"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Qeveria ka vendosur rritjen e pagave dhe pensioneve ne 2010

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Qeveria ka vendosur rritjen e pagave dhe pensioneve ne 2010

#1

Post by Sally »

Ja sa do të rriten pagat dhe pensionet sipas kategorive




Qeveria ka vendosur dje të rrisë sërish pagat dhe pensionet për vitin 2010. Në fokus do të jenë pagat e ulëta dhe të mesme, si edhe pensionet e fshatit. Gjithashtu, sipas kryeministrit Berisha, një rritje të lehtë do të kenë edhe pensionet e qytetit.Gazeta “Tirana Observer” boton sot, se sa do të bëhen pensionet e fshatit dhe qytetit sipas kategorive. Gjithashtu, gazeta boton edhe se sa do të rriten pagat e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë, dje, Këshilli i Ministrave ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2010.

Qeveria ka vendosur dje të rrisë sërish pagat dhe pensionet për qytetarët shqiptarë. Tashmë, në fokus do të jenë pagat e ulëta dhe të mesme si edhe pensionet e fshatit, në mënyrë që të arrijnë nivelet e pensioneve të qytetit. Kryeministri Sali Berisha ka bërë dje me dije se buxheti i vitit 2010 do të ketë në qendër të vëmendjes ndihmën ekonomike për qytetarët shqiptarë si edhe mbështetjen e reformave në arsim dhe në shëndetësi.

Rritja

Qeveria ka miratuar dje rritjen e pagave të ulta dhe të mesme me 12 për qind për buxhetorët si edhe rritjen e pensioneve. Shefi i qeverisë ka shpjeguar dje skemën sesi do të bëhet rritja. “Së pari, ky buxhet mbështet sërish politikën tonë të rritjes së ndjeshme të pagave dhe pensioneve dhe mendoj se kjo ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ne jemi të vetmit që në këtë buxhet parashikojmë dhe vendosim të rrisim sërish pagat dhe t’i rrisim ato që në vitin e ardhshëm. Kjo rritje është rezultat i rritjes së parashikuar të të ardhurave me rreth 12 për qind dhe bëhet e mundur pikërisht për shkak të saj. Përparësi në këtë rritje do të kenë sërish pagat e ulëta dhe të mesme. Niveli i pagave të larta do të ketë një rritje modeste, pa inflacionin prej 2 për qind, me inflacionin prej 4 për qind” u shpreh Berisha. Sipas shefit të qeverisë rritje të ndjeshme do të kenë pagat e mesme, të mësuesve, rritje të madhe do të kenë ato të infermierëve dhe mjekëve në sistemin e ri, rritje të ndjeshme do të kenë pagat e policisë, ushtrisë dhe administratës. Me tej shefi i qeverisë theksoi se reforma rëndësi të madhe do të kenë reforma në arsim duke futur shkollën e mesme te detyrueshme. “Arsimi ruan gjithnjë përparësinë e tij, në modernizimin dhe shtrirjen në të gjitha ciklet. Qeveria duhet të bëjë hapa serioze këtë vit në mënyrë që në vitin 2013 të jemi të gatshëm për vendimin e arsimit të mesëm të detyrueshëm. Sigurisht kjo do të ketë një debat, por mendoj se me moshën e këtij kombi, ky është një shërbim që ne i bëjmë. Nuk kemi pse të lëmë fëmijë, të rinj e të reja pa mbaruar shkollën e mesme. Kjo do të na kushtojë më shumë, por është një çmim i dobishëm për t’u paguar” u shpreh
Kryeministri. Me tej shefi i ekzekutivit bëri me dije se institucioni që ai drejton do të bëjë gjithçka në mënyrë dixhitale me qëllim që të eliminojë korrupsionin. “Përparësia më madhore e kësaj qeverie është Shqipëria digjitale. Duke i dhënë përparësi Shqipërisë digjitale, qeveria është e vendosur të mobilizojë të gjitha fondet, burimet financiare dhe njerëzore në funksion të realizimit të këtij objektivi, çka do të thotë në buxhetin e çdo ministrie dhe çdo agjencie, qoftë dhe në kurriz të të gjitha zërave të tjerë, IT do të zërë vendin e vet. Ky është një detyrim madhor për të bërë që qytetarët shqiptarë të shijojnë moshën dixjitale, jo vetëm ata që janë biologjikisht në këtë moshë, por dhe ata që janë në moshë të shtyrë dhe që lehtësisht mund ta kapin atë, siç ka provuar historia e zhvillimit të kësaj moshe në vende të tjera, si Estonia” theksoi Berisha.

Pensionet

Sipas shefit të qeverisë këtë radhë rritje të ndjeshme do të kenë pensionet e fshatit dhe një rritje modeste do të pësojnë pensionet e qytetit. “Rritje të ndjeshme, në përputhje me platformën elektorale, do të kenë pensionet. Ne jemi të vendosur të ecim drejt qëllimit tonë të barazimit të pensioneve fshat-qytet. Ndaj edhe kjo rritje do të jetë më e madhe për pensionet e fshatit, sepse pensionet e fshatit janë më të ulëtat në vend dhe pavarësisht se ato u dyfishuan, sërish mbeten në nivele që duhen rritur më tej. Rritje do të kenë pensionet e ulëta. Pra, angazhohen shuma të mëdha në rritjen e pagave dhe pensioneve” u shpreh Kryeministri. Më tej, Berisha theksoi se në qendër të vëmendjes do të jetë edhe riorganizimi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra”. “Gjithashtu, do të riorganizohet tërësisht ndihma ekonomike. Pas kësaj mbledhjeje, ne vazhdojmë një mbledhje tjetër me të gjitha agjencitë respektive, ku do të përcaktojmë kritere të reja të ndihmës ekonomike, që do të synojnë t’i përgjigjen së pari mjerimit. Nuk duhet të ketë familje në Shqipëri, nuk duhet të ketë qytetarë shqiptarë që të zgjohen dhe erren me dhimbjet e mjerimit. Ne do të adaptojmë një skemë të tillë që do të shkojmë drejt zerimit të mjerimit apo siç quhet, varfërisë së skajshme në Shqipëri, që, sipas një studimi, është 1.3 për qind, por edhe pse në përqindje duket e vogël, është për t’u marrë me seriozitet, pasi janë mijëra familje” u shpreh Kryeministri.



12 për qind
Parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010 të rriten të ardhurat. Projektbuxhetit i vitit 2010 u prezantua dje nga kryeministri Sali Berisha.


400 milion
dollarë, do të investohen për ndërtimin e rrugëve rurale në vitin 2010. kjo vlerë është parashikuar më projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e qeverisë.


Viti 2013
Ku arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm. Këtë deklaratë kryeministri Sali Berisha e bëri dje gjatë miratimit të projekt buxhetit të vitit 2010 në mbledhjen e qeverisë.


14 për qind
do të rriten pagat e arsimtarëve në vitin 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


14 për qind
do të rriten pagat e infermierëve në vitin 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


7 për qind
do të rriten paga e tjera në 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


4 për qind
do ët rriten pagat e larta në 2010. Kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


800 mijë
familje shqiptare do të përfitojnë nga rritja e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe rrogave. Sipas kryeministrit Berisha po përgatite vendimi e pagave për këto kategori.


10 për qind
do të rrite pensioni i qytetit në 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


15 për qind
do të rriten pensionet në fshat në 2010. kjo rritje parashikohet në projekt buxhetin e vitit 2010. projekt buxheti u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave



Rritja e re e pensioneve sipas kategorive

Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit
Është - Bëhet
12226 lekë - 13081 lekë



Të ardhurat maksimale për pensioni e plotë të qytetit
Është - Bëhet

21433 lekë - 22933 lekë



Pensioni i plotë i fshatit
Është - bëhet

7130 lekë - 8200 lekë



Rrija e pagave nga 1993-2009
Në vitin 1993 pagat u ulën me 6.6 për qind
Në vitin 1994 pagat u rritën me 26.4 për qind
Në vitin 1995 pagat u rritën 24.4 për qind
Në vitin 1996 pagat u rritën 19.6 për qind
Në vitin 1997 pagat u ulën me 17 për qind
Në vitin 1998 pagat u rritën 10 për qind
Në vitin 1999 pagat u rritën 10 për qind
Në vitin 2000 pagat u rritën 17.7 për qind
Në vitin 2001 pagat u rritën 15.1 për qind
Në vitin 2002 pagat u rritën për qind
Në vitin 2003 pagat u rritën 8.3 për qind
Në vitin 2004 pagat u rritën 9.9 për qind
Në vitin 2005 pagat u rritën për qind
Në vitin 2006 pagat u rritën 7.5 për qind
Në vitin 2007 pagat u rritën 22 për qind
Në vitin 2008 pagat u rritën 17 për qind
Në vitin 2009 pagat u rritën për qind
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Qeveria ka vendosur rritjen e pagave dhe pensioneve ne 2010

#2

Post by Sally »

Keshtu nga pamje e jashtme e rezultateve te rritjes se %-ve te pagave dhe te pensioneve ne Shqiperi zeme vendin e pare ne bote ne, po pyetja lind:


1-Pse kur kemi keto rezultate pozitive "rritjesh" te pagave dhe pensioneve, nuk kemi ndryshim ne permiresimin e jeteses se popullit, qe akoma dhe sot egsiston lista per te shenuar emrin per buken e gojes?!

2-Mos valle te "premten" qeveria vendos rritjen e pagave dhe pensioneve ne 2010, dhe te "henen" do vendosi rritjen e cmimeve ne treg ne 2010?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Qeveria ka vendosur rritjen e pagave dhe pensioneve ne 2010

#3

Post by Sally »

-waiting- Ja ku filluan dhe bashkbisedimet per rritjen e cmimeve -pis-
Rritja e energjisë?


Rreth 2 miliardë lekë është shuma e parashikuar në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2010 për kompensimin e shtresave në nevojë, në rast se ERE vendos rritjen e çmimit të energjisë, kërkesë kjo e OSSH-së.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti tha se ky fond do të përdoret për kompensimin e faturës së energjisë elektrike për shtresat e konsumatorëve familjarë në nevojë.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka depozituar në fillim të muajit tetor pranë Entit Rregullator të Enerigjisë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke filluar nga 1 janari i vitit 2010. Ndërkohë, ERE do të zhvillojë në fund të muajit nëntor një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët dhe faktorët në këtë fushë, ku përfshihen OSSH, shoqata konsumatorësh dhe biznesi, por edhe institucione qeveritare, ku do të diskutohen tarifat e çmimit të energjisë të propozuara nga OSSH.

ERE institucioni i vetëm që do të vendosë nëse do të rritet çmimi i energjisë për vitin 2010 dhe se sa do të jetë niveli i rritjes, në rast se vendosë të rrisë çmimin pritet të dalë me një vendim zyrtar me 15 dhjetor të këtij viti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”