"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Analize: politika dhe varferia

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Analize: politika dhe varferia

#1

Post by Adriana » Sat Nov 21, 2009 12:46 pm

Të gjithë njerëzit duan të jetojnë më mirë ekonomikisht. Ekonomia përcakton të gjitha elementet e tjera të një shoqërie njerëzore. Kjo dëshirë është veçanërisht te njerëzit që jetojnë në vendet në zhvillim dhe nuk kanë pasur mirëqenien e nevojshme.

Të tillë janë edhe shqiptarët, por, fatkeqësisht, me gjithë përmirësimet e pjesshme niveli ekonomik i shumicës së popullsisë te ne vazhdon të jetë i ulët dhe shumë i ulët. Këtë realitet e sheh dhe e pranon çdo njeri i arsyeshëm dhe që jeton midis të gjitha niveleve shoqërore. Ai që qëndron jashtë influencave partiake dhe që punën dhe jetën e tij nuk e lidh me partitë dhe liderët e tyre.

Kjo paanshmëri e shoqëruar me arsyen e gjakftohtësisë së analizës së fakteve dhe zhvillimeve atë e bën pjesë të atyre njerëzve që përballen me shumë vështirësi jetësore dhe nuk e bën krahë të propagandës zyrtare të pushteteve që venë e vijnë. Këtë realitet, me të cilin përballet shumica e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, e vërtetojnë edhe organizmat ndërkombëtarë që monitorojnë zhvillimet e vendit tonë.

Edhe pse qeveritarët në deklarimet e tyre e paraqesin Shqipërinë me ritmet e zhvillimit më të madh në rajon dhe në Europë, përsëri realiteti e hedh poshtë këtë propagandë të pabazuar në fakte dhe në shifra.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2009, janë vetëm 3450 dollarë. Të gjithë fqinjët tanë kanë të ardhura për frymë më të larta, duke filluar që nga Bosnjë-Hercegovina me 4080 dollarë, Maqedonia 4410, Serbia 5480 dollarë dhe Sllovenia, që ka të ardhura rreth 7 herë më të larta se Shqipëria, 24180 dollarë. Natyrisht që neve na vjen rëndë dhe turp kur në renditjen e FMN-së dhe BERZH-it Shqipëria radhitet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në vendin e tretë nga fundi, me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Kur këtë realitet e lexojmë në raportet e institucioneve ndërkombëtare apo në faqet e shtypit të huaj, ne na skuqet fytyra dhe ligështohemi shpirtërisht për uljen e dinjitet dhe identitetit të vendit dhe popullit tonë të dashur. Kështu, gazeta “The Economist” ditët e fundit shkruante se 20 vjet pas rënies së komunizmit vendet e Evropës Lindore kanë përmirësuar jetesën e qytetarëve të tyre jo në mënyrë të barabartë, pasi disa vende janë pasuruar më shpejt, ndërsa disa të tjera mbeten ende të pazhvilluara.

Vendet si Shqipëria i paguajnë këto kosto për shkak të politikave ekonomike të gabuara të qeverisjeve,
1-përhapjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar,
2-të dobësisë së shërbimeve nga partizimi i institucioneve dhe administratës publike,
3-të kaosit të pronave, të mungesës së stabilitet politik,
4-të mungesës së sigurisë,
5-të braktisjes reale të politikave sociale ndaj të papunëve,
të pensioneve shumë të ulëta edhe për ato që pretendohet se janë të larta,
6-të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të ushqyerjes ditore,
7-të rritjes së taksave lokale dhe qendrore,
8-të mosindeksimit fare të inflacionit vjetor. (e shumë të tjera)

Pra, realiteti dhe shifrat krahasuese flasin se pas 20 vjetësh tranzicion (1989-2009) akoma ndodhemi larg në raport me zhvillimet që kanë vendet e rajonit, pa folur këtu për vendet e Europës Perëndimore. Me pensionin 18000 lekë në muaj, i cili quhet “i lartë”, apo të punësuarve në shtet dhe në institucionet private me rrogën më të ulët me 18 mijë lekë në muaj, të cilët së bashku me ata që kanë pensionin dhe rrogën mujore më të ulët se ata, përbëjnë shumicën e popullsisë.

Pyetjet jane shume te thjeshta dhe matematike:
1-A mund t’i përballojnë shpenzimet mujore për pagesën e dritave,
2- te ujit,
3- te taksave vendore e qendrore,
4-ilaçet e kurimit,
5-ushqimit dhe veshjes minimale?!

Në asnjë mënyrë jo. Prandaj shumica e tyre jetojnë në varfëri, për të mos thënë në skamje. Dhe kjo shifër nuk mund të jetë në asnjë mënyrë 90 mijë familje, ndoshta as 900 familje, por më shumë. Është e trishtueshme që në këtë zhvillim që ka marrë bota, në mes të kryeqytetit banorët të marrin bukën në fund të muajit, duke u shënuar në listat e dyqaneve.

Por qeveritarët dhe politikanët tanë jetojnë në qiell dhe jo me këmbë në tokë. Ata pothuajse nuk i kushtojnë rëndësi fare gjendjes së vështirë ekonomike, pasi “barkngopuri nuk mendon për barkboshin”. Kjo duket në qëndrimet dhe deklaratat që bëjnë, në shkëputjen e plotë nga masat e varfra, në shmangien e kontakteve konstruktive dhe rritjen e dialogut me ta, në mosangazhimin e tyre real për ngritjen reale të nivelit ekonomik të shumicës së popullsisë, të shmangies së buxhetit nga nevojat jetësore të popullsisë, në investime dhe shpenzime që mund të bëhen kur populli të dalë nga kjo varfëri, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar ekonomik, nga mungesa e transparencës së nevojshme për shpenzimet publike, për mosshërbimin korrekt ndaj qytetarëve për ujë, drita, ambiente e shumë të tjera.

Prandaj Shqipëria nuk radhitet as te vendet me të ardhura të larta, as me të ardhura më të larta se mesatarja, por hyn te vendet me të ardhura më të vogla se mesatarja. Me të ardhura më të larta se mesatarja hyjnë fqinjët tanë, si Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Rumania, të rajonit të Ballkanit, ndërsa me të ardhura të larta hyjnë Kroacia me Slloveninë. Këto krahasime i bëjmë vetëm me vendet e rajonit të Ballkanit, pasi me ato të Europës Perëndimore janë të pakrahasueshme.

Për këtë arsye, për vitin 2008 Shqipëria zë vendin e 132-të për të ardhurat për frymë në botë. Krahasimet që bëhen me të kaluarën nuk mund t’ia falin politikës shqiptare që qytetarët e tyre pas 20 vjetve të ekonomisë së tregut të kenë këto tregues të rëndë ekonomikë. Propaganda që bëhet vetëm për integrimin në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave, duke mos folur dhe duke mos u angazhuar plotësisht me politikat e zhvillimit ekonomik të qytetarëve dhe familjeve shqiptare, është e pafalshme. Qytetarët me të drejtë pyesin: “Çfarë fituam ne me hyrjen në NATO për mirëjetesën tonë?”

Bile disa që i kanë mbytur hallet ekonomike shkojnë akoma më tutje duke u shprehur se “hymë në NATO për të paguar nizamët që dërgojmë në İrak, Afganistan e gjetkë”. Dhe pse mund t’i quajmë me nivel të ulët kulturor, në fund të fundit, politika fillon nga stomaku, nga vendi ku njeriu merr energji ose jo për të jetuar i qetë mendërisht dhe fizikisht. Unë nuk e kam fare qëllimin apo mendimin që të nxijë zhvillimet e vendit tim, përkundrazi, e vuaj shumë kur atë e gjejë në listat e institucione të vlerësimit ndërkombëtar nga fundi, pasi vendi im është me një natyrë të shkëlqyer, që shumë vende të zhvilluara e kanë zili.

Fajin nuk e ka vendi im i artë, por e kanë qeveritarët dhe politikanët e vendit tim, që nuk janë aspak idealistë për t’i shërbyer me përkushtim këtij vendi, që nuk mendojnë çdo ditë e natë se në ç’gjendje ekonomike është çdo familje dhe qytetarë i këtij vendi, që nuk shqetësohen dhe nuk nxjerrin konkluzione për të zbatuar një politikë shumë më sociale dhe njerëzore për të shmangur varjet në litar, helmimet, vetëvrasjet me armë nga varfëria apo lidhja me zinxhirë e të sëmurëve mendore, sepse nuk janë kuruar për vite të tëra.

Këto ngjarje dhe ndodhi janë alarme të forta ndaj politikës euforiste dhe të ndërtuar jashtë realitetit ekonomik të vendit. Qeveria misionin kryesor të saj ka shërbimin ndaj qytetarit, që e paguan për ta drejtuar dhe jo qëndrimin larg dhe ta injorojë atë me indiferencën dhe pompozitetin e tij televiziv. Politika të tilla mospërfillëse e kthyen ish-kryeministrin Nano në një politikan jashtë realiteteve shqiptare dhe tashmë krejtësisht të pabesueshëm nga qytetarët e thjeshtë.

Po kështu kryeministri dhe zëvendëskryeministri aktual, duhet të heqin dorë nga propaganda e pabazë e gjendjes ekonomike në vend. Ata duhet të flasin më të qetë dhe më realist për gjendjen e shumicës së qytetarëve të tyre. Atyre, duke u shprehur gjendjen reale u jepet shpresa me argumente për një të ardhme reale më të mirë. Edhe Enver Hoxha i premtoi këtij populli se do t’i ushqente me lugë floriri, por fatkeqësisht i çoi te buka me ujë e sheqer në fshat dhe me tollona ushqimore në vitet ’80. Natyrisht që Bashkimin Europian e duam të gjithë, por jo të shkojmë atje me bark të zbrazur dhe këpucë të grisura.

Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është se qeveritë, Kuvendi, politikanët, media dhe shoqëria civile nuk merren fare me zhvillimet ekonomike, debatimin e rrugëve për hartimin dhe aplikimin e politikave të rritjes ekonomike të shtresave të varfra. Është e çuditshme kur pensionet në qytet ngrihen vetëm 5 % dhe propagandohen si arritje, kur në fakt kjo shifër përbën vetëm indeksimin e inflacionit dhe rritjes vjetore të çmimeve. Tjetër gjë është indeksimi i inflacionit vjetor dhe tjetër gjë është rritja e pensioneve dhe pagave.

Ato nuk bëhen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vendim. Indeksimi i inflacionit në të gjitha vendet bëhet më 1 janar të çdo viti dhe është i ndarë nga rritja e pagave dhe pensioneve të rritjes së mirëqenies. Kryeministri Berisha u ka dhënë rëndësi investimeve publike strategjike, të cilat janë të domosdoshme, por nuk i ka vendosur në raporte të drejta me rritjen e mirëqenies minimale të jetës së qytetarëve.

Shqipëria nuk është vetem qendra e Tiranës dhe niveli i zhvillimit të Tiranës nuk mund të shpreh nivelin e gjithë Shqipërisë, megjithëse edhe qendra e Tiranës, përpara Pallatit të Kulturës, i alarmon jo vetëm të huajt që vijnë në Shqipëri, por edhe vetë shqiptarët. Sheshi kryesor në gjendje të mjerë, saqë tronditen makinat dhe u prishen disqet. Pavarësisht justifikimeve për projekte, nuk mund ta justifikojnë kryetarin e Bashkisë, zotin Rama, për mosshtrimin e këtij sheshi kryesor dhe kaq tregues.

Deri tani e gjithë politika shqiptare, e djathtë dhe e majtë, janë larg qytetarit në politikat ekonomike që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë. Ato janë provuar të gjitha përpara jetës reale të qytetarit. Kjo i detyron qytetarët të shprehen se “ky vend me këta politikanë nuk bëhet”. Dhe politikanët, po nuk zbritën realisht te qytetari dhe të bëjnë llogaritë se si mund të jetojë ai me 18 mijë lekë pension apo rrogë mujore, asnjë herë nuk mund të bëjnë politikë për qytetarin, por vetëm për veten dhe familjet e tyre. Këto duhet të përbëjnë temat e diskutimeve e debateve të të gjithë politikës dhe medies shqiptare dhe jo të merren gjithë kohën se kush do të fitojë karrigen e kryeministrit.

Debatet e politikave ekonomike dhe sociale të vendit duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e ekspertëve të ekonomisë së tregut të lirë, të atyre që kanë vizionet bashkëkohore dhe studiojnë të gjitha zhvillimet ekonomike rajonale e më tej. Vazhdimi i diskutimeve vetëm me të ashtuquajturit “politikanë” tregon shterpësinë intelektuale, kur ne kapitalin intelektual nuk e kemi të paktë. Sikur të mos mjaftonin vështirësitë ekonomikë me të cilat përballemi, nga data 1 janari i 2010-s ne do të paguajmë më shtrenjtë çdo kilovat-orë energjie elektrike. Bëhet fjalë për një shifër me rritje 20-23 %, shtoi kësaj shifre edhe 20 % TVSH dhe shtresat e varfra dhe të mesme të rikthehen te qiriri.

Paaftësia e qeverisë për të vjelë paratë e energjisë elektrike të konsumuar nga të gjithë konsumatorët e nxjerr çmimin e saj më të ulët se shpenzimet. Është e qartë se kështu do të dalë kur mbi 20 % e konsumatorëve, sipas të dhënave zyrtare, nuk paguajnë fare shpenzimet e energjisë elektrike të konsumuar. Atëherë, në vend të ndëshkimit të atyre që nuk paguajnë energjinë, ndëshkohen me rritje çmimi qytetarët që janë korrekt me shtetin në shpenzimet e bëra. Por me këtë politikë që bëhet do t’i bjerë që hajdutët e energjisë të vazhdojnë të ndriçohen me energji elektrike, ndërsa të disiplinuarit, që nuk kanë mundësi financiare, të kthehen në epokën e qiririt dhe llambës me vajguri.

"Për ata që kanë mundësi ekonomike dhe financiare, kjo analizë ndoshta nuk mund t’u shkojë për shtat, por jam i bindur se u shkon për shtat shumicës së qytetarëve të vendit tim, për të cilët ne dëshpërohemi më shumë, po të ishin në krye të qeverisjes njerëz të tillë, nuk do të bënim në asnjë mënyrë politika të tilla financiare dhe sociale".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Analize: politika dhe varferia

#2

Post by Arban Blandi » Thu Oct 07, 2010 2:11 pm

Në thelb, periudha 1990 – 2010 nuk dallon aspak nga dy periudhat e mëparshme të qenësisë të shtetit shqiptar, asaj të mbretërimit të Zogut, dhe asaj tjetrës të mbretërimit të Enver Hoxhës. Në Shqipëri të gjitha regjimet kanë qenë dhe mbeten regjime gjakatare e që u kanë shërbyer vetëm interesave të Monarko-Nazistëve të Evropës. Sunduesit e Shqipërisë e kanë mbajtur fjalën. Kanë bërë kujdes që ta mbajnë nën sundim të egër shqiptarin. Ideologjitë e tyre e pengojnë shumicën e shqiptarëve të shohin sesi të gjitha regjimet i lidh vetëm një ideologji – ajo e mjerimit, e shtypjes, shfrytëzimit dhe e vrasjes të popullit. Këtë e dëshmojnë arratia e Zogut, persekutimet dhe vrasjet ne kohën e Hoxhës, arratia e madhe nga atdheu në vitet 1990, shkatërrimi i qëllimshëm i Shqipërisë në vitin 1997, mjerimi dituror i këtij populli në ditët tona dhe vrasjet e sotme të heshtura e pa autor të shqiptarëve.
Krahasimi në shoqëri
Përse nuk revoltohen shqiptarët para gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhet vendi i tyre? Shqiptarët nuk revoltohen pasi ata janë ndër popujt me ndjenjë inferioriteti, përulje e servilizmi nga më të spikaturat në botë. Kjo ndjenjë inferioriteti, është formuar gjatë këtyre pesë shekujve të fundit përmes larjes së trurit, ndëshkimeve genocidale shembullore, dëbimeve nga toka e tyre, vrasjeve dhe shkretimeve, dhe në fund, përmes varfërisë së skajshme, që ata kanë provuar e vazhdojnë të provojnë parreshtur nga njëri brez në tjetrin. Toka e tij, e shkretuar, nuk ia ka mbushur kurrë barkun me bukë shqiptarit. Prandaj ai është detyruar të ikë në kurbet, e më të shumtën e herës si nizam. Nizamllëku ka rrënjosur në psiken e shqiptarit mentalitetin e mercenarit, të njeriut që për të rrojtur është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të mohojë identitetin e tij apo të vrasë një tjetër. Ky shqiptar – mercenar është një nga kryeveprat e Monarko-Nazistëve. Për ta realizuar atë nuk kanë patur kurrë nevojë të shkelin në trojet tona, pasi veprat e tyre antishqiptare i kanë përmbushur deri në fund lakejt e tyre, që i pjell vetë ky popull. Gjëmat e mëdha, që i kanë rënë në kokë popullit tonë në kohët e reja, e kanë goditur rëndë psiken e tij duke e dëmtuar atë në shumë aspekte. Një prej tyre është ai i mos dallimit apo i pranimit të heshtur të gjendjes së mjeruar në të cilën ndodhemi sot. Që të revoltohesh për gjendjen ku je, duhet të jesh i ndërgjegjshëm për të, të kuptosh honin ku ke rënë. Që të kuptosh se ke rënë në një hon, duhet më parë të kesh njohur se ç’është fusha dhe livadhi i lulëzuar. Shqiptarët nuk arrijnë ta dallojnë qartë ndryshimin mes Shqipërisë dhe vendeve ku rrojnë Monarket e Evropës. Ata nuk arrijnë të dallojnë këtë ndryshim, pasi atyre u janë dëmtuar rëndë funksionet e të menduarit. Që të dallosh, duhet të dish të bësh krahasim. Krahasimi është një nga funksionet më të thjeshta, por edhe ndër më kryesorët, të të menduarit. Ata pak shqiptarë, që sot dinë ta bëjnë këtë dallim, ndahen në tre grupe: 1. mercenarë, që kanë mbushur e mbushin xhepat me paratë e tyre dhe u shërbejnë me dëshirë atyre, 2. ata që persekutohen egërsisht dhe nuk po i dëgjon kush, 3. ata që kanë frikë të flasin dhe e hanë turpin me bukë.

Fatkeqësisht, nëntëdhjetenëntë përqind e popullsisë së çdo vendi është pro njërës apo tjetrës parti, pro njërit apo tjetrit udhëheqës të sotëm apo të së shkuarës, pro njërës apo tjetrës fe, njërës apo tjetrës krahinë. Ky partizanllëk, duan apo s’duan këta nëntëdhjetenëntë përqind në Shqipëri, Evropë dhe Amerikë, në thelb janë njerëz – qenër. Ata, sipas temperamentit që kanë dhe thellësisë së bindjeve në shpirtin e tyre, kur lëndohen për shkak të kundërshtimit të udhëheqësit, partishmërisë, besimit apo krahinarizmit të tyre reagojnë kush më egër e kush më butë. Pa e kuptuar, ata shndërrohen në qenër të egër apo në qenër të butë. Ju mbase nuk e keni vënë re, por në Shqipëri rron një popull i egër. Është ky popull i egër ai që aristokracia evropiane ka ditur ta tërheqë për hunde për dekada dhe shekuj. Ajo e ka futur këtë popull të egër në shtigje konfliktesh dhe luftrash të pafund, dhe populli i egër nuk e kuptoi kurrë se kush ishte projektuesi i konflikteve të tij si me fqinjët ashtu dhe me ata që i vinin nga deti apo përmes territoreve të fqinjëve. Ky popull i egër jo vetëm që s’e kuptoi kurrë se kush ishte armiku i vet i vërtetë, por edhe sot e kësaj dite, si në kohën kur e sundonte turku, i jargavitet Evropës që ta marrë në gjirin e saj.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Analize: politika dhe varferia

#3

Post by Arban Blandi » Fri Mar 11, 2011 5:41 pm

[col]Psikologji e sundimit, Tharja e ndjenjave

Shqiptarët kanë rrojtur në troje ku kanë sunduar regjimet më të dhunshme. Ende pas 500 vjetësh, kemi shqiptarë të paditur, të uritur e të leckosur. Të paditurin e poshtëron lehtë kushdo. Dhe kanë 500 vjet që tallen me shqiptarin e poshtëruar. Janë tallur me të e vazhdojnë të tallen; i kujtojnë historinë që i kanë shkruar, i tregojnë huazimet që i kanë futur në gjuhë, i nxjerrin nga dheu objektet arkeologjike dhe i thonë se s’kanë qenë të tuat.

"Jeni të ardhur në këtë vend, o gomerë", - u thonë. "Qytetet e vjetra i kanë ngritur dhe në to kanë jetuar më parë grekër, romakë dhe sllavë! Edhe gjuhën e keni të përzierë. Keni marrë fjalë hua nga të gjitha popujt e tjerë. Nuk keni qenë kurrë të zotë të vetëqeveriseni, ashtu jeni dhe sot. Keni mbetur barbarë si para mijra vjetësh, dini vetëm të therreni me shoqi - shoqin."

Fishkëllejnë plot gaz. Pasi i rrëmbyen gjithçka, dijen dhe historinë, ia kanë arritur t’ia mbushë mendjen shqiptarit se ai është më i poshtër nga të gjithë të poshtërit e kësaj bote. Të poshtëruar në thelbin e qenies, shqiptarët e egërsuar poshtërojnë dhe lëndojnë çdo ditë njeri – tjetrin. Veç etjes për para, lavdi dhe pushtet, atyre u është tharë çdo ndjenjë shoqërore dhe çdolloj arësyetim i lirë. Prandaj, sa herë që ia lyp nevoja, ata i tërbojnë me një ngacmim të lehtë. Të poshtëruarit po braktisin e po mallkojnë vendin. Të tjerë po mohojnë origjinën. Të tjerë vriten dhe lëndojnë për një fjalë njëri – tjetrin. S’janë të paktë ata që nuk tregojnë mëshirë edhe pasi e vrasin tjetrin. Shqiptarët nuk e mendojnë më një gjë dy herë. Shikoni sesi e kanë shndërruar këtë vend e këtë popull. Shikoni se në ç’vend lindin fëmijët tanë, kuptoni se në mesin e kujt i lemë pas?!|[/col]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Analize: politika dhe varferia

#4

Post by land » Sat Mar 12, 2011 10:09 pm

te pakten keto 500 vjetet e fundit ne shqiptaret kemi nje problem te madh, nuk dime te nxjerrim leaders, ne krye del gjithmone llumi, njerez medioker dhe te peshtire, hajdute.
ka ky komb njerez te zote? sigurisht, ka njerez brilante bile, por qe kane celesat e kashtes ne dore, keta njerez brilante jane lodhur me plehrat aktuale( politikane te majte dhe te djathte) dhe ja kane mbathur te gjithe ne perendim.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”