"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme ekonomike Shqipetare

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#31

Post by Aulona » Sat Aug 08, 2009 7:24 pm




Euro ka nisur serish te vleresohet kundrejt lekut duke e veshtiresuar statusin financiar te qytetareve vecanerisht atyre qe duhet te kryejne pagesa ne monedhen europiane.

Sot nje euro ne tregun e lire konvertohet me 130 leke kur gjate dy javeve kursi i kembimit ishte nen kete nivel. Kthimi i emigranteve ne atdhe rrit edhe prezencen e Euros ne treg.

Kambistet parashikuan zhvleresim te saj. Por kjo situate ishte e perkohshme.

Rikthimi i euros ne nivele te larta te kembmit qe perkon me periudhen kur kriza nderkombetare po arrinte kulmet e veta, per shume eksperte deshmon se tregu i brendshem po e vuan ende mungesen e likuiditetit.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#32

Post by Aulona » Mon Aug 10, 2009 5:24 pm




Binzeset po përballen me probleme të likuiditetit, të shkaktuara kryesisht nga kriza ekonomike botërore. Sipërmarja private po iu drejtohet bankave për të sigruuar kredi për të blerë lëndën e parë apo për të paguar punëtorët. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Bizneset po mbijetojnë në treg duke marrë kredi për të paguar punëtorët apo për të blerë lëndën e parë. Kjo pasi sipërmarrja private po përballet me probleme të likuiditetit , të shkaktuar nga kriza ekonomike globale. Ky fakt konstatohet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë. Të dhënat e institucionit të lartë monetar tregojnë se gjatë pjesës së parë të këtij viti, bankat janë treguar më konservatore në kreditë me pakicë, duke kredituar bizneset për të mbështetur nevojat e tyre për likuiditet.

Kështu kredia për likuiditet shënon një rritje vjetore me 37%, kundrejt rritjes vjetore prej 20% të kredisë për investime. Nga analiza e Bankës së Shqipërisë rezulton se kredia për sektorët e ndërtimit dhe industrisë përpunuese është ulur ndjeshëm. Ndërkohë sektorët e tjerë kanë ruajtur të njëjtin ritëm si më parë. Kjo pasi bankat kanë preferuar të kreditojnë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët e ekonomisë, të lidhur me mallrat e konsumit bazë.
Me vështirësinë në marrjen e një kredie janë përballur edhe qytetarët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës janar –maj 2009 kredia për individët është rritur vetëm me 1.5 mld lekë, krahasuar me 12 mld lekë që u rrit një vit më parë.
Gjithsesi, banka e Shqipërisë është optimiste për ecurinë e kreditimit, gjatë pjesës së mbetur të vitit, pasi sistemi bankar ka sinjalizuar mos shtrëngimin e mëtejshëm të kushteve të kredisë gjatë tremujorit të tretë e në vazhdim.

(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#33

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:25 pm

Tiranë, gjysma e bizneseve pa kasa fiskale


Tiranë - Gjysma e bizneseve të mëdha dhe të mesme në Tiranë nuk janë të pajisura me kasa fiskale, sikurse parashikonte Vendimi i Këshillit të Ministrave deri brenda datës 31 maj 2009.
Grupet e inspektorëve në Drejtorinë e Kontrollit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, prej dy muajsh kanë krye një monitorim në kryeqytet, për të parë nga afër procesin e vendosjes së kasave fiskale.

Brenda muajit maj 2009, ishin shpërndarë 2500 pajisje fiskale, pra as gjysma, duke detyruar tatimorët të sensibilizojnë biznesin për zbatimin e ligjit. Deri tani mësohet se janë vendosur 5 milionë lekë të reja gjobë, për shkak të mosrespektimit të afatit për pajisjen fiskale.

Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa pritet të nisë fushata e madhe në muajin shtator, periudhë kur hyn në fuqi afati për kasat në rrethet e vendit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#34

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:27 pm

Bankat do të "zbutin" kriteret për kreditë në lekë


Tiranë - Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti bankat do të rritin aktivitetin kreditues në lekë, ndërkohë që për sa i takon monedhës së huaj, kreditë do të jenë më të shtrënguara.
Banka e Shqipërisë në një vëzhgim mbi tendencën e së ardhmes së tregut bankar në vendin tonë, për kreditimin ka vënë re se "bankat presin rritje të kreditimit në monedhën vendase".

Situata e kreditimit në ekonominë shqiptare, sipas vrojtimit, mbetet e vështirë edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Banka Qendrore thekson se shtrëngimi i kredidhënies deri më tani ka qenë në të njëjtën masë si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu dhe për korporatat e mëdha. Gjithashtu standardet për kredinë për investime edhe në këtë tremujor vijojnë të jenë më të shtrënguara sesa për kredinë për qëllime të kapitalit qarkullues.

Faktorët kryesorë që vlerësohet të kenë kontribuar në shtrëngimin e standardeve në tremujorin e dytë të vitit 2009, sipas BSH-së, mbeten problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata makroekonomike në vend dhe ecuria e kredive me probleme.

Politika shtrënguese e bankave gjatë tremujorit të dytë është realizuar kryesisht nëpërmjet rritjes së marzhit mesatar për kreditë që bankat vlerësojnë si më me rrezik dhe rritjes së kërkesës për kolateral në raport me madhësinë e kredisë. Shtrëngimi në kreditim ka rënduar edhe individët. Kjo vlerësohet të jetë shkaktuar nga gjendja e kredive me probleme, gjendja financiare e individëve si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#35

Post by Aulona » Wed Aug 12, 2009 1:41 am

Përgjysmohet fondi për rritje pensionesh
Buxheti 2010, planifikohen 2.5 miliardë lekë më pak

ARD KOLA

Pensionistët nuk do të kenë fatin e mirë për të marrë më shumë të ardhura, sikurse ndodhi këtë vit zgjedhjesh. Në vitin 2010 nuk parashikohet rritje pensionesh të përmasave elektorale, duke u mjaftuar në disa shtesa modeste. Paralajmërimi vjen nga Ministria e Financave, e cila në projektbuxhetin e vitit 2010 ka vendosur një shifër dy herë më të ulët në zërin "politikë për rritje pensioni". Konkretisht, në dispozicion të pensionistëve, qeveria ka vendosur një fond prej 2.7 miliardë lekësh, shtesë që do të përdoret për rritjen e zakonshme në muajin korrik të vitit që vjen. Mesatarisht, fondi për rritjen e pensioneve në mesin e çdo viti vlerësohej në rreth 5-5.2 miliardë lekë. Këtë vit, shtesat ishin më të mëdha, 7.7 miliardë lekë, për faktin se efekti për rritjen nisi që nga muaji maj, ndikuar edhe nga fushata elektorale. Pavarësisht se Kryeministri ka premtuar rritje çdo vit me 10-15 për qind të pensioneve në fshat dhe qytet, fondi i përllogaritur për vitin 2010, nuk shkon në të njëjtin parametër.

Politika e qeverisë

Edhe pse ka mbetur pak kohë, deri në miratimin final të projektbuxhetit të vitit 2010, duket se Ministria e Financave e ka planifikuar nivelin e shpenzimeve. Javën e kaluar është miratuar tabela e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme, ku vihet re se ulje të fondit për "politikë të re pensionesh" do të ketë edhe në vitin 2011. Megjithatë, pavarësisht planit të Financave për të reduktuar shpenzimet e tepërta, si gjithnjë është Kryeministri ai që vë veton. Madje në disa raste, shifrat e deklaruara nga Berisha për rritje pensionesh kanë befasuar ekspertët e ministrisë, duke i detyruar ta hartojnë nga e para efektin financiar në buxhet. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të merret, por shifrat e deklaruara deri tani dhe të miratuara në Këshillin e Ministrave, tregojnë se nuk do të ketë më rritje pensionesh si të vitit 2009. Në këtë pikë kuptohet qartë se rritja e tyre u bë thjesht për qëllime fushate, jo se qeveria ka një strategji të qartë për reformën në pensione.

Treguesit në rënie

Për rreth 520 mijë pensionistët në fshat dhe qytet, qeveria do të shpenzojë në vitin që vjen, 80 miliardë e 917 milionë lekë, afërisht 10 miliardë më shumë se 2009-a. Ky është totali i llogaritur për pensionet që ndahen çdo muaj dhe nuk ka të bëjë me shtesat që miratohen në qershor. Duke i marrë së bashku, fondi i shpenzimeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore parashikohet të jetë 106 miliardë e 366 milionë lekë ose 8.27 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Duhet theksuar se 2.7 miliardë lekë të vendosura për rritje pensioni dalin nga rezerva e shtetit (kontigjenca), për pasojë qeveria ndan edhe 8.3 miliardë lekë të tjera, të nevojshme për subvencionimin e humbjeve të shkaktuara nga raporti pensionist/kontribuues. Shifrat zyrtare tregojnë se numri më i madh i pensionistëve ndodhet në qytet, rreth 370 mijë.

Shtesat

Rritja e pagave, 3 miliardë lekë


Ndryshe nga pensionet, qeveria e ka mbajtur të njëjtë parametrin e rritjes së pagave për punonjësit buxhetorë. Afërsisht 3 miliardë lekë është fondi i parashikuar për "politikë të re pagash", i mundësuar nga rezerva e shtetit. Vendosmëria e Kryeministrit për të rritur çdo vit pagat për buxhetorët duket se do të qëndrojë edhe vitin tjetër. Në total, për pagat e punonjësve të saj, shteti ka llogaritur të shpenzojë 55 miliardë e 417 milionë lekë, rreth 4 miliardë më tepër. Tjetër detaj në buxhet shikohet dyfishimi i fondit për rritje pagash në vitin 2011, periudhë kur zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#36

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 10:35 am

Çmimet e banesave, nis rritja



Parashikohet një frenim i rritjes së çmimit për shkak të rënies së kërkesës dhe ofertës së qëndrueshme


Çmimet e apartamenteve janë rritur me 15.6 % në 6-mujorin e parë, pas një rënie në 2008-ën


Çmimet e banesave kanë shënuar rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009. Këtë e konfirmon raporti i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit një apartament aktualisht kushton 15.6 për qind më shtrenjtë se një vit më parë.


Kjo rritje vjen për shkak të zhvlerësimit të lekut ndaj euros, si dhe për shkak të rritjes së lehtë të çmimit të apartamenteve. Më konkretisht për tremujorin e dytë të viti 2009, kursi i këmbimit mes lekut dhe euros është rritur me 7 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të një viti më parë.


Nga ana e vet çmimi i banesave i kuotuar në euro është 8 për qind më i lartë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rritja e çmimit të banesave ka filluar që në muajt e parë të vitit 2009.


Aktualisht çmimi i banesave është 6 për qind më i lartë se sa në tremujorin e parë të viti 2009. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja faktike në indeksin e çmimeve të shitjes në tremujorin e dytë të vitit 2009, është paraprirë rritja e kostos së ndërtimit që ka prekur biznesin e ndërtimit..


"Pritjet për çmimet në rritje nga ana e bizneseve ndërtuese, shkojnë në një drejtim me parashikimin e bizneseve ndërtuese për pakësim të inventarëve, të cilët ishin rritur shumë në tremujorin e fundit të vitit 2008, duke sugjeruar se oferta në tregun e pasurive të paluajtshme do të mbetet e qëndrueshme.",- thuhet në raportin e BSH-së.


Vetë Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në fund të vitit të shkuar deklaroi se në mbarë vendin regjistrohen mbi katër mijë apartamente të pashitura.
Kërkesa


Megjithëse çmimet e apartamenteve janë rritur në pjesën e parë të këtij viti, pas një rënie të lehtë gjatë vitit 2008, niveli i ri i arritur ka gjasa të mos rritet më tej.


Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon për një shtrëngim të kushteve për kreditim nga bankat e nivelit të dytë dhe sipas saj kjo mund të japë ndikimin e saj në kërkesën e qytetarëve për të blerë një banesë të re, e cila së bashku me ofertën e qëndrueshme të kompanive të ndërtimit mund të reflektohet tek çmimet e banesave.


"Shtrëngimi i kushteve të kreditimit gjatë vitit 2009, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues sugjeron për një ndrydhje të kërkesës.


Dinamika e kërkesës dhe ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme, në kushtet e një kërkese më të tërhequr dhe të një oferte të qëndrueshme, sugjeron një frenim të rritjes së mëtejshme të çmimeve mbi nivelin aktual.",- citohet në raport.


Gjatë vitit 2008, çmimi i apartamenteve ra me tre për qind, ku mesatarisht rritje në vitet 2005-2007 ka qenë 16 për qind. Vrojtimi ka mbuluar vetëm qytetin e Tirane.
Last edited by Sally on Wed Aug 12, 2009 10:41 am, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#37

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 10:37 am

Rriten qiratë në kryeqytet

Qiratë e banesave në kryeqytet kanë pësuar rritje në tre-mujorin e dytë të vitit 2009. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se indeksi i qirasë së banesave në kryeqytet është rritur me 7.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2009, por duke zbritur efektin e vlerësimit të kursit lekë/euro, rritja është 5.9 për qind sipas matjeve të indeksit të qirasë.


"Në krahasim me tremujorin e kaluar indeksi i qirasë u ul me 14.7 për qind, ose 16 për qind pa efektin e vlerësimit të kursit lek/euro"
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#38

Post by Aulona » Thu Aug 13, 2009 12:43 am



Banka e Shqipërisë nuk po lejon rënien e euros në tregun e këmbimit, ashtu sic ka ndodhur gjithmonë gjatë sezonit veror. Në agjencitë e këmbimit, monedha e përbashkët europiane shkëmbehet me 129.8 lekë.

TIRANE- Euro po ruan pozita të forta në tregun tonë të këmbimit, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur gjatë sezonit veror vlera e saj binte ndjeshëm, për shkak të valutës që sillnin turistët dhe emigrantët që ktheheshin në atdhe për pushime.

Në agjencitë e këmbimit, monedha e përbashkët europiane blihet me 129.3 lekë dhe shitet me 129.8 lekë, ndërkohë që gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, euro tregtohej me rreth 126 lekë. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se rënia e euros është penguar nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, e cila ka blerë valutë, duke tërhequr kështu nga tregu sasinë e tepër që po sjellin emigrantët dhe turistët. Institucioni mbikëqyrës bankar po përpiqet që të ruajë ekuilibrat në tregun e këmbimit, duke mos lejuar luhatjet e ndjeshme të monedhave, ashtu siç veproi edhe gjatë tremujorit të parë.

Vetë Banka e Shqipërisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe ka ndrëhyrë në treg, duke shitur një shumë prej 5 miliardë lekësh për të stabilizuar kursin e këmbimit të lekut.
Por në euron e fortë ka ndikuar edhe fluksi i ulët i shkëmbimeve valutore që kanë bërë emigrantët krahasuar me vitet e mëparshme. Një dukuri kjo që pritej, për shkak të krizës ekonomike botërore. Agjentët në tregun e këmbimit parashikojnë një rënie të lehtë të euros gjatë muajit gusht, por jo në nivelet e viteve të mëparshme.

(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#39

Post by Adriana » Thu Aug 13, 2009 4:45 pm

Vizat, biznesi 10 milionë euro i konsullatave në Shqipëri


Miniera e artë për përfaqësitë konsullore të BE-së në Shqipëri. Burokracitë dyfishojnë shpenzimet për shqiptarët. Zhvatja që nis që nga telefonatat e shtrenjta, dokumentet pa fund dhe me kosto, siguracionet dhe stresi që nuk ka të paguar. Një kalvar shumëvjeçar i injoruar nga qeveria e cila, shton përfituesit e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike



Do të jetë një ditë e bukur për shqiptarët e telendisur pranë zyrave konsullore për një vizë shengen, koha kur shtetasit shqiptarë nuk do të kenë më fatkeqësinë që të lëvizin vetëm pasi të kenë marrë një vizë.


Por do të jetë një ditë e "zezë" për konsullatat e këtyre vendeve, të cilat prej shumë vitesh e kanë kthyer dhënien e vizave në një "minierë të artë" për të mbushur buxhetet e përfaqësive diplomatike të vendeve të BE-së.


Sipas të dhënave të përafërta, në një vit kalendarik pune, konsullatat e vendeve të hapësirës shengen në Tiranë dhe nëpër rrethe, llogaritet t'iu kenë marrë shtetasve shqiptarë rreth 10 milionë euro, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve për këtë kalvar janë trefish më të larta, qoftë nga tarifat e larta, qoftë edhe nga fakti se shumë zyra konsullore aplikojnë vizat afatshkurtëra, mënyrë për të shtuar sa më shumë fitimet.
Shtetasit e Maqedonisë fqinje, Serbisë apo Malit të Zi do të kenë fatin që prej vitit 2010 të lëvizin lirshëm në vendet e hapësirës Shengen.


Prej shumë vitesh pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ata nuk do të kenë më nevojë të plotësojnë vandakun e dokumenteve dhe të paguajnë tarifat e kripura për të marrë vizat, një biznes fitimprurës, që prej vitesh ishte bërë pranë përfaqësive konsullore të vendeve të BE-së.


Por këtë fat nuk do ta kenë shtetasit e Shqipërisë, vendit që do të vijojë të ketë edhe më tej po ato rregulla të ashpra të pajisjes me viza Shengen, dhe po ato tarifa që u duhet të paguajnë. Heqja e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda hapësirës Shengen do të ishte fundi i një kalvari të gjatë që nisi që në fillim të viteve '90. Një torturë që u ka kushtuar atyre shumë nga ana shpirtërore, morale, fizike por edhe nga ana materiale.


Për më tepër se 17 vite shtetasit shqiptarë që për arsye familjare, pune, apo biznesi kanë dashur të shkojnë në njërin prej shteteve të hapësirës Shengen u është dashur ta paguajnë shtrenjtë vizën e lëshuar nga autoritetet konsullore, ta paguajnë edhe shumëfish te sekserët e lidhur me mafien e vizave, kur nuk kanë patur mundësi t'i marrin legalisht ato.


Deri në fund të vitit 2007, zyrtarisht një aplikues për vizë Shengen duhej të paguante 60 euro, vetëm për këtë shërbim, por duke shtuar edhe procedurat e tjera, për plotësimin e dokumenteve shpenzimet shkonin edhe një herë aq.


Prej 1 janarit 2008 zyrtarisht një vizë e tillë kushtonte 35 euro, por edhe pse prej 1 janarit 2008, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin më të lehtë udhëtimin në hapësirën Shengen, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave, për shqiptarët shumë pak gjë ndryshoi.


Se sa shumë u kushton shqiptarëve pajisja me vizë dhe pse Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave ka qenë një fluskë më shumë demagogjike, e tregoi edhe një studimi i "Lëvizjes Europiane" për vitin 2008, ku të dhënat janë mbledhur nga sondazhet pranë disa prej ambasadave të BE-së.


Marrëveshja parashikonte shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen, tarifën 35 Euro, heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike si dhe mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.


Rrjepja e shtetasve shqiptarë nis që në tarifat e telefonave për të lënë takimet për vizë. Ndërsa në konsullatën e Danimarkës dhe të Polonisë duhet të paraqitesh vetë, konsullatat e tjera kërkojnë rezervim me telefon.


Austria, Republika Çeke dhe Holanda aplikojnë një numër telefoni fiks, që kushton rreth 20 lekë. Gjermania dhe Hungaria kanë në dispozicion të shtetasve shqiptarë që aplikojnë për vizë një numër telefoni celular (rreth 100 lekë), ndërsa Franca, Greqia dhe Italia aplikojnë numër telefoni me vlerë të shtuar (0900...) rreth 600 lekë.


Një nga elementët më të rëndësishëm të sanksionuar në MLV është mbajtja në kuotën e 35 Eurove të tarifës së vizës Shengen. Madje për kategori të caktuar personash si akademikët, studentët, sportistët, pjesëtarët e shoqatave jo¬ fitimprurëse, gazetarët, fëmijët nën moshën 6 vjeç, pensionistët dhe pjesëtarët e delegacioneve zyrtare kjo tarifë hiqet plotësisht.


Por, megjithëse marrëveshja përcakton se tarifa e pajisjes me vizë është
35 Euro, praktika e përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri flet qartë për një mungesë bashkërendimi mes tyre, pasi diferencat që vijnë si rezultat i konvertimit në monedhën vendase janë të ndjeshme. Vlera e tyre prek kufijtë nga 4270 lekë në 4900 lekë.


Sipas vëzhgimit të kryer në disa prej konsullatave perëndimore në Tiranë, Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare prej 23 për qind të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 për qind gjatë vitit të shkuar.


Ndonëse është e vështirë të marrësh të dhëna zyrtare në përfaqësitë konsullore të vendeve të BE-së në Tiranë, mendohet se vitin e shkuar në dyert e konsullatave u paraqitën vjet rreth 300 mijë shqiptarë, të cilëve iu desh të paguanin vetëm për tarifën e vizës rreth 10 milionë dollarë, por nëse këtyre shpenzimeve u shtohen ato të përgatitjes së dokumentacionit, aplikimit dhe marrjes së vizës, kjo shifër e kalon dyfishin e saj.


Ky ka qenë prej shumë vitesh një buxhet i artë për konsullatat e përfaqësive diplomatike, që u është marrë shtetasve më të varfër të Europës dhe do të vijojë të jetë deri kur shqiptarët të shpëtojnë nga heqja e plotë e vizave në zonën Shengen




Një vizë Shengen? Bëj gati 70 eurot!


Për t'u pajisur me një vizë Shengen në fakt nuk mjafton vetëm pagesa e tarifës së vizës. Kostot e tjera të aplikimit përfshijnë kostot e përgatitjes së dokumentacionit, si edhe të udhëtimit drejt Tiranës, kur aplikanti
vjen nga zona të tjera të Shqipërisë. Aplikantët për vizë Shengen pranë konsullatave të ndryshme, përveç momentit të aplikimit, janë sërish të detyruar të paraqiten pranë konsullatave kur tërheqin pasaportën. Për
ata aplikantë që nuk banojnë në Tiranë kjo përkthehet në kosto shtesë për udhëtimin vajtje-ardhje në qytetin e tyre. Një zgjidhje e veçantë është bërë nga konsullatat e Greqisë dhe Italisë, të cilat kanë bërë të
detyrueshëm shërbimin e postës së shpejtë për dërgimin e pasaportës në shtëpi. Por edhe ky shërbim ka kostot e veta, që është 290 lekë (2,3 Euro) për adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekë (4 Euro) për ato
jashtë Tiranës. Të gjitha këto e bëjnë të kushtueshëm një aplikim për vizë, po të mbahen parasysh edhe kostot e tjera, si për shembull marrja e certifikatave personale apo familjare, kërkesë që vazhdon edhe pse janë hedhur në qarkullim kartat e identitetit, të cilat nuk njihen nga autoritetet konsullore
(mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro).
-Marrja e vërtetimeve të ndryshme, si për shembull të punës, të bankës, (mesatarisht 300 lekë - 2,4 Euro);
Përkthimi dhe noterizimi i dokumentave (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
Legalizimi i dokumenteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
- Fotokopjimi i dokumenteve origjinalë dhe të noterizuar (mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro);
- Siguracioni i udhëtimit për gjithë periudhën e dëshiruar të vizitës (mesatarisht 1000 lekë - 8 Euro);
- Kostot e udhëtimit vajtje-ardhje për në Tiranë (mesatarisht 1200 lekë - 9,6 Euro).
Nëse aplikanti nuk i përket ndonjë prej kategorive të cilat janë përjashtuar nga tarifa e vizës, atëherë këtyre kostove duhet t'i shtojmë edhe mesatarisht 4500 lekë (35 Euro) për tarifën e vizës, çka do të thotë
se një aplikim për vizë kushton mesatarisht 9000 lekë (70 Euro), që është një shumë e konsiderueshme për shqiptarët. MLV-ja pritej që të reduktonte edhe kostot e aplikimit për vizë Shengen, por situata e analizuar më sipër duket se nuk ka sjellë ndryshim me përjashtim të kategorive të cilat janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar tarifën e vizës.




Rruga e shkurtër e qeverisë, shton pasaporta shërbimi dhe diplomatike


Qeveria Shqiptare duket se vazhdon të preferojë rrugën e shkurtër në vend të zgjidhjeve afatgjata, si opsion për një kategori të caktuar personash, të cilëve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shërbimi.


Ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet reduktimi i numrit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit vetëm për kategori të caktuara zyrtarësh, në realitet ndodh e kundërta.


Gjatë vitit 2008, janë miratuar tre Vendime të Këshillit të Ministrave që zgjerojnë më tej rrethin e kategorive për¬fituese me 6 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe 11 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave të shërbimit, duke e çuar në total numrin e përfituesve nga vitet e mëparshme për: Pasaporta diplomatike 64 kategori gjithsej dhe Pasaporta shërbimi 74 kategori gjithsej.



Biznesi, biznes me vizat

Edhe biznesmenët kanë rënë pre e dëshirës për të përfituar nga biznesi me vizat e "liberalizuara". Përfshirja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë si organe kon¬firmimi është konsideruar gabimisht nga këto të fundit si një mundësi për të përmirësuar arkëtimet e tyre, por vetëm sa shton kostot për vizën.


Një biznesmen i cili është i regjistruar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë i duhet të paguajë një tarifë prej 2000 lekë (16 Euro) pranë Dhomës së Tregtisë për marrjen e Notës Verbale që shërben si dokument konfirmimi. Megjithëse nga përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë


pretendohet se pasjisja me Notë Verbale të biznesmenëve është një proces shtesë që kërkon kohë, në fakt Nota Verbale konfirmon thjesht anëtarësimin në këtë Dhomë, pasi dokumentacioni i një biznesi depozitohet vetëm një herë në momentin e anëtarësimit.


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës lëshon mesatarisht rreth 250 Nota Verbale në muaj, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë 500.000 lekë (4000 Euro) shtesë në muaj për buxhetin e saj.


Rreth 80% e këtyre Notave janë lëshuar për në përfaqësitë konsullore të Greqisë, Gjermanisë dhe Italisë, pasi edhe marrëdheniet e biznesit me këto shtete zënë peshën kryesore të marrëdhënieve tregtare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#40

Post by Sally » Sun Aug 16, 2009 12:11 pm

Pensionet, rritja për tre vitet e ardhshme
16 Gusht 2009



Buxheti i qeverisë për vitet 2010-2012, për rritjen e pensioneve. Përfitojnë 530 mijë pensionistë
Buxheti i tre viteve të ardhshme parashikon një fond prej 83 milionë dollarësh për rritjen e pensioneve


Rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe për tre vitet e ardhshme. Vetëm për vitin 2010-të, qeveria ka miratuar një fond kontigjence për rritjen e pensioneve në masën 2.7 miliardë lekë.




Vendimi "Për miratimin e kuadrit makroekonomik dhe treguesve fiskalë 2010-2012", i miratuar në Këshillin e Ministrave parashikon një fond kontigjence prej rreth 83 milionë dollarësh për rritjen e pensioneve. Ky fond është i ndarë përgjatë vitet 2010, 2011 dhe 2012. Fondi i lënë për rritjen e pensioneve është thuajse i njëjtë në tre vitet. Rreth 530 mijë pensionistë pritet të përfitojnë mesatarisht një fond prej 27 milionë dollarësh rritje në tre vitet e ardhshme.




Për vitin 2010, fondi i lënë në dispozicion si kontigjencë për politika pensionesh është 2.7 miliardë lekë. Në vitin 2011, kjo shumë do të ulet me 100 milionë lekë, për t'iu fiksuar në 2.6 miliardë lekë. Ndërsa në vitin 2012, shuma e lënë për rritjen e pensioneve parashikohet të pësojë rritje. Gjatë këtij viti, për pensionistët qeveria pritet të miratojë një shtesë prej 2.9 miliardë lekësh. Pensionet do të rriten në masa të ndryshme, në varësi të llojit të tyre. Masa e rritjes së pensioneve për vitin 2010, pritet të bëhet publike nga qeveria, e cila ka nisur përgatitjet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Zyrtarë të saj thanë se procesi i hartimit të buxhetit për vitin e ardhshshëm pritet të përfundojë brenda muajit gusht. Gjatë viteve të fundit, qeveria ka aplikuar një rritje të diferencuar për pensionet e qytetit dhe ato të fshatit.




Në muajin maj të këtij viti, pensionet e qytetit dhe fshatit u rritën nga 8 deri në 20 për qind. Vendimi, i cili preku 530 mijë pensionistët në të gjithë vendin, parashikonte një rritje në masën 951 lekë në muaj për pensionin e plotë minimal të qytetit. Pas këtij vendimi, pensioni minimal i plotë arriti 10.466 lekë, ndërsa ai maksimal me u rrit me 1900 lekë, për të arritur në 20.933 lekë. Të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet, pas 1 majit të këtij viti, ku përfshihen edhe kompensimet për energjinë elektrike, etj., nuk janë më të vogla se 12,226 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit janë 7130 lekë në muaj
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#41

Post by Sally » Mon Aug 17, 2009 12:28 pm

Bode: Rritja ekonomike parashikohet 5 %



Rritja ekonomike për vitin 2009 parashikohet në nivelin 5 % e GDP-së, ndërsa ky nivel do të rritet në tre vitet e ardhshme, duke arritur në 9 %, në vitin 2012.

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se, do të synohet që Shqipëria të kthehet në nivelet e larta të rritjes ekonomike. "Nëse për 2009-ën programimet tona shkojnë në 5% në rritjen ekonomike të GDP-së, mendojmë që për 2010-n t'i afrohemi prapë nivelit 6%, për të tentuar që më 2011-n dhe 2012-n të kapim prapë nivele rritjeje si viti i kaluar, me 8% apo 9% të rritjes së GDP-së" , tha Bode.Kreu i Financave Publike, foli për përshpejtim të rritjes ekonomike për 2010-n dhe se, kuadri monetar fiskal mundëson dhe synon një rritje të tillë ekonomike si dhe një përmirësim nga pikëpamja e strukturës së realizimit të të ardhurave.


"Ne marrim në konsideratë efektet që vijnë nga impakti i krizës ndërkombëtare, të cilat janë shfaqur gjatë këtij viti në sistemin doganor përmes një ngadalësimi të ritmeve të rritjes së të ardhurave në sistemin e doganave për shkak të rënies së çmimeve për grup-mallrash kryesore, me peshë në ekonominë shqiptare, si karburantet" , tha Bode.
Në këtë drejtim, ai shtoi se duke marrë në konsideratë të gjitha këto, kemi programuar që për 2010-n të kemi një rritje ekonomike në terma realë rreth 6% dhe në terma nominalë prej 9%
.
"Do të kemi rritje të të ardhurave në buxhet, ndërsa do të tregohet një kujdes i madh për të konsoliduar parametrat më normalë të treguesve makroekonomikë, uljen e deficitit buxhetor, mbajtjen e inflacionit në nivelin 3% dhe për mbështetje të vëllimit të investimeve dhe të prioriteteve të qeverisë" , nënvizoi ministri i Financave Bode
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#42

Post by Sally » Tue Aug 18, 2009 2:03 pm

Image



PS: Shqipëria po zhytet në krizë, për hir të interesave të një grushti njerëzish




Tiranë,Partia Socialiste vlerësoi sot se Shqipëria po zhytet në një krizë ekonomike për hir të interesave të një grushti njerëzish.

Mimi Kodheli, anëtare e Kryesisë, njëherësh deputete e PS, doli sot në mesditë para mediave në një konferencë për shtyp.

Kodheli tha se PS merr shkas për këtë komunikim nga një dalje rrufe në mes të vapës të Ministrit të Financave që në një media përcolli objektivat dhe prioritetet e qeverise në ikje, për qeverinë e re të votave të vjedhura të 28 qershorit, lidhur me buxhetin e vitit 2010.

Zyrtarja e PS, kujtoi faktin se i njëjti ministër i 1996-s, që në prag të shembjes së piramidave fliste për ambicie e projekte për t'u pasur zili nga bota, me të njëjtën gjuhë, na tregoi për Shqipërinë fanar ndriçues të ekonomisë botërore, ndërkohë që duket qartë se nuk e ka idenë e pasojave që mund të vijnë nga thellimi i përditshëm i krizës ekonomike të vendit, për të cilën kjo qeveri e shpërdorimeve të mëdha nuk ka marrë asnjë masë




Në këtë pikë, Kodheli tha se i kërkojmë këtij ministri të na përgjigjet:

Pse nuk i paguan qeveria e tij firmat e ndërtimit të rrugëve prej muajsh?

Pse po zhvleftësohet leku për herë të parë në historinë e këtyre 18 vjetëve në periudhën kulmore të fluksit të ardhjes së emigrantëve e turistëve?

Pse anuloi të gjitha prokurimet publike për gjashtëmujorin e dytë dhe pse u boshatis arka e shtetit të shqiptarëve me shpenzimet për fushatë elektorale?


Kodheli komentoi pasi shtroi këto pyetje, se ne e dimë se ministri i piramidave nuk ka përgjigje as për këto as edhe për shumë pyetje të tjera që lindin nga kriza e rëndë ekonomike ku po zhytet vendi, të cilat do ti bëjmë publike vijimësisht.

Por, një gjë është e sigurt sot, - vijoi Kodheli: Pushteti i korruptuar dhe korruptues që me votat e grabitura të 28 qershorit do t'i japë jetë së shpejti qeverisë së fundit të politikës së vjetër, po e zhyt Shqipërinë drejt një krize të jashtëzakonshme vetëm për hir të interesave e të përfitimeve të një grushti njerëzish, të cilët për pushtetin janë gati të bëjnë edhe martesa si ajo e Sali Berishës me Ilir Metën
Last edited by Sally on Tue Aug 18, 2009 2:12 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#43

Post by Sally » Tue Aug 18, 2009 2:08 pm

Image


Akuzat e PS për krizë ekonomike në vend, reagon PD: E ngatërrojnë me krizën e tyre





Tiranë, Partia Demokratike reagoi pa vonesë ndaj akuzave të PS sot në mesditë se në vend ka nisur krizë ekonomike.

Kryetari mandat prerë i Partisë Socialiste, krizën e Partisë së tij dhe krizën personale u përpoq ta shpreh sot me zëdhënësit e tij si një krizë të përgjithshme ekonomike, - ishte konsiderata e PD që erdhi përmes zëdhënëses Erla Mëhilli.

Sipas saj, ky është një nga trillimet më bajate të këtij humbësi të madh, pra të z.Rama, i cili nga nëntori i vitit të kaluar e gjeri sot nuk flet për gjë tjetër përveçse për krizë ekonomike në Shqipëri.

Lidhur me akuzat e sotme, PD sqaroi se prokurimet publike në 6 mujorin e dytë të vitit jo vetëm që nuk janë ndërprerë por vetëm gjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit janë tenderuar ndërtimi dhe rindërtimi i 316 shkollave në mbarë vendin, i qindra kilometrave rrugë dhe i dhjetëra ujësjellësve e kanalizimeve si dhe janë tenderuar një sërë prokurimesh të tjera.

Shqipëria nuk është në krizë ekonomike, - këmbënguli Mëhilli, duke shtuar se në krizë të thellë shpirtërore dhe politike është z.Rama për humbjen e mandatit të tij.

Ajo shtoi se vetëm në këtë Korrik, Shqipëria është vendi i vetëm me rritje 36% të turizmit krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar, dhe se Korridori i Kombit, të cilin siç komentoi zëdhënësja e PD, z.Rama e shpalli si korridorin e asgjëkundit, ka dyfishuar kalimin nga pika e Morinës.

PD vlerëson gjithashtu se Shqipëria nuk është në krizë por në krizë ka zhytur Rama Partinë Socialiste sepse ekonomia shqiptare ka një rritje mbi 6 %dhe të ardhurat buxhetore të këtij viti janë rreth 8% më të mëdha se të vitit të kaluar.

Kurse thekson se mund të ketë vërtet kompani të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës që z.Rama nuk i paguan por nuk ka asnjë situacion të certifikuar të papaguar nga mazhoranca aktuale
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#44

Post by Sally » Tue Aug 18, 2009 2:20 pm

Me moton komunikimi nuk njeh kufij, Vodafone ofron çmime të ulura jashtë vendit



Me moton komunikimi juaj nuk njeh kufij, kompania celulare Vodafone Albania po ofron çmime të ulura për disa thirrje me jashtë vendit.

Përmes një informacioni për mediat nga agjencia që mbulon marketingun e Vodafone, bëhet e ditur se thirrjet me Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi ofrohen për abonentët e Vodafone Albania, me të njëjtat tarifa si për komunikimin brenda rrjetit Vodafone në Shqipëri.

Surprizat e Vodafone Albania nuk kanë të reshtur këtë verë. Oferta e re drejtuar të gjithë përdoruesve Vodafone Card dhe Vodafone Club do të bëjë që komunikimi i tyre të mos njohë kufij dhe ditët e tyre të verës të bëhen edhe më të lumtura, - thekson kompania, duke shtuar se të gjithë abonentët të cilët do të aktivizojnë këtë ofertë do të harrojnë se po telefonojnë një numër ndërkombëtar.

Tarifat për këta përdorues janë si vijon:

Thirrjet nga një numër Vodafone Card drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të kushtojnë vetëm 29 Lekë/Min (pa TVSH).

Thirrjet nga një numër Vodafone Club drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të kushtojnë vetëm 45 Lekë/Min (pa TVSH).

Kompania vlerëson se kjo është një mundësi për gjithkënd që dëshiron të flasë gjatë me anëtarët e familjes dhe miqtë në Itali dhe Greqi.

Për të aktivizuar këtë ofertë të re, dhe për të përfituar këto çmime mjafton një telefonatë falas në numrin 15135. Kjo ofertë që është tashmë aktive, do të jetë e vlefshme deri në 31 gusht 2009
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme ekonomike Shqipetare

#45

Post by Aulona » Tue Aug 18, 2009 5:07 pm



Te dhenat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojne se situata financiare e buxhetit te shtetit po vazhdon te perkeqesohet, per shkak te tkurrjes se te ardhurave nga taksat. Sipas te dhenave, per 7 muajt e pare te vitit qeveria ka mbledhur nga taksat 130 milione dollare me pak nga sa kishte parashikuar ne buxhet. Gropen me te madhe e krijon akciza, taksa qe i ngarkohet mallrave te forte me rrezikun me te larte per kontrabande si karburantet, cigaret apo dhe pijet alkolike.

Te ardhurat e grumbulluara nga akciza deri ne fund te korrikut jane 23 perqind me pak se plani, me nje deficit prej 56 milione dollaresh.

Por buxheti ka mbledhur me pak para edhe nga tatimi mbi vleren e shtuar, taksa e cila sherben si nje tregues i drejteperdrejt i nivelit te konsumit ne ekonomi.

Te ardhurat nga tvsh kane qene 35 milione dollare me pak nga parashikimi. Krahasuar mer vitin e kaluar te ardhurat nga tvsh jane rritur me vetem 3.3 perqind dhe po te zhvishen nga efekti i inflacionit rritja eshte vetem 1 perqind, me e uleta historikisht.

Por edhe pse te ardhurat jane qartesisht ne renie, qeveria ka vazhduar politiken e shpenzimeve te larta.

Te dhenat tregojne se rritja e shpenzimeve nuk eshte e lidhur vetem me investimet publike, por edhe me mbajtjen e administrates.

Sipas te dhenave, investimet per 7 mujorin ishin 7 perqind me shume se plani, me nje tejkalim prej rreth 40 milione dollare.

Ndersa shpenzimet per personelin, ku perfshihen pagat e administrates dhe kontributet qe qeveria paguan per sigurimet e tyre ishin 10.11 perqind me shume se plani ose rreth 35 milione dollare me shume.

Tkurrja e te ardhurave dhe shpenzimet e larta kane sjell thellimin e metejshem te deficitit buxhetor, i cili ne korrik arriti 40 miliarde leke ose 22 perqind me shume nga plani i miratuar nga parlamenti.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”