone, u fal pa asnje pergjegjesi 28 milione dollare pronareve te ardhshem te ketyre kazinove ne bregdet”. Me ligjin e vitit 2004, ne Shqiperi mund te jepeshin deri ne 5 licensa per hapje kazinosh, nder te cilat e para u hap ne vitin 2005 mes shume diskutimesh e polemikash. Ligji i ri, krijon hapesira per dhenie licensash te reja ne zona bregdetare, ekzaktesisht 4 me kushte te tjera taksimi. Pra nese nje kazino qe te licensohej duhet te paguante per 10 vjet, 10 milione leke, tani duhet te paguaje cdo vit 2 milion leke. Dhe kjo eshte cilesuar si ulje takse. Nderkohe ato qe realisht do te kushtojne me shume jane licencat per llotari kombetare. Per te marre nje te tille duhet te paguhen 300 milione leke (3 milione dollare), ndersa me pare kjo license kushtonte vetem 1.2 milione dollare. Opozita e ka quajtur kete vendim klientelizem nga ana e kryeminstrit Berisha, i cili sipas Harasanit ka interesat e tij ne dhenien e licensave te reja te kazinove ne zonat bregdetare. Ky ndryshim kursi i kryeminsitrit, i cili 4 vjet me pare luftonte per heqjen e te vetmes kazino, tani krijon lehtesira per hapjen e 4 te tjerave dhe krijon nje ligj qe t’i detyroje te gjitha subjektet e lojerave te fatit, te deklarohen. Kjo sipas ekonomisteve nuk ka te beje aspak me ndonje pasion te ri per bixhozin nga ana e kryeministrit, por per gjetjen e rrugeve per te sjelle sa me shume te ardhura ne buxhet. Dhe ajo e bixhozit nuk eshte nje fete per te mos u marre ne konsiderate.

Edhe pse taksat mbi kazinote dhe lodrat kane sjelle nje rritje prej rreth 400 milione leke te ardhura, krahasuar me nje vit me pare, nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve pohojne se ky eshte sektori me teper problematik ne lidhje me deklarimet. Edhe pse siguron miliona dollare te ardhura, subjektet e lojerave te fatit kane derdhur ne arken e shtetit vetem 18 milione dollare. Ne dokumentin e parashikimit te te ardhurave per vitin 2009, Ministria e Financave sqaron se niveli i te ardhurave nga aktivitetet e lojerave te fatit eshte teper i vogel. “Pjesa e te ardhurave qe vijne nga subjektet e lojerave te fatit, ze nje vend te paperfillshem ne totalin e te ardhurave nga tatim-fitimi, vetem 0.3% per vitin 2008”, thuhet ne dokument. Gjate tre muajve te pare te vitit ka pasur nje realizim te te ardhurave nga lojerat e fatit qe arrin ne 162.2, ose shprehur ne shifra rreth 292 milione leke ose 3 milione dollare. Rritja ne te ardhura ne kete sektor vjen ne nje kohe qe nje pjese e madhe e aktoreve operojne pa license ose ne fshehtesi. Keto deklarata kane ardhur nga vete drejtoria perkatese ne Ministrine e Ekonomise, e cila ka sqaruar se nje pjese e mire e ambienteve ku luhet bixhoz nuk kane ruajtur standardet e percaktuara nga ligji. Kjo eshte edhe taksa, qe sipas tatimeve ka pasur edhe rritjen me te madhe gjate tre muajve te pare te vitit. Cka ne vija te trasha do te thote se shqiptaret po harxhojne para per te fituar para. Dhe nuk jane pak, po te llogaritesh fitimet qe qarkullojne cdo vit nga lojrat e fatit. Lloto, gervishtje, bingo, videopoker, kazino, por edhe lojera permes internetit, e kane kthyer bixhozin ne nje konsum kolektiv me rregulla te thjeshta e fitime te lehta. Dhe ketu nuk behen dallime nese je nje biznesmen, politikan, buxhetor apo pensionist. Te gjithe dine te gervishin, por pak te fitojne. Nese ne bote kumari daton shume me heret, ne Shqiperi lulezimin e pati pas viteve ’90, ku te gjithe u sulen drejt bingove apo lojrave te fatit duke u joshur nga fitimet e lehta. Pak fituan, shume humben duke lene fitimet e nje jete ne to. Ndryshonte vetem loja, nga e kuqe e zeze, tek me vrime pa vrime e deri tek zaret e hedhura ne rulete apo deri tek pokeri me elitar. Qellimi ne fund mbetet i njejte. Te genjesh veten se po vure 2 leke do fitosh 10. Fati mund te te buzeqeshe nje here, por te dyten nuk te le me jek e jek. Pronaret e kazinove dhe te lojerave te fatit nuk kane me moment me mire per shtimin e te ardhurave se ky, ku gjithnje e me shume njerez hedhin zaret ne ruletat e tyre, duke iu shtuar te ardhurat, qe me pas dhe ata ne reaksion zinxhir ja derdhin qeverise. Sidomos muajt e fundit, po vihet re se kendet e lojrave te fatit po sfidojne edhe “mbretin” e kapitalizmit shqiptar, kafenene. Aty ku sheh se nje e tille po mbyllet, me siguri qe pas nje jave gjen nje “kazino”. Si rezultat kemi me shume njerez te varferuar, me shume para ne buxhet dhe prape varferi ne rritje. Duhet t’ia veme fajin nje krize, qe refuzohet me te forte se nuk ekziston, apo ngasjes se shiptareve per te bere para te lehta?! Pergjigjen e gjejme pak tek te dyja. Pra qe jemi “pak” ne krize, dhe kur je ne hall, te vjen me e lehte te kapesh pas fijeve te kashtes, qe te duken si trare. Dhe per te mos qendruar maje tyre si majmunet, i hedhim nganjehere zaret. E per nje popull fukara si ne, 100 milion dollare nuk jane dhe aq fije kashte.



Ndryshimet e reja

Taksat per ushtrim veprimtarie ne fushen e lojerave te fatit per baste sportive, baste per gara ne piste, per kazino, per kazino elektronike, per lotari kombetare, per bingo tradicionale dhe per bingo televizive.

Per baste sportive 2 000 000 leke/vit;

Per baste per garat ne piste 2 000 000 leke/vit;

Per kazino elektronike 1 000 000 leke/vit;

Per bingo tradicionale 2 000 000 leke/vit;

Per bingo televizive 2 000 000 leke/vit.

Per marrjen e licenses per lotari kombetare 300 000 000 leke;

Per kazino:

Per Tiranen 1 000 000 000 leke;

Ne zonat turistike 300 000 000 leke.



Ligji i vjeter

Taksa per regjistrimin e lojerave te fatit, kazinote, konkurset per parashikimet sportive, per lotarine kombetare, per garat sportive, qe zhvillohen ne hipodrom, caktohet si me poshte per: Lojerat e fatit, si lojera aritmetike, lojera fati sportive dhe elektronike, me fitim ne cast 10 000 000 leke;

Kazinote 1 000 000 000 leke;

Lotarine kombetare 120 000 000 leke;

Garat sportive qe zhvillohen ne hipodrom 20 000 000 leke;

Konkurset per parashikimet sportive 120 000 000 leke.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#20

Post by Adriana » Wed Jul 29, 2009 4:05 pm

Image

Prifti: Dy masat e qeverisë së re kundër krizës


TiranëLëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të ditur sot se kjo forcë politike po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë. Në një konferencë, deputeti i zgjedhur Dritan Prifti deklaroi se programi do të ketë propozime konkrete.
“Ne do të kemi dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ri qeverisës 2010, pavarësisht se ai tashmë ka filluar të përpunohet në Ministrinë e Financave dhe ministri të tjera, por me krijimin e Qeverisë së re ne do fillojmë të kontribuojmë për të futur në këtë buxhet disa elementë të nevojshëm që ka LSI-ja në programin e saj. Ne do të përfshijmë në këtë buxhet disa nga propozimet tona në këtë program, më konkretisht përfshirjen e një fondi të veçantë garancie për sistemin bankar për të rritur kreditimin në sektorin bujqësor dhe në atë energjetik në vend”, tha ndër të tjerash Prifti.

Ai shtoi se sektorët energjetik dhe bujqësia janë dy shtyllat kryesore, ku rritja e kredisë mund të ketë ndikim të menjëhershëm për zbutjen e krizës dhe tejkalimin e kësaj krize.

“Fshati shqiptar është në një gjendje shumë të vështirë dhe si pasojë e krizës globale dhe si pasojë e mungesës së investimeve afatgjata në bujqësi, ndaj ne mendojmë që hapja e këtij fondi garancie nga ana e buxhetit të shtetit dhe Qeverisë për të stimuluar investimin në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, apo në industrinë ushqimore, do të ndihmojë fshatin shqiptar të kalojë këtë situatë krize”, tha më tej zyrtari i LSI-së.

Gjithashtu, Prifti tha se janë afro 100 koncesione të ndryshme për hidrocentrale , dhe ka filluar ndërtimi i dy apo i tre prej tyre. “Pra ka një nivel shumë të ulët të investimeve në këtë sektor dhe krijimi i këtij fondi garancie bankare për këtë sektor do të nxisë investimet në këtë fushë”, vijon deklarata.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#21

Post by Aulona » Wed Jul 29, 2009 4:22 pm

Ecuria e ekonomisë, BSH kundër qeverisë:Të vijojnë investimet




Mire e ke ti, por me c'fare do ti vazhdoj ai keto investime?!
Ai futi duart ne buxhetin e shtetit per fushaten, gje qe eshte kundra ligjit kudo ne bote, dhe tani ka ndaluar c'do punim. Kete gje e aprovoi edhe personi qe solli videon e rruges Durres-Kukes ku punimet mbas ingaurimit kishin ngelur pezull. E keshtu ne presim shirita, fusim nga nje lopate edhe ua bejme kushtet me te veshtira njerezve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i sygjeron qeverisë që të vazhdojnë investimet në sektorët bazë të ekonomisë, me qëllim garantimin e rritjes ekonomike. Sygjerimi i Fullanit bie ndesh me deklaratën e pak ditëve më parë të kryeministrit Berisha, i cili njoftoi se duke filluar nga shtatori nuk do të kryhen më prokurime publike. Për Bankën e Shqipërisë, rritja ekonomike e vendit mbetet ende e paqartë, kjo pasi efektet e krizës globale kanë prekur tashmë ekonominë reale. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Banka e Shqipërisë i rekomandon qeverisë që të vazhdojë investimet në sektorët bazë si infrastrukturë, energjetikë, arsim dhe shëndetësi, si një mënyrë për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit. Deklarata e Guvernatorit Ardian Fullani bie ndesh me atë të pak ditëve më parë të Kryeministrit Berisha i cili njoftoi se duke filluar nga shtatori nuk do të zhvillohen më prokurime publike.

“Qëndrimi i Bankës së Shqipërisë ka qënë dhe është që ne duhet të vazhdojmë investimet sidomos në infrastrukturë, energji dhe më tej shëndetësi arsim e me radhë. Por më e rëndësishme është qëndrimi tashmë i konfirmuar i imi mbi vazhdimin e reformës strukturore. Rritja afatgjatë dhe e qëndrueshme e Shqipërisë do të sigurohet vetëm nën masat e një horizonti afatgjatë lidhur me reformën strukturore. Vazhdimi i reformës strukturore do të na sigurojë padiskutim një rritje të qëndrueshme. Në planet e investimeve për infrastrukturën duhet parë kuadri i përgjithshëm operacional, horizonti i tij përsa i përket reformës strukturore” u shpreh Fullani.

Për Bankën e Shqipërisë, rritja ekonomike e vendit mbetet ende e paqartë, pavarësisht shifrave optimiste të publikuara nga INSTAT dhe qeveria. Kjo pasi efektet e krizës globale kanë prekur tashmë ekonominë reale.

“Të dhënat mbi ekonominë reale janë të pakta. Banka e Shqipërisë gjykon se 6 mujori i parë i vitit është karakterizuar nga një rritje pozitive ekonomike. Nga ana tjetër, rritja e ulët e kredisë dhe e ofertës monetare, ngadalësimi i të ardhurave buxhetore dhe tregues specifikë të sektorëve të caktuar të ekonomisë sugjerojnë se ritmi i rritjes ekonomike është zvogëluar. Është ende herët të konkludojmë mbi ecurinë ekonomike gjatë vitit 2009 e në vazhdim ” theksoi Fullani.

Guvernatori i ka kërkuar qeverisë që të tregojë kujdes me deficitin buxhetor pasi të ardhurat kanë pësuar rënie, ndërkohë që shpenzimet gjatë pjesës së parë të këtij viti janë rritur ndjeshëm. Ky tregues ka arritur aktualisht vlerën e 30 miliard lekëve dhe rrezikon të tejkalojë objektivin e vendosur.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#22

Post by Sally » Thu Jul 30, 2009 4:02 pm

Tarifat e studimit për të gjitha degët, qeveria nuk bën ndryshime




Tarifat e studimit që një student do të paguajë për vitin akademik 2009-2010, do të mbeten të pandryshuara edhe për këtë vit. Vendimi i përket Këshillit të Ministrave.




Në Universitetin e Tiranës, përjashtuar degët e Arkitekturës, Drejtësisë, ato të Shkencave Sociale, Farmacisë, Stomatologjisë dhe Shëndetit Publik, ku studentët do të paguajnë 30 mijë lekë, Fakultetit të Mjekësisë, Infermierisë dhe Ekonomisë 25 mijë lekë, degët e Fakultetit të Histori-Filologjisë 20 mijë lekë, tarifat e tjera shkollore në të gjitha degët do të jenë 15 mijë lekë. Në Universitetin Politeknik, dega më e shtrenjtë edhe për këtë vit mbetet Arkitektura.


Studentët do të paguajnë në një vit akademik në këtë degë 30 mijë lekë, në programin e studimit Inxhinieri Ndërtimi 25 mijë lekë, Inxhinieri Elektronike dhe Elektrike 20 mijë lekë, ndërsa për të gjitha degët e tjera të studimit 15 mijë lekë.


Në Akademinë e Arteve, programi ku studentët do të paguajnë më shumë të holla do të jetë Regji Filmi 80 mijë lekë, ndërsa në të gjitha programet e tjera të studimit, që përfshin akademia, 30 mijë lekë.


Në Akademinë e Sportit, tarifa që një student duhet të shlyejë do të jetë 20 mijë lekë. Në Universitetin Bujqësor, përjashto programet e studimit: Drejtim Fermash dhe Agrobiznes; Ekonomi dhe Politikë Agrare; Inxhinieri Pyjesh, Inxhinieri Përpunim Druri; Financë - Kontabilitet dhe Mjekësi Veterinare, ku tarifa e studimit do të jetë 20 mijë lekë, në të gjitha degët e tjera tarifa shkollore do të jetë 15 mijë lekë.


Në universitetet në rrethe, tarifat do të jenë më të reduktuara. Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", për programet e studimit: Gjuhë-Letërsi, Gazetari, Punë Sociale dhe Psikologji, tarifa do të jetë 15 mijë lekë, ndërsa për të gjitha programet e tjera të studimit 12 mijë lekë.


Në Universitetin e Gjirokastrës "Eqrem Çabej" dhe në Universitetin e Korçës "Fan S. Noli", për të gjitha programet e studimit 12 mijë lekë, ndërsa në Universitetin e Durrësit "Aleksandër Moisiu", për të gjitha programet e tjera të studimit 15 mijë lekë. Të njëjtat tarifa do të aplikohen edhe në universitetet e tjera.


Në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", në programet e studimit Gjuhë-Letërsi, Punë Sociale dhe Psikologji, tarifa do të jetë 15 mijë lekë, në programin e studimit Drejtësi 16 mijë lekë, ndërsa në të gjitha programet e tjera të studimit 12 mijë lekë.


Po kështu do të praktikohet edhe në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali", ku në programin e studimit Drejtësi tarifa do të jetë 20 mijë lekë, në programin e studimit Gjuhë-Letërsi 15 mijë lekë dhe për të gjitha programet e tjera të studimit 12 mijë lekë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#23

Post by Aulona » Thu Jul 30, 2009 5:01 pm

Kriza globale, BSH: Ritmet e kreditimit, 5 herë më pak se vitin që shkoi




Ritmet e kreditimit të ekonomisë janë ulur ndjeshëm gjatë këtij viti, për shkak të pasigurive që ka shkaktuar kriza financiare botërore. Banka e Shqipërisë njofton se deri në qershor, kredia është rritur me vetëm 7.5 miliardë lekë ose 5 herë më pse se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Gjatë këtij viti, bankat janë treguar dorështrënguara me bizneset dhe qytetarët. Kriza financiare botërore është shoqëruar me pasiguri edhe në vendin tonë, cka ka detyruar sistemin bankar që të zbatojë politika shtrëgnuese në kreditimin e ekonomisë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë pjesës së parë të këtij viti, portofoli i kredisë ka njohur një rritje modeste prej 7.5 miliard lekësh, ose rreth 5 herë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vështirësitë në marrjen e kredive i kanë ndjerë si qytetarët ashtu edhe bizneset, pasi huamarrja është shoqëruar me më shumë burokraci, por edhe me rritje të normave të interesit.
Gjithsese Institucioni mbikqyrës bankar jep lajmin e mirë për kreditimin gjatë muajve të ardhshëm. Sistemi bankar ka sinjalizuar mosshtrëngimin e mëtejshëm të kushteve të kredisë, gjatë tremujorit të tretë e në vazhdim.

Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani u bëri thirrje bankave të nivelit të dytë që të vazhdojnë të mbështesin me kredi sektorin privat të ekonomisë. Ai ka theksuar se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të monitorojë veprimtarinë e sistemit bankar me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#24

Post by Adriana » Thu Jul 30, 2009 5:08 pm

Recesioni ekonomik që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve me të cilët kemi marrëdhënie tregtare, sipas Bankës së Shqipërisë, ka ndikuar në uljen e shkëmbimeve tregtare dhe hyrjen e valutës në vend.



Të dy këta faktoë janë reflektuar në uljen e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve, duke sjellë ngadalësimin e aktivitetit ekonomik dhe duke ushtruar presion mbi treguesit fiskalë të të ardhurave buxhetore dhe të deficitit buxhetor.

Falemindrit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#25

Post by Adriana » Thu Jul 30, 2009 5:22 pm

Adriana wrote:A ndikon kriza rritjen e shpenzimeve lojerat e fatit? Pse e bejme rrush e kumbulla nje te gjashten e parave qe vijne nga emigracioni, dhe nje vendim qeveritar qe stimulon rritjen e kazinove


Cinikisht, thuhet se instikti per kumarin ka bere qe njeriu i sotem te mos mbetet nje majmun maje pemeve. Dhe nisur nga lashtesia jone si popull, me siguri qe nuk kemi qene te fundit ne rrugen e shnderrimit njerezor. E aq me pak sot duam te jemi te fundit ne vleresimin e vetes dhe ne venien ne dukje te ketij “virtyti”. Duke i kushtuar rendesine e duhur kujdesemi per tempujt e tij, vetem e vetem qe rraca njerezore te vazhdoje te quhet e tille. Kazinote, ruletat, black jack, e kuqe - e zeze, e tek a cift perhere e me shume po shtrihen ne ambientin tone te qyteteruar per te siguruar, qe pasardhesit tane te mos e mbajne frymen gjalle me gjethe bambuje e banane. Dhe pervecse sigurojme vazhdimin e zgjuarsise dhe zhvillimin e rraces, neper te xhirojme edhe ca leke duke lene sa me troke te jete e mundur buxhetin familjar. Jo pak, por 100 milione dollare ne bixhoz dhe llotari kane xhiruar nga xhepat e bixhozdashesve ne ato te bixhoz-ofruesve gjate vitit te kaluar, me nje rritje 70% ne krahasim me vitin 2007. Kjo tregon se shqiptaret jane shume te pasur dhe e kane kaluar stadin e majmunit maje pemes, apo qe jane shume te varfer dhe shpresojne qe me nje “te hudhme” te zarit te sjellin ne shtepi me shume se nje banane.

Ekspertet e ekonomise thone se kjo eshte shenje krize. Dhe jo sepse po ndodh tek ne, por se eshte tregues universal qe kur ke probleme financiare, zgjidhjen se pari e kerkon tek fitimi i lehte.



Ndryshimet e reja

Taksat per ushtrim veprimtarie ne fushen e lojerave te fatit per baste sportive, baste per gara ne piste, per kazino, per kazino elektronike, per lotari kombetare, per bingo tradicionale dhe per bingo televizive.

Per baste sportive 2 000 000 leke/vit;

Per baste per garat ne piste 2 000 000 leke/vit;

Per kazino elektronike 1 000 000 leke/vit;

Per bingo tradicionale 2 000 000 leke/vit;

Per bingo televizive 2 000 000 leke/vit.

Per marrjen e licenses per lotari kombetare 300 000 000 leke;

Per kazino:

Per Tiranen 1 000 000 000 leke;

Ne zonat turistike 300 000 000 leke.



Ligji i vjeter

Taksa per regjistrimin e lojerave te fatit, kazinote, konkurset per parashikimet sportive, per lotarine kombetare, per garat sportive, qe zhvillohen ne hipodrom, caktohet si me poshte per: Lojerat e fatit, si lojera aritmetike, lojera fati sportive dhe elektronike, me fitim ne cast 10 000 000 leke;

Kazinote 1 000 000 000 leke;

Lotarine kombetare 120 000 000 leke;

Garat sportive qe zhvillohen ne hipodrom 20 000 000 leke;

Konkurset per parashikimet sportive 120 000 000 leke.



Aksioni:bllokohen 120 makina fati


Rreth tre mijë makina elektronike nga gjashtë mijë në total nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në ligj


TIRANË- Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit prej tre ditësh ka nisur një aksion për bllokimin e makinerive elektronike që nuk përmbushin standardet e përcaktuara me ligj.


Sipas të dhënave, deri ditën e djeshme, vetëm në Tiranë dhe në Shkodër janë bllokuar rreth 120 makineri elektronike, ku pjesa më e madhe janë konfiskuar për shkak se ishin pa licencë.


Kështu, nga 120 pajisje, 98 prej tyre janë bllokuar për shkak se ushtrohej aktivitet në duke iu shmangur detyrimeve fiskale, ndërsa 22 të tjera me arsyetimin se nuk ishin certifikuar nga specialistë të këtij sektori, i cili sipas tyre bëhet për të mbrojtur lojtarët nga abuzimet e mundshme.


Në vazhdimësi të aktivitetit të saj, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit organizon herë pas here aksione të tilla, për sa i përket pikave që ushtrojnë aktivitet në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa risia qëndron në faktin se këtë radhë pjesë e kontrollit do të jenë edhe përmbushja e standardeve të kërkuara për makineritë elektronike.


Specialistë të kësaj njësie shpjegojnë se aksioni i këtyre ditëve është marrë për arsye se në datën 15 korrik ka skaduar edhe afati gjashtëmujor gjatë të cilit, sipas ligjit të ri për lojërat e fatit, duhej të përfundonte edhe certifikimi i të gjitha makinerive elektronike në kazino apo në sallat e lojërave të fatit në të gjithë vendin.


Sipas të dhënave, në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet rreth gjashtë mijë makineri elektronike, ku gjysma e tyre rezultojnë se punojnë pa licencë. "Gjysma e makinerive elektronike ekzistuese është jashtë parametrave të kërkuara dhe me ligj dhe duhet të dalin nga qarkullimi.


Për këtë qëllim, Njësia Mbikëqyrëse e Lojërave të Fatit ka nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi, për bllokimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të padeklaruara apo që nuk përmbushin standardet",- shprehen specialistët.


Këta të fundit bëjnë me dije gjithashtu se certifikimi i makinerive elektronike nga ana e tyre ka të bëjë me një sërë kushtesh teknike, të cilat mbi të gjitha janë në favor të lojtarëve duke iu ofruar atyre mbrojtje, ndaj çdo forme abuzimi nga organizatorët e lojërave.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#26

Post by Adriana » Sat Aug 01, 2009 10:10 pm

Kush ble apartament të ri do të paguajë edhe hapësirën përreth pallatit
Tiranë - Të gjithë ata që blejnë apartamente të reja do të paguajnë tani e tutje edhe hapësirën përreth pallatit dhe infrastrukturën që e rrethon objektin. Kjo do të jetë një nga pikat e reja që do të shtohet në kontratat e shitblerjes tani e tuje për të gjitha pallatet e reja që po ndërtohen dhe që nuk kanë mbyllur hesapet me hipotekën. Ministria e Transporteve e ka përcaktuar formulën se si do të llogariten këto sipërfaqe që janë për shfrytëzim të përbashkët për të gjithë banorët e pallateve. Specialistët kanë përcaktuar tri metoda për të bërë këtë lloj përllogaritjeje në varësi të hapësirave dhe vendndodhjes së objektit ku do të kryhen këto veprime. Sipas specialistëve, kjo përllogaritje do të bëhet sipas metodës së krahasimit, përqindjes dhe kostos.
Metoda e krahasimit
Kjo metodë bazohet në krahasimin e raporteve që rezultojnë nga këmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi në zonën përreth truallit ku do të zhvillohet dhe nxjerrjen e një mesatareje aritmetike. Në vëzhgimin e tregut të këmbimit të tokës me sipërfaqe ndërtimi komisioni i vlerësimit u referohet treguesve si më poshtë: Treguesit të shfrytëzimit të truallit; numrit të kateve të objektit. Këta tregues duhet të jenë të ngjashëm me ato të projektit që do të zhvillohet në truallin në fjalë. Për vëzhgimin e tregut subjekti që zbaton programin kërkon informacion nga Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Vlera mesatare e përqindjes së këmbimit të tokës me sipërfaqe ndërtimi përdoret si nivel “dysheme” për shpalljen e konkurrimit të subjekteve të interesuara.
Metoda e përqindjes
Metoda e përqindjes aplikohet kur nuk disponohen të dhënat e tregut sipas metodës së mësipërme. Procedura që ndjek komisioni është si më poshtë: Llogaritet vlera e truallit sipas njërës prej mënyrave të përcaktuara në pikat 4-8 të Vendimit nr. 35, datë 24.01.2007. Bazuar në studimin urbanistik, koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe shpenzimet e tjera të projektit, nëse ka, llogaritet vlera e investimit. Llogaritet përqindja që zë vlera e truallit në raport me vlerën e projektit, ku në vlerë projekti futen të gjitha shpenzimet, përfshi edhe vlerën e truallit. Kjo përqindje shumëzohet me sipërfaqen totale të ndërtimit për të përfituar sipërfaqen që i takon subjektit pronar i truallit. Sipërfaqja që rezulton nga ky veprim konvertohet në numër apartamentesh, bazuar në normativat e strehimit.
Metoda e kostos
Metoda e kostos përdoret në mungesë të të dhënave dhe si alternativë krahasuese e metodës së përqindjes. Procedura që ndiqet në të tilla raste vijon si më poshtë. Fillimisht llogaritet vlera e truallit sipas njërës prej mënyrave të përcaktuara në pikat 4-8 në Vendimin nr. 35, datë 24.01.2007. Bazuar në çmimet mesatare të shitblerjes së apartamenteve në zonat përreth llogaritet sipërfaqja e ndërtimit që do të siguronte institucioni shtetëror që zbaton programin, me shumën e përfituar nga shitja e truallit.

Box

Formula sipas metodës së kostos

Formula për llogaritjen e sipërfaqes që i takon subjektit shtetëror sipas kësaj metode është: S = Vt Ç ku
S është sipërfaqja e ndërtimit e shprehur në metër katror
Vt është vlera e truallit e shprehur në lekë
Ç është çmimi mesatar i shitblerjeve të apartamenteve në treg, i shprehur në lekëm2 sipërfaqe ndërtimi.

Boc

Kur katet e para janë mjedise shërbimi

Në rastet kur katet e para të objektit të banimit janë parashikuar mjedise shërbimi, sipërfaqja që këmbehet vlerësohet veçmas nga ajo e banimit. Për metodën e krahasimit dhe të përqindjes sipërfaqja e mjediseve të shërbimit llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e këtyre mjediseve me përqindjen që ka rezultuar nga të dhënat e tregut sipas metodës së krahasimit dhe raportit VtV1 sipas metodës së përqindjes. Ndërsa për metodën e kostos sipërfaqja e mjediseve të shërbimit shkon në favor të subjektit shtetëror negociues mes palëve që zbaton programin. Formula për llogaritjen e sipërfaqes që i takon subjektit shtetëror sipas kësaj metode është:
S = (VtVi)xSn
ku S është sipërfaqja e shprehur në m2
Vt është vlera e truallit e shprehur në lekë
Vi është vlera e investimit e shprehur në lekë
Sn është sipërfaqja totale e ndërtimit e shprehur në m2.


Shembull
Të dhënat (e supozuara për projektin):
Sipërfaqja e truallit St = 40 000 m2
Vlera e truallit për metër katror, llogaritur sipas njërës prej mënyrave të përcaktuara në VKM-në nr. 35, datë 24.01.2007 është Vtm2 = 14 500 m2
Vt = 580 000 000 lekë
Sipërfaqja totale e ndërtimit Sn = 60 000 m2, nga kjo sipërfaqja e ndërtimit që i takon pjesës së banimit Sb = 54 000 m2
Sipërfaqja e ndërtimit të mjediseve të shërbimit Ssh = 6 000 m2
Vlera e investimit për ndërtimin e objektit: Vi = 2 600 000 000 lekë
Për metodën e krahasimit: Nga ZRPP vendore rezulton se përqindja mesatare e këmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi është 22 për qind. Sipërfaqja e ndërtimit për banim (Sb) që do të kërkojë subjekti shtetëror është 11 880 m2, ndërsa ajo e mjediseve të shërbimit (Ssh) është 1 320 m2.
Për metodën e përqindjes Sb = ( VtVi)xSb = 580 000 000 __________ x 54 000 = 12 046

2.6000.00.0
Ssh = (VtVi) x Ssh= 58 000 000 000
___________ x 6000 = 1 300 m2

2 6000 000 000
Për metodën e Kostos. Nga vëzhgimi i tregut rezulton se vlera e shitblerjeve të banesave në treg janë 45 000 lekë m2
S = VtÇ 58 000 0000
___________ = 12 888 m2
45 000
Ne evrope (ne shumicen e shteteve) kjo metode ekziston me kohe, dhe vitet e fundit po bejn nje taks me % akoma me te shtrenjt duke paguar taks mujore dhe vjetore per siperfaqen e pjeses se banimit ( pervec asaj qe pagojn kur blejn obiektin), vetem le te shpresojm qe shteti yne vertet do ti perdori keto fitime ne mbrojtjen / mirmbajtjen / ndertimin e ambiendit (se kesaj kategorie i perkasin keto fitime).
Edhe pse mund te jet pak ne momentin e gabuar per te ven ne zbatim kete metode ne shqiperi ( nga vet fakti i krizes ekonomike qe po kalojm) por ama eshte nje metode qe ne evrop ka ber shume efekt ( e theksoj dhe nje here qe shteti duhet ti perdori keto fitime ne vendin e duhur).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#27

Post by Aulona » Sun Aug 02, 2009 10:22 pm




Ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani parlajmeron se kriza e likuditetit mund te kete pasoja shumefishe ne ekonomine shqiptare, duke e zhytur ate ne nje rreth vicioz pa dalje dhe me pasoja afatgjata.

“Bizneset do te marrin me pak leke. Do investojne me pak. Rritja ekonomike do te tkurret. Bankat do vihen ne veshtiresi se kreditimi eshte instrumenti i tyre kryesor”, nis analizen e tij Shkelqim Cani.

Sipas tij kercenimet tashme nuk vijne me vetem nga kriza e brendshme e likuiditetit, por edhe nga marredhneiet financiare te ekonomise me jashte, ku sinjali me shqetesues mbetet thellimi rekord i deficitit korrent, i cili ka arritur ne 15 per qind te PBB-se.

“Deficiti korrent ne masen 15 per qind eshte drite e kuqe qe fleshon dhe qe mund te sjelle zhvleresim te lekut, rritje te metejshme te interesave dhe veshtiresi ne investime”, shtoi me tej ish guvernatori

Cani thote se kriza mund te ishte administruar me mire nese autoritetet, e sidomos Banka e Shqiperise do ishte treguar me agresive per te nderhyre ne kohe.

“Norma ne tetor duhet te ishte ulur me 2 per qind, c’ka do te sillte zbutjen e shtrenjtimit te parase. Edhe tani duhet te pakten 0.25 per qind. Gjithsesi eshte vone sepse duhet mbajtur parasysh inflacioni”, perfundoi Cani.






Shpresat se euro do te dobesohej ne vere ndaj lekut si pasoje e ardhjes se emigranteve dhe kulmit te sezonit turistik duket se po shuhen.

Te dhenat tregojne se kete vit si asnjehere tjeter monedha europiane i rezistoi sezonit me te veshtire te saj, atij te veres, dhe shenon serish nivelet maksimale ndaj lekut.

Aktualisht nje euro kembehet ne agjensite e kembimit valutor me 129.6 leke. Krahasuar me te njeten periudhe te viti te kaluar, nje euro kushton 8 leke me shume ose 6.5 per qind me shtrenjte.

Kambistet thone se tregu valutor po shfaq nje tendence te paprovuar me pare, ate ku nga njera ane ka mungese te euros dhe nga ana tjeter edhe kerkesa per te eshte ne nivelet me te uleta.

Ekspertet e lidhin kete tkurrje te tregut valutor me renien e tregtise se Shqiperise me jashte, kryesisht Bashkimin Europian, e cila ka prekur te dy kahet si eksportet ashtu dhe importet.

Sipas te dhenave zyrtare, importet ne gjashtemujorin e pare te ketij viti ishin rreth 9 per qind me te uleta, ndersa eksportet rreth 16 per qind me pak.

Por pavaresisht ndikimeve, ne kete rast pozitiv te renies se tregise, kursi i kembimit euro-lek mund te kete te tjera zhvillime sidomos pas perfundimit te sezonit tursitk.

Kambistet presin qe euro mund te filloje te rritet serish ndaj lekut, qe nga muaji shtator, kur edhe flukset e hyrjes se valutes fillojne te tkurren si pasoje e kthimit te emigranteve ne vendet ku jetojne, por edhe uljes se numrit te pushuesve.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#28

Post by Aulona » Mon Aug 03, 2009 4:10 pm



Kriza po thellon efektet ne ekonomine reale te vendit dhe te dhenat tregojne se tashme ajo ka filluar te preke edhe prodhimin vendas ne te gjithe sektoret kyc te ekonomise.

Nje vezhgim i fundit i Bankes se Shqiperise, tregoi se ekonomia i ka ulur kapacitetet e shfrytezuara ne tremujorin e pare ne nivelin me te ulet historik, ne vetem 65 per qind.

Krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2007, ekonomia po shfrytezon 15 per qind me pak te kapaciteteve te saj prodhuese.

Me i prekuri nga tkurrja e prodhimit eshte sektori i industrise, bizneset e te cilit po shfrytezojne vetem 61.8 per qind te mundesive te tyre te prodhimit. Edhe ndertimi ka shenuar nje kontraktim te forte, duke shfrytezuar ne tremujorin e pare vetem 62.7 per qind te kapaciteteve.

Tkurrja e prodhimit konfirmohet edhe nga nje e dhene tjeter zyrtare, qe vjen nga sektori i energjise. Per here te pare ne nje vit jo krize, bizneset kane ulur konsumin e energjise.

Sipas te dhenave te INSTAT, ne 5 muajt e pare te vitit bizneset konsumuan 5 per qind me pak energji se sa e njejta periudhe e nje viti me pare. Per vitin 2008, rritja e konsumit ishte 15 per qind.

Por kriza nuk po prek vetem industrine. Edhe bujqesia po kalon nje moment te veshtire. Bazuar ne te dhenat e Ministrise se Bujqesise, prodhimi bujqesor pritet qe te ule kete vit me 10 here ritmet e rritjes, nderkohe qe prodhimi agroindustrial, ka rene ne tremujorin e pare me 7 per qind.

Banka sinjalizon se renia e prodhimit ka vazhduar edhe ne tremujorin e dyte te vitit duke sqaruar se kjo po shkaktohet nga renia e kerkeses ne ekonomi, qe po i detyron bizneset te ulin prodhimin me ritme te larta.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#29

Post by Aulona » Fri Aug 07, 2009 5:23 pm

Forcohet Euro në kuotën e 130.4 lekëve, pritet ndërhyrje e BSH në treg



Euro është forcuar ndjeshëm në tregun tonë të këmbimit, krejt ndryshe nga sa ka ndodhur zakonisht në këtë periudhë të vitit. Euro shkëmbehet me 130.4 lekë ose rreth 5 lekë më shumë se vitin e kaluar. Kambistët shprehen se emigrantët kanë sjellë pak valutë, pasi janë prekur nga kriza globale. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Euro është forcuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në tregun tonë të këmbimit, krejt ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme në këtë periudhë. Ndërsa pritej që monedha e përbashkët europiane të dobësohej për shkak të valutës që kanë sjellë emigrantët e kthyer në atdhe për pushime dhe turistët, ai që ëhstë zhvlerësuar është leku shqiptar. Në agjkencitë e këmbimit, euro blihet me 128.8 lekë dhe shitet me 130.4 lekë, ndërkohë që vitin e kaluar në këtë periudhë, moendha e eurozonës shkëmbehej me 126 lekë. Forcimi i pazakontë i euros ka ndodhur për shkak të mungesës së valutës në treg. Kambistët shprehen se këtë vit, fluksi i shkëmbimeve valutore ka qenë i ulët. Një efekt ky i krizës ekonomike botërore, duke pasur parasysh se të parët që janë prekur prej saj kanë qenë emigrantët.

Kambistët parashikojnë një rritje të mëtejshme të euros gjatë periudhës në vijim. Por nga ana tjetër, pritet edhe një ndërhyrje e bankës së shqipërisë, me qëllim vendosjen e ekuilibrave në tregun e këmbimit. Të tilla ndrëhyrje institucioni mbikëqyrës bankar bëri gjatë tre mujave të parë të këtij viti, kur euro u mbicmua ndaj lekut.
Forcimi i monedhës së përbashkët europiane rëndon mbi të gjtha ata qytetarët që kanë marrë kredi në euro dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi duhet të paguajnë më shumë për interesat mujorë.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#30

Post by Aulona » Fri Aug 07, 2009 5:26 pm

Rriten cmimet e karburanteve, benzina 130 lekë/liter



Rritja e cmimit të naftës në bursa është reflektuar edhe në vendin tonë. Cmimet e karburanteve në tregun e shitjes me pakicë janë rritur me 5 lekë. Benzina dhe nafta e cilësisë së lartë shiten me 130 lekë/ litër. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Rriten me 5 lekë cmimet e karburanteve në vendin tonë. Në pikat e shitjes me pakicë, benzina dhe nafta e cilësisë së lartë, e njohur ndryshë si eurodiesel blu kanë arritur në 130 lekë për litër, ndërsa nafta e zakonshme tregtohet me 126 lekë për litër. Shtrenjtimi i karburanteve ishte paralajmëruar nga grosistët, për shkak të ecurisë së tregjeve financiare ndërkombëtare. Gjatë javëve të fundit, kuotat e arit të zi në bursa kanë pësuar rritje të vazhdueshme. Kështu në bursën e Neë York-ut çmimi i naftës ka arritur në 71.9 dollarë për fuci, duke shënuar një rritje prej 0.7% kundrejt një dite më parë.
Rritja e cmimeve të karburanteve në buxhetin e familjeve shqiptare. Kjo vecanërisht në këtë periudhë të sezonit veror ku konsumi i karburanteve rritet ndjeshëm, jo vetëm si pasojë e shtimit të automjeteve në qarkullim nga kthimi në atdhe i emigrantëve dhe turistëve, por edhe si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetarëve për pushime.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”